E shtune, 27.04.2024, 05:20 PM (GMT+1)

Mendime

Gazeta sllavo-maqedonase "Veçer" dhe dezinformatat e saj

E premte, 07.03.2008, 07:03 PM


GAZETA SLLAVO-MAQEDONASE "VEÇER" DHE DEZINFORMATAT E SAJ

06.03.2008: Gazeta sllavo-maqedonase "Veçer" publikoi një artikull "bombë" kundër Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili, ku trillohej se është "spiun i CIA-së amerikane". ...

Skenari i kësaj  shkresë trilluese vërtitet rreth gjoja një "dokumenti" i derguar redaksisë së Veçerit që u sigurua nga ana sllave pas djegjes banditeske të ambasadës amerikane në Beograd e ku "dëshmohej" gjoja këtë fakt. Edhe nëse do të ishte ashtu është për të dënuar "shpejtësia" e botimit nga ana kësaj gazete bulevardeske, pa verifikime paraprake. Por vetëm naivët mund të besojnë se gazeta ka botuar joqëllimisht këtë gjë, në bazë të një dokumenti të vërtetë. Ajo ka paraqitur si "e sigurt" këto të dhëna fallso, gjë që dëshmon se është bërë instrument të ndërgjëgjshëm të dezinformatave. Artikulli tregon në fakt urrejtjen e çmendur sllave ndaj shqiptarëve atdhetarë, në veçanti ndaj ideologut të  ribashkimit kombëtar, Mr.Gafurr Adili. Në fakt, sllavët do të donin ta shohin si shumë "shqiptarë të ndershëm" që kanë përfunduar si vegla të agjenturave sllavo-ruse. Por këto janë veç ëndërra të kokave të tyre të sëmura, që kurrë nuk do të bëhen realitet, sepse zoti Adili është i palekundur në rrugën e vet dhe i papajtueshëm në luftën kundër pushtimit dhe kolonizimit sllavo-grek, Kjo e ka dëshmuar edhe gjatë procesit gjyqësor (i kurdisur gjithashtu nga qarqet sllavo-shqipfolëse), edhe në momentin e "vizitës" së të derguarës së H.Sollanës, z.Vitoria Walker, e cila kishte dashur ta shantazhonte, duke e joshur me para dhe ndaj kësaj përpjekje, zoti Adili i ka përgjigjur prerazi: "... unë, Gafurr Adili, nuk shitem e nuk blihem..." Kjo e tërbojnë sllavët dhe edhe tani, siç gjithmonë, po çojnë këtë luftë të pistë psikologjike. Mëgjithatë ata nuk do të mund të ndalin me këto shpifje përkrahjen e gjerë që FBKSH-AKSH e ka nga populli që përkthehet edhe në anëtarësinë e gjerë të shqiptarëve në këtë Lëvizje Antikoloniale, që lufton e do të luftojë pa kompromis me armiqtë sllavo-grekë dhe për ribashkim kombëtar.
Kjo është një anë e "monedhës".
Tjera është urrejtja antiamerikane që jo vetëm ky artikull e dëshmon, por edhe veprimet e huliganëve serbë që dogjen ambasadën amerikane e Beogradit. Disa ditë më parë, një zyrtar të lartë të CIA-së ka deklaruar se autoritetet serbe kishin lëshuar kriminelët të djegin ambasadën, sepse u tërhoqën qëllimisht forcat e rendit serbe në fillim të sulmit. Dhe kështu, me dezinformata, duan të "hakmerrën" sllavët ndaj kësaj deklarate..., duke ditur se amerikanët dhe shqiptarët janë aleatë, gjë që u dëshmua reciprokisht në shumë rrethana. Për këtë arsye, lirisht mund të konkludohet se këto dezinformata nuk burojnë dikund tjetër veçse prej pjatave të shërbimeve sekrete serbe dhe sllavo-maqedonase që edhe këtë radhë donin të vrasin me një gur dy zogj, për interesat  e tyre pansllaviste.

Teuta Gjika-ALBANIA TODAY/SHQIPËRIA SOT

Mitrovicë, 4 mars 2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora