Mendime
Asllan Dibrani: Letër për Jakup Krasniqin
E diele, 30.12.2012, 11:17 AM
Letër e
hapur drejtuar zotit Jakup Krasniqit -
kryeparlamentar aktual i Kosovës,
intelektual ,luftëtarë dhe politikan i denjë!
Nga Asllan Dibrani
L e t ë r e h a p u r !
. Drejtuar : Zotiti Jakup Krasniqit kryetar i Parlamentit të Kosovës, Luftëtarit,
ish të burgosurit politik
,intelektualit, historianit dhe
veprimtarit për çlirimin e
Kosovës.
. Për çështjen aktuale në skenën politike pas hendekut të krijuar në Partinë Demokratike si pasojë e skandalit të publikimit të përgjimeve telefonike.
Fort i nderuar Zoti Jakup Krasniqi!
I
nderuari zoti Kryetar i Parlamentit të
Kosovës ,Jakup Kerasniqi , po e shkruaj
këtë letër nga një
përjetim i rëndë shokues nga
afera e përgjimeve skandaloze, që e
përjetoj populli liridashës i Kosovës
martire këto ditë. Jam emigrant në
Gjermani, si pasojë e okupatorit serb mbi trojet tona , ish i burgosur
politik një gazetar-publicist dhe veprimtar i pa ndashëm për çështjen
atdhetare.
Edhe unë
e ndjeva si plagë të rëndë publikimin e
përgjimeve që tani u bë aktuale në
mediat kosovare dhe ma gjerë si plagë e re në masën e popullit, që dita ditës
organet dhe institucionet e
Kosovës, po provokohen në emrin e
misionarëve politik të pa përgjegjësi nga e cila qe
edhe ti i nderuari Jakup Krasniqi
( je shënjestër e tyre me
një shprehje gjuhësore
vulgare, kërcënuese, fyese, etiketuese, shantazhi, nepotizmi, tallje e
shumëçka tjetër). Shprehjet nëpërmes komunikimeve
me telefon të zyrtarëve më të lartë të
PDK-së, ka prekur thellë edhe në sedrën e mërgimtareve
që fatkeqësisht edhe këtu e përcollëm
me një pezëm nga një
këndvështrim po thuajse identik si në Kosovë qe rastet e tilla gjykohen.
-Skandali
me përgjimet ishit objekt i sulmeve nga
protagonistët e aferës se sharjeve në formën ma primitive, i dëgjuam nga njerëzit që deri dje ishin publikuar si njerëz të kombit përkrah jush në betejat e Kosovës,ndanim
respektin edhe ndaj tyre sikur për të
tjerët. Një kohë të gjatë pretendonim qe
atë elitë qe juve ju shau nënën i
konsideronim sikurse juve si bashkëluftëtarë të Adem Jasharit, Fatmir Limajt,Fehmi Lladrovcit , Ramush
Haradinajt , Zahir Pojazitit e shumë
luftëtarëve tjerë qe ranë heroikisht dhe
qe janë të gjallë , por ofendimet të
cilat u zbuluan nga përgjimet e telefonatave
treguan pasqyrën e tyre maskë, qe
shprehja e tyre banale ndriçoj
dhe dëshmoj fatkeqësisht
nivelin e (vetëdijes së tyre)! Këtu
u pa niveli i kulturës
dhe arsimimi i tyre, gjë që
e irrituan çdo qytetar, po
njëkohësisht edhe mua!?...
- Dëgjimi
i atyre bisedave ishte një torturë e
rënd psikike qe përjetuam
dhe e dëgjuam, ishte një gjë e
pabesueshme qe vet me vete ta bënte një
njeriu edhe në skaj të planetit ishte për gjykim! Nënçmohet dhe shahet njeriu
i betejës së Kosovës, Adem Jashar, një arkitekt i çlirimit të Kosovës " Nuk ka koment " .
Të lus i
nderuari dhe shumë i respektuari Jakup
Krasniqi të përmbaheni në këto
momente dramatike, ruaje kulturën tuaj dhe intelektin tuaj, por edhe
gjakftohtësinë për hir të gjendjes së elektrizuar në masë me qellim të
mos përçarjes së këtij populli ma!
