Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Paç Dritë, o Kadri Mani!
E marte, 08.10.2013, 05:00 PM
-Paç Dritë, o Kadri Mani!

-Rrenqethem sa herë e kujtoj e-mailin e mbrame të mbesës së tij: -Më tha gjyshi Kadri, lajmëroje Zeqirin se neser do të dal nga spitali…!
…Dhe vertetë doli, por…në krahët e të tjerëve…, per në rrugën e pakthim!
…E tillë është jeta!...dhe sot mu desh një hyrje e re… per intervisten e “vjetër”-
Nga Zeqir Lushaj
Të
dashur e të nderuar kolegë të redaksisë e ju lexues të ZSh-së,
E
respektuar bashkshorte (heroike) e Kadri Manit, zonja Shukrie,
E
nderuar krejt familja (Os)Mani, shokë, 
miq  e koleg të Bacës Kadri!
Me
ua thanë me fjalë zemre, as që më besohet se kemi një vit pa Kadri Manin. Dhe
vertetë nuk e kemi një vit pa Të! Pse themi kështu?
Se,
e kujtojmë çdo ditë.  E shohim çdo ditë
në ballinë të revistës. E shohim çdo ditë në perberje të redaksisë si redaktor e
koleg i perhershëm. E shohim në librat e tij që i marrim në dorë shpesh… E
kujtojmë në biseda me shokë e me miq. Unë, per veten time e shoh dhe e ndjej
kudo… Dhe shpesh, i hapi komunikimet e mia të ruajtura me miq e shokë, e tek fjalët
e tija, të Kadri Trimit pra, ndalem më sëshumti. Nuk ju genjej se, shpesh edhe
mërzitem, por më shumë aty gjejë forcë dhe moral, qendresë atdhetare, pathyeshmëri.
Kam
shumë kujtime e korespondenca me Kadriun e paharruar dhe i ruaj me kujdes e
dashuri. I ruej dhe ju rikthehem shpesh edhe kritikave të tij të rrepta. Kritika,
edhe per mua, se jo rrallë edhe ziheshim por, me Atë Burr kurr nuk u zemëruam
nder-veti. (Sa të bukura janë zëniet, por kur nuk ka zemërim!) Se Ai Njeri,
ishte Një me Kritiken. Dhe me e bukura është se atij vertetë që i kishte hije
kritika. Ia kam thenë shpesh edhe persëgjalli edhe publikisht.
…!
…E
njoh nga afër që në vitet 90-të. E kam patur në shtëpi e në zyrë sa herë në
Tiranë.
Ndjehem
fatlum që realizova një intervistë me Bacen e 
pavdekshem Kadri Mani kur paska qenë aq afer ndarjes nga jeta. E atë
moment nuk e din kekrush se, siç thotë populli “e kemi më afer se këmishen veshë”!
Komunikuam
bashk deri në çastet e fundit, ditet e fundit, minutat e fundit…!
Rrenqethem
sa herë e kujtoj e-mailin e mbrame të mbesës së tij: -Më tha gjyshi Kadri, lajmëroe Zeqirin se neser do të dal nga spitali…!
…Dhe
vertetë doli, por…në krahët e të tjerëve…per në rrugën e pakthim!
E,
më thoni ju, të nderuar si mund ta harroj Unë kreshnikun Kadri? Kurrë e
perjetë. Ashtu edhe si të gjithë Ju, që 
ju drejtova në këtë hyrje të intervistës së vjetshme të cilen po e
ripublikojmë.
Zakonisht
per figura të tilla themi: -I perjetshem qoftë kujtimi i tij.
Per
Kadri Manin, po e ndryshojmë pak:  -Kujtimi i Kadri Manit është i perjetshëm.
Ai
nuk vdes në ideal as në ata që e kan njohur.
…!
…Ndiqeni
intervisten dhe kujtojeni me dashuri Njeriun e Madh të Prishtines dhe të të
gjithë Shqipërisë.
