Mendime
Adil Fetahu?: Serbia abuzon me pensionet
E premte, 22.02.2013, 07:42 PM
- Gjykata e Strasburgut e trandi çështjen e pensioneve –
Nga Adil Fetahu?
Një Aktgjykim i Gjykatës
Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg, e ka trandë çështjen e
pensioneve të papaguara pensionistëve të Kosovës nga ana e Serbisë. Fjala është
për Aktgjykimin e asaj Gjykate 31925/08, date 17 prill 2012, me të cilin u
është njohur e drejta e pensionit invalidor një çifti bashkëshortësh boshnjakë,
na Mitrovica, të shpërngulur në Novi Pazar (znj.Lutvija Grudiq-Kllapija, dhe z.
Mahmut Grudiq). Ata, pas shumë peripetive procedurale nëpër labirinthet e
administratës dhe gjyqësorit të
korruptuar të Serbisë, pasi i shterren të gjitha mundësitë juridike dhe nuk
arritën mbrojtjen e të drejtës së tyre në pension, më 24 qershor 2008,
paraqitën kërkesë-padi në Gjykatën e përmendur. Pas komunikimit intensiv të
Gjykatës me organet kompetente të Serbisë, dhe pas orvatjeve të shumta të
përfaqësuesit të Serbisë, që ta mohojë të drejtën e paditësve, më në funt e
drejta doli fituese. Sipas aktgjykimit të cituar, Gjykata e ka obliguar shtetin
e Serbisë që në afat prej tre muajve
prej ditës kur aktgjykimit të bëhet i plotëfuqishëm, të dy paditësve, veç e
veç, t’ua paguajë nga 7000 euro, të konvertuar në dinarë sipas kursit në ditën
e pagesës, në emër të dëmit jomaterial (satisfaksion moral), dhe 3000 euro
shpenzime të procedurës, për të dy së bashku, kurse në emër të dëmit material
t’ua paguajë pensionet e papaguara prej kohës kur u është ndërprerë pagesa
(Lutvijes,prej 9 qershor 1999, ndërsa Mahmutit prej 15 janarit 2000), së bashku
me kamatën ligjore.
Në pikën tjetër (g) të
dispozitivit të Aktgjykimit, Gjykata ka përcaktuar se: Shteti i paditur (pra
Serbia-a.f.), është e detyruar që në afat prej gjashtë muajve prej ditës kur ky
aktgjykimt të bëhet i plotëfuqishëm në pajtim me nenin 44 paragrafi 2 të
Konventës, të ndërmerr masa adekuate për të siguruar që organet kompetente
serbe të zbatojnë ligjet relevante në mënyrë që të sigurohet pagesa e pensioneve
dhe pagesat (prestacionet) e tjera që janë në pyetje, me ç’rast nënkuptohet se
lidhur me këtë mund të paraqitën procedura administrative a faktike të
kuptueshme për t’i verfikuar.
Arsyetimet e përfaqësuesit të
Serbisë në procedurën gjyqësore, se mjetet për pensionet sigurohen nga
kontributet e paguara të punëtorëve, dhe sipas sistemit PAYJG (dmth.nga
kontributet e punëtorëve aktual paguhen pensionet, si formë e solidaritetit
midis gjeneratave), dhe se Fondi i SPI nuk ka mundur t’i vjelë kontributet në
Kosovë prej vitit 1999 e këndej, Gjykata nuk i ka pranuar si të justifikueshme,
sepse Ligji mbi SPI nuk e parasheh mosvjeljen e kontributeve si shkak për
ndërprerjen e pagesës së pensioneve. Edhe orvatjet e tjera të “arsyeve” të
përfaqësuesit të Serbisë, se ka pasur qëndrim politik dhe udhëzim me shkrim të
dy ministrive (Ministria e Punës, dhe Ministria e Financave), që pensionet të
mos paguehen përderisa të mos vilen kontributet në Kosovë, Gjykata i ka hedhur
si të pabaza, sepse ministritë nuk janë organe kompetente për të vendosur për
të drejtën e fituar të pensionit. Në arsyetimin e aktgjykimit, Gjykata ka
vlerësuar se e drejta e fituar në pension, paraqet pronë private në kuptim të
nenit 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Liritë dhe të Drejtat e
Njeriut. Unë në shkrimet e mija të shpeshta, tërë kohën e kam rrahur këtë tezë,
duke e ditur se prona private ka peshë në aspektin e të drejtave të njeriut.
Vlerësimi i Gjykatës, se në rastin e çiftit Grudiq nuk mund të konstatohet se
ka pasur diskriminim, ndoshta mund të arsyetohet me faktin se ata ishin dy
veta, por kur merret parasysh se pagesa e pensioneve u është ndërprerë të
gjithë pensionistëve Shqiptarë, nuk ka se si të vlerësohet ndryshe, vetëm se si
diskriminim i haptë në baza nacionale.
