Kulturë
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (V)
E diele, 24.06.2012, 06:22 PM
RRETH IDENTITETIT TË GJINISË ASNJANËSE NË SHQIPEN E SOTME
Nga Dr. Nuhi Veselaj
V. vendi
i asnjanësve prejpjesorë në kuadër
TË PREJPJESORËVE TË TJERË
1)
Treshi
sinonimik dhe emërtimi i proceseve
tekniko-teknologjike në gjuhën shqipe
Siç
e pamë vendi i asnjanësve të paparanyjëzuar ose të parmë si emra të mirëfilltë
me kuptim të hershëm burimor përfshihej në kuadër të nënfushës që emërtoheshin
përgjithësisht koncepte të gjësendeve a
të lëndëve konkrete të panumërueshme e të tjera, vendi i asnjanësve
prejmbiemërorë të nyjshëm që në fillim bënte pjesë në nënfushën e emrave abstraktë të profilit të cilësisë të një
gjendjeje a të qeni që motivohej nga tema e qartë fjalëformuese mbi bazë
mbiemërore, ashtu siç motivohej edhe emërtimi i asnjanësve të paranyjëzuar
prejpjesorë nga tema foljore (pjesorja përkatëse) për të shprehur veprime të caktuara po nga fusha e
abstraksionit, por të profiluar ndërkohë
parësorisht në një nënfushë të veçantë semantike, që kishte të bënte me
emërtimin e koncepteve të veprimeve përkatëse po brenda fushës së gjerë të abstraksionit,
ashtu siç ngjan edhe me asnjanësit prejmbiemërorë. Në të vërtetë, këtë nënfushë
semantike të asnjanësve prejpjesorë e shpjeguam dhe e konceptuam në një farë
dore në kreun e mëparshëm, ndërsa tashti në këtë krye e në të tjerët në vazhdim
na mbetet që ta qartësojmë edhe më mirë e më në hollësi po të njëjtën gjë, ngase
në këtë mënyrë identiteti i asnjanësve të këtij tipi, del më i përkapshim. Pra,
na mbetet që në vazhdim të bëjmë përpjekje që gjatë shtjellimit të ekspozojmë
sa më shumë fakte të qarta dhe bindëse jo vetëm për lexuesit dashamirës, por
edhe për studiuesit me ambicie të zgjuar të gjuhës sonë.
Ç’është
e drejta, rreth nënfushës semantike të asnjanësve prejmbiemërorë të
paranyjëzuar dhe për nënfushën semantike të asnjanësve prejpjesorë deri më tash nuk kemi ndeshur në ndonjë punim monografik të hollësishëm, por
konstatime me interes patëm rastin të lexonim nga materiali i përfshirë në Gjuha letrare shqipe për të gjithë, të dhëna këto të vlerësuara
shumë pozitivisht prej nesh në fillim të këtij punimi dhe në disa artikuj të
prof. A. Zymberit. Mirëpo, në të vërtetë, ne, spontanisht në mënyrë të pavarur,
pa i konsultuar burimet që bëjnë fjalë për temën në shqyrtim, specifikimin a
prirjen rreth përcaktimit të nënfushës semantike të asnjanësve prejpjesorë e
kemi pasë vënë re kalimthi qysh para 20 e sa vitesh në një punim, kur i patëm
trajtuar emërtimet e proceseve tekniko-teknologjike të shqipes në ndërmarrje
prodhimi.
Meqë
ishte pothuaj rast unik sa i përket trajtimit të temave të tilla ndër ne e më
gjerë dhe me qëllim që edhe sot përmbajtja e atij konstatimi të jetë më e qartë
për lexuesin, po e riprodhojmë këtu vetëm pjesën që ka të bëjë me temën tonë të
nxjerrë nga trajtesë-kumtesa me titull “Çështje
rreth emërtimit të proceseve tekniko-teknologjike me foljet më -o/(-zo-), botuar
në Seminari...1987 dhe të ribotuar në
librin Foljet më -o- në shqipen e sotme (Prishtinë
2002, f. 24), ku tekstualisht theksohet:
Në këtë kompleks çështjesh (d.m.th., rreth emërtimit
të proceseve tekniko-teknologjike) po cek
vetëm dukurinë e bashkëjetesës së treshit
sinonimik (emrave prejfoljorë) nga tema e njëjtë motivuese, si p.sh. shkrim
/ shkruarje / të shkruarit, çmim / çmuarje /të çmuarit, lëshim/ lëshuarje / të lëshuarit,
shtrim//shtruarje /të shtruarit, kthim / kthyerje / të kthyerit etj., dukuri
kjo që është e pranishme në jetën tonë të përditshme dhe ka raste të këtilla që
dalin të shënuara e të përligjura edhe në fjalorin tonë shpjegues normativ. Gjithsesi
studimi me kompetencë i kësaj dukurie, me mprehtësinë që meriton, mbase do të
nxjerrë në pah se treshi sinonimik i sipërcekur në gjuhën tonë, mos vallë, do
të konsiderohet si një begati, jo vetëm për të shprehur ngjyrime stilistike për
të njëjtin koncept, por ato do të mund të cilësoheshin edhe si fjalë të veçanta
(terma) për të shprehur koncepte të ndryshme, varësisht nga konteksti ose nga
vetë dukuria që shprehet. Ç’është e vërteta, nga aspekti që po trajtohet këtu
ndonjëri nga shembujt që u konstatuan mund të shërbejë si sprovë për një
kundërvënie kuptimore, ngase me emrat e tipit: shkrim, çmim etj. shprehet rezultati i veprimit, me emrat e tipit:
shkruarje,çmuarje etj.- shprehet vetë veprimi
si proces në vazhdim (kryesisht) dhe së fundi, me emrat asnjanës të tipit
të shkruarit, të çmuarit – shprehet koncepti i temës a i procesit të caktuar.
Gjithsesi, theksonim aty, një kundërvënie e tillë kuptimore e
sinonimeve në fjalë del më e qartë në raport me barasvlerësit përkatës të
gjuhëve të huaja, jo vetëm në gjuhën e përkthimit, kur kemi të bëjmë me
terminologji tekniko-shkencore e teknologjike, por edhe për koncepte të tjera
të fushave të caktuara, ngase jeta shtron nevojën edhe për aso shprehjesh e
nuancash konceptore, të cilat deri më tash nuk ishin aq të ndjeshme dhe të
domosdoshme për t’u shprehur.
Ne,
atëherë këtë çështje e lamë të hapur, e cila mjerisht nuk zgjoi interesim e
duhur te faktorët tanë përgjegjës normëvënës, ashtu si mjaft çështje të tjera
të iniciuara ndërkohë prej nesh. E themi me keqardhje pse kërkesa jonë mbeti
amull, d.m.th. ende vendnumron, sepse nuk pati lëvizje as jehonë tash a sa
vite, ndonëse mendojmë, siç tregojnë faktet, se kishim plotësisht të drejtë.
Edhe sot ngulmojmë se numri i asnjanësve të ngjashëm, të tipit si b.f. të menduarit, të folurit, të përthyerit
që dalin si terma të mirëfilltë të njohur ligjërisht, sipas terminologjisë
tekniko-shkencore të shkencave filozofike, filologjike ose fizike, mund dhe
duhet të shtrihen lirshëm edhe në nënfusha të tjera të veprimtarive përkatëse,
madje me shembuj ligjërisht të drejtë që mund të kalojnë në model a si me thënë
në prodhim serik, ngase këtë e mundëson
vetë struktura përkatëse në kuadër të sistemit emëror e foljor të gjuhës sonë,
strukturë kjo që ndërlidhet në mënyrë komplekse me të gjitha nënfushat e
caktuara përkatëse semantike.
2)
Shembuj
tipikë të treshit sinonimik të gjuhës shqipe në krahasim
me dy gjuhë të huaja në kontakt
Atë
që e thamë rreth specifikimit të
nënfushës semantike në kuadër të treshit sinonimik, duke e pasur parasysh
gjithnjë në qendër të vëmendjes asnjanësin
prejpjesor në raport me
prejpjesorin e prejardhur më -im ose -je e vërteton vetë praktike edhe
në krahasim me gjuhët e tjera, krahasim ky i domosdoshëm kur kemi parasysh
faktin se në jetën bashkëkohore të gjitha proceset tekniko-teknologjike që
ndërlidhen pothuajse me të njëjta fusha të
prodhimtarisë së të mirave materiale e të tjera janë pothuajse të ngjashme. Sa
për ilustrim po i shënojmë dy shembuj të emërtimeve përkatëse në të tri gjuhëve
në kontakt: shqip, serbisht dhe italisht:
---------------------------------------------------------------------------------------
. shqip serbisht italisht .
1. të bindurit ubedjivanje convicimento,
bindje-a ubedjenje condizione;
2. të detyruarit obavezanje obligacione,
detyrim obaveza obligo.
Shembuj të ngjashëm në përdorim të përditshëm janë të
shumtë. I ndeshim normalisht si barasvlerës, patjetër, siç shihet nga shembujt
e mësipërm, edhe në raport me gjuhët e tjera, andaj vendi i asnjanësit si element
i domosdoshëm assesi nuk duhet të sillet në dyshim. Në të vërtetë, ne jo vetëm
nuk e sjellim në dyshim as dukurinë e treshit sinonimik, por e quajmë të
domosdoshme në kontekste të caktuara, andaj kërkojmë që diferencimi kuptimor
sipas nënfushave që mbulojnë trajtat e caktuara detyrimisht duhet të njihet më
mirë nga të gjithë. Kështu, pra gjithsesi përkufizimet e dhëna në fragmentin e punimit
tonë të riprodhuar më sipër sipas tipave të treshit sinonimik prejpjesorë, mund
të vërtetësohen mjaft mirë në kontekste të tjera të caktuara, siç do të
përpiqemi ta bëjmë tash fill. Pra, sa për ilustrim po japim edhe dy shembuj të tjerë
po nga këto tri gjuhë fqinje me përmbajtje të treshit sinonimik:
shqip
serbisht italisht .
1
2
3
-----------------------------------------------------------------------------------
1) çmoj (me çmue) ceniti (oceniti, proceniti) apprezare
çmim cena prezzo
çmuarje cenjenje estimo
të çmuarit ocenjivanje, procenjivanje volutacione;
2) rrit (me rritë) rastiti crescere
rritë-a rast
crescita
rritje porast creasciuto
të rriturit rastenje crescione.
(Shih për këtë FSHSK 1981
dhe Fjalor shqip-italish, Durrës 1992, Fjalori i Toçit (1993) dhe Taliansko-hrvatshki
ili srpski rjeënik, Zagreb 1980 e në burime të tjera.)
Jemi të vetëdijshëm se barasvlerësit përkatës që mund të
ndeshen sigurisht në raport edhe me gjuhë të tjera, për koncepte të caktuara
mund të këmbehen edhe me sinonime të tjera mbase edhe më të përshtatshme,
varësisht nga natyra e gjuhës përkatëse,
por ne kemi për qëllim të vëmë në pah ose të tregojmë se kjo vlen sidomos për
përkthyesit, pse jo edhe për studiuesit përkatës, se në gjuhën shqipe për
konceptin e caktuar nuk ofrohet vetëm njëra nga trajtat e prejpjesorit me
prapashtesën me -im ose -je që zakonisht del e favorizuar në
fjalorët tanë përkatës si barasvlerësi më tipik për korresponduesit përkatës të
gjuhëve të huaja, por për të njëjtin destinim mund të paraqiten edhe të dy
trajtat e tjera sinonimike e ndër to nuk duhet anashkaluar assesi as trajta e
asnjanësit përkatës si trajtë e padiskutueshme barazvlerëse për konceptin
përkatës.