-Paç Dritë, o Kadri Mani!
-NJ, USA, 8 Tetor 2013-
____________
 INTERVISTË
INTERVISTË
TRE ÇEREKË SHEKULLI = KRENARI
(Festa tri-dimensionale e familjes së nderuar Kadri Mani- Prishtinë)
Ekskluzive nga Zeqir Lushaj
-25 pyetje, pak (edhe) si të zorshme, në këtë Ditë të shënuar Trijubilare-
I. Pesë pyetje në lidhje me datlindjen:
1. Si ndjehesh në 75 vjetor? I gëzohesh Ditës së festës, apo ke
nostalgji për ditët që kanë ikur?
Përgjigje: - Te libri që e kam botuar kam edhe një fotografi të kahershme, të përbashkët me gruan time, ku qenkam përgjigjur edhe në këtë pyetje, ende pa ma bërë: atëherë kemi qenë më të rinj, kurse tash jemi më të mençur!
2. Përse e ndërrove datë-lindjen? Aq më shumë pa i pyetur as
prindërit dhe as gjendjen Civile!
Përgjigje: Prindërit na kanë vdekur, Ofiqaria ka refuzuar të ma përshtat
mbiemërin nga-Osmani, në-Mani, prandaj e kujtoj me neveri atë gjendje “civile”!
Nuk jemi mësuar me kremtimin e ditëlindjeve, nuk e kemi pas shprehi... prandaj tri festat i tkurrëm në një- trefish më pak (edhe) shpenzime!
 3. Në këto 75 vite jetë, cili është viti që do të doje (më
shumë), ta rijetoje përsëri, dhe pse?
3. Në këto 75 vite jetë, cili është viti që do të doje (më
shumë), ta rijetoje përsëri, dhe pse?
Përgjigje: - Kalimi nga administrata në arsim: e kisha lexuar “Afërditën” e
Sterio Spasës e po fluturoja pakrahë! Dhe merre me mend: ika nga redaksia e
Revistës “Jeta e Re”, ku  isha
daktilograf-depoist, kur Kuvedi i Krahinës pati blerë fotele të reja e neve na
i fali të vjetrat! E lëshova Kryeqytetin e shkova në fshat me idealet e
“Afërditës”!
Nga ajo kohë kujtoj kolegët: Xhelil Rama, drejtor, Fasli Maloku, Idriz Zeqiraj... me të cilët edhe sot jemi tok ose në punë ose në restorantin “TRE PRINCAT”, në Taukbahçe në Prishtinë! I kujtoj ish-nxënësit tanë, nga të cilët me disa edhe sot mbajmë lidhje... nuk po i përmend me emra se mos po e harroj ndonjërin e më hidhërohen! Kam punuar jashtë orarit me nxënës më të dobët dhe kurrë s’kam dhënë nota të dobëta! Ama si çdo rregull që ka përjashtim, një nxënës rebel e kam përjashtuar nga Gjimanizi i Vitisë: ia pata dhënë paratë që ta blente abetaren e të më vinte në banesë për çdo ditë, ai kishte blerë cigare!!
4. Si e shpjegoni Ju, zotri Mani që: -Të gjithë i lutem Zotit
për jetë të gjatë, ama, me u plakur nuk duam!?
Përgjigje: - E, kjo punë i mbetet Zotit ose Natyrës!?! Ne të dy që shkruajmë, sikur edhe të tjerët si puna jonë, po lëmë gjurmë në histori: porosi-mesazhe-amanete!!! Ama kundështarët tanë me shkrimet e tyre ia kanë shkruar vetvetes aktakuzat! Prokurorët nga shkrimet e tyre do të ju ngritin paditë penale për vepra antikombëtare, sikur që janë: Rexhep Qosja, Rexhep Meidani...
5. 
Përgjigje: - As 
Kurse tash deputetëve tanë-hajna: as nuk mund t’ua shash gjuhën,
as himnin, as flamurin!!!
Nga bota e ndytë s’kemi përkrahje, ngase po na thonë se ne vetë po
qevrisim!! Se jemi të lirë e të pavarur!!
Merre me mend, ne për festat tona familjare e kemi ftuar një dynja, por apostafat nuk i kemi ftuar ish-shokët tanë të ilegales as të burgjeve; dhe kuptohet se ata nuk vijnë, por edhe po të vinin, do të bëhej skandal pa një pajtim paraprak?- ngase ata i kanë duart me gjak! Dhe as po bëhen merak! Paskan qenë familjarisht të poshtër, nuk po distancohen as familjarët e tyre; vallë, a kanë pirë të nënës kulloshtër!?
 II. Pesë pyetje lidhur me përvjetorin e martesës
II. Pesë pyetje lidhur me përvjetorin e martesës
1. Thonë se në rininë tende ke qenë shumë simpatik. Sa të
sherbeu paraqitja në jetë?
Përgjigje: - Nuk di në kam qenë simpatik?- por kurrë nacisoid! Karakterin e
fortë e kam trashëguar nga babai, kurse logjikën e fortë nga nëna!! Në rini kam
qenë si plak, në pleqëri si i ri!!
Martesa jonë është bërë sa me simpati, poaq edhe me përkatësi
politike: gruaja ime është nga një  fshat
i vogël-Kosovicë, i cili shpesh quhet: Kosovica e vogël e burrave të mëdhenjë!
Kosovica një fshat me 13 shtëpi e me 12 kaçakë! Janë të përmendur kaçakët:
Lushi e Veseli, Ajet Bunjaku-Kosovica me tri rrethatore fishekësh!!! Kurse nga
lagjja jonë, Bejtë Osmani.
Por çka po flasim ne të dy dhe kush na kupton!?- ne jemi të
pushtuar edhe nga burokracia shkencore: FGJSH, Tiranë, 
Devja e stërngarkuar nëpër vapë nëpër shkretirën e pafund, mendon
se tash edhe pak e vjen në oazë ku do të pijë ujë të freskohet e të pushojë...
ndërkohë që oaza nuk shihet në shkretirën e paanë, devejari ia hedh mbi shpinë
edhe xhyben e vet! Dhe pas pak edhe ai vetë i gjuhet mbi shpinë!!
Dhe lexuesit që i ka “edukuar” Akademia, mund të thonë:
-Për çfarë bëjnë fjalë këta?- për cubni!?! Dhe, praktikisht 
2. Sa vashave  ju ke thënë
“Jo”, derisa hase në legjendarën Shukrije?
Përgjigje: - Atëherë ka qenë tjetër kohë, koha mësitnisë! Po Shukrija e ka pas hallën te një fqinji ynë, dhe ne kemi “biseduar” me ndërmjetësimin e kushërirës Zejnepe: dhe kur e kanë lyp gjithandej, ajo për mua ka thënë-po! Se është një djalë që po çmendet për të!
3. Me fjalët aq të zgjedhura që ia drejtoni bashkëshortes, mos
doni ti thoni se: “je lindur për Kadri Manin”.
Përgjigje: - Ashtu disi! Dhe për
mirënjohje: po i  the
njeriut-mosmirënjohës, s’ka nevojë ta shash më tej me asnjë fjalë, që të gjitha
i ke përfshirë!
Shukrijes i ka vdekur nëna në moshën 13-vjeçare (sikur edhe mua!), dhe kjo është bërë zojë shtëpie për pastrim e për gatim!! Shukrija është kujdesur edhe për mysafirë: unë në shtëpinë time kam qenë symsafir! Kurrë nuk më ka pyetur se ku po shkoj as kur po kthehem! Edhe ajo ka qenë e lirë, si zogu në degë, ka mund të fluturojë për Amerikë e për Afrikë... as pa më pyetur mua! Desha të them, fjala-gjelozi, për ne as ka ekzistua as ekziston!!
4. 
