E premte, 18.06.2021, 04:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Trëndafilja

E marte, 01.05.2012, 12:31 PM


TRËNDAFILJA

Nga: KALOSH ÇELIKU

Gati e gjithë bota kishin Facebook. Vetëm Trëndafilja nuk kishte, e kalonte kohën me punët e shtëpisë dhe herë pas here shkruante poezi. Përditë i vinin ftesa përmes internetit ta bëjnë si shoqe. Jo, u përgjigjej Trëndafilja. Felemndrit, nuk kam kohë, merrem me poezi dhe politikë madhore. Kohën e fundit jam duke shkruar një roman për Luftën e Kosovës (1989). Edhe, i shëtiti gati të gjitha Partitë politike Shqiptare Demokratike, po askund nuk zuri vend. Fati njëjtë e përcillte edhe me burrat. Shkak ky, që nuk la burrë pa sharë, marrë nëpër gojë. Faj kishin të gjithë burrat, që nuk u jepnin të drejta të barabarta grave të tyre mbyllur brenda katër mureve. Falë Zotit që nuk kishin guxim, se po të mundeshin këta “burreca” do t’u vishnin edhe ferexhe. Zërin kudo e ngrente për të drejtat dhe liritë e grave. Raste kishte, kur zemëroheshte edhe i thirrte gratë besnike të dalin në protesta e demonstrata kundër burrave. Patjetër, duhet ndryshuar vjersha e Çajupit: Burrat nën hije/ lozën kuvendojnë/ pika që s’u bie/ se nga gratë rrojnë. Vargjet, që poshtërojnë gruan duhet gëdhendur ja, kështu me sopatën e madhe: Gratë nën hije/ lozën kuvendojnë/ pika që s’u bie se nga burrat rrojnë. Duartrokitje për vjershën antologjike “Kanari”, ama për vargjet e mësipër duhet pështyrë në fytyrë “maskarai”. Herë pas here me parulla të këtilla teknefese dilte edhe në dritaren e MTV -së duke e bërë lëmsh gjuhën dhe poezinë shqipe. Mendime të cunguara, vargje të sakatuara: pa duar, këmbë, veshë, sy e tru i pillte hiç fare pa shterëzime nga goja rreth mullarit. Një ditë e theu mendjen, po e gjithë bota ka Facebook. Edhe gratë e kombit kuqezi. Edhe burrat e kombit. Dhe, vendosi ta hapë Facebook -un.

Ditët e para Trëndfilja fluturonte nga gëzimi. Nga të katër anët e botës iu paraqitën të njohur e të panjohur që ta bëjnë shoqe. Vetëm për një kohë të shkurtër i bëri me qindra shoqe e shokë. E bëri shok edhe një patriot kuqezi (ish kryetar partie të Degës), që përmes postës elektronike, hakerët ia kishin dërguar një mëshqerrë të hazdisur lakuriqe. Familjes kudo i dërgonte përshëndetje nëpër botë. Fotografitë me thasë fluturonin nëpër qiell edhe më shpejtë se aeroplani përmes postës elektronike nëpër të katër anët e globit. Edhe poezi “patriotike” që posa kishin dalë nga furra artistike dërgonin partizanët. Lule. Trëndafila. Shqiponja të zeza dykrenare. E gjithë faqja e inetretit brenda një ditënate u veshë kuqezi. Plot flamuj kombëtar, shqiponja dykrenare, Ismail Qemala, Bajram Curra, Shotë Galica, Isë Boletina, Teuta kuqezi e Mic Sokola që e rrokin topin për fyti.

Nateditë Trëndafilja rrinte në kompjuter me orë të tëra e vetmuar si qyqe. Ndonjëherë, zgjohej edhe pas mesnate, para hoxhës dhe dërgonte përshëndetje, poezi, fotografi “artistike”. Herë pas here në mesin e tyre paraqitej edhe një Dilinxhi si shok me macjen në prehër. Dilinxhiu siç duket u kishte rënë në fije Grave të kombit. Macjen e kishte hedhur mes luleve, shqiponjave dhe poezive si grepin gjuetari në lumë. Herë pas here me macjen në prehër ua dërgonte edhe nga një poezi “patriotike”.

Poetja e kombit kuqezi, faqen e Facebookut e mbushi plot poezi: Atdhe, flamur kombëtar, shqiponja e personalitete historike. Natën vonë pasmesnate, dilte në verandë si “ujkeshë”, uluronte dhe pinte kafe me Saffon e Ana Ahmatovën. Merreni me mend, edhe Hëna kur dilte mbi Çelëvjollcë me vargjet e poetit popullor: Ulu mal të dalë Hëna, trembeshte nga bukuria e “profetes” shqiptare, fshiheshte pas malit. Vetëm yjet e nxirrnin pak tinëz syrin pas një reje ta shohin vargun e saj se si kërcente çati më çati e lis më lis për liri. Huti me veshë, posa e pa Trëndafilen e hudhi këngën nga dega, rroku çiftelinë me dy tela ta bëjë copë-copë për Liri. Natës Madhe i dha zjarr.

Agimi ende pa lind Dielli, Tërndafilen e gjeti në mesin e poezive. Shtambave me verë. Zogjtë këngatarë, posa i panë shehirët në këtë derexhe, e lanë këngën atë ditë. Hë për hë mbetën pa gojë, varg në sqep. Burri më kot gjithë natën e kishte pritur Trëndafilen në shtrat. Fëmijët në mëngjes për një copë buke me reçel të shkojnë në shkollë. Trëndafilen e kishte marrë një gjumë i thellë në verandë me laptop mbi kokë. Gërhiste, dhe nuk la shelg pa sharruar më këmbë atë natë në livadh.

Pasmesdite, kur u zgjua Trendafilja dhe e hapi laptopin, gati mbeti pa mend. Hakerët, me siguri Dilinxhiu me macje në prehër ua kishte shperndarë një film “dokumentar” porno me një zezak dhe pesë gra azgane bythekrye në shtrat. Mëzati i hazdisur bytrynte nëpër dhomë, ndërsa grave histerike u shkonte zëri për qielli. U përpoq ta fshinte “kryeveprën botërore”, po nuk fshihej dot nga faqja e dheut. Ndihmë kërkoi në të katër anët, po edhe ato nuk dinin si ta hiqnin këtë damkë të zezë nga mesi i luleve.

Dhe, përfundimi: Trendafilja e mbylli Facebookun. Përsëri, filloi të bie herët në shtrat me burrin. Pasmesnate, kur i kujtohej filmi dokumetar porno edhe tërbohej në shtrat si shterre mes livadheve. Tërmeti e dridhte dhomën. Shtëpinë. Herët në mëngjes, tashti fëmijët e kishin edhe nga disa copa buke me reçel.

Vetëm, unë si shkrimtar përsëri nuk jam rehat. Frikë kam, Trëndafilja mos e hapë prapë Facebookun. Shkaku, se: kush do t’i durojë përsëri gjithë ato poezi patriotike, lule,  shqiponja kuqezi në flamur, personalitete historike. Shtrat të zbrazët deri në mëngjes. Fëmijë të pikëlluar me lot ndër sy edhe pa një copë buke me reçel, që i pret në shkollë vjersha e xha Naimit…



(Vota: 451 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora