Kulturë
Engjell Shehu: Mbijetesa
E merkure, 02.05.2012, 09:21 AM
Engjell Shehu
Mbijetesa
Dielli ka filluar te fshihet
era është zgjuar nga gjumi
Shiu vazhdon te bier
marramendjesh është fryre lumi
Njerëzit kërkojnë pak diell
ti ngrohe ne këto dite vere
Përpiqen, punojnë e lodhen
te sigurojnë te paktën një kothere
Mërzitja dhe kafshata bashke
trazohen ne stomakun e uritur
Me shpresën e te nesërmes
për fëmijet qe duhen rritur
Është koha e mbijetesës
ne kulturën e hipokrizisë
Është skamja e këtij populli
qe flamuri te rrijë ne gjysme shtize
Ku është babai te shohë fëmijte
qe vuajnë sindromën e urisë
Ndoshta femijte kane ngelur jetim
se babai i ka vdekur Shqipërisë
Por shpresa akoma jeton
se femijte kane ëndrra te mëdha
Ndaj dielli një dite do na ngrohe
se kthim mbrapa nuk ka
Kurrë nuk na ka mposhtur
as vdekja dhe as uria
Ne bëhemi akoma me te forte
kur neve na do vet Shqipëria
26/04/2012
Proverba nga Engjell Shehu
Kush mendon se është i zgjuar
me i zoti se gjithë te tjerët
Ai se di se kush është jeta
është njëri nga te mjerët
Kush mendon se i di te gjitha
dhe nuk njeh kush është arsyeja
Ai është një nga te pa aftët
është vet fatkeqësia
Kush mendon qe te beje keq
e dikujt ne qafe ti bjere
Vetveten demaskon
është njeri krejt pa vlere
Kush mendon se me gënjeshtra
munde ta shtyje jetën lehte
Është njësoj si te thuash
qe me not e çanë një det
Kush respektin e shpërdoron
dhe kërkon te respektohet
Është vete i përjashtuar
nuk ka se ku te ankohet
Kush besën nuk e mban
edhe hiqet i besuar
Është njësoj si te thuash
është shtangist po nuk ka duar