Me
thënë të drejtën, atëherë, kur ne e patëm shprehur konstatimin e mësipërm,
aspak nuk sillnim në sprove-dyshimi qëndrueshmërinë e asnjanësit, siç nuk e
sjellim as sot, por dilte i diskutueshëm për ne raporti i prejpjesorëve të panyjëzuar prapashtesorë i
emrave të veprimit me -im dhe -je, të cilët kanë fjalë-temë të njëjtë prodhuese
Ngase, siç na është e njohur nga
gramatika, prapashtesa -je, sipas rregullës fjalëformuese semantike del e
specializuar vetëm për temat e foljeve me bashkëtingëllore, kurse prapashtesa -im
del e specializuar mbi temë të foljeve me zanore a tog zanor -oj, -uaj dhe -ej (pjesërisht).
Atëherë shtrohet pyetja pse u shfaq kjo dukuri
që nuk është pa gjurmë edhe pa prirje jetësimi edhe sot? Përgjigjja s’mund të
jepet aq lehtë e thjeshtë. Do të përpiqemi ta elaborojmë sadopak pa humbur kohë.
Sigurisht një alternativë e tillë doli nga nevoja, nevojë kjo që për
mendimin tonë ekziston edhe sot. Këtë e
ndjejnë më së miri ata që merren ose ballafaqohen me probleme të tilla barazvlerësie,
jo vetëm në kuadër brendapërbrenda gjuhës sonë, por aq më tepër në raport me
gjuhët e huaja. Atëherë në notes, përveç shembujve të sipërcekur që i kishim
ndeshur në burimet tona përkatëse të kohës që e ndiqnin zyrtarisht e rigorozisht
normën, i kishim të shënuar edhe shembuj të tjerë po mbi bazë të foljeve më
–oj, -ej dhe –uaj tek të cilat veç prejpjesores më –im dilte në përdorim mbi të
njëjtën temë prodhuese edhe ajo e diskutueshmja me prapashtesën –je, Ja disa
shembuj që po i nxjerrim nga notesi:
zgjuarje
(zgjim, të zgjuarit), dërguarje (dërgim, të dërguarit), vluarje (vlim, të
v(a)luarit), rrezuarje (rrezim, të rrezuarit), dëbuarve (dëbim, të dëbuarit),
paguarje (pagim e pagesë, të paguarit), limuarje (limim, të limuarit), ftuarje
(ftim e ftesë, të ftuarit, lëmuarje (lëmim të lëmuarit), shfryrje (shfrim, të
shfryrët), shkëlqyerje (shkëlqim, të shkëlqyerit, e ndonjë tjetër.
Këto
janë, pra disa nga trajtat që i patëm vërejtur, madje disa herë të përdorura në
burime të ndryshme të kohës, por për të njëjtin destinim, po me kuptimësi të
dalluar në kuadër të treshit sinonimik. Po e përsërisim me të tjera fjalë se këtë
dukuri e kemi pasë vërejtur, pikërisht atëherë, kur norma në fuqi te ne
respektohej edhe në mënyrë të disiplinuar dhe me eufori, andaj, siç e thamë,
dilnin të diskutueshme vetëm trajtat me -je dhe assesi trajta e asnjanësve
përkatës ashtu si edhe trajtat me -im.
Meqë
rregulla e cekur prej nesh është gjithnjë në fuqi po rrëfehemi se për mendimin
tonë rastet e tilla me -je, kur përdoren nga nevoja që shtron konteksti,
asnjëherë nuk duhet të cilësohen si
shkelje e normës. Themi kështu, sepse në raste të tilla emrat përkatës me
-im si dhe -esë (që theksohen sipas rregullës), si b.f. te folja shkruaj: shkrim, shkresë, konstatohet se kishin kaluar në nënfushën tjetër
semantike, jo në emërtimin e procesit a të veprimit përkatës. Pra kishin kaluar
përkatësisht në emërtimin e rezultatit të veprimit ose të një gjësendi konkret,
ndërsa koncepti i emërtimit (abstrakt) të vetë procesit ose ishte zbehur shumë
ose kishte mbetur i pambuluar. Prandaj në raste të tilla u ofrua dhe u pranua
menjëhershmërisht (automatikisht) trajta
sinonimike mbi bazë të pjesores së letrarishtes së sotme, siç është tipi shkruarje
(emërtim i procesit). Krahaso: shkrim-i
(emërtim i dokumentimit të veprës reale të shkruar), shkresë-a (emërtim i dokumentit konkret), ndërsa shkruarje-a, pra, emërtim i procesit të veprimit ose veprimi
i konceptit të të shkruarit. Për të qenë edhe më të qartë, po përsërisim,
kur emri më –im kalon në fushën e emrit konkret ose mbulon koncept të përafërt
me të, atëherë vetvetiu emri me –JE
fiton të drejtën e ndërhyrjes në përdorim, ashtu si edhe trajta e asnjanësit
përkatës. Por, kur trajta më –IM mbetet si emërtim i veprimit, atëherë, as
asnjanësi përkatës, jo e jo, por as trajta më –JE s’ka vend aty, ngase s’del e
nevojshme me u përdorë, por ajo, duke e lënë nën hije asnjanësin, si me thënë,
qëndron, si e parë në radhë në pjesën e rezervës dhe kështu si forcë e rezervës
brenda sistemit ligjërimor pret rastin për aktivizim ose, si të thuash, qëndron
e gatshme si rezervë për shërbim. Fundja, kur dihet se pjesorja e letrarishtes
mbaron me konsonant, atëherë si temë fjalëformuese formalisht nuk qëndron kundër
rregullës, që nga të gjitha foljet me konsonant emri prejpjesor i veprimit merr
prapashtesën -je. Me fjalë të tjera, kur koncepti i emërtimit abstrakt i vetë
procesit del i zbehur ose mbetet si kuti e zbrazur vakuum, andaj trajta me -je, kur gjen kuti të zbrazët, s’ka arsye
të mos e zërë vendin e liruar nga sishoqja me formantin –IM (mësim / mësuarje),
madje sipas prirjes që kemi vërejtur, trajta me -JE më shumë ka të drejtë të
intervenojë se sa asnjanësi përkatës, pra në këto raste kur është çështja tek
emërtimi i vetë procesit, por jo të
konceptit..
Sipas
shembujve që dhamë shihet qartë se të gjitha trajtat dalin të shënuara sipas
modelit të pranuar nga trajta e pjesores së letrarishtes, d.m.th. të
toskërishtes. Nuk dimë se nga trajtat barasvlerëse të versionit të gegërishtes do
të ketë pasur shfaqje të tillë apo jo.? Dihet se edhe më përpara miratimit të
normës në fuqi, në toskërishte një dukuri e tillë kishte përhapje të dukshme, e
cila u la jashtë norme, për arsye thjeshtëzimi. Pra, norma e sotme në fuqi e
përjashton trajtën hutuarje, duke e
pranuar për të njëjtën koncept të normëzuar vetëm trajtën hutim nga folja hutoj (me
(u) hutue), e kështu me radhë.
Pasi
trajta paralele e gegnishtes, si te shembulli hutuarje /hutuemje, nuk dimë se do
të jetë cekur diku, prandaj për ne shembulli nduemje (me ndue) si dhe ai
vumje (me vu) të shënuara krahas trajtave të asnjanësve të nduemit dhe të vumit, që i ndeshëm të regjistruara në Fjalorin e M. Elezit (Aty
f. 387.), dilnin mjaft simptomatike dhe jo pa interes. Mendojmë se këtu erdhi
rasti të rikujtojmë se ka shpjegime, që nuk kontestohen se edhe emri me -im
qysh në lashtësi, kishte dalë nga pjesorja e foljes me zanore,(mbase
*paskajorja e hershme sintetike!) si p.sh.: -Oj. (*-ONj, *On*Oj), ndërsa O-ja
me rastin e emërformimit ka rënë, por që në raste të tjera është diftonguar (*OU/UO)-UA/UE
pra, *shkrONj: shkrO + IM - shkrim, e
kështu me radhë, proces ky që për gjendjen e sotme nuk del fort i qartë dhe i
lehtëpërkapshëm, sikurse del b.f. rregulla tjetër mbi bazë të pjesores së sotme
të foljeve me konsonante fundore që mbi te temën e qartë prodhuese formohen
prejpjesorët me -JE, si b.f. dal(ë) (me dalë) dal-je, analogjikisht: shkruar
shkruar-je ose shkruem (me shkrue(m) shkruem-je.
Sidoqoftë, edhe kjo e vërtetë del e nevojshme
të thuhet dhe njëherazi edhe të njihet edhe më mirë. Së këndejmi, atë që e
thamë lidhur me prapashtesën -JE, vërtetohet edhe nga asnjanësit prejpjesorë të
nyjshëm te nëngrupi a) të vjelë nga Fjalori i shqipes së sotme (2002), ku të
gjitha sinonimet sqaruese janë dhënë me tipin e emrave më –JE, përveç një rasti
pagë+esë pagesë (të paguarit), ashtu si edhe te nëngrupi b) ku janë dhënë dy
raste me mbaresë zero: sosë-a (me (u) sosë të sosurit) dhe tekë-a (me u tekë, të
tekurit), ndërsa në nëngrupin c) emrat sinonimikë dalin të llojllojshëm sa i
përket ndërtimit, veç me prapashtesën –je qëlluarje, shkruarje e me –im: dëgjim, mendim, shkrim, pagim; dalin në
veprim edhe formante të tjera si -esë pagesë (të paguarit), pastaj, pjesore e
emërzuar (sipas mënyrës pandajshtesore): rrojë (të rruarit), emër i nyjshëm: e
qëlluar-a (të qëlluarit), d.m.th. në gjashtë raste kemi 9 sinonime alomorfe të
ndryshme. Pra, përveç atyre me prapashtesën –im dhe –je kemi nga një rast me
–esë (pagesë-a), një me -ojë fundore (rrojë-a) dhe një emër të nyjshëm me
mbaresë zero ( e qëlluar-a).
Nga
sa u tha më sipër kuptojmë një fakt me interes se rrëgjimi i asnjanësve është
zbatuar vetëm tek emrat e parmë a asnjanësit e mirëfilltë të paparanyjëzuar,
ndërsa tek asnjanësit e paranyjëzuar prejmbiemërorë dhe sidomos tek asnjanësit
prejpjesorë nuk shfaqet, pothuajse, fare një dukuri e tillë rrëgjuese, por ata dalin
kuptimisht të spostuar në një nënfushë tjetër semantike jo të largët, por të
përafërt me procesin e veprimit përkatës.
3) Nënfushat semantike në raportin
asnjanësi
prejpjesor/ barasvlerësi sinonimik
Pra,
është fakt se edhe asnjanësit e nyjshëm
prejpjesorë, por jo si ata të panyjshmit, por ngjashëm me prejmbiemërorët,
konkurrohen vetëm për ndonjë pjesë koncepti nga format e tjera, por jo për
konceptin e temës së procesit përkatës.
Prandaj,
për me pasë më të qartë këtë fenomen, d.m.th. nënfushat semantike në raportin
asnjanës prejpjesor ndaj barasvlerësit sinonimik, ashtu siç e morëm nga një
shembull (të mirët e të madhtë) për prejmbiemërorët, tashti,
nga tipi e asnjanësve prejpjesorë nga foljet më -oj, po e veçojmë shembullin: të mësuarit, të cilin po e zbërthejmë,
duke e krahasuar ndërsinonimisht me përgjegjësit e tjerë, brenda këtyre fjalive:
a) Të mësuarit sjell fitim
b) Nga mësimi ose Nga mësimet vjen
fitimi. c) E mësuara nuk harrohet lehtë ose Të mësuarat nuk harrohen lehtë. ç) Nga e mësuara ose të mësuarat kanë dobi të gjithë. d)
Nga i mësuari ose të
mësuarit kanë dobi të gjithë.