Nuk me
çudisin sharjet e tyre ma, pas asaj
qe u degradua familja
Jashari, qe dha(mbi 25 anëtar familje nga vetja deri në
vetëflijim që ta dije bota e mbarë se
Adem Jashari është shqiptar), pra Adem Jashari sot për sot është heroi i kombit për periudhën e re sikur qe
ishte Skënderbeu në atë kohë për
"Kombin Shqiptar". Për këtë
familje ka nevoje të shkruhen vepra , filma , romane për heroizmin e saj
dhe qe
ishte i pa shembull në tërë botën, tani të shahet dhe të degradohet është ma shumë, se mizori dhe mëkat , të një (klase politike qe janë në
vende kyçe në politiken e
Kosovës duke i lenë anash intelektual
dhe njerëz të denjë qe të hyjnë ne vallen e një progresi politik në Kosovë).
Për gjëra
të tilla në shtete perëndimore ka disiplinë
dhe rregull, qe shumica
përfundojnë me dorëheqje, dhe
ndëshkime, por niveli i kulturës se tyre po shihet pse nuk
veprohet ashtu vet populli le ta
vlerësoj!?.
Për rastin në fjalë qëndrimi i juaj me virtyte shqiptare u pa qe nuk ishe
revanshist as inatgji, as
ndonjë figurë qe donë ta përçajë
shoqërinë kosovare me kete rast ti i
madhi Jakup e rrite karakterin dhe reputacionin tuaj , tu ngrit morali në
shkallen ma te lartë . Kërkove vetëm një
kërkim falje ,thjesht siç e
bëjnë burrat e mëdhenj për interesin e kombit , por as atë nuk e
bënë qe
nuk kanë lënë përshtypje ma të thellë
se rastësisht janë gjetur nga një rang çobajsh në
misionin e figurave politike
duke u shndërruar Parlamenti i Kosovës
në një "kasaphane" debati
irritues dhe qesharak më sharje
, shantazhe, oportunizëm , ofendime dhe korrupsion , kërcënime
rraha gjoksesh me injorancën ma te skajshme? Populli në këtë
mënyrë është duke mbet i pa armë se kujt
ti mbështet?...
Shkëlqesi
dhe i dashur Jakup Krasniqi!
Duke
besuar në vlerat tuaja reale, letrare, kulturore, patriotike, si luftëtar politikan ,humane dhe një njeri intelektual
ish i burgosur politik të drejtohem mesa vijon ;
-Një
njeri qe me një anë mbajte pushkën dhe
ne anën tjetër pendën edhe në frontin e
luftës ishe ndër të parët qe
populli të pa me sy në
betejën e Kosovës kudër forcave
serbe!
-Ti i
madhi Jakup Krasniqi , publikove i pari nga fronti i luftës pasaportën e Kosovës qe ishte sinjal i (shkëputjes nga Serbia) në të cilën shumë kujt ju kanë dridhur pulpat e këmbëve edhe në
TV kur e kanë parë!
- I
frymëzuar me një ide patriotike me
çliruar vendin , i brumosur nga fëmijëria si atdhetar ,për shkaqe të tilla
u prangose dhe mbajte shumë vite burg ,vetëm e vetëm me një ide për "Republikën e Kosovës dhe
pavarësinë e saj".
-Ish i
burgosuri politik shumë i shtrenjti
Jakup Krasniqi , njeriu qe i fale një pjese të jetës së rinisë për interesin e Kosovës , qe përjetuam se
bashku me shumë vite burg të rënd, me
mijëra vëllezër tanë qe ishim në shërbimin e atdheut tonë me te
vetmin motiv dhe interes ,"çlirimin
e Kosovës nga çizmja e Serbisë".
- Sot na
quajnë të "kuq e te zi" ,
na përbuzemi nga një klasë
njerëzish të pa ditur ,qe përmes rrjetave të ndryshme janë
kyçur në politikën aktuale në
Kosovë duke cenuar sakrificat
tona si ish të burgosur qe me kohë të hekurt i rezistuam
sistemit të ish Jugosllavisë
terroriste! Ne ishim të parët qe i
kthyem " potkonjtë ish
Jugosllavisë antishqiptare nga dielli" , qe liritë tona i shtypte me terror e
dhunë.
