Mendime
Luan Dibrani: Bajraktarët dhe çaushët e besimit islam
E premte, 26.10.2012, 06:45 PM
 Bajraktarët  dhe çaushët zyrtarë të besimit  islam në 
Kosovë - skandal për vendin!
Bajraktarët  dhe çaushët zyrtarë të besimit  islam në 
Kosovë - skandal për vendin!
Nga Luan (Asllan) Dibrani
Qysh moti
ka shpërthyer një papërgjegjësi, një abuzim dhe një  torturë psikologjike dhe fizike ndaj
shqiptarëve të besimit islam nga organet e larta,  nga bajraktarët dhe  çaushët e Qendrës Islame në Kosovë. Këtë
dukuri karikaturiste dhe qesharake e vërtetoi edhe rasti i fundit lidhur me
kremtimin e Kurban Bajramit. Duket se bajraktarët e kanë "ndarë"
Shqipërinë dhe Kosovën, sikur të ishte atdheu ynë i përbashkët në ndonjë
kontinent apo planet tjetër. Festa e  
kurban bajramit do të festohet në dy data të ndryshme në Shqipëri, kurse
në  Maqedoni u festua të enjten, më 25
tetor, ndërsa në Kosovë një ditë më vonë. 
të premten, më 26 tetor.
Lajmi
është bërë i ditur nga njoftimet zyrtare të tri bashkësive fetare, të cilat në
mënyrë të shkurtër e precize njoftojnë vendimin e marrë para do ditësh, që
festa do të mbahet  e përbashkët, në të
njëjtat ditë. Shkak për këtë ndasi duket se është bërë nga njëra anë (në
Tiranë) vendosja e datës sipas kalendarit hënor, e nga ana tjetër (në
Prishtinë), marrja për bazë e ditës së Arafatit. Për të shkuar më tej, e gjithë
bota islame duket se do ta festojë në dy data të ndryshme Kurban Bajramin, ku
në njërën anë qëndron data 26 e vendosur nga Arabia Saudite e në anën tjetër,
një numër i madh vendesh pranë Evropës ose pjesë e saj siç veprojë edhe
Shqipëria  u festua me 25 tetor.
Këta  bashibozuk të Bik-ut në Kosove  sikur 
janë vegël e Shteteve serbo-arabe-sllave 
qe as  urinën nuk  guxojnë me bërë pa i pyetur ata   te mëdhenjtë 
e tyre te cilët ishin xhelat,dhe armiq te përbetuar të popullit
shqiptar!
Arabia
Saudite është ajo qe vjel me mijëra e miliona euro  nga 
shqiptarët e Kosovës. E rropën 
popullin e Kosovës që me mund e djersë 
kursejnë paratë nga puna e tyre fizike, apo nga të afërmit e vet që
punojnë  në shtetet e Perëndimit, duke i
kursyer paratë me duar të përgjakura nga puna nëpër kanalet e Perëndimit. Ka
raste që të manipuluarit nga ana  e
këtyre intrigantëve që abuzojnë  shtresën
e ultë me bindje dhe propagandë të ekzagjeruar fetare, duke e detyruar
shqiptarin që edhe të vetmen lopë që e posedon, duhet ta shesë për të shkuar në
"Qabe", duke i lënë  fëmijët e
vet  pa veshmbathje, pa fletore e pa
mbrojtje shëndetësore. Populli i shqiptar  
jemi një, të një  gjuhe, të një
gjaku dhe te një flamuri, andaj 
arroganca e tyre   duhet të
gjykohet, të dënohet si dukuri antikombëtare, antiqytetare dhe antikulturore.
Këto forca të skëterrës pseudoislamiste janë sorra të frymëzuara, të edukuara
dhe të manipuluara nga shërbime të huaja që 
manovrojnë në Kosovë,  duke
operuar  në masë  me një 
veprimtari të egër antishqiptare, duke na ndarë edhe në festat tona
që  janë 
bërë tashmë  tradicionale, siç
janë Krishtlindjet, Pashkët apo Kurban Bajrami që festohet  tek besimtarët shqiptarë.
Ky veprim
i ndarjes së festës me data të ndryshme është si pasojë dhe një kurorëzim i
këtyre forcave të zgafellës drejtuese  të
Qendrës Islame në Kosovë, një skëterrë e dirigjuar nga  shërbimet e hijeve të fshehta të serbizmit
dhe arabizmit. Janë çaushët e bajraktarizmi që ia sollën  këtë skandal këtij populli konform
parullës  serbe “përçaj e sundo”, edhepse
shqiptarët e Kosovës me shekuj nuk janë 
tjetër, veçse i njëjti popull me atë të Shqipërisë. Për ta fuqizuar këtë
tezë conform titullit të lartpërmendur, 
Kosova u njoh nga  më se 100
shtete të botës, si një vend i pavarur, pos nga “miqtë” e BIK që nuk e njohin,
andaj ka dyshim se ka  gjëra që duhet të
hulumtohen, të kontrollohen dhe demaskohen nga 
organet e të Shqipërisë dhe Kosovës, duke kërkuar edhe përkrahjen e
faktorit ndërkombëtar. Duhet të dalin me një komunikatë, para kombit,  ata qe janë kompetentë për një gjë gjest të
këtillë.
