Mendime
Selim Hasanaj: Patriotizmi dhe vepra që kërkon lavdatë për QIKSH
E hene, 10.03.2008, 07:05 PM
"PATRIOTIZMI DHE VEPRA QË KERKON LAVDATË PER QIKSH - QENDRA KULTURORE ISLAMIKE SHQIPTARE E OSLOS"
Nga Selim Hasanaj
![]() |
Selim Hasanaj |
Mas disa orve debate e shkembim idesh u vendos të takohemi edhe nji herë pas nji jave.
U mbajt edhe takimi i dytë. Prap e njejta situatë dhe dallimi ishte se tani kishte ma shumë të pranishem. Të shofish, aty ishin perfaqësuesit e vetzgjedhun të ZYRES SË KOSOVËS NË NORVEGJI. Perfaqësuesit e Qendrave Islamike kulturore shqiptare të Oslos, Østfoldit dhe Dramenit si dhe të degve të partive politike LDD, LDK dhe PDK. Dhe perfaqësuesit e UNIONIT të Studentve Shqiptarë në Oslo dhe Forumit rinor. Me emna të gjithë të medhej, me punë askund. U perlam disa orë dhe asgja nuk mund të banim. Lideri i degës e cila në fakt as që egzistonte pra PDK-së Nasuf Gjylani që në fjalen e parë u kerrcnue se do e prish manifestimin nese aty do të ketë flamuj partiak , pra aludonte në Flamurin Dardan të President Rugovës. Perfaqësuesit e ashtuquajtures ZYRE E KOSOVËS e cila po të egzistonte atëhere ajo ishte dasht ti prijë dhe udhëheq mergaten tonë këtu në Norvegji me vite, ata donin rrolin prijs, hoxhallaret thonin se perkrahin gjithcka por nuk don të merren me politikë. Studentet ata që e moren fjalen nuk e hiqnin allahun nga goja, ZOTIN e kishin harrue. Dhe si rezultat nuk u arrijt asgja dhe gjithcka perfundojë me këto dy mbledhje.
Mirpo tani pas shpalljes së mvetsisë së Kosovës disa nga këta persona kontaktojnë njani tjetrin dhe vendosin per mbajtjen e nji MANIFESTIMI ku prap duhet të jenë perfaqësuesit e të gjitha subjekteve shqiptare në Norvegji. Janë ftue sa vijon: ISH LUFTËTARET E LIRISË, SHOQATA "RILINDJA", RADIO "RILINDJA", QENDRA ISLAMIKE KULTURORE SHQIPTARE , BASHKËSIA FETARE E DRAMENIT, BASHKËSIA FETARE E ØSTFOLDIT, ZYRA E KOSOVËS, SHKOLLA SHQIPE NË OSLO ,SHOQATA ILIRIDA, RINIA SHQIPTARE, UNIONI I STUDENTVE , DEGET E PARTIVE POLITIKE : LDK, LDD, PDK.
Mbajten nji mbledhje me 02.03.2008 dhe vendosen që tubimi të mbahet në nji hotel, të ftojnë perfaqësues të ambasadave të shteteve mike që e kanë pranue mvetsinë e Kosovës, të ftojnë perfaqësues të qeverisë norvegjeze etj,etj.
Per këtë aranzhman erdhen në perfundim se u duhet nji buxhet pre 50.000 korona norvegjeze. Me lutje dhe perkulje mezi u bind QIKSH - QENDRA ISLAMIKE KULTURORE SHQIPTARE që ta sponzorizojë aranzhmanin me 20.000 korona por me kusht që organizatoret tu ndajnë "MIRNJOHJE PER VEPREN EMADHE, AKTIN MORAL , NJERZOR DHE ATDHE DASHES " që po e bajnë.
Lexues i nderuem kushdo që të jesh ti kupto të lutem se sa perfida dhe sa qyqana janë këta farë muslimanesh shqipfolsa. Këta kanë buxhet të fortë të parave dhe ato para nuk i kanë aty nga kontributi i punës së tyne, nga pagat e veta, nga djersa e vetë por i kanë sepse shteti norvegjez u derdh para per cdo vitë në emen të antarsisë që këta e kanë diku nese nuk gabojë nga 550 korona per antar. Andaj cfar akti moral , njerzor dhe atdhedashes po bajnë këta far mullaha matrapaz që me paret e shtetit norvegjez po kushtzojnë shtetin e vetë me ndamje të mirnjohjes per tia dhanë ato para per ta mbajt manifestimin per mvetsinë e Kosovës. Janë per cdo kritikë të gjithë antaret e Këshillit të tubimit që kanë pranue nji gja të tillë. Janë edhe këta po si ata të paret. Po si dreqnit në thes. Unë sod jo në emen të subjektit tim në të cilin jamë Kryetar por në emen timin personal u terhoqa nga ky organizim kur pava lojnat e pista të muslimanve shqipfolsa të Norvegjisë. Dojnë mirnjohje këta dai. Turp i turpave ju kjoftë. A nuk asht edhe tubimi per mvetsinë pjesë e nji aktiviteti kulturor i shqiptarve, a nuk asht edhe mbajtja e Akademisë per pervjetore të Dr. Rugoves si dhe personaliteteve tjera poashtu aktivitet i mergatës shqiptare. Pse këta pisa kanë mergaten si antarë ndersa per asnji aktivitet nuk japin as nji cent. Tani edhe per festë të mvetsisë kushtzojnë me mirnjohje. Ato nuk janë para të tyne që ata ti perdorin vetem per jasina e literaturë trushperlamse të islamit e cila jo vetem se nuk na i edukon fëmijet por i ka futë ata në qorrsokak dhe geto neper të gjitha qytetet e Norvegjisë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Interviste me kompozitorin e shquar prof.Akil Kocin
Bahtir Hamza: Pastrohu Kosovë
Selim Hasanaj: Grate shqipfolse dhe sulmuesit serb ne Budve te Malit te Zi
Paul Tedeschini: SHBA dhe Pamvarsia Kosovare; Venediku dhe Pamvarsia Shqiptare!
Baki Ymeri: Admirimet e Bushit dhe demokratët e Çaushit
Arbën Xhaferi: Autorizmi i fshehur
Ilir Dardani: Shqiptaret ne prag te thyerjes se madhe!
Selim Hasanaj: Pse jemi kështu cfarë jemi
Ditari i Hillari Klintonit për shqiptarët
Veton Surroi: Zbulimi i dytë i mitrës së botës
Baki Ymeri: Profesor Xhelku Maksutit në 77 vjetorin e ditëlindjes së Tij
Myftar Memia: Dy duar për një krye!...
Kryetari i Dardanëve të Norvegjisë mbajti fjalimin kryesor në tubimin e Pavarësisë në Frederikstad
Gazeta sllavo-maqedonase "Veçer" dhe dezinformatat e saj
Fillimet e ndërgjegjësimit në Serbi
Bujar Nishani: Përgjigje letrës së Lubonjës
Fatos Lubonja: Letër e hapur ministrit të rendit Bujar Nishani
Telegrame ngushëllimi
Hajdin Islami: 7 Marsi - Dita e mësuesit në Republikën e pavarur të Kosovës
Kastriot Myftaraj: Kosova si shtet-«pulë e fërguar» dhe kombi shqiptar si rast i veçantë shtetformimi