-Ishim të
parët si zëdhënës për ndryshimet në tërë
Evropën , ja arritëm ma në fund të ndahemi nga okupimi i huaj dhe pushtimi nga varg
agresorësh.
-
Për shkaqe politike bashkë me ty u dënuam me mijëra veprimtarë, student, profesor dhe intelektual, tu kujtojmë publikut dhe të gjitha institucioneve të shtetit të Kosovës se nuk ishe Jakup Krasniqi , një
njeri qe
u fut në burg për me përfituar diçka , por me harxhuar dhe përjetuar me vite burg të rëndë, larg
nënës , babait, gruas dhe fëmijëve duke
humbur rininë nëpër kazamatet
serbo-sllave. Ti , unë dhe te
gjithë te burgosurit politik dhe
Ushtarët e UÇK-së vepruam për me i
ulë shumë anëtarë të parlamentit në kolltukë të buta
dhe me na u sha nëna sot aty në Kosovë është për turp. Të shahesh të përbuzesh e shantazhohesh nga
figura të degjeneruara, qe
asnjë metalik, ka nga ta qe nuk e kanë dhënë për Kosovën, por vetëm i kanë marrë përmes gjakut të djemve
dhe vajzave ma të mira të Kosovës qe dhanë jetën , Tani te ra hise ty i
nderuari Jakup Krasniqi ti jesh pjesë
e çnukjeve dhe kafshimeve nga
njerëzit abuzues dhe injorant, të jesh krenar prapë me ballë lart
qe u krijua një urrejtje ndaj teje për shkak qe ndërhyre
me ndërtua shtetin tonë te Kosovës duke
e gjykuar korrupsionin menaxhimin
, dhe degjenerimin politik nga të pa diturit!
-Prandaj
, shprehu bindjen time
në bazë të vlerave tuaja , patriotizmit tuaj , veprimtarisë së juaj edhe intelektit tuja, se Ju jeni njeriu i
duhur në kohën më të pafavorshme, që gjendet Kosova sot, ta vazhdoni punën edhe ma tutje si intelektual dhe politikan.
Deri sa i përballuat sfidave
të ndryshme , deri me sot një pjesë të përgjegjësisë e keni edhe
ju për
fatin e së ardhmes së vendit të shqiponjave dhe popullit të shumë
vuajtur shqiptar në Kosovë qe me pushkë e fituam, por në tavoline mos ta
humbim krebilitetin dhe besimin e popullit. E kaluara komuniste nën
okupimin serbo-sllav dhe kinse demokracia e sotme në vendin tonë e
kanë sfilitur deri në palcë njeriun e ndershëm shqiptar, duke e ulur malësorin
jo vetëm përpara kokrrës së misrit për një kafshatë bukë dhe qytetarin përpara
ryshfetit të ditës korruptive me naivitetin
ma te thjesht të organizimit të shoqërisë kosovare, por duke e zhveshur
krejtësisht me çka ka njeriun-shqiptar nga
njerëz, (bashibozuk duke drejtuar
timonin e qerres pa "patentë
shofer" qe një ditë pritet edhe
ndeshja drejt humnerës në rrugë të pa
krye në qorrsokak) !...