Po
përmendim ndonjë veçori gramatikore (morfologjike) e semantike të emrave të
nënvizuar në fjalitë e mësipërme, sipas radhës:
a)
Të mësuarit - emër abstrakt, njëjës i shquar, gjinia
asnjanëse, d.m.th. shprehet koncepti vepror që ndërlidhet me veprimin e të
mësuarit, përgjithësisht.
b)
Mësimi ose mësimet - emër abstrakt, njëjës e shumës, shprehet procesi i
veprimit i të të mësuarit me elemente të
rezultatit të veprimit.
c) E mësuara ose
të mësuarat – emër abstrakt, gjinia
femërore njëjës e shumës, d.m.th. shprehet vepra e mësuar ose veprimi i njohur
më parë i procesit të të mësuarit.
ç)
E mësuara ose të mësuarat - emër, gjinia femërore, njëjës e shumës, emër i
përgjithshëm i njeriut me kuptim pësor, jo vepror.
d) I
mësuari ose të mësuarit - emër,
gjinia mashkullore njëjës e shumës, emër i përgjithshëm i njeriut me kuptim
pësor, jo vepror.
Nga shembujt e mësipërm po veçojmë këto veçori
dalluese:
1)
Nga shembulli i parë, pika a), shohim se asnjanësi si emër abstrakt ka njëfarë
afrie semantike vetëm me emrin gjithashtu abstrakt të gjinisë femërore në
njëjës e shumës, pika c), por që gramatikisht u ndryshon gjinia gramatikore dhe
nyjë-mbaresa shquese. Krahaso: të
mësuarit / e mësuara, të mësuarat, Kuptohet se e mësuara ose të mësuarat si koncept abstrakt shprehin një proces
që tashmë nënkuptohet si i kryer, d.m.th. ka ngjarë në të kaluarën, ndërsa me
asnjanësin të mësuarit shprehet
koncept që nuk del si veprim i konkretizuar kohësisht, madje as që nënkupton qartësisht
procesin e veprimit dhe as të rezultatin e një veprimi të tillë, i cili
shprehet më mirë me trajtën tjetër mësim mësimi ose mësimet.
2)
Është e vërtetë se me shumësin e shembullit d) emër i përgjithshëm i gjinisë
mashkullore njëjësi i asnjanësit ka ngjashmëri formale, por semantikisht ka
mospërputhje diametralisht të kundërt. Njëjësi i emrit abstrakt, në njërën anë
dhe shumësi i emrit të njeriut, në anën tjetër semantikisht u takojnë, si me
thënë, dy poleve të ndryshme kuptimore, sepse, përveç treguesve kategorial
njëjës/shumës ndryshimi del shumë më i thellë në fushën tjetër: abstraksion i lartë / konkretizim si dhe
dallimi në karakterin diatezor vepror/pësor.
Megjithatë, ka propozime që asnjanësi në
rasën emërore të marrë nyjë-mbaresën -ët, të mësuarët, ndërsa shumësi i
mashkullorit të paranyjëzuar ta ruajë nyjë-mbaresën -it. Krahaso: të mësuarët (*të
mësuenët ose të mësuem’t a të mësuemët) ndaj të mësuarit (të mësuemit – njezëit
e mësuem).
3)
Siç po shihet te shembuj nën pikën c) dhe ç) që të dy shembujt janë emra
femërorë që si homoforma që janë kanë ngjashmëri të plotë formale: shqiptimore e
shkrimore dallimin i tyre mund të bëjë vetëm konteksti, andaj në analiza praktikohet
që si trajtë përfaqësuese për emërtimet e njerëzve mjafton të merret vetëm trajta e gjinisë mashkullore.
4) Te rasti i dytë nën b) nuk u shënua
sinonimi mësuarja (Mësuarja(!) sjell
fitim), që cekej si mundësi zëvendësimi në raport me treshin sinonimik, mundësi
kjo e njohur për të shprehur konceptin e veprimit, sepse në fjalinë
(kontekstin) që e shprehëm ne nuk shihet se është lënë vend i zbrazët (vakuum),
ngase trajta mësimi nuk ka kaluar në
nënfushë tjetër semantike që ka të bëjë me rezultatin e veprimit, ku
nënkuptohen të implikuara edhe elemente konkretizimi.
* * *
Sidoqoftë,
për të treguar dhe përforcuar faktin se ashtu siç nuk goditet kuptimisht në
gjendjen e sotme trajta e emrit asnjanës
prejmbiemërorë në koncept nga emrat
e tjerë sinonimikë, siç ishin edhe emrat
e prejardhur me prapashtesat: -si,
-i, -ri etj., po ashtu edhe trajta e asnjanësit
prejpjesor, aspak nuk goditet nga
emrat prejpjesorë të prejardhur me prapashtesat përkatëse: -im, -je, - esë e të tjera dhe për të
pasur ide edhe më të qartë lidhur me këtë, më poshtë po paraqitim skemën e
treshit sinonimik të një numër të konsiderueshëm të shembujve ku mund të
dallohet një zhvillim i tillë sipas kuptimësisë përkatëse.
Mirëpo,
tani, para se të japim skemën me shembuj konkretë që lidhen me tri nënfusha të
ndryshme semantike të treshit sinonimik po japim një konstatim me vlerë që çdo lexues mund të këtë vërejtur, nëse gjatë përcjelljes
së analizës së deritashme e ka pasur vëmendjen zgjuar:
Ndonëse prejmbiemërorët dhe
prejpjesorët i dallon tema e ndryshme, por e qartë motivuese
fjalëformuese sipas prejardhjes përkatësisht mbiemërore / pjesore, këta tipa i bashkon nënfusha e njëjtë semantike që e
mbulojnë, d.m.th. abstraksioni i veçantë që ka të bëjë pikërisht me konceptin
në shkallën më të lartë të procesit në kuadër të fushës së shkallëzuar të
abstraksionit.
