E shtune, 27.04.2024, 11:45 PM (GMT+1)

Mendime

Bahtir Hamza: Pastrohu Kosovë

E hene, 10.03.2008, 05:28 PM


Nga Libri ''Pastrohu Kosovë''

Bahtir Hamza

KOSOVË, NË PASQYRË TË KOHËS PASTROHU
  
  Kosovë,
  kënd, skutë, zgëq.
  Përse?!
  E edhe nga ç?të tjerë!
  Shqiptarellat e tu,
  Kërkojnë dashuri rrugëve të Europës.
  
  Kosovë,
  Botë e trazuar.
  Shqipe në mëgrim,
  Në moshën rinore dhunohesh.
  Zvarritesh, s?flen e qetë.
  
  Kosovë,
  Kosova jashtë Kosovës, nuk është Kosovë.
  Përse?!
  Mërgimtari i pastër,
  I censuruar, i përbuzur, i ngacmuar,
  I burgosur me dëshmitarë të rrejshëm
  I shtypur dhe i harruar.
  Në çdo copë të shëmtuar të kësaj Bote të prishur.
  
  Kosovë,
  Përpara, prapa dhe përmbi.
  Ta kujtosh robërinë dhe robotizmin,
  Plagët, dhunën dhe dhimbjet më therrëse.
  Në Botë.
  
  Kosovë,
  Kurrë mos u gjunjëzo.
  Ngritu me dy faqe,
  Në pasqyrë të kohës.
  
  Pastrohu Kosovë!
  
  DASHURI, LAPIDAR.
   
  UÇKja, ZOG NË TRAMUNDANË!
   
  UÇK-ja -
  Zog në tramundanë,
  Nga emri Kosovë
  Nuk ke si e ndanë.
  
  UÇK-ja
  nuk është ajo,
  sikundër bënë
  disa maskarenj me tituj,
  e disa u shkombëtarizuan,
  u pasuruan  U bënë politikanë
  Dhe ....
  Desh na bënë hatanë!
  Jo!
  UÇK-ja,
  Zog në tramundanë!
  
  NË KËRKIM TË DIELLIT 1
  
  Isha ushtar i Fëmijëve të mi.
  Unë jam Ushtar i Fëmijëve të mi.
  Mbetëm Ushtar i Fëmijëve të mi.
  Sepse
  Botës dhe lirisë
  I përkasim të gjithë.
  
  Prishtinë, 26 Maj 2000
  
  SHQIPTARË

   Shqiptarë,
  UÇK-në kudo ta kemi të parë.
  Të mos ishin nacionalistët
  Të mos ishte U.Ç.K-ja.
  Sot do t?ishim jugosllavë.
  
  
  NË KËRKIM TË DIELLIT 2
   
  Të na zhdukin dhe nga arsyeja jonë - që jemi shqiptarë.
  Ne që nuk mund të merrnim rrugë të lira.
  Në atë pikë lirie.
  Nuk donte të na kuptonte askush.
  Ne që ishim të pa gjumë,
  Të pa bukë edhe në mërgim!
  E drejta nuk ishte në anën tonë.
  Që ndryshuam sistemin dominues të krimit.
  Për mbretërinë e së vërtetës dhe të lirisë.
   
   15 qershor 1999, Cyrich, Zvicër
              

  PËRPOS AMERIKËS
   
  Kush është dashuruar në ty, Kosovë,
  Përpos Amerikës?
  Kush do ta flasë të vërtetën për lirinë tënde, Kosovë,
  Përpos Amerikës?
  Kush do t?i përkrahë atdhetarët e tu, Kosovë,
  Përpos Amerikës?
  Kush do t?i ndalë ata që duan të të humbin përsëri, Kosovë,
  Përpos Amerikës?
  Kush do t?i ndalë ata që duan të të lënë anash, Kosovë,
  Përpos Amerikës?
  Kush do t?u thotë: Jo!
  Atyre që duan të të çojnë përsëri nën Serbi,
  Përpos Amerikës?
  Kush do të  të shërojë nga dhembjet shekullore, Kosovë,
  Përpos Amerikës?
  Kush i doli krah Ushtrisë sonë Çlirimtare, Kosovë,
  Përpos Amerikës?
  Kush do t?na përkrahë, që NE ty
  Të të bajmë të re, Kosovë,
  Përpos Amerikës?
  Kush tjetër do të të ribashkojë me pjesën amë, Kosovë,
  Përpos Amerikës?
  T?i jesh mirënjohëse për jetë Kosovë,
  Bill Klintonit ? Amerikës!
  Ngritu me dy faqe
  Në pasqyrën e kohës.
  
