Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Simbol për dashurinë
E merkure, 13.02.2013, 08:53 PM
Jemi në javen e Shen Valentinit
SIMBOL PËR DASHURINË
Nga Zeqir Lushaj
“Kush prish punë nga dashuria,
I ardht haqesh Perendia…”
-Duke dëgjuar në Internet, këngën e Rushe Rexhës-
(Kënduar, nga rapsodët e mirënjohur të Hasit, Hysen Dida e Rrustem Çela)
…!
Pse e dhe’ at’ Besë,
(aq më shumë),
kur kishe përpara,
një 12-vjeçar-fëmi?
…!
Pse e mbajte at’ Besë,
(me aq durim oj Ti çikë)
me fanatizëm legjendar,
që shkoj… në tragjedi?
Rushe Rexhja-shembull,
për dashurinë-simbol,
për vete, u sakrifikua,
neve na ka lanë boll.
Rushe Rexhja-legjendë,
(në identitetin e shqiptarit),
me emrin e madh-BESA,
në pritje të gurbetqarit!
…!
Helm e pa helm, të gjithë,
(nga vetja a nga Zoti),
jemi në at’ botë një ditë,
si vullnetar, si tuj pritë.
…!
Ç’farë të bëjë më shumë,
(për të Drejtat e Njeriut),
një vajzë malësore-Rusha,
(Rushe Rexhja, e ngrata),
Këtu e një shekull me parë,
ajo dha jetën, e ne sot,
kujtojmë, - ç’farë po bajmë,
tuj citue…, deklarata.
…!
Në këto troje, me shekuj,
(nga kohë e Pirros së Eprit),
tragjeditë e jetës i thonë:
-Ndal! …edhe Shekspirit.
./.
Dyshja e këngëtarëve të Hasit: - Dida-Çela.
(Teksti është nxjerr nga libri “Si n’kurbet bre vëlla” që autori po pergatit per botim)
-Per ZemraShqiptare, Java e Shen Valentinit, Shkurt 2013-