- “Alarmimi” i Qeverisë së Serbisë nga vendimi i
Gjykatës së Strasburgut –
Menjëherë, me të marrur vesh
për vendimin e Gjykatës nga përfaqësuesi i Serbisë në atë proces, dhe sidomos
pas publikimit të Aktgjykimit, strukturat e Qeverisë dhe Fondi i SPI të
Serbisë, janë alarmuar dhe kanë bërë llogaritë, se çfarë shume iu kanë borxh
pensionistëve të Kosovës. Avokati i Popullit në Serbi (Sasha Jankoviq), më 13
tetor 2012, i kishte shkruar një letër Qeverisë së Serbisë, me të cilën ka
kërkuar që çështja e pensioneve për pensionistët e Kosovës të zgjidhjet sa më
pare, sepse sa të shtyhet ky problem më tutje, shuma e borxhit do të rritet, që
sipas tij mund të arrijë nga një deri në pesë milion euro. Ndërkaq, në një
njoftim që Fondi Republikan i SPI ia ka dërguar Qeverisë së Serbisë, e ka bërë
me dije se borxhi i arritur deri më në prill 2012 kapë shumën 1.008.358.614
euro, kurse shifa që e ka dhënë Ministria e Financave të Sebisë është
1.050.468.312 euro. Nga këto shifra, që sipas mendimit tonë nuk i kanë
llogaritur prestacionet e tjera bashkë me pensionet, kompenzimin e dëmit
jomaterial (nga 7000 euro për person/pensionist), pastaj kamatat për tërë kohën
13 vjeçare, të cilat do ta rritnin shifrën mbi ato të dhëna nga Fondi apo nga
Ministria e Financave, është alarmuar Qeveria e Serbisë, ndërsa Ministria e
Punës menjëherë e ka formuar një Grup punues, me detyrë që të analizojë
problemin dhe të jep një propozim-plan, se si të zgjidhet kry problem.
Qeveria e Serbisë më 12 shkurt
e ka miratuar “Planin aksional për zgjidhjen e problemit të pensioneve në
territorin e Kosovës e Metohisë” , të propozuar nga Grupi punues i
Ministrisë. Plani parasheh zgjidhjen e problemit të pensioneve për të gjithë
ata që kanë pasur aktvendimin mbi të drejtën e fituar për pension, e që pagesa
e pensionit u është ndërprerë prej vitit 1999. Është paraparë që më 20 shkurt
të publikohet në gazetën “Politika” të Beogradit, dhe në “Jedinstvo” të Kosovës (që botohet në
Mitrovicë) dhe në web-sajtin e Fondit Republikan të SPI të Serbisë, shpallja se
çfarë dokumente duhet t’i bashkangjiten kërkesës për pagesën e pensionit (por
më 20 shkurt nuk u publikua?!). Plani parasheh që kërkesat me dokumente
provuese duhet t’i paraqiten Fondit pensional të Serbisë, me postë ose
personalisht, në afat prej 60 ditëve. Deri më 20 qershor Fondi duhet t’i
shqyrtojë kërkesat e të përgatitë raportin për ata që i plotësojnë kushtet dhe për shumën e përgjithshme për pagesën e
pensionit, e t’ia dërgojë Qeverisë, që ajo deri më 23 gusht të vendosë pastaj për mënyrën dhe afatet e
pagesës së pensioneve.
Sipas deklaratës së sekretarit
shtetëror të Ministrisë së punës së Serbisë (Dragi Vidojeviq) dhënë gazettes
“Politika” më 18 shkurt, “pensionin nga Serbia nuk mund ta marrin ata të cilët
kanë marrë pensionin nga, siç thotë ai, institucionet e përkohëshme të KeM,
sepse nuk mund të merret pensioni sipas dy bazave”. Ai thotë se pensionistët
duhet të paraqesin dokument identifikues në pajtim me ligjet e Serbisë,
gjegjësisht të shkojnë vet në
Siç shihet,
Problemi konkret i pensioneve
të Kosovës është problem i domenit të pensioneve ndërkombëtare, që duhet të
zgjidhet me marrëveshje midis Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, e jo
individualisht me secilin pensionist. Duke keqëpërdorë hallet e pensionistëve,
Përse
- Sindikata e pensionistëv po bënë një punë të
padobishme –
Sapo kanë dëgjuar për vendimin
e Gjykatës së Strasburgut, disa sindikata të pensionistëve, apo individë, kanë
nxituar me grumbullimin e do dokumenteve prej pensionistëve, me premtim se ato
do ta ngritin proceduren në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg,
për realizimin e pensioneve nga
Kjo fushatë ka marrë përmasa
për shkak se deri dje nuk doli askush nga Qeveria e Kosovës të jep shpjegime as
t’i njoftojë pensionistët për
qëndrimin e vet rreth këtij problemi. Më
në funt, më 20 shkurt, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (Nenad Rashiq) bëri mirë që doli (në TV) me
një qëndrim dhe shpjegoi se problemi i pensioneve që ka borxh
Se Qeveria e Kosovës e ka
neglizhuar këtë problem, kjo nuk diskutohet. Autori i këtij shkrimi, në cilësi
të sekretarit të Komisionit Ndërqeveritar për Vlerësimin e Dëmeve, qysh në
gusht të vitit 2003, e ka përgatitur elaboratin: “Pensionet e papaguara
pensionistëve kosovarë”, që pas miratimit në atë Komision kompetent, i është
dërguar Qeverisë së Kosovës që ta ketë parasysh kurdo që fillojnë bisedimet për
kompenzimin e dëmeve. Ai Elaborat është marrë pastaj nga një Grup punues për
përgatitjen e materialeve për negociatat që zhvilloheshin në Vienë (2007), por
Qeveria as atëherë, as tash në procesin e dialogut me Serbinë, asnjëherë nuk e
inicioi as ngriti çështjen e borxhit të pensioneve. Pala kosovare në dialog me
Serbinë asnjëherë nuk ka iniciativa për të propozuar pika të rendit ditës, por
gjithmonë pret dhe shkon pas atyre që i
propozon pala serbe ose pala e tretë që udhëheqë bisedimet. Çështja e
pensioneve ka qenë dhe është pikë shumë delikate nga aspekti i të drejtave të
njeriut dhe i të drejtës së pronës, për të cilën faktori ndërkombëtar është i
ndieshëm dhe assesi nuk mund ta refuzojë të shtrohet në rend dite e të zgjidhet
drejt dhe shpejtë. Por, ka munguar dija, vetëdija dhe vullneti i palës
kosovare, prandaj sot