- Nga
pavetëdija dhe pa siguria e tyre do të përplasen në
barrikadat e zërit të arsyes edhe të intelektualëve qe kanë mbetur
nën hijen e matrapazëve
folklorik të politikës ditore, duke e katandisur vendin në mjerim dhe vuajtje sociale, pamundësi
arsimore, liri dhe shprehje të kufizuar dhe dhunë verbale ndaj antikonformizmit
etj. Mbretërimi i kësaj kohe të turbullt, e paqartë për ne shqiptarët, e
krijuar nga një politikbërje aspak produktive dhe e papërgjegjshme për fatin e kombit
tonë, kërkon një drejtim të ri, në përzgjedhjen e një elite politike , krejt ndryshe nga sa jemi mësuar deri më tani
ta shohim nën dirigjimin e të pa
dijshmëve, të diktuara nga qarqe
bashkëvepruese të disa emisarëve bredharak të Eulexsit të harxhuar në
vendet e tyre të ardhur si "kriminel dhe banditë,
për ti dhënë një imazh edhe ma të
keq Kosovës". Organet e
Eulexsit shpeshherë janë iniciues dhe protagonistë të
kriminalitetit në Kosovë, siç ndodhen rasti qe një ekip hajnash shqiptar , ranë nën ndikimin e "aferës
Natalia Veliaj" e cila e la
burrin e vet Agim Veliajn në Hamburg të Gjermanisë me një djalë në rrethana të
pa qartë në raport me bashkëshortësinë e
tyre dhe ju rrek hajnisë ne
cilësinë e një gruaje humane
etj...po qe hulumtohet rast i saj del qe
keqpërdorimi i saj në Kosovë pos kësaj të fundit ka edhe tjera . !? Një
kriminele me prejardhje të dyshimtë në Kosovë përmes rrjetës së
mafisë , qe po i kushton Kosovës si shkas negativ drejt
BE-së .Afera të tilla janë edhe ato
të vjedhjes në KEK-ut 5 milion euro dhe iku pa gjurmë. Rasti i
vjedhjes se gati 50 kilogramëve
heroinë të qindra e mijëra eurosh në dhomën e dëshmive në objektetet e policisë në Prishtinë, qe
organet e" Eulexsit ja të Unmikut i kanë pasur të mbyllur
në 7 dryna prapë humben pa gjurmë"!?... Fyerja
nga disa punonjës të
Eulexsit punonjësit tonë shqiptarë, në shtëpinë tonë pa reaguar fare organet tona
janë te pa tolerueshme etj etj!
Koha dhe
situata ju thërret Ju shumë i dashuri Jakup Krasniqi!
-Koha dhe
situata ju thërret Ju shumë i dashuri Jakup Krasniqi , juve
"zonja Presidente e Kosovës , Atifete
Jahjaga,Institucionet
politike,Organizatat qeveritare
dhe jo qeveritare të Kosovës,Partitë politike
simotra të PDK-së, Partitë
politike
opozitare,Ministrinë dhe
qeveritarët e saj ,ju të burgosurit
politik dhe veteranë të
luftës", është koha e ndërgjegjejes
, zgjuarsisë dhe obligim moral qe ta përkrahni zotin Jakup Krasniqin për ta
vazhduar veprimtarinë politike të përkrahur nga spektri politik intelektual
pa injorant dhe njerëz të ultë,
pa përgatitje politik dhe te vetëdijes
,qe ta drejtoni vendin drejt një bashkim
dhe uniteti, me qellim qe të ndiqet rruga drejt aspiratave tona shekullore. Koha është
për ju popullin e keni me ju dhe për
ju, po pret me vesh në krah se takimet
e juaj të ardhshme do të jenë
të favorshme qe të jeni ata
qe nuk na leni ma me vesh e sy të hapur, se çka po
ndodh me Kosovën. Në këtë letër të hapur
publike, ju drejtohemi me zemrën të ngrirë, duke pritur me ankth për ecurinë e
mëtutjeshme . Mos na leni ma të biem në
gjumë me merak e zemër të thyer dhe të
zgjohemi me ëndrra për Kosovën nga
Diaspora shqiptare apo ma gjerë
se çka po i ngjet nesër Kosovës
(jo ma nga okupatorët e deri djeshëm serb as grek apo turk , por nga vet shqiptarët)!!!???...
