Shtesë » Lajme
Mesazh urimi nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
E marte, 27.11.2012, 08:42 PM
Nga: Lidhja Shqiptare e Prizrenit-Albanian League of Prizren
Ismet
Berisha-Kryetar i Lidhjës Shqiptare te Prizrenit
Tomë
Mrijaj-Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjës Shqiptare te Prizrenit
Mesazh urimi
Festimi i
100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë (më 28 Nëntor 1912),
është një ngjarje e shënuar historike, sepse gjithnjë në SHBA, komuniteti i
madh shqiptaro-amerikanë e ka përkujtuar Ditën e Flamurit, të ngritur nga
figurat e shquara të patriotizmit shqiptarë, si: Ismail Kemal Beu, Dom Nikoll
Kaçorri, Luigj Gurakuqi, Mustafa Asim Efendiu (Kruja), Lef Nosi, Midhat Be’
Frashëri, Ilias Be’ Vrioni, Hajredin Be’ Cakrani, Xhelal Be’ Skrapari
(Koprencka), Dud (Jorgji) Karbunara, Taq
(Dhimitër) Tutulani, Myfti Vehbi Efendiu
(Agolli), Abas Efendi (Çelkupa), Mustafa Agai (Hanxhiu), Shefqet Be’ Daiu, Qemal Beu (Karaosmani), Veli Efendiu (Harçi),
Elmas Efendiu (Boce), Rexhep Beu (Mitrovica), Bedri Beu (Pejani), Salih Xhuka
(Gjuka), Abdi Be’Toptani, Kemal Beu (Mullaj), Ferid Be’ Vokopola, Nebi Efendi
Sefa (Lushja), Zyhdi Beu (Ohri), Dr. Myrtezai (Ali Struga), Nuri Efendi Sojli,
Xhemal Beu (Deliallisi), Ymer Beu (Deliallisi), Zyhni Efendiu (Kanina,
Mustafaraj), Aristidh Ruci, Kjazim Kokoshi, Jani Minga, Dhimitër Zografi,
Dhimitër Mborja (Emanuil), Dhimitër Beratti, Pandeli Cale, Athanas Floqi, Spiro
Ilua.
Kryesia e
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më qendër në New York, është mbledhur këto
ditë, për të bërë programin e përkujtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së
Shqipërisë dhe ngritjen e Flamurit Kuq e Zi, në të gjithë trojet etnike .
Ne,
gjithnjë kemi qenë dhe do të jemi me mendje dhe zemër në trojet etnike
shqiptare dhe duam, që herët ose vonë këto troje të bashkohen një ditë, duke
plotësuar amanetin e lënë trashëgim nga të parët tanë rilindas dhe atdhetarët e
shquar, që flijuan gjithçka për kombin shqiptar.
Ajo që na
jep shpresë, besim dhe gëzim, është se këto ditë mesuam lajmin e mirë, se E
Djathta e Bashkuar Shqiptare (sikurse njihet sot me emërin e ri Shoqata
Athetare “Trojet e Arbërit”), zgjodhi për të përkujtuar 100-vjetorin e
Pavarësisë, pikërisht kryeqytetin historik të Shqipërisë Etnike, Prizrenin, nga
ku lindi “Lidhja Prizrenit” (1878) dhe filloi rizgjimi i Rilindjes Kombëtare.
Sikurse
në 10-të Simpoziume shkencore dhe historike, që janë mbajtur në shtete dhe
qytete të ndryshme jashtë dhe brenda Atdheut (ku janë botuar dhjetë vëllime
voluminoze historike), për nxjerrjen dhe vlerësimin me dokumente historike të
figurave të shquara të nacionalizmit shqiptar ndër shekuj (të lënë në harresë
dhe përbaltur nga komunizmi e armiqtë historik të kombit tonë), këtë vit
jubilar, Shoqata Atdhetare “Trojet e Arbërit”, do të mbledhë në tubimin e
radhës për 100-vjetorin e Pavarësisë, në Kosovën e Haxhi Zekës, Isa Buletinit,
Hasan Prishtinës, Sadik Ramë Gjurgjevikut, Idriz Seferi etj., intelektuale të
shquar nga të gjithë trojet etnike shqiptare dhe diaspora nepër botë.
Lidhja e
Tretë e Prizrenit (1962), me qendër në SHBA dhe degët e saj në botë, u uron të
gjithë bashkëatdhetarëve kudo në botë, që janë mbledhur sot në festën madhore
të Pavarësisë së Shqiperisë, gëzuar dhe paqja, mirësia mbizotëroftë përherë në
trojet etnike shqiptare.
Lusim
Zotin si gjithmonë, që bashkimi natyral i trojeve tona martire të realizohet
një ditë, duke plotësuar kështu amanetin e paraardhësve tanë.