Përgjigje: - Ajo më shumë me fëmijët, me shkollimin e tyre... por herën e fundit e kanë marrë pensionin tim edhe gjatë vuajtjes së dënimit! Kjo është e pakuptueshme për regjimin enverist, po në titoizëm nuk është përndjekur familja për shkak të individit.
5. Po të ishe sot 20 vjeçar, a do të pranoje të hyje në
“Big-Bradhër”?
Përgjigje: - Kategorikisht-JO. Te ZemraShqiptare e kam pas një reagim: o anglez, mos u bëj anglez! Turpi i dyfisht është i atyre të “fejuarëve” apo edhe të “martuarëve”!?! Dhe shumëfish i prindërve dhe i të afërmëve të tyre!
 III. Pesë pyetje, si risi-ist dhe shkrimtar-publiçist.
III. Pesë pyetje, si risi-ist dhe shkrimtar-publiçist.
1. Kur e binde veten se, mund të shkruash artikuj, vjersha,
libra?
Përgjigje: - Vjersha ime e parë, që nuk është botuar, e ka pas titullin: macja
dhe miu: protestoja përse macja e masakron miun e vogël e të shkretë!? 
I vetmi i ndjeri Dr. Esad Mekuli ishte ai i cili me vjershë në
dorë shkonte nëpër shkolla dhe e gjente autorin e bisedonte me të...
Pra, reagimi ndaj të keqes, ose mburrja për një vepër të mirë: u
ndërtua një rrugë, një urë...e gjeti kuletën me para dhe ia ktheu pronarit...
Fshati ynë Makreshi i Poshtëm është midis Moravës dhe Gallapit,
një fshat si një “doaganë” e fjalëve: si flasin moravalinjtë e si flasin
malokët? Rrafshi ka qenë më i pushtuar, andaj edhe më i asimiluar, kodrat as i
kanë vyejt pushtuesit as ka guxur të ngjitet andej nga krisja e mamëzerës shpat
më shpat!
I përlepnicasi ose i koretinësi... thoshte:
-E mora një xhak (barrë) e nëpër një putinkë (rrugicë) shkova në
mulli.
–Jo bre- ju thosha- thuaj edhe në- vodenicë (skr. mullirit) dhe u
krye puna!
Kurse malokët e zgjasin  dhe
e varisin zërin... pastaj zanorën-u, dhe-o e shqiptojnë disi si-ë:
-Pëla e bani vënë!
Kështu që, dëgjuesi e ka si zor ta marrë vesh në se vezën  e ka bërë pula apo pela!?
Po  më thoshte një katundare
imja e martuar në Marec:
-Ti njëherë gabëve, dyherë gabëve... ti shumëherë gabëve!! Tito është për të gjithë...
2. Cila është vepra juaj letrare që e shikoni më me dashuri, dhe
pse?
Përgjgije: - Dy kurorat sonetike:
“SHQIPJA E LARTËSIVE”, kushtuar gruas time dhe:”NËNË TEREZA E SHQIPËRISË”,
kushtuar nënës tonë Tereze që njëherit u bë edhe nënë e botës! Po citohet që
Klintoni të ketë shkuar në Kalkuta te përmendorja e Nënës Terze e t’ia ketë
puthur sandalët:
-Nëna Terezë, prehu e qetë, ta çova amnetin në vend, populli yt
kosovar është i lirë!
Por, ajme, enveristë-stalinistët Nënën Tereze e quajnë shtrigë, kurvë!! Elemendët si Hydajet Hyseni, Qerim Pllana...
3. Cilin veçoni nga shkrimtarët shqiptarë-sot?
Përgjigje: - Pamëdyshje (jo-paekuivoke!), që veçoj Ismail Kadarenë, me kusht që
kurrë më të mos e përmend politikën! Proçkën më të re e ka: Aleancën Kuq  e Zi të Shkodrës, e quajti studentët e Shkodrës
kërkojnë! E pra, studentët janë përparimtarë, kurse Aleanca Kuq e Zi është
enveriste-staliniste!!