Ndoshta
ky mesazh publik i ardhur nga zëri i
diasporës shqiptare mund të zgjojë tek ju ndjenjat e një përgjegjësie edhe më
të lartë. Sot, kulti i harresës duhet të mbizotërojë si tek njëri ashtu dhe tek
tjetri sa i takon konflikteve, fërkimeve dhe tensioneve politike. Mendoni vetëm
kaq: ne, mërgimtarët tuaj ishim një promotor i
veprimtarisë dhe aktiviteteve në
Kosovë e për Kosovën, (andaj meritojmë një të ardhme evropiane, ashtu si
mjaft bashkëqytetarë të shteteve
në familjen evropiane, në vendet perëndimore demokratike). Ta drejtojmë
vendin, pro shteteve perëndimore ,pro
Amerikës ,Gjermanisë. Zvicrës ,Austrisë
dhe shumë shteteve perëndimore qe e kemi" historikisht miqësinë dhe ndihmën e tyre"... Ne,
emigrantët shqiptarë ishim dhe do të
jemi si ambasador të vendit tonë Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve tjera etnike
shqiptare, prandaj mos na e humbeni
djersën, sakrificat dhe mundin qe e dhamë
për Kosovën në kohën tranzicionale të luftës dhe pas saj. Të ruhen vlerat
tona për te kaluarën dhe të tashmen ,por
edhe për të nesërmen qe i ndihmuam Kosovës ne fushën ekonomike , luftarake dhe në
skenën ndërkombëtare, prandaj mos të përbuzemi dhe të keqtrajtohemi nga qyqar
politikaj qe asnjëherë nuk kanë
qenë në shërbim të vendit as si "luftëtar , as si veprimtarë e aq ma pak
si politikaj"!
Duke
shpresuar dhe besuar në sinqeritetin
tuaj të kahershëm zoti Krasniqi mbesim me shpresë se letra
ime dërguar juve, do të jete një letër qe duhet diskutuar edhe në "Parlamentin e Kosovës" me qellim
të mirë të shkoqitjes se monopolizmit
qe mbretëron aty për t'ju qasur gjuhës
së arsyes për një diskutim të
mirëfilltë dhe transparent në interesin
e popullit dhe Kombit për një të ardhme
të sigurt edhe në procesin e"
Bashkimit kombëtar".
Ky zë i
imi është edhe zëri i "Diasporës
Shqiptare"presim që të na duani ,të
na afroni dhe te na krijoni hapësirë
bashkëpunimi për ndërtimin e shtetit
tonë, respektivisht shteteve tona Kosovës dhe Shqipërisë.
Në bazë
të zërave dhe mediave dëgjohet, se ke
ndërmend me themeluar një "Parti të re", si subjekt
në vete , e mira të mirës është
pasi qe edhe je "Kryetar i
Parlamentit të Kosovës" me i pastruar
radhët e PDK-së, por edhe
partitë tjera, dhe organet tjera
qeveritare dhe institucionale
nga njerëzit e poshtëshënuar,
(injorant , bashibozuk,dredharak, abuzues, mizor, maskara, shtypës, dëmtues,
mëkatar, çrregullues, demagog,cinik, përfitues, katandisës, tenderoman,
satrap,çoroditës,rrugaç, skandaloz, deformues, intrigant, zuzar,faqezi,
devijues, mafioz, jomeritor, batakçi, arrogant, kapadai, matrapaz, bosë të
krimit, shpërdorues, shkatërrues, rrënues) etj.
E them këtë qe ta kemi një teren të pastër me njerëz të denjë , intelektual, akademik ,profesor, patriot dhe njerëz me reputacion ndërkombëtar me të vetmin parametër krijimin e një atmosfere me frymë kombëtare, sepse edhe vet je krijues dhe themelues i institucioneve të Kosovës dhe i PDK-së me qellim të përforcimit të sajë ,por ne rast se janë mbyllur hapësirat e veprimit nën një ombrellë partie ,atëherë e themelo partinë e re me te cilën besoj se njerëzit intelektual dhe të devotshëm do ti kesh mbas veti megjithëse në Kosovë kemi edhe ashtu parti të tepërta! Mbes me shpresë se letra ime do të hase në mirëkuptim vëllazëror që tu shohim se bashku krah për krahu, njeri tjetrit duke i hape rrugë të reja Kosovës drejt pavarësisë së plotë me integritetin e saj ku shpresojmë qe edhe bisedat me Serbinë do ti udhëhiqeni në dobinë e popullit shqiptar përkundër presioneve direkete dhe indirekte nga kuzhina antishqiptare . Zoti ju bekoftë JUVE zoti Jakup Krasniqi, njeriu i shpirtit të kombit shqiptar, zoti i bekoftë të gjithë poltikajtë dhe veprimtarët që veprojnë e punojnë në interesin e kombit shqiptar dhe që e duan atdheun pa hile.
Me
konsideratë të lartë nga Asllan Dibrani
ish i
burgosur politik, veprimtar dhe publicist
në
diasporën-shqiptare-Gjermani