E diele, 28.04.2024, 05:20 AM (GMT+1)

Mendime

Kryetari i Dardanëve të Norvegjisë mbajti fjalimin kryesor në tubimin e Pavarësisë në Frederikstad

E premte, 07.03.2008, 07:14 PM


Kryetari i LDD-së dega në Norvegji, z. Selim Hasanaj
KRYETARI I DARDANVE TË NORVEGJISË MBAJTI FJALIMIN KRYESOR NË TUBIMIN E PAVARSISË NË FREDRIKSTAD
 
Kryetari i LDD-së dega në Norvegji , zotni Selim Hasanaj mbajti fjalimin kryesor në tubimin e shqiptarve të Østfoldit per PAVARSINÊ e Kosovës që u mbajt në Fredrikstad¨me 17.02.2008.
Fjalimi i tij dinjitoz asht ky

TË NDERUEM ZONJA E ZOTNI, TË DASHTUN FËMIJË QË JENI ARDHMËNIA E KOSOVËS

Më lejoni që në emen tuaj ti pershendes në munges sa vijon:

I NDERUEMI KRYETAR I KOSOVËS Prof. FATMIR SEJDIU
I NDERUEMI KRYEMINISTER I KOSOVËS HASHIM THAQI
I NDERUEMI PRESIDENT I SHQIPNISË Prof. Dr. BAMIR TOPI
I NDERUEMI KRYEMINISTER I SHQIPNISË Prof. DR. SALI BERISHA
I NDERUEMI PRESIDENT I SHBA-ve GJORGJ W. BUSH
LARTMADHNIA E TIJ MBRETI I NORVEGJISË HARALD
KRYEMINISTER I NORVEGJISË JENS STOLTENBERG
TË NDERUEM MIQ NDREKOMBTARË TË KOSOVËS