Prandaj habitëm se si Faik Krasniqi mund të jetë aq naiv e ta theksojnë vijimisht se është anëtar i Alencës Kuq e Zi!?- apo nuk e di?
4. Megjithëse ju na bëni përditë vërejtje drejtshkrimore, a e
shihni se shqipja po shkruhet edhe më keq?
Përgjigje: - Bamir (bakeq) Top-tani thotë: mënd, vënd, kuvën, zëmër... gjë që
është shkelja më drastike e standardit; duhet:mend, vend, kuven, zemër...
Komi(k)sioni separatist për përpilimin e fjalorëve, i stërvjetruar, duhet të shporret. Ata s’kanë turp që Fjalori i Mehmet Elezit e Bajram Qerimit... janë më voluminozë se ai i Akademisë!?!
5. Edhe sa libra ke në dorëshkrim dhe kur mendoni për t’i
botuar?
Pergjigje: - Kam mbi 10 libra dhe tash që u bëra “bos” mund t’i botoj!
 IV. Pesë pyetje, si politikan:
IV. Pesë pyetje, si politikan:
1. Shumë ish të burgosur e urrejnë politikën, se ajo i futi në
burg. Po Kadri Mani, ç’thotë?
Përgjigje: - Politika është një terren i rrëshqitshëm, rrëxohesh e çohesh,
përgjakesh... por idealet e larta për liri, ta forcojnë zemrën-çelik! Por vetë
fakti  se dikush ka qenë në burg, s’ka
asnjë kuptim: burgu është stallë e stala është burg: kush jua ka përshkruar
lopëve për atdhetarizëm që një jetë kanë qëndruar në stallën-burg?
Ata që bijen në burg rastësisht, e përjetojnë burgun sikur edhe ordinerët- katastrofë! Kurse politikanët janë të parapërgatitur, edhe për burg edhe për varr! Ja liri-ja vdekje! Politikani jeton ndryshe nga ordineri: çon jetë të dinjitetshme, lexon, nuk shoqërohet me këdo... po u përzieve me krunde, të hanë pulat!
2. Pse shumë politikanë ju lënë amanet fëmijëve të tyre: -Mos u
merrni me politikë?
Përgjigje: - Ngaase janë budallenj! Njerëzit janë kafshë politike, ata që nuk janë-politike, janë thjeshtë-kafshë! Politika është ajka e kulturës dhe e qytetërimit.
3. Më shumë gabime ka bërë politika me Kadri Manin, apo Kadri
Mani në politikë?
Përgjigje: - Koleg! Thonë se  tregtarët janë mashtrues, ama nuk janë që të
gjithë mashtrues: shefi i furnizimit njofton për ardhjen e një artikulli sot
një javë, dhe atë, shefin, e mashtrojnë, e dalin, padashje,- mashtrues! Në
rastin tonë jopolitikanët  e mashtruesit
ishin Adem Demaçi e Hydajet Hyseni, dhe neve na shembën xhambazët e politikës!!
Mehmet Hajrizi dhe unë i kemi pas politikanë edhe vëllezërit para nesh, dhe ne nuk mund të gabonim, kur kishim përvojën e tyre.
4. Përveç Ibrahim Rugovës që e vlerësoni shumë, cilin tjetër
mund ta përkufizoni si “ideal politik”?
Përgjigje: - Dr. Sali Berishën: ta
udhëheqish Shqipërinë, mbase është ca më zor sesa ta udhëheqish Amerikën!?
Pavarësisht që ka edhe gabime: gabimi e kobi i një partie fillon me nënçmimin e
kuadrove të veta! Nuk është e ndershme që kuadri numër një, Idriz Zeqiraj, të
punojnë në ndërtimtari në Gjermani!! Në kohën kur mund të jetë, të paktën,
Drejtor i Radio-televizionit,   e të
ndërpritet njëherë e mirë ajo: retherotull! (rretherrotull).
