Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bedri Tahiri: Vatër e sukseseve të diturisë

| E shtune, 01.06.2013, 05:50 PM |


Gjimnazi i Vushtrrisë, vatër e sukseseve të diturisë

Nga Bedri TAHIRI

Gjimnazi “Eqrem Çabej” i Vushtrrisë, 50- vjetorin e themelimit e kremtoi me suksese të shumta që edhe gjithë komunën e Vushtrrisë e bën të ndjehej krenare. Krahas rezultateve të larta të arritshmërisë në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, krahas sukseseve dhe të arriturave në aktivitetet e lira shkollore e jashtë shkollore, kjo vatër e diturisë, në këtë vit jubilar, realizoi edhe pesë margaritarë të lakmueshëm edhe për nivelet e larta akademike:

1. Përmbledhja poetike “Më kërko nëpër kujtime” e Dafinë Musës,

2. Përmbledhja poetike “Ruaje thjeshtësinë” e Gloriosa Dobrës,

3. Revista Gjimnazisti,

4. Libri i kujtimeve të maturantëve (nga kolegji ISPE) dhe

5. Dekorimi me Mirënjohje i të gjithë mësimdhënësve që e mbajtën gjallë shkollën shqipe gjatë viteve 1900- 1999.

Kopertina e Librit të kujtimeve të maturantëve

Mirëpo, më e veçanta prej tyre , mbase e para në nivel të Republikës së Kosovës, ishte dhënia e Mirënjohjeve për mësimdhënësit që nuk e lëshuan ditarin nga dora gjatë periudhës 1900- 1999, me motivacion: Për kontributin e dhënë në mbijetesën e shkollës shqipe gjatë viteve 1900- 1999.

Drejtori i Gjimnazit, z. Bedri Shyti, duke folur për këtë shton: “Ky 10- vjeçar i organizimit të arsimit tone shtëpi- shkollë luajti një rol të jashtëzakonshëm në shtetësinë e Kosovës dhe si i tillë duhet të trajtohet nga institucioet tona shtetërore dhe t’i njihet statusi i veçantë kësaj gjenerate të arsimit shqip. Unë mendoj së në çdo qytet të Kosovës, doemso duhet të ngritet nga një lapidar i shkollës shqipe të viteve 1900- 1999”.