Kulturë
Arif Kutleshi: Letërsia bashkëkohore sllovene
E marte, 05.06.2012, 06:07 PM
LETËRSIA
BASHKËKOHORE SLLOVENE
(Përktheu nga origjinali/sllovenisht: Arif Kutleshi)
Letërsia bashkëkohore sllovene
është një krijim hibrid. Për te është me rëndësi koekzistenca e drejtimeve
pararendëse dhe i rrjedhave e i drejtimeve të reja letrare, të cilat
zëvëndësohen, shpejt.
KARAKTERISTIKAT E DREJTIMEVE LETRARE, LIDHJET ME LETËRSINË E
PARALUFTËS
Në letërsinë bashkëkohore sllovene kështu vazhdojnë drejtimet e romantikës së
re të ripërtëritur dhe simbolizmit dhe drejtimet e realizmit dhe naturalizmit-drejtime
prandaj, të cilat kanë lindur qysh në gjysmën e dytë të shekullit 19-të,
njëkohësisht po zhvillohen drejtime të reja-modernizmi, avantgarda dhe
postmodernizmi. Nën ndikimin e drejtimeve të reja vazhdon letërsia
ekzistenciale, letërsia e absurdit, romani i ri dhe poezia konkrete.
Letërsia sllovene pas luftës së dytë botërore shikuar në rëndësinë e
letërsisë, që zhvillohet në kohë të caktuar, e ndajmë në katër periudha kohore.
Periudha 1945-1950
E thekson ndikimi i fortë i estetikës socrealiste. Fillon literatura e
shenjave ideologjike, e cila bëhet mjet i propagandes ideologjike. Fillon
letërsia e aktivizmit ndërtimor dhe e poezisë së kazmës dhe lopatës sipas
modelit të realizmit socialist sovjetik. Në të njejtën kohë vazhdon edhe
drejtimi i realizmit social.
Periudha 1950-1960
Temat aktivistike zhduken, dhe zëvëndësohen me problemet intime të
njeriut të vogël urban, shqetësimet e tij të përditshme dhe zhgënjimet
personale. Historia letrare këtë drejtim e emëron intimizëm, më vonë shfaqet
ekzistencializmi dhe nga fundi i viteve pesëdhjetë gjithashtu edhe modernizmi.
Periudha 1960-1980
Kjo është kohë e modernizmit, ultramodernizmit, ludizmit dhe
avantgardes. Këto drejtime përjetojnë kulmin e tyre midis viteve 1960 dhe 1970.
Të dyja vazhdojnë në drejtime të ndryshme të realizmit. Nga fundi i viteve
shtatëdhjetë shfaqen fillimet e para të postmodernizmit.
Periudha 1980-1990
Kjo është kohë e postmodernizmit, i cili e menjanon modernizmin e
tepruar dhe kthehet tek tradita letrare, edhe pse në një mënyrë të re të
freskët dhe të detyrueshme. Në botë, ku modernistët dhe avantgardistët zbrazen
dhe shkatërruan deri në fund, postmodernistët kërkojnë kuptim të ri, bukuri dhe
virtute morale.
DREJTIMET NË LETËRSINË SLLOVENE PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE
INTIMIZMI NË POEZINË E PASLUFTËS
PËRFAQËSUESIT
Poetët e grupit të parë të brezit të parë të pasluftës janë: Tone
Pav?ek, Janez Menart, Ciril Zlobec, Kajetan Kovi?, Ivan Minatti, dhe Lojze
Krakar.
KARAKTERISTIKAT
Shënjimi intimizëm vjen nga
nga latinishtja, intimus, dhe ka kuptimin e marrëdhënies së brendshme, të
afërt, të besueshëm, të përzemërt, të sinqertë, miqësor (nganjëherë gjithashtu
edhe erotik) ndaj dikujt; që i përket rrethit më të ngushtë e më të afërt.
(Verbinec, Franc: fjalor i fjalëve të huaja, CZ (Botuesi Cankar), Lubjanë 1976)
Ivan Minatti, është një ndër të parët i cili nga poezia e luftës kaloi
tek poezia personale, intime.
Iu bashkua edhe Lojze Krakar, kulmi i intimizmit në poezinë sllovene
të pasluftës shënohet me botimin e përmbledhjes VJERSHAT E TË KATËRVE, më 1953.
Kjo është përmbledhja e parë e të katër poetëve, që iu prezentuan bashkërisht
opinionit publik , Janez Menart, Tone Pav?ek, Ciril Zlobec, dhe Kajetan Kovi?.
Shkruajnë poezi të rrëfimit personal, të cilat sipas ndërtimit të
jashtëm janë edhe më tutje tradicionale (Menart, Zlobec ) apo veç shkojnë kah
format moderne, dhe vargjet bashkëkohore. Intimizëm në rrafshin stilistik do të
thotë ringjallje e një romantike të re, çfarë shihet para së gjithash në
metaforikë.
Të shumta e të shpeshta janë poezitë e ndjenjave intime, refleksive,
elegjiake, satirike, poezi të rrëfimit lirik. Subjekti lirik është të shpshten
në veten e parë dhe është identik me autorin. Temat janë rrëfime intime;
konflikti mes idealit dhe botës reale ; shpresat për jetë dhe pesimizmi e
zhgënjimi, si pasojë e këtij konflikti; kërkimi i kuptimit të jetës; dashuria;
barra etike e njeriut bashkëkohor.
Subjekti poetik prandaj është i lëvizshëm. Tematika objektive e viteve
të luftës zëvëndësohet me temat subjektive të mendimtarit intim
njerëzor,emocionet dhe preokupimet e bashkëkohorës, para së gjithash e botës
urbane.
ABSURDI (EKZISTENCIALIZMI) NË POEZINË BASHKËKOHORE
Absurdi (lat. Absurdus, zëkeq, pakuptim), pakuptim, i kundërt me
arsyen, logjikisht i pamundshëm.
Nocioni absurd në filozofinë ekzistencialiste tregon pozitën e njeriut
modern; Albert Camus në Mitin e Sizifit insistimin e njeriut në absurd e kupton
si një qëndrim i ri dinjitoz të njeriut bashkëkohor.
Ekzistencializmi është tregues për rrjedhat letrare filozofike, të cilat
fillojnë kah mesi i shekullit 19-të me Kierkegaard-in. Prej tij pas luftës së
parë botërore u zhvillua filozofia e ekzistencës, së pari në Gjermani (Jaspers,
Heidegger) dhe pastaj edhe në Francë (Sartri). Njeriun e kuptojnë si
´ekzistencë´ të renditur në një botë pa kuptim, pa ´esencë.´
Është e njohur thënia e tyre: ekzistenca vjen para ´esencës´, ose jeta
është para mendimit. Sartri pohon: njeriu është ai çfarë bën nga vetja.
Fati varet vetëm prej tij, plotësisht është përgjegjës për jetën e vet. Kjo lënie
plotësisht në dorë të tij e njeriut, zgjon porse tek njeriu bashkëkohor
dhimbje, frikë, angushti, pavendosmëri, braktisje, madje edhe zhgënjim jetësor.
PËRFAQËSUESIT
Pas luftës së dytë botërore kjo filozofi pati ndikim të madh në
letërsi. Tek sllovenët ekzistencializmit iu ofruan poetët e grupit të dytë të
brezit të pasluftës ; Gregor Strniša, Dane Zajc, Veno Taufer, mes tregimtarëve
dhe dramaturgëve është edhe Peter Boži?, Dominik Smole dhe Primož Kozak. Mes
këtyre hyn edhe poeti më i rëndësishëm i tmerrit njerëzor, zhgënjimit dhe
absurdit Dane Zajc.