Presidentin e nderuar e tradhtoi edhe vetë Kryetari Bemir (bakeq) Top-tani! E ka shkurtuar emrin për të na mashtruar edhe ky pinjoll i tradhtarëve-Toptani!
5. -Je themelues i revistës ShqipëriEtnike. A mendon se, nipat e
mbesat tona do ta arrijnë at’ Shqipëri?
Përgjigje: - Po, absolutisht PO! Shqipëria Etnike ekziston ndaj do të ribëhet.
 V. Pesë pyetje, të përziera, “miks”:
V. Pesë pyetje, të përziera, “miks”:
1. Kadri, është njëri nga 12 sektet e tarikateve alivjane, e sa
për Osman, dihet se kush është. A e pate të 
veshtirë të kapërcesh mbi të dyja 
e të shkosh të bekohesh në kishë?
Përgjigje: - Vetë bredhritja e gjatë
mbi gjysmëshekullore flet vetë; por, më në fund, gjakimi i gjatë për bashkim
kombëtar, dha rezultet e veta: unë në Prishtinë rashë në një shoqëri të
shëndoshë, në elitën e Kryeqytetit: Dr. Femi Cakolli, mësuesi im i besimit,
Abdurrahman Kelmendi-Duri, Hasan Dërmaku, Anton Nikë Berisha, Hajdar
Fejzullahu... e kemi Shoqatën RENESANCA SHPIRTËRORE: Ishim në një mbledhje të
NDSH-së me kryetar zotin Pashk Staka, një arsimtar veteran drenicak, Beqiri,
tha:
-A pajtohemi ne sëpari me Pashk Stakën?
Ne të habitur i zgurdulluam sytë dhe po presim se ku do të dalë
ky: si të “bashkohemi” kur jemi të bashkuar dhe vetë ne e kemi zgjerur
Kryetar!?
-E!- Këtu qëndron dyfytyrësia shqiptare: a i kemi martesat e përbashkëta, a i kemi varrezat e përbashkëta...!?- andaj për bashkim sot flasin kodoshët!
2. Në Kosovë, jo pak njerëz të quajnë Demaçi nr 2. Pse e sulmon
kaq shumë Një-shin?
Përgjigje: - Kam ngurruar gjatë që ta
sulmoja: pikërisht pse më quanin “Demaçi-2”- po mendoja: sapo ta kritikoj, do
të thonë, ja bajraktari, nuk po i mjafton vendi 2, por do të dalë i pari!
Kisha parasysh edhe Romanin “Afërdita”: zoti Remko merrte ryshfet,
Afërdita nuk merrte. Kur nxënësit i kthenin 
vezët e shpjegonin se mësuesja Afërditë nuk i do vezët?- popullata e
prishur, po thoshin:
-Shihe njëherë, zuska, nuk dashka vezë, dashka pula!
Jam duke shkruar libër kundër Adem Demaçit:
Adem
Demaçi i ka spiunu shokët e vet në hetuesi dhe i ka shpërfillur në liri!!
Përgjigje
me libër në libër të Prof. Dr. Hakif Bajramit: “EPOKA E ADEM DEMAÇIT”,
Prishtinë, 
Kur Jugosllavia ishte forcë e madhe në Ballkan, Adem Demaçi bëri
Programin revolucionar për shkatërrimin e Jugosllavisë: ne veprimtarët ramë
nëpër burgje, lamë nuset e reja, familjet... Kur filloi të prishej Jugosllavia,
e ftuam Ademin dhe i thamë: tash është koha që ta realizojmë atë Programin tënd
revolucionar?
-Jo, se unë kam zemër poeti!!! (Sabri Novosella)
Adem Demaçi karrierist, edhe sot nëpër autobusët urbanë llomotitë kundër Dr. Rugovës! Adem Damaçi e pati propozuar për Kryetare të Kosovës Rada Trajkoviqin!