E theksuam këtë konstatim të rëndësishëm, i
cili edhe do të sforcohet, në vijim me material të ri, sipas skemës së
paralajmëruar, prandaj ia vlen të ndjekim paraqitjet vijuese edhe më vëmendshëm:
4) Skema e shembujve të treshit
sinonimik,
sipas nënfushave semantike të tyre
Pra,
në skemën e mëposhtme në rubrika të veçanta do të ndahen tri nënfushat e cekura
semantike (3, 4, 5), por do të parashoqërohen edhe me dy
rubrika të tjera (1,.2), të cilat u janë rezervuar trajtave përfaqësuese të
foljes:
1.
njëjësi i dëftores,
2.
paskajorja e mirëfilltë,
3.
koncepti i veprimit si abstraksion i lartë (asnjanësi),
4.
emërtimi i veprimit (emër kuptimi),
5. emërtimi i rezultati
konkret të veprimit.
1 Folja përkatëse bluaj mësoj fundërroj kulloj trajtoj çoj shkarkoj shtroj dëshmoj hutoj kafshoj rralloj prodhoj qëlloj shkruaj ushqej çaj kthej ngrij rrit (rris) vij dal dredh bërtas fryj pres pres (prej) tres (tret) përziej lyej begenis çudit kërcej kris ngut |
2 Paskajorja e mirëfilltë me blue me mësue me fundërrue me kullue me trajtue me çue me shkarkue me shtrue me dëshmue me hutue me kafshue me rrallue me prodhue më qëllue me shkrue me ushqye me ça me kthye me ngri me rritë me ardhë me dalë me dredhë me bërtitë me fry me pritë me pre me tretë me përzie me lye me begenisë me çuditë me kërcye me krisë me (u) ngutë |
3 Koncepti i veprimit të bluarit të mësuarit të fundërruarit të kulluarit të trajtuarit të çuarit të shkarkuarit të shtruarit të dëshmuarit të hutuarit të kafshuarit të rralluarit të prodhuarit të qëlluarit të shkruarit të ushqyerit të çarit të kthyerit të ngrirët të rriturit të ardhurit të dalët të dredhurit të bërtiturit të fryrët të priturit të prerët të treturit të përzierët të lyerët të begenisurit të çuditurit të kërcyerit të krisurit të nguturit |
4 Emërtimi i veprimit bluarje-a mësim fundërrim kullim trajtim çuarje shkarkim shkarkuarje shtruarje dëshmuarje hutim kafshuarje rrallim prodhim qëlluarje shkruarje ushqyerja çarje kthyerje ngrirje rritje ardhje dalje dredhje bërtitje fryrje pritje prerje tretje përzierje lyerje begenisje çuditje kërcim krisje ngutje |
5 E Emërtimi i rezultatit të të veprimit etj.
E blim-i blojë-a mësojë-a, e mësuara Ffundërresë, fundërri, T fundërrojë, fundërrinë T kullojë, kullore, kullojsë, kullor tr trajtesë, trajtë-a Ç çojë-a, çueshmëri S shkarkesë, shkarkojë shkark-u, shkarkor-i Sshtrim,shtresë,shtrojë s
shtromë, e shtruar-a
dëshmi, dëshmim h hutojë, hutesë, hutosë kafshim, kafshatë rrallojë, rrallesë prodhimtari, prodhueshmëri e e
qëlluar, qëllatë-a sshkrim,shkresë, shkrojë s e shkruara, shkruesi-a u ushqim, ushqyeshmëri ç çajë-a,
çallë e çallatë k kthim, kthesë n ngrijë-a, ngricë-a, rr rritë-a, rritshmëri e e ardhura, të ardhurat e e dala, të dalat d dredhë-a, dredhi-a(!) bërtimë-a, së bërtituri fr frymë-a, e fryme-ja, fr
frysë-a pritë-a, e pritura, e e preme-ja, presë-a, presore t tretësirë (tretje*) e përzierja, e pëziemja e lyera, e lyemja b begeni, së begenisuri ç çudi, çudë kërcejë-a*, e kërcyera krismë, krisë-a ngutësi, së nguturi |
Konstatime nga skema e
mësipërme
Nga skema mësipërme mund të nxjerrim disa
konstatime e ne po i veçojmë këto:
E
para, nga konkretja mësoj (e tashme e
dëftores) në sistemin foljor ngjitet
abstraksionit deri te kulmi me mësue
(paskajore e mirëfilltë), ndërsa nga asnjanësi të mësuarit a të mësuarët, d.m.th. nga kulmi i abstraksionit të
sistemit emëror më të lartë zbritet në emërtimin e procesit mësim dhe kalon shkallë-shkallë drejt
konkretizimit, rezultatit të veprimit mësojë-a, mësimmarrje e më tutje: e mësuara, mësojtore, mësues-i etj.
Po
marrim një shembull tjetër: nga shkruaj
(me shkrue) doli të shkruarit a të
shkruarët, së këtejmi doli procesi i veprimit shkruarje-a dhe si rezultat i veprimit: shkrimi (dokument a vepër e shkruar) dhe pastaj emrat gjithnjë më
afër konkretshmërisë: e shkruara, shkresa, shkroja, shkrola, shkruesja,
shkrueshmëria, për të dalë edhe në nënfusha të tjera semantike, siç janë
emërtimet e njerëzve shkrues-i, emërtimi i vendshërbesave: shkrimtore, shkresori, të sendeve konkrete shkresor-i , shkresore-ja
etj.
Sidoqoftë,
ndërlidhja kuptimore e tyre del e shprehur edhe më qartë në kontekste të
caktuara, e vërtetë kjo që do të ritheksohet ose do të qartësohet edhe më mirë kur
të bëhet fjalë rreth identitetit plotësues të asnjanësve të paranyjëzuar në
kreun vijues.
E
dyta, vihet re se vetëm koncepti i
veprimit, d.m.th. asnjanësi i nyjshëm prejpjesor (rubrika 3) mbetet i
pandryshuar shkrimisht, kurse në nënfushën tjetër (rubrika 4) lëvizin tipat e
emrave prejpjesorë të veprimit më –im
ose më –je.