Për nga vjetët janë moshatarë me poetët intimistë, edhe pse poezia e
tyre për nga motivi tematika dhe mbarështrimi, ndryshon nga poezia intimiste.
KARAKTERISTIKAT
Poezia e absurdit është poezia jopersonale e zhgënjimit, vdekjes dhe
pakuptimësisë jetësore. Subjekti lirik i vetes së parë, karakteristik për
poetët intimistë, tash zëvëndësohet me subjektin pavetor lirik. Poetët e këtij
grupi lëshohen në temat personale, të cilat flasin në mënyrë indirekte për vetë
ata, për ndjenjat e tyre për kuptimin dhe përjetimin e botës.
Mendojnë për çështje të ngjarjeve themelore. Besojnë se, kërkimi i
njeriut i është lënë pakuptimsisë së jetës, bota në të cilën jetojnë është e
errët, pa shkëlqimin e bërthamës në thellësi ku prore zë pusi vdekja, tmerri,
ashpërsia, indiferenca dhe krimi. Të kuptuarit e tyre të botës e paraqesin me
imazhe mite dhe karaktere të botës reale dhe të trilluara, fiktive. Format e
këtyre poezive janë të ndryshme; disa janë të shkruara në stil dhe vargje
tradicionale, të tjerat priren kah modernizmi, e shliruar nga korrektësia
sintaktike, shenjat e pikësimit, rima, ndarjet; vargu është tamam i lirë/ nuk
respekton renditjen e rrokjeve të theksuara e të patheksuara/vargu i shëmbëllen
prozës, substanca e vargjeve ruhet në lojën përmes ndarjeve grafike , dhe
rrokjeve solemne poetike. Shpesh pjesë përbërse e vargjeve është paralelizmi i
nyjeve, në te krijohet atmosferë e veçantë liturgjike dhe ritëm i brendshëm i
poezisë. Disa poetë, mes tyre veçmas Veno Taufer, shpesh në mënyrë
moderne parodizojnë format klasike poetike, para së gjithash, sonetin.
LIRIKA BASHKËKOHORE
Në lirikën bashkëkohore radhiten katër breza letrarë të para dhe
pasluftës.
BREZI I POETËVE TË PARALUFTËS
Këtij brezi i takojnë Matej Bor, Cene Vipotnik, Edvard Kocbek dhe Jože
Udovi?. Të katërtit ishin pjesëmarrës të luftës nacional-çlrimtare, edhe pse
qysh atëherë u takonin drejtimeve të ndryshme letrare, gjë që më së miri u duk
kjo në zhvillimin e pasluftës.
Mes poetëve të paraluftës përjashtohen Edvard Kocbek dhe Jože Udovi?,
të cilët shkruajnë poezi bashkëkohore moderne. Këtyre u interesojnë temat
metafizike; kuptimi i botës, amshimi, fundi, vdekja, dilema e njeriut midis të
mirës dhe të keqes. Vargu është i lirë, herë herë i afrohet prozës poetike.
Poezia del si renditje asociative. Gjuha poetike është vërtetë poetike, dhe
estetiko-polisemantike.
BREZI I PARË I POTËVE TË PASLUFTËS
Morën formë dy grupe.
Grupit të parë i takojnë intimistët, që shkruajnë poezi të rrëfimit
personal.
Poetët intimistë janë : Ivan Minatti, Lojze Krakar, Tone Pav?ek,
Kajetan Kovi?, Janez Menart, Ciril Zlobec.
Grupit të dytë i takojnë eksistencialistët që shkruajnë poezi
jopersonale. Shumica i këndojnë temës së dëshpërimit, vetmisë së skajshme,
tjetërsimit, sëmundjes fizike dhe psikike dhe vuajtjes së rëndë deri në vdekje.
Për këtë shkak disa historianë të letërsisë këta i quajnë pjesëtarë të valës së
zezë në poezinë sllovene. Përfaqësuesit e grupit të dytë janë : Dane Zajc, Veno
Taufer, Gregor Strniša.