3. Si do të reagonit nëse, Ditën e Festës suaj, në mes të
pjesmarrësve, të shfaqej krejt papritur akademik Rexhep Qosja me një buqetë të
madhe me lule në dorë?
Përgjigje: - Koleg! E ke fantazinë e
zhvilluar! Qosja gjakatar me thënien e vet: Revolucioni i Vonuar Demokratik, e
gjakosi Shqipërinë dhe Kosovën! Tash po ta jap një lajm të mirë: paska shkruar
në pension akademiku Besim Bokshi, heshtak! Dhe në vend të tij qenka zgjedhur
për Kryetar i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, akademik Hivzi
Islami, demograf, i cili e ka filluar punën me kritika ndaj Qosjes!! Andaj unë
ia urova detyrën dhe fillova bashkëpunimin me Akademinë, që deri më tash e
ktheja kokën anash të mos e shoh as ndërtesën!
Tirana ia pati mpreh brirët Qosjes: po e quanin rilindas! Disa
vajzusha po doktoronin me veprat e Qosjes pornografike-banditeske!
Po ju njoftoj për opinion, se ti e di, revista jonë
“ShqipëriEtnike” për një dekadë Qosjen e ka pas në shënjestër të kritikave me
mbititull: Mbi 100 intelektualë shqiptarë kanë shkruar për sjelljet
antikombëtare të Qosjes!
Artikujt e parë kundër tij i kanë
shkruar: Fadil Bujari, Kryeredaktor i “Rilindjes”, Akademik Fehmi Agani, unë...
Me libra kanë dalë: Sylejman Aliu: FILOZOFIA E KRROKAMËS (Qosja para pasqyrës),
Sami Krosi: “Mëkatet filozofike dhe shkencore, të Rexhep Qosjes së ri”, Shkup,
2001....
Kurse kusht për pajtim, unë e kam formuluar tekstin: kemi qenë llapaqena, betohemi e përbetohemi se nga sot (data) do ta bëjmë KTHESËN.
4.  Përveç operacionit të
suksesshëm në zemër, çfarë tjetër i kujton Zvicrës?
Përgjigje: - Zvicra është një shtet
reklamash! Reklamash gënjeshtare: kursi për gjuhën është gratis! Ndërsa kursin
duhet ta pagush 40.000 franga!!!!
Shef për punë të brendshme ka qenë Aflred Këller, i cili e ftonte tinëzish në bisedë Sokolloviqin! Pastaj Karla del Ponte, proserbe, Dik Maty...Zvicra tradicionalisht, sikur edhe Franca, kanë qenë proserbe: madje ka qarkulluar një informatë se ushtria zvicrane ka marrë pjesë tok me ushtrinë serbe në rrethimin e Shkodrës!?! Kurse Franca që qe kthyer me ne, është meritë e Dr. Murat Bejtës!
Përgjigje: - Unë nuk jam milioner! Kam
një banesë komode dydhomëshe dhe kabinetin e punës, dhe meqë më ka kaluar mosha
për veturë, do ta shes garazhdën që t’i botoj librat... kam tre fëmijë e 11
nipa e mbesa...,-i dashur koleg.
--------------
Të falenderoj miku im i vjetër, që pranuat të më jepni këtë
intervistë. I lutëm Zotit që këtë mirësi të ma japin edhe në 80-vjetorin tuaj,
veçse atëherë, aty, këmbëkryq në Prishtinë e jo nga përtej oqeanit…!
Zoti të nderoftë, Kadri Man Prishtina.
Zoti e nderofë revisten ZemraShqiptare, që të don e të respekton
kaq shumë.
Mirë u pafshim, në përvjetorë të tjerë, më i moshur, por, edhe më
i rinuar.
Të fala Shukrijes, krejt familjes Mani e shumë shokëve e miqëve asaj Prishtine e përrreth.
Për ZemraShqiptare dhe ShqipëriEtnike, nga Zeqir Lushaj , NJ, USA, Qershor 2012-

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










