Kulturë
Besnik Lajqi: Një dashuri tragjike në Rekën e Llagës
E diele, 08.07.2012, 06:00 PM
NJË DASHURI
TRAGJIKE NË REKËN E LLAGËS
E gjithë popullata e këtyre trojeve, si Rugovase, si e pjesëve tjera të Sanxhakut të Nishit, që nga kohërat më të lashta ishte katolike shqiptare. Kishte shumë famulli me kisha të bukura dhe madhështore e që veçoheshin ato të ngritura në bjeshkët e bukura të Rugovës heroike. Poashtu edhe në vet fshatin e Maries, pra në Rekën e Lluges, ishte poashtu një Kishë e madhe dhe shumë e bukur ku u mblidhnin për çdo ditë në lutje popullata e këtij fshati dhe fshatrave të tjerë për rreth.
Nga Besnik Lajqi
Ndodhi në
një fshat të bukur pitoresk, pikërisht në Rekën e Llagës së Rugovës, në Bjeshkët
e Nemura, para kohës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbe. Në këtë
fshat të lashtë me tradita të forta kombëtare, me kulturë e zakone të maleve
dhe kanun të kishës, popullata atëkohë ishte e ndarë në tre lagje e që të gjitha
ishin të një vëllazërie, që ishin Pecaj, Hokaj dhe Zelaj. Përreth këtij fshati
kishte disa famulli katolike me kisha të bukura.
Fshati
kishte rëndësi të madhe, sepse pikërisht nëpërmes të fshatit kalonin karavanet
tregtare nga pjesë tjera të vendit Ilir e Dardan. Ishte vend strategjik, vend në
të cilin pushonin shumë udhëtarë e tregtarë, vend i bekuar që priti në konak e
përcolli shumë njerëz të molisur e rraskapitur nga udhëtimi. Ky vend i bekuar
ishte i hapur për çdo njeri vullnetmirë. Nuk shpëtoi njeri udhëtar e të cilit
nuk iu hapën dyert e konakut dhe zemra e banorëve mikpritës e bujarë. I pritnin
me atë që kishin, bukë kripë e zemër. Këta ishin të shumtën udhëtarët, tregtar
që vinin nga Tregu i Ri (sot Novi Pazari), e të cilët kalonin nëpër Mal të Zi,
po edhe këta së bashku, të gjithë kalonin e dilnin në Shekullar (Shekulli i artë)
e kalonin nëpër fshatin Reka e Lagjes, e dilnin për në Rrafshin e Dukagjinit për
të bërë tregti, për të blerë drithëra e ushqime dhe gjëra tjera për jetesë. Popullata
e këtij fshati bujar ishte gjithnjë mikpritëse, e dashur dhe afërt me kalimtarët
e zakontë.
Por një ditë ndodhi një ngjarje jo e zakontë dhe e papritshme, të cilën nuk e kishte dëshiruar askush, e aq më pak banorët e këtij fshati dhe të këtyre anëve, e të cilët shquheshin për nga ndera, fisnikëria, bujaria, respekti e morali i fortë.
Fshati dhe fati i Maries nga Reka e Lluges
Fshati në
të cilin u lind Maria, është fshati Reka e Llagës, fshati i dytë i Rugovës, që gjindet
në dalje, për kah kufiri i Malit të Zi, pra afër qytetit të vjetër e të lashtë të
Pejës, qendër administrative e asaj kohe. Reka e Llagës gjendet ndërmjet
fshatit Shtuteg dhe Malaj. Fshati gjindet në hapësirën trekëndshe që lidhë Malin
e Zi, Tregun e Ri (sot Novi Pazar) dhe pjesën e Rrafshit të Dukagjinit. Në kohërat
më të lashta, ky vend ishte edhe vend i rëndësishëm kalimtar, si vend kalim /tranzit/
i karavaneve tregtare të një pjese të popullatës së Malit të Zi, të cilët
tregtonin me popullatën e Rrafshit të Dukagjinit e Sanxhakun e Nishit /troje
shqiptare deri vitin 1878/ dhe që kjo rrugë tregtare shkonte e arrinte deri në Selanik
/Via Egnatia/. E gjithë popullata e këtyre trojeve, si Rugovase, si e pjesëve
tjera të Sanxhakut të Nishit, që nga kohërat më të lashta ishte katolike
shqiptare. Kishte shumë famulli me kisha të bukura dhe madhështore e që veçoheshin
ato të ngritura në bjeshkët e bukura të Rugovës heroike. Poashtu edhe në vet
fshatin e Maries, pra në Rekën e Llagës, ishte poashtu një Kishë e madhe dhe
shumë e bukur ku u mblidhnin për çdo ditë në lutje popullata e këtij fshati dhe
fshatrave të tjerë për rreth.
Popullata
e këtij fshati të bukur, si dhe popullata e fshatrave të tjerë katolike
shqiptare, që ishte aty, si zakonisht, që nga kohërat më të lashta mirreshin me
blegtori, bletari e pylltari. Pra kështu fitonin nga ndjersa dhe puna e rëndë bukën,
por ishin të lumtur sepse të gjithë jetonin në paqe, harmoni e dashuri vëllazërore
shqiptare. Në këtë fshat jetonte një popullatë e shëndoshë dhe e bukur. Vajzat
ishin të bukura dhe burrërore. Të veshura gjithnjë elegante, me veshje
tradicionale shqiptare rugovase. Të rregulluara mirë e të pastërta. Kishin
shiqim të shkëlyqer me sy të bukur të zezë, nga rrezatonte pastërtia e
shpirtit, sikur që është vetë natyra e këtyre anëve. Mbanin flokët e lëshuara apo
bistek. Ato femra nuk njihnin shami e mbuloja tjera. Do ishte mëkatë që të fshihet
ajo bukuri që kishte dhuruar vet Zoti krijues e që iu kishin lakmi çdo
ardhacaku të hyaj që do kalonte atndejpari.
Në përgjithësi,
kurrë Rugovasit nuk i kanë mbuluar gratë e bijat e tyre. Nuk njihnin e nuk
dinin për havale /mshefje/. Gratë në këtë fshat dhe në tërë Rugovën gëzonin
respekt të madh në mesin e burrave, dhe ishin shumë të nderuara, respektuara
dhe pranuara në mesin e shoqërisë, e në ndeja të përbashkëta, aq sa flitet se
ka pasur raste kur ndonjë ngatërresë apo gjakmarrje nuk kanë mundur ta pleqnojnë
burrat e grave iu ka shkuar për dore kjo duke hyrë në mesin e burrave dhe kanë bërë
paqe e rahati ndërmjet familjeve të hasmuara. Pra, në këtë ambient u rrit dhe zhvillua
me një shtat të bukur sikur pinjoll edhe Maria 18 vjeçare, nga fisi i Kelmendit.
Në këtë fshat të Maries si dhe në gjitha këto pjesë të bukura të Rugovës mbretëronte
në përgjithësi i ashtuquajturi Ligji i Maleve dhe fjala e Kishës. Rugovasit në përgjithësi
ishin besimtarë të mirë të besimit katolik, e që iu besonin dhe nderonin shumë edhe
tri gjërave tjera që ka dhuruar Zoti, pra: Diellin që ngrohte token, Tokën që jepte
bukë e ujë dhe ushqime tjera, dhe Femrën e cila ishte themeli i shtëpisë, e sipas
Rugovasve, gjëja më e çmuar, e cila me vullnet e dëshirë të Zotit sillte në jetë,
krijesë të re, pra njeriun, krijesën më të vlefshme dhe të dashur të Zotit.
Maria, dashurohet në tregtarin kalimtar nga Tregu i Ri!
Sot e
asaj dite flitej për këtë ngjarje të padëshiruar, mirëpo po aq edhe të dhembshme.
Këtë e dijnë popullata e këtyre anëve e të cilët jo edhe me dëshirë e rrëfejnë këtë
tregim. Unë këtë e shumë ndodhi tjera i dëgjova nga gjyshja e babait tim. Një grua
e drejtë, burrëreshë e shtrenjtë dhe e shenjtë. Vërtetë ishte shtyllë e shtëpisë.
Grua e fjalës, nderës, besës, moralit të lartë tradicional dhe respektit. Bëhet
fjalë këtu për vajzën e bukur nga ky fshat e quajtur Maria. Vajza ishte në moshë
rinore. Kishte vetëm tetëmbëdhjetë vite. Bukuria e saj mahniste shumëkend. Ishte
shtatgjatë, syzezë, e shëndoshë, me shiqim depërtues të shkëlqyer dhe me një buzëqeshje
të lehtë, sikur erërat e këtyre anëve dhe poaq simpatike dhe tërheqëse, saqë të
bënte të disponuar po të ishe i rraskapitur. Mbante flokët bistek, të lidhura
dhe të lëshuar për trup e që arritnin deri te beli i saj i hollë, pikërisht
ashtu siç shihnin edhe vajzat e bukura tjera të këtyre anëve.