BREZI I DYTË I PASLUFTËS
Ky brez përfshinë një numër poetësh, të cilët dallojnë shumë mes vete.
Disa shkojnë gjurmëve të poetikës të romantikës së re ripërtëritëse apo
realizmit social, të tjerët janë modernistë, modernistë të skajshëm, ludistë,
shkruajnë poezi fakultative, që është vetëm një lojë e lehtë e fjalëve dhe
metafora të pazakonta, të tretit u takojnë avantgardistëve dhe shkruajnë poezi
konkrete, që ka efektin e shkrimit figurativ dhe tingullor. Këta janë :
Svetlana Makarovi?, Tomaž Šalamun, Niko Grafenauer, Ervin Fritz, Andrej Brvar,
Marko Kravos, Gustav Januš.
BREZI I TRETË I POETËVE TË PASLUFTËS
Poetët e këtij grupi shkruajnë poezi tradicionale dhe moderne. Nga
këta duhet kërkuar bërthamën e poetëve postmodernë, të cilët në një mënyrë të
re bëjnë lidhjen e traditës me modernizmin dhe kërkojnë kuptime dhe bukuri të
reja.
Përfaqësuesit janë, Milan Jesih, Milan Dekleva, Ifigjenia Zagori?nik,
Milan Klec, Boris A. Novak, Ivo Svetina, Denis Poniž.
BREZI I KATËRT I POETËVE TË PASLUFTËS
Këtij grupi i takojnë poetët që janë të lindur rreth viteve 1960.
Shkruajnë poezi moderne dhe postmoderne, dhe këta janë përfaqësuesit : Alojz
Ihan, Maja Vidmar, Uroš Zupan, Aleš Debeljak, dhe Maja Haderlap.
Shkrimi u huazua nga www.gradivo.e-univerza.net/.../sodobna_slovenska.ht..
INTERVISTË E HUAZUAR
LETËRSIA ËSHTË SHPREHJE
E TRAZIMIT INDIVIDUAL TË NJERIUT
Përktheu
nga origjinali/sllovenisht: Arif Kutleshi)
Mitja ?andar (1974), u takon atyre, të cilët më të madhe kanë ndikuar
në gjallërimin e skenës letrare sllovene. Ishte redaktor i ´Tribunes´, pastaj i
faqeve letrare të ´Dialogi´-t të Mariborit, nga v. 1996 gjendet në krye të
revistës më të suksesshme letrare në Slloveni - ´Beletrina´. Gjithashtu është
një kritik dhe eseist i shkëlqyer, dramaturg, kolumnist, skenarist i
dokumentarëve dhe organizues i jetës letrare. Në kuadër të shtëpisë botuese
studentore të Mariborit ´LITERA´ para pak kohësh doli libri i tij i parë letrar
´Shënimet e natës´, në të cilin në shtatë eseje përpunon lirisht disa tema
interesante letrare dhe jetësore.
ñ
Libri mban titullin ´Shënimet e natës´. Në hyrje shkruani
se për ta krijuar këtë libër keni kaluar shumë netë pagjumë. Bëni pjesë në
grupin e jo të rrallëve tek, të cilët trazimi kreativ u përvjedhet orëve të
vona?
ñ
Jo vetëm që është element imi, por natën punoj më me andje. Ka që
zgjohen në pesë të mëngjesit dhe kështu menjëherë koncentrohen dhe ia nisin
punës, unë nëse nuk pi ndonje kafe në mëngjes nuk mund të funksionoj fare.
ñ
A ndryshojnë mendimet e natës nga ato të ditës?
ñ Mendoj, jo. Mitologjia personale e
shkrimtarit natyrisht është e lidhur me faktin si jeton dhe kur shkruan, por në
të shkruar, koha e krijimit, nuk ndikon. Ditën bota është e hapur, me andje i hap
vetes udhë se duhet të dal dikund, se duhet të telefonoj…Natën është qetësi,
bota qetësohet dhe rrëmuja e jetës s´mund të më ndajë nga shkrimi.
ñ Si tërësi libri është shprehje e
individualizmit, që zërin e vetë më intim e gjenë në letërsi. A pajtoheni?
ñ Pajtohem. Letërsinë e shoh si
shprehje të trazimit individual të njeriut, gjë që nuk është ky një qëndrim i
ri. Teoritë sociologjike, filozofike e të tjera provojnë të peshkojnë jetën e
bashkësisë, kërkojnë modele të jetës kolektive të njeriut dhe me këtë rast
patjetër paguajnë tagrin e kufizimit të tyre, sepse nga studimi i tyre rrjedh
gjithçka që është intime dhe individuale; ëndërrimet, shpresat, malli,
dëshirat. Në kundërshtim me sociologjinë dhe me filozofinë letërsia ka
mundësinë dhe fuqinë, t´i rrafshojë tamam këto rrudha njerëzore individuale dhe
t´i shndërrojë në atë formë që mund t´i projektojnë edhe njerëzit e tjerë,
lexuesit
ñ Çka mund të na thoshit për
qëndrimin tuaj të shkrimtarit? A u krijuan esetë simbas një plani të thukët apo
spontanisht? Mendoj, disa gjëra janë ndërthurur në shkrim pa qenë fare të
planifikuara? Disa tema të cilat i rrahni në esetë, momentalisht janë
gjithësesi në trend (multikulturalizmi, globalizmi, trupi), të tjerat prore
aktuale (pushteti, historia), të tretat tema të lira ndoshta edhe banale
(xhelozia, fataliteti). Si i keni zgjedhur temat për të cilat shkruani?
ñ Kur hyn në botën letrare, disa
tema të imponohen mbi pjatë si relevante, janë pjesë e debatit aktual shoqëror
mbi letërsinë dhe në shumicën të duket, se duhet të diskutosh mbi to. Mua më
kanë shqetësuar tema paksa , për dikend ndoshta bizare dhe të paqena; gjatë nuk
kam qenë i bindur se ndonjëherë do t´ia dal me përgjegjësi t´i përimtësojë.
Njëra prej këtyre detyrave është për shembull mendimi mbi shkrimtarët Franz
Kafka dhe Henry Miller si dy parime jetësore: Miller m´është dukur si parim i
të dehurit letrar, i hapur në jetë, Kafka si parim i narkomanit letrar, i cili
është tërësisht i distancuar nga jeta, gjë që sigurisht që shprehet qartë në
letërsitë e tyre. Tema tjeter “e paqenë” është marrdhënia mes intelektualit racionalist dhe femrës iracionale fataliste. Para se
gjithash më ka lindur pyetja, në cilën gjuhë mund t´i përpunoja këto tema.
Eseistika u tregua si zgjidhje ideale, sepse është e individualizuar dhe lloj i
lirë, mundëson më mirë një gjuhë personale, mund ta vjelësh, përdor nocione dhe
shprehje të tilla teorike, të cilat të qëndrojnë afër, të tjerave u hap udhë.
Një liri e tillë në monografinë shkencore nuk është e mundur, në eseistikë
“inkonsekuenca” lejohet dhe dëshirohet.Shkrimi ka rrjedhur plotësisht
spontanisht, intuitivisht. Disa gjëra të caktuara i kisha në mendje edhe para
fillimit të shkrimit, konturat themelore tematike i kam parandjerë, shumëçka ka
hyrë në ese plotësisht mbas përfundimit, janë gërshetuar p.sh. filmi dhe
librat, të shikuar e të lexuara gjatë kohës sa shkruaja. Shkrimi ishte udhëtim,
hulumtim. Natyrisht më vonë jam marrë shumë gjithashtu edhe me strukturen e
eseve të veçantë, sepse jam përndryshe një shahist. Krijimi i këtyre eseve
ishte një kombinim i iracionales dhe rendit.
ñ Në eseun e parë të folurit letrar
qëndron kundër utopisë historike?
ñ Letërsia është gjithmonë në
opozitë ndaj çfarëdo utopie, individuale apo kolektive. Njerëzit modern
pothuajse nuk do të mund të jetonin pa vizionet e përbashkëta të së ardhmes
pozitive të shoqërisë, ky vizion duhet të përmbajë rend dhe strukturë të qartë.
Mbi këtë bazohen të gjitha utopitë perëndimore, le të jetë ky komunizmi,
nacizmi, a demokracia. Letërsia flet për një tjetër histori, në ballë vë
individualistin, të cilit shumë herë i dalin detyra të paparashikueshme dhe çdo
hap i tij në ardhmëri humb në mjegull. Letërsia flet për dridhjet personale të
cilat nuk mundesh kurrë t´i ngjitësh në vizione të ardhmërisë kolektive
ñ Fabula e dashurisë mes James
Joyce-it dhe Nores së tij është një burim i pasur i frymëzimit për shkrimtarët
sllovenë, për natën e tyre në stacionin hekurudhor të Lubjanës kanë shkruar
përmbledhja të tëra. Një tjetër anë e kësaj fabule ju ka frymëzuar juve, dhe
përndryshe fakti fare shpirtëror, e cila gjykuar sipas korrespondencës së tyre
karektirizon marrdhëniet në fillim, deri te një trup i lakuriqësuar, mbi të cilen bie trup e
tëthuer humori miqësor në llogari të pavetëdijes së saj të dikurshme?
ñ Kjo ngjarje e dashurisë simbas të
gjitha hulumtimeve shkencore të Joyce-it më duket se është e padenjë, dhe më ka
irituar së tepërmi. Kjo është në të vërtetë një ngjarje kurioze, për këtë
mësojmë nga korrespondenca e tyre. Ishin njerëz të cilët duanin që sëbashku ta
përshtegtonin jetën; ai ishte i arratisur nga atdheu dhe nga mentaliteti i
kontekstit të tij i cili e kufizonte atë, ajo bashkështegtare e tij e vetme në
këtë udhë. Dramatika e korrespondencës së tyre ka një rrjedhë interesante: në
fillim ai e përshkruan atë me shprehje shpirtërore, kur thotë se në fillim të
lidhjes së tyre ajo kishte edhe miq të tjerë, dhe e cilëson atë si të përdalur
e me shprehje fyese. Në marrdhëniet e tyre papritmas hyn gjuha seksuale,
trupore. Edhepse për mua kjo ngjarje është interesante para së gjithash , sepse
flet gjithashtu edhe për letërsinë xhojsiane, mbi atë se si ka devijuar nga
fillimet spirituale (fundja ai kishte një edukatë jezuite) në ato tokësore,
kaotike, erotike. Uliksi është erupcioni i këtyre ndjeshmërive jo vetëm ndaj
raportit me gruan, porse ndaj raportit me botën. Edhepse Joyce nuk ishte burrë
erotik dhe senzual, por më shume brenda këtij shkaku senzual ruante
koncentrimin spiritual, të cilin e thotë përmes angazhimit të tij të madh për
formën.
ñ Me trupin e njeriut mjaft intensivisht
po merret i ashtuquajturi arti bashkëkohor, mungesë me gjasë është, që trupi
është temë mjaft relative dhe mjaft e shpeshtë letrare. Mbi këtë tërheq
vëmendjen eseu, në të cilin flisni mbi romanin e Michela Houellebecqa, Breta
Bastona Elisa, dhe dramaturges Sarah Kane?
ñ Në përformansat, shpesh trupin
duam ta skandalizojmë. Edhe letërsia shpesh provon të paraqitet si skandal, si
shok, vetë shoku simbas mendimit tim nuk është i mjaftueshëm për artin. Disa
autorë, të cilët shkruajnë mbi trupin, ishin tepër të skandalizuar; të gjithë
pyesnin, nëse shkrimi i tyre ishte në nivel, nëse ishte moralisht i
përceptueshëm, dhe nëse diçka do të vlente për shoqërinë tonë, anën artistike
të veprave të tyre e kam marrë në shqyrtim, mbi atë që kam dashur ta tërheq vemendjen.
Para së gjithash më ka interesuar, çfarë na zbulojnë për trupin. Teza ime
është, që na japin vizionin e tyre të padyshimtë - trupin si strehimore e
fundit e autenticitetit të mundshëm, gjë që nuk është plotësisht
joproblematike.
ñ Eseizmi i tipit të tillë në kohë
të fundit në Slloveni nuk është gjithaq i shpeshtë?
ñ Nga autorët e rinj eseistikë
bashkëkohorë shkruajnë po e zëmë Tomo Virk, Matevž Kos ndoshta edhe ndonjë
tjetër, mes të vjetërve të tillë kishte shumë -më parë më kujtohet Marjan
Rožanc, i cili ka shkruar me një lehtësi të jashtëzakonshme, njëkohësisht mjaft
qartë dhe rrëmbyeshëm.Te eseu duhet të arrihet njëkohësisht liria dhe obligimi,
gjë që është vështirë. Shumica e shkrimtarëve sllovenë më me dëshirë fshihen
mbas kritikës letrare, mbas teorive të rënda apo mbas pamfletizmit. Në botë
eseistika letrare gjithkund është një lloj i zakonshëm - le t´i përmend disa
shkrimtarë të shkëlqyeshëm: Czeslav Milosz, Octavio Paz, Zbigniew Herbert.
ñ Ndoshta problemi qëndron në atë se
tek ne nuk ka gjithaq shkrimtarë të mëdhenj?
ñ Më parë do të thosha se problemi
qendron tjetërkund. Tek ne është rrënjosur bindja, që gjërat më përpara duhet
të thuhen bindshëm teorikisht, tek pastaj mund të bisedohet mbi (kë)to, në
mënyrë të lirshme. Tashti kur janë vënë këta gur të paluajtshëm teorikë me
Dušan Pirjevc, Anton Ocvirk, Janko Kos dhe të tjerët, ndoshta ndihet nevoja për
shkrimet të një dore më të lirë.
ñ Dëgjojmë, që veç po përgatisni
esetë mbi letërsinë sllovene?
ñ Në librin tim të parë u kam ikur
referencave sllovene, në të ardhmen me andje imtësisht, lirshëm eseistikisht do
ta përpunoj kontekstin slloven, traumat sllovene, vizionet etj. Këto tema më
interesojnë në qendrimet individuale tek shkrimtarët tanë të mëdhenj, siç janë Jan?ar, Kova?i?, Zupan, šeligo. Do të rrëfej
me kënaqësi, çfarë pozicionesh janë të mundshme gjithashtu në kontekstin
slloven.
ñ Si u përvodhen trenat në shkrimet
tuaja? Audhëtoni me qejf me ta?
ñ Mjeti më i adhuruar imi i
udhëtimit janë trenat. Në ta gjej metaforen e madhe, janë metafora të shpresës,
mallit, udhëtimet në largësi. Herë mbas herë më kaplonin poashtu ndjenja të errëta lidhur me ta, siç shkruan në
romanin ´Romani i një të pafati´ nobelisti Imre Kertesz, i ngarkonin njerëzit
dhe i dërgonin në kampet e përqendrimit. Njësoj si utopia naciste ashtu edhe
ajo komuniste nga treni e bënë mjetin, nga i cili nuk mund me të zbresësh dhe i
cili të shpie në vdekje. Marrë nga DELO. Bisedoi: Valentina Plahuta.