Një
vendimi  i  përbashkët 
që u morr  para disa ditësh sipas
informatave që i japin tri  bashkësitë
islame, në Tiranë, Kosovë dhe Maqedoni, për të festuar më datën  e 25 tetorit së bashku, u injorua dhe u thye
me refuzimin e papritur të Bashkësisë Islame të Kosovës, një vendim karagjoz që
u prit me pezëm edhe nga organet e Qendrës Islame Shqiptare në Tiranë dhe
Maqedoni. Vendim i përbashkët i 
nënshkruar më parë nga Naim Tërnava, Sulejman Rexhepi dhe Selim Muça,
për të festuar të enjten u avullua 
nga  BIK-u. Kosova nuk iu përmbajt
marrëveshjes për interesa të ndryshme që ne nuk i dime, theksojnë organet e
atjeshme, në Tiranë dhe Shkup. "Prapëseprapë shqiptarët do të festojnë
bashkë unik dhe te bashkuar përkundër tendencave të  Bashkësisë Islame të Kosovës si vegël tashmë
e dëshmuar  antikombëtare .
Kjo thyerje
dhe shkelja e kësaj  marrëveshjeje që u
bë nga Bik-u i Kosovës, ka irrituar 
gjithë  spektrin  e besimtarëve islamë, por edhe popullin në
përgjithësi, kur dihet se  populli i
Prizrenit dhe ai i Kukësit është 
tani  i  përzierë dhe këtë festë nuk mund të  festojnë së bashku! Qytetarët e Tetovës dhe
te Ferizajt,  poashtu janë familje
të  përziera dhe nuk mund te festojnë së
bashku. Po edhe më gjerë,  në Preshevë me
Kumanovë qëndron e njëjta gjë, gjë qe edhe në përgjithësi  tashmë, pas rënies së komunizmit , ky popull
nuk  duron më të përçahet, as të cënohet
kultura e tij, zakonet dhe traditat e tij. Askush nuk ka të drejtë cënojë e të
përçajë popullin shqiptar. Kjo pasojë u ndie edhe të  mërgata shqiptare që i kanë marrë pushimet
për këtë ditë, që të jenë në gjirin e familjeve 
të veta.
Kostoja
ishte e madhe, duke u mbështetur edhe në çmimet 
astronomike që u ngritën nga kompanitë ajrore  për festën e Bajramit. Te këta  qytetarë u  
krijua një zhgënjim  i  thellë ndaj akterëve të këtij skandali ndër
shqiptarë. Kryesia e këtij komuniteti 
nga Qendra Islame në Kosovë  është
mirë të çlirojë këtë popull nga përçarjet 
aktuale që janë duke bërë në nivel kombëtar, duke  krijuar paqartësi se kujt t’i besohet, atyre
në Shqipëri  apo atyre në Kosovë. Këta
bajraktarë të fanatizmit janë bërë objekt qesharak pran popullit  të vet, për ndarje të tilla  duk e 
cenuar edhe integritetin 
gjeografik që na e ka falë Perëndia 
këtë vende kompakt, aq të bukur të dashur dhe të shtrenjtë për çdo
shqiptar.
Të
nderuar qytetarë, vëllezër e motra! Të dashur mërgimtarë! Kudo që ndodheni,
populli im, ju urojmë festën e Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë
shqiptarë! Urojmë që kjo ditë madhështore e pastrimit shpirtëror të
solidaritetit për të varfëritë, për skamnorët, për të sëmurët, për invalidët e
luftës së popullit tonë që sakrifikuan jetë për çlirimin e Kosovës, që sot e
gëzojmë lirinë për t'i festuar festat tona të lirë në atdheun tonë të
shtrenjtë, mos bini pre e këtyre forcave dështake, por ky skandal karikaturist,
qesharak dhe përçarës i injorantëve tanë, dëshirojmë të ju bëjë edhe më të
forte, edhe  më kompaktë e unik  në mes veti.
Kjo festë
le t’u  shërbejë si një mesazh i mirë për
të gjithë ata që i përkasin fesë islame, duke shpresuar ne  ndjenja e tolerancës, mirëkuptimit,
mirëbesimit dhe paqes, të mbretëroj në familjet Tuaja, në rrethin Tuaj, në
lagjen Tuaj, në fshatin Tuaj, në qytetin Tuaj. Lusim Zotin që këto të mira t’ia
dhurojë krejt kombit shqiptar! Ky mesazh le të jetë si mesazh i bashkimit tek
flamuri i kombit tonë, si udhërrëfyes i tolerancës dhe respektit ndaj feve të
njeri-tjetrit! Zoti e shpërbleftë popullin shqiptar, një popull paqedashës dhe
të gjithë besimtarët e fesë islame qe e duan kombin  me një gjuhë, një flamur dhe një gjak! Zoti e
bekoftë kombin shqiptar pa injorantë, pa abuzues, pa tradhtarë, pa intrigant
dhe varrmihës që ia përgatisin varrin këtij kombi të bekuar.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