  PASTROHU KOSOVË !
   
  Krimogjenët puthen në stilin e komunizmit,
  Shkrimtarë e shkencëtarë,
  Kokëlartë ecin rrugëve të qytetit,
  Qeshin me zë të lartë.
  Në kafe,
  Shikohen njëri me tjetrin,
  Mbyllin  një syri në shenjëster komunikim
  E përsëri qeshin e qeshin.
  E me shkrimet e tyre dalin edhe në gazeta,
  Të ma humbin të vërtetën dhe të drejtën e ekzistencës.
  
  Por, nuk e dinë se dhembja dhe e vërteta s?harrohen,
  Nga unë dhe ata që kapërcyen lumenjtë e vdekjes.
  Të detyruar nga ju katran nxirës,
  Gjoja shkrimtarë,shkencëtarë,e pushtetar ,me mustaqe e mjekërzinj.
  Gjeneratë e ?Mercedesave? dhe e Mitilave të komunizmit,
  Keqpërdorues, hajdutë e gënjeshtarë me vulë dhe gradë shkencore,
  Gojë flliqurë.
  Që i pengojnë sukseset e mia.
  Ndaj, PASTROHU KOSOVË.
  Me faqe të bardhë dil para Bote!
  
  Prishtinë, 28 korrik 2004
  
  KERBERËT TË VETËLARË NË GJAK  
  
  Ulem pranë motrës sime Xhemiles,
  e rrahur mizorisht!
  Nga UDB-ashët,
  
  Trupi i saj futë (qivita gjaku) nga të rrahurit
  Gjatë një nate  një dite,
  As ujin nuk mund ta pinte!
  Kerberët të vetëlarë në gjak,
  Gjatë tërë natës  ditës.
  
  Ja shëmtuan fytyrën motrës sime!
  E shurdhuan  krenarinë time!
  Ma lanë të gjymtë, për mjerim!
  I vraftë mallkimi i fëmijëve të palindur!
  M?i dhanë udhë të hidhur për në  mërgim!
   
  NË KËRKIM TË DIELLIT  4
  
  Pastrohu  Kosovë
  Zemra e kombit mban durimin
  Motrat bëjnë pjesë në botën e shenjtë
  Më tha:
  Prillin askush të mos ia marrë Kosovës
  Ne jemi flaka e këtij vendi. 
   
   ELEGJI PËR UÇK-në
  
  Komunistë! Leninistë! Enveristë!!!!!
  Ç'janë këto shkrime, këto britma, kjo shamatë?
  Ndër gazetat shqip,
  që shkruhen çdo natë!
  Shqip shkruajnë e shqip shajnë!
  
  Komunistë! Leninistë! Enveristë!!!!!!
  Shajnë e shpifin për një fëmijë,
  Që në Kosovë porsa ka lindur
  E ka emrin, Ushtri,
  Me tre germa si flori,
  Që nga viti 1981,
  UÇK, unë edhe ti.
  
  I janë sulur turravrap,
  Çdo luftim ia shajnë nga pas.
  Dhe pse rend të na çartë terrin.
  Shkrimtarë, politikanë, artiste,
  Institucionalistë,
  Tërë urrejtje pas saj rendin.
  
  Komunistë! Leninistë! Enveristë!
  Tërë këta ?atdhetarë? kosovarë!
  
  Pas lufte në Kosovë një ditë u mblodhën,
  Të mallkuarit, Shqipërisë plagë i  sollën.
  Me turr vazhduan të vjellin si vollën,
  Në orkestrën me të huajt kundër UÇK-së,
  Për  interesa të Serbisë.
   
  NË KËRKIM TË DIELLIT  
   
  UÇK-ja kërkoi për ne virtytin,
  Dhe hasi te ne ligësinë.
  
  Ajo kërkoi për ne dashurinë,
  Dhe hasi te ne armiqësinë.
  
  Ajo luftoi burrërisht për nderin tonë të mirë,
  Por, ata, për vete e deshën lavdinë.
  
  Ndaj dhe e shanë, e përbuzën, e grinë,
  Ja shembën dhe fuqinë.
  
  Mynxabërësit dhe profiterët e saj,
  Duan që veç këta veten Zot ta shpallin.
  
  U pëlqejnë lavdërimet,
  Mik kanë bërë dhe djallin.
  
  Dhe ata, ?të mallkuarit? e UÇK-së,
  Janë gati në varr të gjallë t?i kallin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora