Kulturë
Thani Naqo: Greçka
E merkure, 19.09.2012, 06:24 PM
Thani Naqo
GREÇKA
U hodha në valle me kitara e buzuk,
Qëllova, si grekët, këpucën me pëllëmbë.
Më dehën me verë nga i vjetri but,
Greçkat m'u qepën të më bëjnë dhëndër.
Kokërënduar nga vera e mbrëmshme,
Shtrati shkalafitur...O, Perëndi, ku jam?!
Nën vellon mjegullore një siluetë e hajthme,
Lëshon aromën e kurmit - oriental.
U zhyta, çakërqejf, në gjumin e pijes,
Kalëroj mbi dallgë e ngrihem mbi re.
Përtej atij bregu, e dallova që krihet,
Këndonte nën zë greçka esmere.
-Jasu palikari! - fërfëllitje pëllumbeshe,
Shpaloset fustani e, dy nënsqetullat lart.
Aman moj, ku e gjete, këtë fustan që veshe,
Sërish mbylla sytë e në gjumë rashë prap'.
2008-2012
Komentoni
Artikuj te tjere
Gjon Keka: Ligjet demokratike dhe armiqtë e saj
Skënder R. Hoxha: Toponimia e katundit Popoc (Popaj)
Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë (7)
Hamdi Tasholli: Pela e Trojës
Flet këngëtarja e mirënjohur, Maya Aliçkaj
Liman Zogaj: A ka të drejtë Einsteini
Kozeta Zylo: Në Nju Jork 100 Vjetori i Pavarësisë pritet me mësimin e Gjuhës Shqipe
Poezi nga Rita Saliu
Xhevahir Cirongu: Satira e Nebi Dragotit dhe në haik
Ramiz Dërmaku: Dhembje për fatin e popullit
Intervistë e Fatmir Mingulit për poetin Adem Zaplluzha
Vilhelme Vranari Haxhiraj: Requiem për Linën
Ndue Dedaj: Hija e kodit të maleve
Xhulia Karavella: 30 kishat antike të Dhërmiut
Përse duhet të realizohet filmi " Revolta e Spaçit"
Poezi nga Faton Mehmeti
Mustafë Shabani: Bashkbisedim mesë dy vëllezërve
Kozeta Zylo: Fitorja e Mark Gjonaj ogur i mirë
Baki Ymeri: Një lule e bukur e dritës së gjallë
Remzi Salihu: Dy net burg me Pano Taçin