Kulturë
Tahir Bezhani: Sami Gega - ''Shqiponja e Malësisë''
E diele, 03.03.2013, 01:54 PM
SA PESHË E RËNDË NË SHPIRTË E ZEMËR ËSHTË PADREJTËSIA!....
(Dr. Sami Gega: “Shqiponja e Malësisë”, monografi, botoi “Mirgeeralb”, Tiranë, 2013)
Nga Tahir Bezhani
Këto ditë
më dhuroi këtë libër i nderuari Adem Rama nga Durrësi, ndryshe, vëllai i
protagonistes në këtë monografi të sapo lexuar.
Mendoj se
nuk do ketë lexues i cili nuk do ndiej
krenarinë e veçantë për jetën dhe veprën e protagonistes në këtë monografi të
shkëlqyer të autorit Dr. Sami Gega.
Njëherit,
krahas kësaj, çdo lexues, do shijoi nga zemëra vuajtjet e pakrahasueshme, kaluarin
e një jete të ndrydhur skajshmërisht nga rebelimi i disa figurave të brishta në
pushtetin e gjatë e diktatorial të Enver Hoxhës në Shqipërinë e monizmit
hermetik.
Tani më, secili
nga ne kemi lexuar mjaft literaturë rrëqethëse të burgologjisë së shteteve
moniste, të diktaturave të ndryshme, të pa para, për burgosje e vrasje të
shkrimtarëve e intelektualëve, të cilët ishin ndriçues të rrugëtimeve me
mendime ndryshe nga diktaturat, si ajo e
Enverit;por , të ketë një presion aq të pa ndershëm, aq makabër, po aq edhe të
pa turpshëm, si ndaj Shqiponjës së Malësisë(Rukije Ramës), nuk do e kisha
besuar, po mos të kisha lexuar këtë monografi nga zoti Sami Gega.
Në
fillim libri të futë në jetën plot
kënaqësi, duke u njohur me një personalitet të rrallë, si Rukije Rama, e cila
me punën e palodhshme, si edukatore e brezave, si luftëtare për emancipim të
femrës shqiptare të atyre viteve 60-ta, si aksioniste me kazmë në dorë për
rindërtimin e Shqipërisë së lodhur nga luftërat e gjata, si një intelektuale
rrethi, e cila me punën dhe veprën e sajë, ngitet në shkallë vendi, në
piedestalin më të lartë të shtetit komunistë, duke i thurur lëvdata më të
mëdha për meritat e fituara. Nga autori
lexojmë:
”Në fshat mundohej të shuante të vjetrën dhe të ndizte të renë. Në shkollë shpërndante dashuri për nxënësit dhe mblidhte dhimbje për veten. Dhimbje, për t’i shfrytëzuar si forcë për pune.”
P a s t a j ?...
Pastaj
lexojmë jetën në një kalavar me tablo të zeza, plot vuajtje, jetë sizifqe, kur
Rukije Rama, vihet nën dioptrinë e disa
rebelëve të pushtetit dhe me procese të montuara e dëshmi te rrejshme, pa asnjë
grimë faji, dënohet me pesë vite heqje lirie, kinse për abuzim te veprave te
Enverit, qellim arratisje, kundërshtuese te aksioneve etj. Ai që e ka provuar
natën e burgut, e dinë se është si nata e varrit. Prandaj, kur njeriu vuan pesë
vite burg pa asnjë dëshmi të fajit, shtrohet pyetja, si mund të pastrohet
ndërgjegjja e njerëzimit?
Kurrë e
me asgjë!... “I vdekuri është i detyruar ta kundërmoi edhe erën e varrit”-thotë
Jesenini.
Por, kur
njeriu është i edukuar dhe i kalitur me
karakter më të lartë se “edukata” e rebeluesve të pushtetit, atëherë natyrshëm
se njeriu mbisundon vështirësitë dhe
vishet me epitetet e heroizmit si formë e qëndresës dhe rezistencës ndaj
padrejtësive të kohës. Këto rrebeshe e
padrejtësi fuqishëm i luftoi protagonistja e gjallë e librit”Shqiponja e
Malësisë”, z. Rukije Rama. Ajo, me guximin dhe trimërinë e pa thyeshme prej një
malësore tropojane, me këmbëngulje e vendosmëri të pa parë, nxori në pah, triumfoi drejtësia ndaj
padrejtësisë duke hedhur në dritë pafajësinë e saj, ndershmërinë, karakterin
dhe gjithë humanizmin prej një femre të skalitur me virtyte si një sokoleshë, jo
vetëm e Tropopjës, por e gjithë Malësisë së Gjakovës, gjithë shqiptarisë.
Pas
leximit të kësaj monografie të mrekullueshme nga autori Dr. Sami Gega, lexuesin
logjika e bënë udhëtarë kohe, të
futë në analogji sistemesh politike të
cilat vijnë e ikin, por vuajtjet mbesin vrima të zeza në trup, shpirt dhe
mendje të njerëzimit.
Nuk do doja të lexoja kurrë vuajtje e padrejtësi të tilla si shembullin e Rukije Ramës në trojet tona....