Mendime
Adnan Abrashi: Profesori im dhe kushtetuta e re e Kosovës
E marte, 04.03.2008, 11:30 PM
PROFESORI IM DHE KUSHTETUTA E RE E KOSOVËS
Nga Adnan Abrashi
(Letër e hapur profesorit tim të nderuar, prof. dr. Fatmir Fehmiut, aktualisht njërit prej anëtarëve të Komisionit për përpilimin e Draft Kushtetutës së Republikës së Kosovës)
I nderuari profesori im Fatmir Fehmiu,
![]() |
Adnan Abrashi |
Pasi që, me padurim e prisja caktimin edhe formal të datës së prezantimit publik të seminarit, nuk u befasova fare kur një ditë kolegët më njoftuan se duhej t’ju paraqitem urgjentisht. Menjëherë u gjeta në kabinetin tuaj. Për befasinë time, posa hyra brenda, as një as dy, ju filluat të më bombardoni me rrebesh fjalësh qortuese: A je në mend? Çfarë ke shkruar kështu në seminar?...donë ta marrësh veten në qafë?...ku ke par ti se sot në botë mund të ekzistojnë dy shtete shqiptare?...Kosova është e pamundur të bëhet Republikë e shtatë e Federatës Jugosllave...etj.
“De facto”, në seminar çdo gjë ishte në rregull, përveç dy faqeve kontestuese ku unë me vendosmëri mbroja tezën se, niveli më i lartë i realizimit të barazisë nacionale në këtë hapësirë multietnike, mund të arrihet vetëm nëse Kosova do ta gëzonte statusin e Republikës së shtatë të Federatës Jugosllave .
Gjatë debati tejet të nxehtë që u zhvillua atëbotë në mes nesh, na u deshën dy orë insistime dhe bindje të pandërprera. Më në fund, pranova kushtin e juaj të dytë: heqjen e pasuseve nga seminari ku si mundësi përmendej kjo tezë. Desha, apo s’desha, isha i detyruar të veproj ashtu, meqë kushti i dytë qe edhe më i ashpër për mua: anulimi i seminarit në tërësi, me rrezik që më vonë t’i barti edhe pasojat e mundshme negative gjatë provimit përfundimtar vlerësues nga kjo lëndë.
Por, e tërë kjo “mesele”, nuk do të kishte edhe aq rrëndësi të madhe, sikur ju, sot, pas sa e sa viteve, të mos jeni anëtarë i Komisionit për përpilimin e Draftit Kushtetutës të po kësaj Republike të Kosovës, për të cilën, dikur na bindnit se kurrë nuk mund të arrihet.
E shikoni pra profesor, seminari im të cilit dikur me dhunë ia hoqët disa faqe politikisht të papranuara, sot, vetë ju po ja hartoni kushtetutën e po kësaj Republike të Kosovës.
Kur, pas shumë viteve, këtë çështje e analizoj si paevitueshmëri evolutive e bindjeve tona, aspak nuk ju zë fajtor për këtë paradoks kohor të qëndrimeve.
Edhe unë ma nuk jam ai student i dikurshëm që Kosovën e shija si Republikë. Bile-bile, pranoj se as nuk dita t’i gëzohem aq kësaj pavarësie që posa na erdhi.
Po, po, profesor! Edhe unë kam evoluar!
Ju, nga një fanatik i dikurshëm për pamundësinë e ndryshimit të statusit ekzistues të Kosovës, nga Krahina Autonome Socialiste në kuadrin e Serbisë, në Republikë të Kosovës, sot jeni një partizan i mu kësaj Republike të Kosovës, duke dhënë plus edhe kontributin tuaj të drejtpërdrejtë si ekspert në përpilimin e kushtetutës së saj.
Nga ana tjetër, unë prej një ithtari të dikurshëm disident për statusin politikë të Kosovës Republikë, sot kam evoluar kah nevoja e patjetërsueshme e realizimit të synimit tonë historik si popull për BASHKIM KOMBËTAR.
Por, si duket, edhe sot nuk po më lini rahat profesor. Sepse, ju në at Draftin e juaj të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, askund as që na përmendni neve shqiptarëve si popull, ndërsa, nga ana tjetër, sikur për inat timin, në kapitullin I, nenin 1 dhe pikën 3 të po këtij Drafti, decidivisht tentoni që ta pengoni edhe realizimin demokratik të këtij synimi: shprehjen e lirë të vullnetit si popull t’i bashkohemi shtetit tonë amë Shqipërisë.
Dhe, për fund, me plotë përgjegjësi po ju garantoj profesor: Edhe përpos këso far drafteve, thuaja kushtetuese, që po na i servoni si propozim, ky synim i popullit tonë për Bashkim Kombëtar do të realizohet patjetër dikur. Por, kësaj here, kur të vjen kjo ditë madhore, sigurisht se ju ma nuk do të jeni në mesin e atyre ekspertëve juridik që do ta kurorëzojnë edhe formalisht këtë akt.
Të jemi të sinqertë, profesor! Krahasuar me hamendësimet e gjeneratës tonë të frustuar në mes patriotizmit etik dhe servilizmit faktik, kuadrot e raja që po na vijnë, përveç edukatës së pastër atdhetare dhe dijes profesionale, janë të armatosur edhe me guximin e madh politik Mu ata pra, në të ardhmen, do të jenë ekspertët e mirëfilltë, që pa kurrfarë ndikime nga të tjerët, juridikisht dhe në mënyrë lakonike, do ta materializojnë këtë synim tonë përfundimtar si komb
Duhet të krenohemi me ta, a po, profesor?!!
Komentoni
Artikuj te tjere
Suzani Kuqi: Ku kemi gabuar…
Baki Ymeri: Rumania do ta njohë Kosovën pas zgjedhjeve
Princi Leka II: Kerkoj nje vajze shqiptare
Riza Haziri: Gjurmët që nuk i tret koha
Xhafer Leci: Vrasjet dhe kidnapimet në mërgim
Xhavit Haliti: Faleminderit Shqiperi!
Adrian Civici: Bujqesia shqiptare perballe pikepyetjeve shqetesuese
Ilir Dardani: Une, tru-drejtuesi i se ardhmes se mire!
Lulash Nika Palushaj: Atdheu eshte i te gjithe shqiptareve? - Nje gjak, nje gjuhe e nje Zot kemi!
Flet Presidenti i Shoqatës së Invalidëve FIBA të Italisë, z. Xhuzeppe Trieste
Laureta Petoshati: Një udhëtim drejt Kosovës së pavarur
Rrofte ideologu i Shqiperise etnike, Gafurr Adili
Avni Mula: “Jetën time do ta mbyll me dashurinë për operën”
Ardian Ndreca: Strategjia e re e NATO-s dhe pjesmarrja jonë
Fatime Ahmeti: Loja e gjarprit
Enklid Milaj: Kur festa të mbarojë!
Veton Surroi: Njeqind vjet ciceroni per ne Perendim
Arian Çani: Po mua përse më vjen keq për shqiptarët e Maqedonisë...!
Jakup.B. Gjoça: Ballkani: Dopjo gjashta në derën e... diplomacisë greke
Suzana Kuqi: Nga viti 2500