E
treta, në rubrikën 4 dhe atë 5 lidhur me emërtimin e procesit ose të rezultatit
të veprimit etj. dalin të dyja trajtat e emrave me -im dhe me -je. Në të
vërtetë, siç mund të shihet më shumë raste dalin me –im te rubrika 5 (rezultati i veprimit), por nganjëherë
sipas kontekstit ka ndonjë rast që del edhe me prapashtesën –je, siç është
shembulli trejtje e ndonjë tjetër. Në
të vërtetë, në FSHS më tepër emra konkretë më -je formohen mbi termë emërore,
si barkje, bishtje, kripje, rrethje, bukje etj. (Shih: N. Veselaj, Çështje të shqipes standarde ... I,
Prishtinë 1997, f. 83.)
E
katërta, ndonëse nënfushat semantike të sipërcekura nuk dalin përherë të
specifikuara qartësisht, ato parimisht shënojnë prirje për një specifikim të
tillë të pranueshëm dhe të kuptueshëm ligjërisht që mund të formëzohet lehtë si
model, ndërkohë e me kohë, prandaj poqëse favorizohet institucionalisht nga
faktorët tanë normëzues, specifikimi i tillë sipas metodës së përdorur prej
nesh, atëherë mendojmë gjuha jonë do të fitojë shumë dhe do të ishte edhe më e
denjë t’u përgjigjej më me sukses të gjitha sfidave që i imponohen nga koha,
duke përfshirë edhe presionin e globalizmit të sotëm që vjen nën ndikimin e
gjuhëve të huaja ose nga zhvillimi i bashkëkohor i shoqërisë.
E
pesta, zgjojnë interes foljet e huazuara, tipi me -is e -it, tipi: begenis, çudit, nga të cilat me prapavajtje, në analogji me
emrat abstraktë të shqipes me
prapashtesën -i, u formuan jo vetëm asnjanësit të begenisurit, të çuditurit, por edhe emrat e tipit begeni (nga begenis me begenisë) si dhe çudi (nga çudit, me (u) çuditë, shembuj
këta që aspak nuk i konkurrojnë opozicionisht konceptit të trajtës së
asnjanësit përkatës të tipit: të
begenisurit, të çuditurit. Po sqarojmë se në turqishte begeni nuk është emër po preterit,
është trajtë e foljes përkatëse, po ashtu çudi
(nga çuditi) nuk është emër në serbishte, po rrënjor i infinitivit të saj. Këta emra në shqipe dalin
të përfshirë në emrat e formuar me prapashtesë-mbaresën -i dhe kanë qëndrueshmëri përdorimi.
E gjashta, në rubrikën e rezultatit të
veprimit (rubrika 5) që i afrohet pothuajse plotësisht konceptit të
konkretizimit, siç po shihet nga shembujt përveç emrave më –im, dalin edhe emra
me prapashtesa e forma të ndryshme. Më poshtë po japim të gjithë shembujt duke
i dalluar elementet e caktuara
fjalëformuese:
1)
më –jë fundore: mësojë, ndërrojë, shkro(n)jë, hutojë rrallojë, kërcejë, shkarkojë,
shtrojë, çojë ose çajë, ngrijë;
2)
më –im: shtrim, kafshim, shkrim, ushqim;
3)
me –ë fundore: pritë, derdhë, nisë;
4)
me –esë: presë, kthesë, trajtesë, shkresë, hutesë, rrallesë, fundërresë;
5)
me –atë: kafshatë, qëllatë, çallatë;
6)
me -së e –cë: frysë, hutosë, kullojsë, ngricë;
7)
me nyjë të përparme: e mësuar-a, e shkruar-a, e qëlluar-a, e fryme, e preme, e
përzieme, e kryeme
8)
me -më: krismë, shtromë, frymë, britmë
9)
me –i, -shmëri, -si: njohuri, dëshmi, dredhi, fundërri; prodhimtari çueshmëri,
ushqyeshmëri, pritshmëri, prodhueshmëri, ngutësi;
10)
me prapashtesa të tjera sipas shembujve: -inë: fundërrinë –ore:, kullore, presore, -or: kullor, -irë: tretësirë, -je: tretje.
11) me formime prapavajtëse: begeni, çudi.
12) me pluralia tantumët femërorë të nyjshëm:
të ardhurat, të dalat.
13)
po në këtë rubrikë i kemi shënuar tre shembuj që në të vërtetë edhe këta janë asnjanës
prejpjesorë, por të formuar me nyjën
arkaike së, si:
së bërtituri, së begenisuri, së
ngrehuri etj.
të cilët për arsye të
tipareve të veçanta që kanë, ngase përdoren zakonisht në shprehje
prejrrjedhore, në punimin tonë, siç e kemi cekur më sipër e do të shohim më
poshtë, trajtohen si tip më vete.
Sipërfundim
Të
gjitha këto formime me prapashtesa e forma të ndryshme që pothuajse të gjitha
kanë mbështetje në pjesoren e foljes përkatëse si temë prodhuese fjalëformuese bashkëjetojnë
dhe nuk rrezikojnë njëra tjetrën, ngase i kanë të specifikuara nënfushat semantike
që mbulojnë, ndonëse nuk mohohet as konkurrenca lojale, kur sadokudo prekin
kufijtë në nënfushat semantike që mbulojnë, brenda fushës së gjerë zakonisht të
abstraksionit, por edhe me elemente dalluese të konkretizimit, prandaj e
pranojmë me rezervë dhe vetëm pjesërisht i quajmë të drejta konstatimet e prof.
Sh Demirajt, kur thotë se:
“Në një fazë të caktuar (pas emrave
prejpjesorë me -ë, procesi i
mbiemrave të nyjshëm erdhi e u bë një nga mjetet kryesoren për pasurimin e klasës së emrave me njësi të reja leksikore”
dhe “në krye të herës për këtë qëllim
emërzoheshin kryesisht format e gjinisë
asnjanëse të mbiemrave të nyjshëm që ishin
më të përshtatshëm për të shprehur nocione abstrakte, po më vonë kur
gjinia asnjanëse u dobësua në ndërgjegjen popullore, atëherë emrat asnjanës të paranyjëzuar erdhën e u zëvendësuan pak nga pak ose me format gjegjëse të gjinisë femërore
ose me emra të prejardhur prapashtesorë (Shih:
Gram. historike .... f. 157.),
ashtu si edhe konstatimet e prof. I. Ajetit (vepra e cit.
95) dhe të tjerëve, ngase ne nuk e shohim aq të mënjanuar as të zëvendësuar asnjanësin
prejmbiemëror (as atë prejpjesor), sepse, siç u provua prej nesh, emrat e tillë
nuk u zëvendësuan, por dolën të specifikuar. për të shprehur vetëm një pjesë të
nocionit të gjerë të abstraksionit që, si të themi, e ndanë përpjesëtimisht atë fushë, qoftë me emrat e
nyjshëm femërorë, tipi e mira të mirat, qoftë,
me emrat e prejardhur me prapashtesim, tipi, mirësi mirësitë me të cilët bashkëjetojnë sot e gjithë ditën në
harmoni relative, duke u specifikuar për të shprehur konceptin që ka të bëjë me
cilësinë, gjendjen ose të qenët të procesit përkatës.
Gjithashtu edhe mendimin tjetër të prof. Sh Demirajt që
ka të bëjë ekskluzivisht me prejpjesorët
e tipit të bërë-t, tip ky i cili sipas tij:
“ka ardhur duke u mënjanuar
gjithnjë e më shumë pas krijimit të formave të pashtjelluara të tipit për të
bërë, me të bërë, një të bërë, duke u zëvendësuar kështu ose me emra
prejfoljorë prapashtesorë, ose me formën femërore të emrave prejpjesorë të
paranyjëzuar. Natyrisht në rastin e fundit ka ndikuar edhe dobësimi i gjinisë
asnjanëse”.
(Shih Sh. Demiraj, Gramatikë historike e
gjuhës shqipe, Prishtinë, 1988, f. 1009.),
pjesërisht e quajmë të drejtë, ngase edhe
asnjanësin prejpjesor nuk e shohim të zëvendësuar, madje as aspak të dobësuar
ose të rrudhur tek format e pashtjelluara foljore të sipërcekura, ngase
pikërisht asnjanësi prejpjesor sipas nesh del i ndërlidhur qëndrueshëm për
nënfushën e qartë semantike të formave të tilla si dhe për rastet që kanë të
bëjnë me konceptin primar të veprimit, por pa e përjashtuar tkurrjen a spostimin
për nivele a nënfushë tjetër të caktuar kuptimore po në kuadër të fushës së
gjerë të abstraksionit, siç u sqarua më sipër me shembuj konkretë prej nesh.
Po ashtu edhe mendimin e prof. A. Kostallarit, kur thotë
se:
“Shqipja e sotme letrare njeh
vetëm tipin e paranyjëzuar të emrave asnjanës si tip
veprues si: të dalët të ecurit, të ftohtët, por ...(sipas tij) “edhe ky tip
po rrudhet dhe po përvijohet ndaj një sistemi
njëgjinor me ndarje dihotimike në emra mashkullorë e femërorë. Vendin këtyre emrave
po e zënë në shkallë të gjerë emrat foljorë me -im dhe -je. Kjo është një
prirje ligjësore e shqipes së shkruar që nga Rilindja e këtej, (Shih Studime mbi leksikun... III, Tiranë
1980, f. 22.)
pjesërisht e quajmë të
drejtë. E marrim me rezervë pjesën që ka të bëjë “zëvendësimin shkallë - shkallë” etj., ngase faktet tregojnë se kjo
rrudhje që nga Rilindja e këtej, madje
edhe më përpara, vlen vetëm për tipin e asnjanësve të mirëfilltë
(primitivë) të paparanyjëzuar, dhe jo
edhe për dy tipat e tjerë. Është e vërtetë se si në burime të caktuara, por më
fort këtë e vërteton realiteti ynë ligjërimor, sepse aktiviteti i asnjanësve të
tillë të paranyjëzuar assesi nuk ka pushuar së vepruari që nga Rilindja e
këndej, andaj gramatikanët a standardologët e sotëm këtë fakt të pamohueshëm,
duhet ta kenë parasysh dhe ta zbardhin më mirë.
Vetëm kështu, duke e respektuar të vërtetën në mënyrë
normale mund të arsyetohet përdorimi i formave të caktuara të tri a katër
formave ndërtimore dhe njëherazi qartësohet rruga se nga secila pjesore ose
mbiemër mund të përftohen emrat përkatës e në këtë kuadër edhe ai i asnjanësve
paranyjëzorë, të cilët duke qenë të pozicionuar në mbulimin e nënfushës
përkatëse të veçantë semantike patjetër kanë dhe do të kenë edhe të ardhme.
Së
fundi, po përsërisim sqarimin tonë se asnjanësit prejpjesorë e prejmbiemërorë mbesin të qëndrueshëm për të shprehur konceptin e veprimit, por jo edhe emërtimin
e vetë veprimit ose të rezultatit të veprimit, aq më tepër,
kur këto koncepte ndërkohë janë mbuluar me emra tipash të tjerë, kryesisht me
emra të prejardhur, ashtu siç është cekur nga
profesorët tanë të nderuar: Sh. Demiraj, A. Kostallari, Idriz Ajeti e të
tjerë.
Prandaj
njohja e një fakti të tillë rreth diferencimit dhe bashkëjetesës së asnjanësve
të paranyjëzuar me sinonimet përkatëse do të shërbejë sigurisht për të mirë të
zhvillimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të gjuhës sonë sipas stileve përkatëse
funksionale, por njëherazi do të ndihmojë e sforcojë dukshëm ballafaqimin me
sukses të gjuhës sonë me gjuhë të tjera.
Pra,
patjetër lypset riinterpretuar dhe qartësuar disa konstatime, ngase me të
vërtetë asnjanësit në nënfushën e procesit të veprimit dhe të rezultatit të
veprimit, mund të thuhet se e kanë humbur luftën e konkurrencës, po ata kanë
gjetur jetë në një nënfushë tjetër të përafërt dhe aty me forca të akumuluara e
ruajnë identitetin e vet, vetëvetësi kjo që do të sqarohet dhe përforcohet edhe
më mirë në kreun vijues.