Kulturë
Ali Sh. Berisha: Shtrat i rrjedhës së Lumit
E shtune, 11.08.2012, 10:31 AM
 Ali Sh. Berisha
Ali Sh. Berisha
 
Shtrat i rrjedhës së Lumit
 (Akrostik për Ali Podrimjen)
 
Ankthi t'pushtoi rrjedhën për t'ia gjetë
Lumit të dhembjes gjithëherë n'kërkim
Iridës kaherë tretë
          për të vërtetën me muzën e lotit
 
Purgatorin kalove ferrin ta përjetosh
Orën e diellit deri n'parajsë ta ndërtosh
Drit'ndezur malin ta përqafosh
Iritimin duke e bartur n'damar
Me foljet që të nxorën hapin
Jehonë nëpër valët e lumit e lugjet e trurit
Ankthin për ta vrarë
            me muzën n'prehër të zotit
 
Palëve të baltës iu ngjeshe thellë
Ornament këlthitës u ngrite pa u trembur
E shtrove zjarrin në rrafshin e vargut
Tempujve t'mugët muret për t'ua shembur
           me muzën në krahët e t'Lumit
 
Qenqe më s'jetohet the e shpalose flakën
Ëndrrës së ndryrë i dhe gurgullimën
Nëpër reliefin e copëtuar me vija
tragjike
Dyer e dritare t'i hapësh për frymë
Ringjallje vatrash n'hi akulli mbuluar
E blerimit të djegur t'ia kthesh
sytë e lumit
Satanejve fytyrën tua çjerrësh
Engjuve për t'u lënë krah të lirë
me muzën tash në shtratin e gjumit

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










