Mendime
Selim Hasanaj: Pse jemi kështu cfarë jemi
E shtune, 08.03.2008, 09:23 PM
PSE JEMI KËSHTU C`FAR JEMI
Nga Selim Hasanaj
Kam shpresë se nuk do më idhnohet zotni Shefqet Jashari-Strofci pse po huazojë këtë titull të librit të tij.
![]() |
Selim Hasanaj |
Por nuk asht qellimi i shkrimit tim ta pershkruej miqësinë time me zotniun Bjørn Ofstad, qellimi i shkrimit tim asht të rrefej ate që ndodhi kur unë e solla veturen në strehimore ku banonim. Aty ishim diku 100 shqiptarë dhe vetem nji familje nga Irani. Të shofish per hic ma pak se tri-kater ditë u parkuen tri kater makina të shqiptarve para strehimores. Shefi i kampit reagojë duke u thirrë në ligjin , ata menjiherë u thirren te makina ime. Ju desht Bjørn Ofstadit të vie e të tregojë se makina që Selim Hasanaj e shfrytzon asht e Bjørnit e jo e Selimit.
Nji ditë heret në mengjes djali im Petriti kur ishte rrugës per në shkollë shef se dy fëmijë diku 8-10 vjec me thika shponin gomen e makinës time. Njani ishte fëmijë i nji qifti nga nji fshat i rrethit të Ferizajt ndersa tjetri ishte fëmijë i nji qifti magjup ( ashkali) nga Gjakova. Kishin arrijt ta shpojnë gomen e makinës dhe Petriti më thërret të dalë jasht e ti shof. Unë nuk kisha cka tu thamë fëmijve vetem se i kerrcnova se do i tregojë prindve të tyne. Me këtë Ferizajliun kisha muhabet ndersa at ashkaliun as që e pershendetsha. Shkova ti njoftojë se cka ka ndodhun. Ferizajliu nuk duel vetë por bashkshortja e tij më tha se ai nuk asht aty edhe pse i shifsha këpucët e tij te dera. Te ashkaliu nuk shkova fare. Të nesermen takojë Ferizajliun dhe si zakonisht e pershendes. Ai u marue se nuk më shef dhe me injorancë ma këtheu shpinen. Sot e asaj dite ky" BURR " më mban inati dhe nuk më fletë. Mirpo në mbramje të ditës kur fëmijet kishin damtue gomen e makinës time vjen zonja "magjupe" të ciles po ja shkruej emnin ishte Valdete
Tafoshi dhe në dorë kishte 400 kr. norvegjeze. Posa trokiti në derë dhe unë i hapa ajo fillojë me fjalet: kuku per mue o zotni Selim, po qysh me ta pre gomen e makines ai dreq i jemi. Unë nuk dij se a mjaftojnë por ja këtu i kamë këto para dhe nese duhet ma shumë më tregon se ti sjellë...
Ku mbet burrnia dhe tradita shqiptare kur karahasojë Ferizajliun dhe gruen magjupe !!!???
Rasti i dytë , ishte ditë e dielë dhe unë kisha hap dritaren e dhomes së ditës dhe i ulun pran dritares pija kafen e mengjesit dhe pija duhan. Jasht posa doli vajza ime Shpresa atbotë 7 vjec dhe luante me vëllaun e vet Fan-Nolin që kishte 2 vjet e 7 muaj. Aty pran vjen djali i nji shqiptari nga nji fshat i komunes së Drenasit që ishte diku 3-4 vjec dhe fillon edhe ai të luan. Fëmijet vraponin dhe kishte vende ,vende pusa të vegjel uji nga shiu i natës dhe fëmijet si femijë , pra djemet jo edhe vajza luanin neper ujin e pusave dhe sperkatshin njani tjetrin dhe qeshëshin me të madhe. Pa nji pa dy shof nji grue që vrapon si e cmendun dhe afrohet dhe kap djalin tim Fan-Nolin per krahu dhe i fut nji flakareshë me sa kishte fuqi. Djali mbeti me gojë hapun dhe as të qaj nuk mundi. Vajza Shpresa fillojë të qaj nga friga, dhe kjo " GRUEJA FISNIKE" i drejtohet me fjalë të ndyta po e citojë: " Merre ket kopil moj kurvë dhe qoe në shtëpi , a e shef si ma paska lag djalin , uhë nanën e juve ..." Unë isha spektator i tanë kësaj dhe cka të baja. Të dalë e ta rrafi at kreten grueje, të heshti, fëmija qanin dhe më thirrnin per ndihëm.Unë isha prindi i tyne. Unë dola jasht neper dritare dhe vetem se i mora fëmijet e mij dhe i futa mbrenda. Edhe djali im Noli ishte i lagun i bamë pis sepse djali i asaj trimes ishte dy vite ma i madhë dhe kishte ma shumë fuqi ta lag këtë që ishte ma i vogël. Per fat kishte pas qellue edhe shefi i strehimores në dritare të zyres së vetë dhe kishte pa tanë ngjarjen. Mua më thirri dhe më tha që të jem i qetë sepse ai tani do thrret policinë. Unë vrapova te ai , i thash që policia nuk na duhet sepse unë kisha miqësi me burrin e kësaj grueje, e ndihmoja ate ta merr patent shoferin te miku im Bjørni. Në mbramje takova në oborr burrin e kësaj trimneshe dhe i tregova per rastin. Ai ishte zeshkan dhe u zverdhë i tani. Unë e luta që ta këshillon gruen sepse po të ishte dikush tjeter do i delte telashe. I tregova edhe faqen e djalit të bame pleh nga e ramja e saj e fortë. Ai nuk foli. Iku mbrendë por edhe as nuk më flet ma sot e asaj dite. Dhe veq kësaj edhe ky edhe ai Ferizajliu nese dikush flet dicka per mue ata reagojnë dhe i flasin e shpifin njimijë të zeza per mue.
