E diele, 10.11.2024, 05:51 PM (GMT)

Editorial

Shpirti i Shqiponjave Etnike e Vlerëson njëzëri si: Gruaja e Vitit 2008, znj.Këze Kozeta Zylo

E premte, 21.03.2008, 12:57 PM


Kozeta Zylo
Të them të drejtën, nuk jam befasuar aspak për këtë çmim, por është edhe e pamundur të mos e shpreh gëzimin që më dha maria e çmimit më të lartë të mirënjohjes nga gratë e të gjitha trevave shqiptare, të mbledhura për të festuar ditën e 7-8 Marsit. Këto emocione u përjetuan nga bashkëshortja ime, e cila ishte pjesëmarrëse e këtij aktiviteti mjaft madhështor i organizuar këtu në Diasporë, në New York.
Duke u bërë pjesë e kësaj dite festive ajo tha se prania e 500 grave dhe mjaft të tjera që nuk mundën dot të vinin, për aryse të kushteve të lokalit, e sigurt që takimin e radhës do ta festojmë bashkarisht në ndonjë stadium, të ngazëllente shpirtin dhe shikoje më nga afër realitetin dhe manifestimin në përmasa të mëdha që u bë për Kosovën, në festat e 7-8 Marsit. Padyshim organizata e gruas Shqiptaro-Amerikane " Zëri ynë'' me aktiviste gra nga të gjitha trevat shqipëfolse me presidente znj. Leonora Abdulai, vendosën të palëkundura, përzemërsisht dhe unanimisht ta vlerësonin znj. Keze Zylo si: "Gruaja e vitit 2008".
Ky çmim i jepet për kontrubutit e saj të pandërperë disa vjeçar ,që i ka dhuruar komunitetit dhe çështjes shqiptare si brenda dhe jashtë kufijëve të atdheut.Energjitë dhe shpirti i saj human, si aktiviste e mirënjohur, publiciste, poete, e bëjnë më të kompletuar dhe më këmbëngulëse për të përmbushur këtë mision, sa të vështirë aq dhe patriotik. Po aq i sigurt jam se në këtë çmim ka pjesë dhe mbështjeta, që ajo ka gjetur nga familja e saj ;si nga bashkeshorti Z.Qemal Zylo i cili është një tjetër krah i aktiviteteve që vazhdon të japi maksimumin e tij me dy vajzat: Valbona dhe Klodiana , të cilat me shpirtërat e tyre ëngjëllore, që prej moshës fëmijërore kanë hapur shumë ditë festive duke recituar vargje për atdheun, Çamërinë dhe Kosovën.
Nga që banoj këtu dhe jam dëshmitarë i këtyre aktiviteteve, ishte Z.Qemal Zylo së bashku me artistët dhe orekstrën ''Alba'' që organizuan cerëmoninë mortore, për artisten e madhe Anita Bitri së bashku me nënën dhe vajzën e saj, për t'I përcjellë trupat e tyre në Atdhe, ku salla u mbush plot e përplot nga qindra shqiptarë të Diasporës. Të gjitha këto janë të dokumentuara nga mediat, TV-te, gazetat dhe vetë njerezit që kanë marr pjesë në këto aktivitete madhështore, organizuar nga kjo familje shëmbullore, ku kanë qënë të pranishëm ambasadorë, kongresmenë dhe personalitete të shquara të Diasporës.
Ishin po ato Nëna dhe motra të këtyre vëllezërve shqitparë nga të gjitha trevat, ku në festën e 7-8 Marsit ditën ta vlerësonin, nënën e tyre me çmimin më të lartë.Duke parë gjithë këtë bashkim , ku çdo trevë shqipëfolëse kishte përfaqësuesen e saj me plotë bindje e them se aty u dhurua çmimi: ''Gruaja e Shqiperisë Etnike 2008". Ky çmim si të jepej a jo, si shpejtë a vonë që t'i dhurohej Zonjës Këze Kozeta Zylo, nuk do të ndyshonte asgjë, përveçëse do të ndikojë më shumë tek ajo, që ti dedikohet totalisht çështjes shqiptare. Dedikim ky që nuk bënë gjë tjetër veçse po çon në vend amanetin e gjyshit të saj i cili ishte një ndër përkrahësit e Fan Nolit këtu në Amerikë, por dhe të familjes së tyre me ndjenja dhe shpirt patriotik që kanë luftuar dhe mbrojtur kurdoherë inetersat e kombit Shqiptar. I ndikuar nga ky eveniment mbresëlënës, por dhe shumë domethënës, më duhet të them se: " Shqiptarë! t nuk duhet të jetojnë të ndarë, por së bashku, në Shqiperinë etnike"

Edmond Ismailati, Brooklyn NY



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora