E hene, 07.10.2024, 06:54 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Hotel në hapësirë, hapet në 2012. Për një qëndrim 3-ditor, çmimi 4 mln USD

E shtune, 10.05.2008, 04:52 PM


“Galaktik suite” është emri i hotelit të parë të planifikuar për tu hapur në hapësirë

Orjeta Zhupa

Është një mrekulli apo jo një udhëtim në hapësirë. Kjo pasi ku i dihet,  ndoshta ne nuk mund të jetojmë në tokë përgjithmonë, dhe do të na duhet të gjejmë një strehë në hapësirë  për ti shpëtuar vdekjes. Edhe nëse shkencëtarët do të arrijnë ti  japin zgjidhje ngrohjes globale dhe tymrave në atmosferë, përsëri toka është e rrezikuar çdo ditë nga mijëra fenomene natyrore, që do të bëjnë jetën në tokë të pamundur me kalimin e viteve.

“Galaktik suite” është emri i hotelit të parë të planifikuar për tu hapur në hapësirë. Ky hotel do të hapë dyert për vizitorët në vitin 2012, të cilët do të kenë mundësi ti vijnë rrotull botës për 80 minuta.

Arkitektët nga Barcelona që po merren me projektin e hotelit thonë se ky do të jetë një hotel shumë i shtrenjtë. Për një qëndrim 3-ditor, çmimi do të jetë 4 milionë dollarë.

Gjatë kësaj kohe vizitorët do të kenë mundësi të shohin uljen e diellit 15 herë në ditë dhe dhomat do të jenë në mënyrë të atillë ku njerëzit do të mund të duken si Spiderman.

Drejtori i kompanisë Xavier Claramunt thotë se hoteli do të jetë i ndërtuar në formën e një molekule. Kjo pasi dhomat e ndenjes do të duhet të futen brenda një rakete në mënyrë që të qëndrojnë në hapësirë.

“Dhomë me gravitet zero është një mrekulli” – thotë Claramunt. “Do të jetë e vështirë për të akomoduar në mënyrë të rehatshme të gjitha sendet dhe gjërat e vizitorëve.

Inxhinierët e kanë zgjidhur problemin e bërjes së një dushi në mungesë graviteti – vizitorët do të futen në një dhomë tip llixhe në të cilën do të ketë flluska uji gjithandej.

Nëse vizitorët do të mërziten duke vëzhguar pamjen nga xhamat ata mund të marrin pjesë në eksperimentet shkencore që do të bëjnë aty shkencëtarët.

Galaktik Suite filloi si hobi për ish-inxhinierin e aeronautikës Claramunt. Por pasi siguroi fondet prej 3 miliardë dollarësh që kushton ndërtimi i këtij hoteli, hobi i tij po bëhet realitet.

“Kemi llogaritur se janë mbi 40 mijë njerëz në botë që mund të përballojnë një udhëtim në këtë hotel. Ne nuk e dimë arsyen pse ata do të harxhonin kaq shumë para për një udhëtim në hapësirë. Dihet që 4 milionë dollarë janë shumë për tu shpenzuar për pushime”.

Çmimi prej 4 milionë dollarë nuk përfshin vetëm 3 netë në hapësirë, por edhe trajnimin intensiv që do të bëhet për 8 javë në kampin hapësinor të James Bond në ishujt tropikalë.

“Udhëtimi në hapësirë shoqërohet edhe me frikë” – tha Claramunt. Kjo është edhe arsyeja pse anija hapësinore “Shuttle” do të qëndrojë e fiksuar në hapësirë afër hotelit për gjatë gjithë kohës së qëndrimit të vizitorëve. Në këtë mënyrë ata do të jenë të sigurt se mund të hypin dhe të kthehen në tokë shumë shpejt.

“Jam i sigurt se duke parë tokën nga distanca do të ndihmojë vizitorët të mendojnë edhe për ta mbrojtur dhe për ta vlerësuar planetin tonë i cili eshte i destinuar te shkaterrohet nga mbingrohja”- tha Claramunt.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora