Kulturë
Elidiana Saraçi: Kujtime
E diele, 19.05.2013, 07:59 PM
KUJTIME
Nga Elidiana Saraçi
Thuhet se
duhet ta hedhim pas te kaluaren e te shohim te ardhmen.
Kujtimet
jane ato qe te ndjekin gjithmone, ndonjehere te duken si hije qe nuk te lene te
vazhdosh…
Duhet ta
pranojme qe kujtimet jane diku thelle Brenda nesh ne nje gjume letargjik e
zgjohen pikerisht atehere kur ne nuk do ti donim aspak, po, zgjohen, zgjohen e
duket sikur na thone:ejjjj shikoni ju nuk mund te jetoni kete te tashme, nuk
mund te hidheni ne te ardhmen pa kujtimet e se shkuares…kudo na shfaqet e
shkuara.
A eshte e
drejt kjo valle?!! Pse ajo qe ka kaluar duhet te jete me domosdo gjithnje pas
nesh?!! Mos ndoshta per vete faktin se dhe kjo e shkuar ka qene pjese e jetes
sone, vete ne e kemi jetuar?!!
Dhe
pikerisht ne kete moment ndjen nevojen e udhetimit nder vite, e udhetimit ne
kohe, merr anijen tende e udhtimii fillon…
E
cuditshme!Mundohesh te kujtosh hapat e pare qe ke hedhur por nuk mundesh, mundohesh
te kujtosh fjalen e pare qe ke then por serish nuk mundesh.
Duke
lundruar ne kujtime, para syve te shfaqen ato ngjarjet me te bukura, me te
lumtura te jetes tende dhe nje buzqeshje mbizoteron ne mimiken tende, por sa
keq qe gjerat e bukura zgjasin shuum pak dhe kjo buzqeshje zbehet shume shpejt
kur disaa re te zeza mbulojne qiellin me diell. Valet e detit fillojne te
levizin jo si zakonisht, nje shi i forte fillon te bjere, nje ere e forte
fillon te fryje dhe anija fillon te lekundet e duket sikur e humbet kontrollin…
Ndodhesh
ne mes te oqeanit i cili supozohet qe te fal qetesi, por ne ato momente oqeani
eshte ai qe pervec frikes dhe vetmise nuk ka mirsine te te fale gje tjeter.
Nen nje
qiell te zi, nen nje shi rrebesh, ne mes te oqeanit me nje anije qe lekundet
dhe mundohet te ruaje eekuilibrin ti fillon te reflektosh ndaj ktyre kujtimeve.
Duke rremuar ne ato kujtime qe realisht jemi vete ne qe i varrosim diku Brenda
nesh, fillojme te zgjojme dhimbje te medha qe na prekin, na lendojne, na bejne
te reflektojme e te kuptojme se ne nje vend ku nuk duhet kemi gabuar…Ato
kujtime zgjohen.
Te kesh
nje familje por te jetosh larg saj, te percare per shkak te nje kohe eshte e
dhimbshme … kur paprimtas sheh nje varke te vogel qe i afrohet anijes tende dhe
ti qe vetem e sheh.
Te
humbasesh njerin prind, te jetosh pa njerin prej tyre, pa dashurine e
perkushtimin e nenes, pa mbeshtetjen e mirkuptimin e babait eshte gjithashtu
nje plage tjeter dhe si per inatin tend sheh nje varke tjeter qe i afrohet
anijes tende…dhe mbi kte varke qendron pikerisht ky kujtim qe te vret, te
brengos dhe ti vetem e veshtron.
Dashuria
e motres per vellane eshte dashuria qe pushton zemren e nje vajze. Te kesh
vella eshte fat, ai kujdeset per ty, te mbron, te merr prane vetes kur frika
dhe vetmia te pushtojne, te fshin lotet kur ti qan, te keshillon kur ti ke
nevoje.
I vetmi
person qe vertet e do dhe e vlerson nje vajze eshte vellai, dashuria e vertet
per nje vajze eshte dashuria qe buron
nga zemra e vellait, eshte ajo dashuri qe ai e tregon cdo dite, sa here qe ti
ke nevoje, vrapon, hap krahet, hidhesh e perqafon vellane e me lot ne sy kerkon
ndihmen e tij, mbeshtetjen e tij, fjalet e embla, qetesuse qe embelsisht te
ngrohin zemren, deshiron qe duart e tij butesosht te kalojne ne fytyren tende
dhe te te fshijen lotet dhe duke te te larguar floket nga fytyra te te thote: C’ke
ti qe merzitesh, ne jemi bashke, jemi te forte e do i kalojme te gjitha.
Por dhe
kto jane gjera te cilat kane ndodhur dhe tashme kane mbetur thjesht kujtime, e
vetmja gje qe ne…qe une kam ne dore te bej eshte te ngre kryet lart, te kundroj
qiellin me yje ne mbremje dhe ylli qe
shkelqen me shume do te jete ylli im, jeta
ime, buzqeshja ime, do te jete ai yll qe atje nga lart kujdeset per mua, me
mbron ashtu sic dhe ma kish premtuaar…
Ehhh…kujtimet,
jane te shumta, te bukura por dhe te dhimbshme njekohesisht…pa to nuk mund te
jetojme te tashmen, nuk mund te hidhemi ne te ardhmen…