Kjo
bukuroshe, kjo shqiponjë e këtij katundi, pa e ditur nga kush u dashurua, një kalimtar,
një djalë tregtar që vinte e udhëtonte, kalonte nëpër fshatin e Marisë, nëpër
Rekën e Llages. Aq më tepër, ajo ishte dashuruar në Marinë. Ky djalë i cili
gjithnjë shkonte për të blerë drithëra në fshatin tjetër fqinjë, të quajtur
Drelaj. Blente drithëra në një familje tregtare kelmendase, familje kjo e cila
që me kohë e para shumë viteve kishte ardhur nga një fshat i quajtur Kelmend (ky
fshat sot gjindet në trojet shqiptare të Sanxhakut, të okupuara nga
Djaloshi
i cili tregtonte dhe i cili u dashurua marrësisht në Marinë e bukur të fshatit,
e quanin Kolë. Këta dy, një ditë takohen tek kroi i fshatit dhe pas meshës së të
diellës. Kështu vazhdoi për një kohë takimi i tyre e ku miqësia rritje gjithë e
më tepër, por me këtë edhe dashuria për njëri tjetrin. Mirëpo, ndodhi ajo që në
këto anë e quajnë të turpshme. Pas disa takimeve Maria ngelë shtatëzënë, jashtë
martesës. Ky ishte një mëkat, gabim dhe vepër e pafalshme në atë kohë. Kur e
mori vesh këtë ndodhi familja e vajzës, se vajza e tyre është shtatëzënë,
familja ra në turp të madh e të paparë. Vajza e cila tashmë gjindej nën
presione të mëdha u detyrua të tregojë se me kë ka mbetur në gjendje të tillë. Maria
foli dhe tregojë se baba i fëmiut të palindur është pikërisht i ati djali të bukur,
e i cili shumëherë kishte qenë musafir i kësaj familje, njeriu që kishte ngrënë
bukën e kësaj familje. Ky ishte edhe turpi dhe poshtërimi edhe më i madh që nuk
falej në atë kohë, sepse njeriu u prit dhe pranua në besë në familje, ku ka ngrën
bukën dhe kafshatën e saj, kështu ky djal kishte gabuar duke thyer në besë një familje,
me këtë edhe duke përdhosur dhe shkelur bukën, sipas zakoneve të shenjta të maleve.
Kjo punë me
këtë besë-prerje u bë e madhe dhe familja e Marisë e kuvenduar me plakun e
katundit vendos dhe ia dërgon një person familjes së djalit dhe bajraktarit të fshatit
të tij, duke i thënë se mashkulli i juaj, Kola, na preu në besë. Kjo pabesi
sipas zakonit të maleve të Rugovës, duhej disi të shpaguhej. Kështuqë familja e
djaloshit (Kolës), dhe bajraktari i asaj zone/treve, për ta la turpin që ua ka
sjellë biri i tyre duke qenë bukëpërmbysës, vendosën që ta vrasin. Dhe menduan
e kuvenduan që kjo vrasje të duket disi sikur të ishte fatkeqësi akcidentale, kështuqë
të mos koritet e dëgjohet kjo ndodhi në gjithë ato anë e më tej, sepse me këtë,
jo se vetëm i humbaste fytyra e ndera familjes e fisit si dhe trevave të atyre
anëve nga vinte Kola, por rrezikohej të mbyllet edhe rruga për fshatarët e asaj
ane dardane.
Një ditë të hershme mëngjesi, pleqtë e familjes në krye me bajraktarin, morën Kolën dhe ia behën për në mal. Mali ku gjindeshin ata ishte jashtë vendbanimeve. Një mal i pasur me drunjë të gjatë e të mëdhenj, vend ku nuk shkilte dot këmba e njeriut, një çerdhe shqiponjash ku rrinin bijtë dhe bijat e shqipes së Rugovës. Kështu, këta burra të fuqishëm për ka pamja fizike, të veshur me veshje të lashtë shqiptare kombëtare, filluan punën e prerjeve të drunjëve dhe pas një kohe të shkurtë, qëllimisht ia lëshuan Kolës, djal të ri, një lis të madh t’i bie mbi kokë, i cili e la atë në vend të vdekur. Dhe pikërisht ashtu siç ishin marrë vesh më parë, ata sot e kësaj dite kështu e shpjegojnë vdekjen e Kolës, kinse ishte një vdekje fatale, “akcindentale” dhe tragjike. Kështu u përhap ky lajm i kobshëm mbi vdekjen e këtij djaloshi të bukur, dhe këtë e shpjegonte edhe familja e Maries. Kështu, pas këtij rasti tragjik, familja e Maries tashmë e ndiente vetjen disi më të shlirë e të ngushlluar, mirëpo kishin problemin tjetër, e ky ishte problemi Mari. Çka e si të veprohet tashmë me vetë bijen e tyre që iu morri fëtyrën e që mbeti shtatzënë jashtamartesës, që sipas ligjeve të maleve dhe të Kishës, ishte një gjë e mëkatshme, e jashtëligjshme dhe turpëruese.