Rasti i tretë, këtu ku banojë janë shtatë bloka trekatshe me nga dy hymje dhe sejcila hymje ka nga 6 banesa. Distanca nga bloku banesor në tjetrin asht dikund 30-35 metra. Hapsina në mes bllokave asht e gjelbrueme dhe me bari. Nji "BURR" shqiptar nga Mitrovica kur vie nga puna dhe shef se bashkshorten nuk e ka në shtëpi , sepse ajo asht te nana e saj që banon në blokun tjeter vetem 30 metra ma posht , ky far kapadiaje i hyp makinës dhe nese shef se rrugës ka makina tjera ai futet me makinë neper gjelbrim dhe bari dhe vjen te vjehrra e vetë. Rrinë deri vonë tue pi qaj rusi dhe kur dalin në mbramje nuk ju bie në mend se ka komshi që janë në gjum, sepse duhet të qohen heret per të shkue në punë. Këta far maskarenj shqipfolsa plasin e piskasin si gjaja dhe vrapojnë shkallve si të cmendun sa krejtë hymjen e zgjojnë nga gjumi.
Ky me makinen e vetë ra disa here neper gjelbrim dhe unë nji ditë i thash babës së gruas së tij që ti fletë dhandrrit sepse nuk vozitet makina neper bari. Ky mu pergjigj se nuk i thotë as nuk ja ban ngat. Mirë mendova dhe shkova te personeli i banesave i cili asht kompetent per të ja terhjek vrejtjen e edhe per ta gjobitë dhe e denoncova. Të shofish ai menjiherë më thrret në telefon dhe fjalen e parë më thotë ku je more shpiun , pas disa ditve tentojë të më friksojë edhe fizikisht. Nejse nuk kamë qellimin të shkruej per këto raste si raste. Qellimi im asht të shkruej per sjelljet tona si popull, per idiotizmat tona, per jokulturen tonë, per vandalizmin tonë shpirtnor, per shpirtngushtësinë qytetare,per dobsitë tona kur para të hujit bahemi urë dhe kush të dojë kalon mbi neve ndersa tonit i kerrcnohemi. Per të gjitha këto maskarallaqe unë mora shembuj tri perjetime të mijat, per të cilat më solli kujtesen mbrapa per shumë vite pershkrimi i Imri Trenes per raste të ngjajshme në librin e vetë shumë të mirë SHTEGTIM I SHQIPEVE.
A ka ma vdekje se sa kur nji grue dhe ajo magjupe tregohet ma burrneshë dhe ma e kulturueme se Ferizajliu i rastit tim. Ai idhnohet pse i tregojë se djali i tijë më ka damtue makinen dhe ma merr inati. Ndersa magjupja vjen dhe kerkon falje dhe paguen damshperblimin. Unë tue e pa sjelljen e deri at ditë mikut tim nga Ferizaj, nuk i mora as nji lekë as magjupes.
A ka ma sjellje vandale se sa kur nji grue , nanë rrafë keq fëmiun e huej dhe kur vajzes fëmijë i thotë kurvë dhe vetem pse i tregova bashkshortit të saj se si asht sjellë grueja e tij edhe ai ma merr inati në vend të me kerkojë falje.
A ka ma zi se kur njeriu me sy në ballë dhe me mend në kokë banë sjellje vandale, prish dhe shkatrron pasunin e perbashket të shoqnisë dhe mjedisit dhe kur ti terhiqet vrejtja ai asht në gjendje të vie deri te ngatrresa , në vend që të pendohet dhe të turpnohet per sjelljet e veta.
Këto na ndodhin vetem neve dhe asnji populli tjeter. Por unë turpnohem nga sjelljet e tilla dhe shumë herë mbrenda ditës nuk kisha dasht të jamë shqiptarë .
Komentoni
Artikuj te tjere
Ditari i Hillari Klintonit për shqiptarët
Veton Surroi: Zbulimi i dytë i mitrës së botës
Baki Ymeri: Profesor Xhelku Maksutit në 77 vjetorin e ditëlindjes së Tij
Myftar Memia: Dy duar për një krye!...
Kryetari i Dardanëve të Norvegjisë mbajti fjalimin kryesor në tubimin e Pavarësisë në Frederikstad
Gazeta sllavo-maqedonase "Veçer" dhe dezinformatat e saj
Fillimet e ndërgjegjësimit në Serbi
Bujar Nishani: Përgjigje letrës së Lubonjës
Fatos Lubonja: Letër e hapur ministrit të rendit Bujar Nishani
Telegrame ngushëllimi
Hajdin Islami: 7 Marsi - Dita e mësuesit në Republikën e pavarur të Kosovës
Kastriot Myftaraj: Kosova si shtet-«pulë e fërguar» dhe kombi shqiptar si rast i veçantë shtetformimi
Vramëni, po gjakun mblidhmani se do tu duhet fëmijëve tuaj të shkruajn gjuhën e mëmës - Petro Nini Luarasi
Hilmi Saraçi: Poezi e zgjimit dhe e frym?zimit patriotik
Adnan Abrashi: Masonët e sundojnë botën
Suzana Kuqi: Loje fati
Kristina Rasi: Kosova - ''Mrekullia'' e tetë e botës moderne!
Granit Zela: Dritan Çela: përkthyesi me flatra
Adnan Abrashi: Profesori im dhe kushtetuta e re e Kosovës
Suzani Kuqi: Ku kemi gabuar…