Fjala e urtë e popullit thotë: KUSH PRET DHE KA DURIM FITON, neve pritem dhe ja na erdhi FITORJA. Sot neve po festojmë LINDJEN E SHTETIT TË KOSOVËS. Por per të ardhë deri këtu u desht shumë mund dhe sakrifica, shumë jetna u shuen në lulen e rinisë, shumë nana mbeten me duer në gji sepse humben të vetmin djalë. Shumë motra u veshen me të zeza per ti bartë ato gjatë jetës, shumë fëmijë mbeten pa prind, por sot me 17.02.2008 me leximin e DEKLARATËS SË MVETSISË së Kosovës të gjitha plaget u mbyllen, morti shekullor që na e pat nxan diellin nen okupimin barbarë të serbosllavëve mori fund.
Ashtë histori e gjatë kjo, por unë po ndihem i privilegjuem dhe po kamë nderin të flasë para jush per historikun e gjatë të perpjekjeve shekullore të popullit shqiptarë që nder shekuj u perplasë pa mëshirë per shtet të vetin dhe liri e barazi.
Trojet tona PELLAZGO-ILIRE gjithmonë ishin të lakmueshme sepse vet ZOTI në ato troje krijojë të parin njeri të cilit i mësojë gjuhen që KRIJUESI vetë e fliste. Pra mrekullia e shtatë e ZOTIT ishte STERGJYSHI ynë PELLAZGU.
Pushtimet e para të tokave të shejta Pellazgo -Ilire datojnë që nga shek i VII para eres sonë kur Danaeu Egjiptiani sulmojë Pellazget në Argos dhe largoi Mbretin Pellazgos, fenikasi Kadmos themelojë Teben ndersa Peleponezi u pushtua nga asiriani Pelos. Nga kjo kohë e deri me krijimin e Perandorisë Romake ishte periudha e gjatë e robnisë dhe dëbimit të gjyshve tanë nga tokat e tyne dhe tkurrja e tyne në veri. Në ato toka u krijua Greqia antike e cila as që ka gja të perbashket me këtë të sotmen . Edhe Perandoria Romake nuk ngurrojë pa e hudhë synin pertej Ardiatikut. U zhvilluen lufta të mëdhaja por perkunder qendresave heroike ishte Mbretnesha Teuta ajo që e fundit kapitullojë para hordhive pushtuese romake. Robni e gjatë, zhdukje dhe asimilime, por mbijetuem. Erdhi ndamja e Perandorisë Romake në ate të Lindjes dhe Prendimit dhe tani edhe tetqind vite tjera robni Bizantine, por mbijetuem edhe këtë. Fillimi i shek XII dhe invadimi i furishem i slavëve të jugut në gadishullin Ilirik, perafërsisht 11 vite të sundimit mizor dhe shfarosës të vetquajtunes shteti i Njemanjiqve në krye me të vetshpallunin Perandorin Dushan Nemanja . Viti 1389 dhe beteja e Kosovës e cila shenon pushtimin definitiv të trojeve iliro-dardane nga osmanlijt e Anadollit dhe pesqind vite robni dhe shfarosje. Kjo edhe ishte robnia ma e zorshme sepse veq pushtuesit administrativ , pra pushtetit osman trojet tona me shumicë ishin të pushtueme edhe nga sllavet dhe greket grabitqar dhe gjakpirsa po si hijenat e stepeve dhe këta per të na shtyp dhe zhduk kishin lejen e besa edhe perkrahjen direkte nga pushtetaret osmanlinjë. Por shpirti liridashes i popullit shqiptarë kurr nuk u pajtue me robninë dhe ishin 25 vite lufta dhe qendresa heroike nen komanden dhe udhëheqjen e Gjegj Kastriotit. Pas vdekjes së papritun të Heroit Kombëtarë me qindra mijra shqiptarë u arratisen pertej Adriatikut dhe nga ajo kohë u krijuen kolonitë arbneshe në Kalabri e Sicili. Edhe nga atje zani per liri thirrte panderpre. Penda e Jeronim De Rades, Gavrill Dares, Francesko Krispit etj, etj arbnesh nuk prante së shkruemi. Edhe nga kolonitë tjera në shtetet fqinje mergata shqiptare vepronte. Nga Bukureshti nuk prante penda dhe zani i Elena Gjikes.Nga Anglia, Austria, Belgjika e Amerika penda e Faik Konicës. Në SHBA Imzot Fan Noli. Nga Egjipti e Misiri Filip Shiroka, Andon Zako Cajupi. Në Stamboll vëllaznit Avdyl, Naim e Sami Frashëri , pastaj Vaso Pashë Shkodrani, Jani Vreto e sa e sa tjer patriot formojnë Shoqninë e Stambollit dhe kjo edhe i parapriu RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE që kulminacionin e arriti me formimin e LIDHES SHQIPTARE TÊ PRIZRENIT. Kjo ishte perpjekja e parë per bashkim kombëtarë dhe shtetin ethnik shqiptarë në tokat e veta të Gadishullit Ilirik. Më lejoni ti perkujtojë sot trimat e asaj kohe: Vaso Pashë Shkodranin, Jani Vreton,Avdyl Frasherin, Ymer Prizrenin, Ilaz Pashë Dibren, Sami Frashërin, Mic Sokolin, Sylejman Vokshin, Ali Ibren, Haxhi Zeken, Ali Pashë Gucinë, Jakup Ferrin, Prenk Gulinë etj,etj.Në këtë kohë ranë nen pushtimin e Malit të Zi , Plava e Gucia, Hoti e Gruda, por ra edhe Ulqini. Serbia dëbojë me dhunë duke djeg dhe shkatrrue fshatra dhe vendbanime shqiptare nga rrethinat e Nishit, Pirotit, Vranjes, Prokuples dhe Leskocit. Qindra mijra u vranë e maskruen , dhe po aq edhe u shperngullen per të ardh si refugjat në fushat e Kosovës ku mbeten sot e asaj dite. Lidhja Shqiptare e prizrenit u shua me gjak por perpjekjet per LIRI nuk u nderprenë. Më 1908 në Manastir nen drejtimin e të Madhit At Gjergj Fishta formohet alfabeti i shkronjave shqipe. Në Stamboll Hasan Prishtina dhe Ismail Qemali vendosin per të organizue kryengritje të armatosun neper të gjitha trojet shqiptare dhe per ta shpallë shtetin shqiptarë të mvetsishem. Derisa Ismail Qemali u zotue per diplomaci neper Evropë, Hasan Prishtina mobilizojë masat popullore në mbarë trojet shqiptare të Kosovës dhe nen drejtimin e tij si dhe Bajram Currit, Isa Boletinit, Idriz Seferit, Hysni Currit, Bajram Daklanit, Azem Galicës, Beqir Efendi Vokshit, Zefit të Vogël, Sadik Rama etj, etj mbrenda nji kohe të shkurter i shliruen pothuaj të gjitha qytetet e Kosovës dhe muaren edhe Shkupin. Por tradhtia sllave edhe këtë herë i godet pas shpine. Serbia pushton Kosovën dhe masakron me dhjetra mijra shqiptarë. Disi me perpjekje mbinjerzore arrihet që me 1912 të shpallet në Vlonë mvetsia e Shqipnisë që ndryshe sot quhet Shqipnia Londineze.
As Luftat ballkanike dhe as ajo e Parë Botnore nuk suellen asgja të mirë per shqiptaret. Populli dhe trojet tona mbeten të pushtueme nen thundren serbosllave. Edhe në këtë kohë perpjekjet per LIRI nuk pushuen. U zhvilluen shumë lufta kaqake. Kaqaku i njoftun nga Drenica Azem Bejtë Galica vite me radhë u futi tmerrin pushtuesve serb. Ishin të njoftun edhe shumë kaqak të Dukagjinit dhe Rugovës. Do mbetem borq nese nuk i permend; Cel Shabanin, Sak Fazlinë, Hysen Bajrin , Sadri Elezin, Zhujë Selmanin, Bajram Cetinen, Ramush Cetinen, Haxhi Zekë Berdynen etj, etj si dhe nga Malësia , Nokshiqi, Plava e Gucia , Imer Maliqi, Hasan Ferri, Shemso Ferri etj,etj.
Lufta e Dytë Botnore ishte reprizë e ngjarjeve të maparshme. Anise PKSH e Shqipnisë dhe PKJ ishin marr vesh per ndihma reciproke dhe pas clirimit popujt do kenë të drejtë në vetvendosje , ide kjo që solli edhe deri te Konferenca e Bujanit me 30.31 dhjetor 1943 dhe 1,2 janar 1944, pas dëbimit të pushtuesit fashist gjerman forcat partizano-cetnike të Jugosllavisë që tani u formue dhe udhëhiqej nga Josip Broz Tito , e sulmuen Kosovën dhe e pushtuen ate duke e fut me dhunë nen pushtetin e Serbisë. Ishin të madhnishme dhe të paharrushme rezistenca dhe lufta kunder këtij pushteti në Drenicë nen komanden e Shaban Palluzhes dhe Mehmet Gradicës.Më lejoni ti perkujtojë me respekt sot këta luftëtarë por edhe të tjeret si Aziz Zhilivoda, Ukshin Kovacica, Ahmet Selaci, Demë Ali Pozhari, Haxhi Zekë Berdynaj, Ukë Dini, Mustafë Hasanaj, Rrustë Rugova, Nimon Beka, Hysen Terpeza, Ndue Perlleshi, Tal Kurteshi, Gjon Sereqi,Marie Shllaku, Prof. Ymer Berisha etj, etj.
Edhepse të gjithë këta trima u vranë , toka nanë lindi gjithmonë trima tjerë brez pas brezi. Persekutimeve barbare në të ashtuquajtunin AKSION I ARMVE në Kosovë që e ndermori Aleksander Rankoviqi vetemsa e shtuen urrejtjen dhe erdhi viti 1968 dhe protestat popullore shqiptare në Jugosllavi per liri e barazi. Duhet ti kujtojmë me respekt këta burra të këtyne ngjarjeve. Erdhi 1981 dhe tronditja definitive dhe deri tani ma e madhja e themeleve të kreatures që quhej Jugosllavi. Orat policore kurr nuk pushonin së funksionuemi sepse shqiptari kurr nuk pajtohej me robninë as pushtimin. Nji plejadë e tanë studentesh dhe patriotesh kerkonte liri dhe të drejta. Kerkonte largimin e pushtuesit.Me mijra të burgosun dhe qindra të vramë. Disa arrijten të ikun jasht kufijve por edhe neper shtetet e Evropës plumbi i pushtuesit i arrijti. Kështu per këtë ditë që neve sot po e festojmë u vranë Vëllaznit Jusuf e Bardhosh Gervalla , Kadri Zeka, Enver Hadri, Vehbi Ibrahimi etj. Por sikur thotë fjala e popullit ; zullumi këputet prej së trashit, edhe zullumit të pushtuesit serb i erdhi fundi pikrisht më 23.12.1989 kur elita intelektuale ma e mirë e kohës në BARAKEN E SHKRIMTARVE në Prishtinë formuen LEVIZJEN KOMBËTARE SHQIPTARE që e quajten LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS. Kryetar i sajë u zgjodhë Dr. Ibrahim Ukë Rugova i cili nga nji shkrimtar dhe kritik letrar u rrit në nji lider me permasa botnore per tu ba i pavdekshem si ARKITEKT i shtetit që neve sot po i festojmë lindjen.
Pothuej dy dekada Lideri politik dhe shpirtnor i Kosovës , Dr. Ibrahim Rugova ishte në ballë të popullit të vetë të cilit i priu me menquni, urti e madhështi , i formojë ushtrinë UCK-në, e miqësojë me shtetet dhe popujt e mdhenjë të botës dhe falë këtij burri që per shumë kand ZOTI e kishte dergue si shpetimtar dhe të shejtë në mars të 1999 aleanca ma e madhe ushtarake në historinë e njerzimit NATO per plot 72 ditë bombardojë forcat dhe caqet pushtuese serbe në Kosovë dhe i perzuni ato nga Kosova. Që nga kjo kohë Kosova u ba e lirë , ndersa që nga dita e sotme asht shtet i mvetsihem. Më lejoni që krahas Dr. Ibrahim Rugovës të falenderojë Familjen Jasharaj në krye me Legjenden Adem Jasharin, Familjen Haradinaj e cila i dha kësaj toke dhe lirisë sonë Luanin, Shkelzenin dhe Enverin , Komandantet Ekrem Rexha-Drini, Ukë Bytyqi, Smajl Hajdaraj, Kolonel Ahmet Krasniqin, Azem Hajdari, Komandant Sali Cekaj, Komandant Agim Ramadani,Kolonel Tahir Zemaj,Enis Zemaj , Hasan Zemaj, avokat Shaban Mani, Ismet Rraci, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Akademik Fehmi Agani, avokat Bajram Kelmendi, Tahir Berisha, avokat Mikel Marku, Bekim Kastrati, Besim Dajaku, prof. Latif Berisha, Prof. Bardhyl Qaushi, Agim Hajrizi, Ismet Bicaj, vëllaznit heroj nga Lubozhda e Istogut Afrim Qazim Meshi dhe Bashkim Qazim Meshi, Mujë Krasniqi, Ardian Krasniqi, Fehmi e Gjevë Lladrovci, etj,etj të gjithve që ranë per këtë ditë dhe per token e Dardanisë, por i pershendes dhe i falenderojë edhe ata që janë gjallë dhe luftuan per LIRI.
Pershendes edhe politikajt e vitit 1998-1999 si Bil Klinton, Madelein Olbraijt, Toni Blair, Wesli Klark, Wiliam Wolker, falenderojë per perkrahjen Papa GJON PALIN e II. Falenderojë burrshtetasit e sotem si kryeministrin Braun, Presidentin Sarkozy, Kancalaren Merkel, Kryeministrin Prodi, Presidentin Ahtisari etj, etj.
Zoti e BEKOFTË POPULLIN SHQIPTARË
ZOTI E BEKOFTË SHQIPNINË
ZOTI E BEKOFTË KOSOVËN
ZOTI I BEKOFTË SHBA-TË
ZOTI E BEKOFTË DR. IBRAHIM RUGOVEN
ZOTI I BEKOFTË TË GJITHË DESHMORET DHE ATA QË RANË PER LIRI
ZOTI I BEKOFTË TË GJITHË MIQET E POPULLIT TONË

Ju falemnderit

Selim Hasanaj
Dega LDD
Norvegji
Kryetar



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora