Mendime
Baki Ymeri: Rumania do ta njohë Kosovën pas zgjedhjeve
E hene, 03.03.2008, 07:25 PM
Rumania do ta njohë Kosovën pas zgjedhjeve
Nga Baki Ymeri
![]() |
Baki Ymeri |
mbititull motton “Fushata e Interesit Publik Po, për Pavarësinë e Kosovës” (Interesul Public, Nr. 142, 1-2 mars 2008). Ata thonë Po, ne themi Jo, dhe nuk na dëgjon askush, thekson analisti Cristian Unteanu në të përditshmen Ziua (2/3 shkurt 2008).
Janë disa lajme trimëruese të inkorporuara në gjirin e një varg artikujsh dedikuar durimit shqiptar dhe krimit racist të barbarëve të ultranacionalizmit serb, artikujt që justifikojnë mençurinë e analistëve të mirëfilltë të demokracisë rumune, vizionarë të cilët ndikojnë përmes pushtetit të katërt (shtypit), për të krijuar një opinion pozitiv për Kosovën. Dhe nuk janë vetëm ata. Për Kosovën dhe pavarësinë e Saj kanë shkruar me admirim Renate Weber, Andrei Pleshu, Rodica Culcer, Florian Bichir, Tiberius Puiu, etj. Jemi të revoltuar nga sjellja e deputetes Oana Manolescu në Grupin e Minoriteteve nacionale të Dhomës së Deputetëve, e cila jo vetëm që e ka dëshmuar mospërkatësinë e etnisë shqiptare por edhe armiqësinë e saj ndaj krejt kombit shqiptar, thekson dr. Xhelku Maksuti, kryetar nderi i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë.
Rumania në kohën e Mbretërisë ka luajtur një rol primordial në politikën e saj internacioanle. Ajo i ofroi mikpritje Ismail Qemalit për mbajtjen e mbledhjes historike kur u morën vendimet e para që Shqipëria të shpallet “e lirë dhe e mosvarme”. Kosova ka nevojë për Rumaninë dhe Rumania ka nevojë për Kosovën. Me gjithë këmbënguljen e deputetëve të panumërt që votuan në dy debate parlamentare kundër pavarësisë, ndëra ta edhe përfaqësuesja joshqiptare e minoritetit shqiptar, Oana Manolecu, Rumania përmes presidentit Traian Basescu e bëri të veten: dha kontribut të jashtëzakonshëm diplomatik që Serbia mos të hidhet në krahët e Rusisë. S’është e tepërt të dihet p.sh. se populli më i shumtë në numër janë rumunët, thekson Kadareja te “Ra ky mort e u pamë”, duke shtuar se sa katër popuj të tjerë: grekët, serbët, shqiptarët e bullgarët, rumunët kanë afërsisht të njëjtën madhësi. Rumania, sipas shqiptarit më të njohur në botë, do të shmangte p.sh. keqkuptimin se Serbia është një vend i madh në Ballkan, rrjedhimisht ajo mund të ketë një rol arbitri, në kohën që ajo është tri herë më e vogël se Rumania.
(Baki Ymeri, bukureshti@yahoo.com)
Komentoni
Artikuj te tjere
Princi Leka II: Kerkoj nje vajze shqiptare
Riza Haziri: Gjurmët që nuk i tret koha
Xhafer Leci: Vrasjet dhe kidnapimet në mërgim
Xhavit Haliti: Faleminderit Shqiperi!
Adrian Civici: Bujqesia shqiptare perballe pikepyetjeve shqetesuese
Ilir Dardani: Une, tru-drejtuesi i se ardhmes se mire!
Lulash Nika Palushaj: Atdheu eshte i te gjithe shqiptareve? - Nje gjak, nje gjuhe e nje Zot kemi!
Flet Presidenti i Shoqatës së Invalidëve FIBA të Italisë, z. Xhuzeppe Trieste
Laureta Petoshati: Një udhëtim drejt Kosovës së pavarur
Rrofte ideologu i Shqiperise etnike, Gafurr Adili
Avni Mula: “Jetën time do ta mbyll me dashurinë për operën”
Ardian Ndreca: Strategjia e re e NATO-s dhe pjesmarrja jonë
Fatime Ahmeti: Loja e gjarprit
Enklid Milaj: Kur festa të mbarojë!
Veton Surroi: Njeqind vjet ciceroni per ne Perendim
Arian Çani: Po mua përse më vjen keq për shqiptarët e Maqedonisë...!
Jakup.B. Gjoça: Ballkani: Dopjo gjashta në derën e... diplomacisë greke
Suzana Kuqi: Nga viti 2500
Sulltana Dedja: Seriali i ndërthurjes dhe procesi i pranimit të Pavarësisë së Kosovës
Shefqet Dibrani: Procesi dhe zhvillimi i paqes demokratike