E diele, 28.04.2024, 01:36 AM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Admirimet e Bushit dhe demokratët e Çaushit

E diele, 09.03.2008, 09:03 PM


Admirimet e Bushit dhe demokratët e Çaushit

Jehona pozitive nga Bukureshti demokratik: ?Rumania, megjithatë, mund ta njohë indipendencën e Kosovës?. Profesor Maksuti bën fjalë për kontributin që kanë dhënë autoritetet  rumune për konsolidimin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ka kodra e kodra mes admirimeve të Bushit dhe ?demokratëve? të Çaushit. Washingtoni është thellësisht i pakënaqur nga mënyra në të cilën zyrtarët e Bukureshtit, politikanë dhe diplomatë, i patën trajtuar ngjarjet e 17 shkurtit në Prishtinë.  Rumania në kohën e Mbretërisë ishte vendi i parë në botë që e njohu pavarësinë e Shqipërisë.
  
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)

  

Baki Ymeri
Rumania mund ta njohë, megjithatë, pavarësinë e Kosovës?, është titulli i artikullit të gazetës bukureshtare Cancan (20 shkurt 2008). Sintagma ndërlidhet me fjalët e këshilltarit presidencial për çështje të Mbrojtjes, Constantin Degeratu gjatë një vizite në Konstancë, dy ditë pas shpalljes së pavarësisë: ?Vendi ynë mund ta ndryshojë pozitën ndaj Kosovës, në funksion se si do të evoluojnë gjërat në Europë, dhe sidomos në funksion të mbrotjes së interesave nacionale?, transmeton Mediafax. Këtë e konfirmon këto ditë (pas kthimit nga Amerika) edhe Catalin Harnagea, ish/drejtor i Shërbimit të Informatave të Jashtme: ?Liderët e Bukureshtit do të jenë të obliguar së shpejti ta ndryshojnë pozitën në çështjen e Kosovës? (Interesul Public, 5 mars 2008). Në kuadrin e artikullit ?Njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës, një test tejet i vështirë?, që e botoi e njëjta gazetë në kuadrin e Fushatës së Interesit Publik ?Po për indipendencën e Kosovës?, autori Octavian Ionescu
 thekson: ?Washingtoni është thellësisht i pakënaqur nga mënyra në të cilën zyrtarët e Bukureshtit, politikanë dhe diplomatë, i patën trajtuar ngjarjet e 17 shkurtit në Prishtinë?. 
            Dihet se mungesa e statusit politik ishte pengesë për investime në Kosovë. ?Kosovarët me varfërinë, ndërsa politikanët me pavarësinë?, është titulli i artikullit të dy gazetarëve rumunë që e botoi Evenimentul Zilei më 12 shkurt të këtij viti. Prezenca e kryemistrit suedez në Kosovë, Karl Bild, si dhe takimi i tij me presidentin Seidiu, ndikuan që Radio Rumania Aktualitete të japë lajmin se ka aritur koha kur kreu kosovar do t?i japë prioritet zhvillimit ekonomik të Kosovës. Krahas kontributit të veprimtarëve të Lidhjes Shqiptare në Botë, sidomos të zotërinjve Orhan Kubati, Nazmi Jakurti, Engjëll Koliqi dhe Liman Asllani, një jehonë pozitive për afirmimin e Kosovës  është duke dhënë edhe Revista 22. Autori Ioan Stratan në kuadrin e artikullit ?Pas Kosovës: një bilanc i përkohshëm?, ironizon ?patriotizmin? e rrejshëm të gazetarit Ion Cristoiu dhe fundrinave çaushiste të Vadim Tudorit dhe Adrian Paunescut, ndërsa dr. Xhelku Maksuti në kuadrin e studimit ?Shënime
 mbi Kosovën? (Lumea Nr. 3/2008), merr guximin shkencor për ta kritikuar edhe presidentin Basescu. Artikulli i profesor Maksutit i është dërguar redaksisë pas vendimeve parlamentare të dhjetorit kundër pavarësisë.
   ?Kohëve të fundit flitet gjithnjë e më shumë për intencën e kosovarëve për ta shpallur pavarësinë?, shkruan Xhelku Maksuti më 9 shkurt dhe vazhdon. ?Fakt legjitim për disa, i konstestuar nga të tjerët, ndër të cilët edhe nga presidenti i Rumanisë, Traian Basescu, nga motive të ?interesit nacional?, por pa e definuar në mënyrë të qartë se mbi çka mbështetet ky qëndrim ndaj indipendencës së Kosovës. Ndoshta ai e din dhe ndoshta ka më shumë të dhëna dhe fakte të cilat nuk i dëshmon ende. Nga pikëshikimi historik ndërkaq, rumunët janë dëshmuar gjithmonë si mbrojtës të të drejtave të popujve dhe lirive, ndërsa, sa u përket popujve të Ballkanit, ajo edhe ka luftuar për këtë ideal, sidomos nga mesjeta e deri tani, dhe veçanërisht gjatë shek. XIX-të, kur Bukureshti u bë qendër reale e përkrahjes së të gjitha lëvizjeve për çlirim kombëtar? (fq.52). Pofesor Maksuti më tej bën fjalë për kontributin që kanë dhënë autoritetet  rumune për konsolidimin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare,
 Rumania duke qenë vendi i parë në botë që e njohu pavarësinë e Shqipërisë.
            Pse e ndërpreu qeveria rumune sponsorizimin e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe botimin e revistës Albanezul/Shqiptari? Disa thonë ngase këtë të drejtë legjitime të sponsorizimit e fitoi organizata fantomë e deputetes joshqiptare të minoritetit shqiptar, Oana Manolescu. Të tjerët thonë se përkrahja u ndërpre si pasojë e kurdisjeve të montuara antishqiptare dhe antiamerikane të sërbofilit Razvan Voncu, përkatësisht e pamfletit të tij ?Shqiptarët e Rumanisë zhvillojnë politikë irredentiste? (Cronica Romana, 28 shkurt 2001, fq.4). Se kush e ka servuar këtë gazetar me shpifje kundër shqiptarëve të Rumanisë dhe veprimtarëve të saj mbetet për t?u parë. Autori Voncu hedh trillime fantasmagorike dhe akuza të pabaza kundër Shqiptarit të Bukureshtit dhe autorit të këtij shkrimi (B.Y.), duke e konsideruar si ?një intelektual shqiptar ultranacionalist, frymëzues i politikës së pastrimit etnik të Kosovës dhe Maqedonisë dhe për krijimin e Shqipërisë së Madhe
 i grish shqiptarët në gjithë botën për unitet dhe (...) fundamentalizëm islamik?. Dha Zoti që përmes një replike flakë për flakë, qeveria rumune i hodhi poshtë akuzat e Razvan Vonkut duke e mbrojtur Shqiptarin e Bukureshtit dhe shqiptarin e Shipkovicës me argumente të qarta e bindëse. Pse parlamenti rumun doli për herë të dytë me qëndrime zyrtare (filoserbe) kundër pavarësisë së Kosovës, dhe atë në vigjilje të shpalljes së pavarësisë, diku rreth datës 16 shkurt?
  
Qëndrimi rumun ndaj Kosovës është cinizëm dhe injorancë

Disa thonë se Rumania kishte frikë mos ta kërkojnë një gjë të tillë edhe hungarezët e Transilvanisë, ndërsa ne themi se klasa politike rumune ka qenë e indoktrinuar me propagandat e spiunazhit antishqiptar të Beogradit kundër shqiptarëve të Kosovës, duke i konsideruar si myslimanë dhe terroristë. Si shpjegohet kjo? Fare lehtë. Urdhëroni e shfletoni gazetën Ziua të datës 16 shkurt kur gjëmonte parlamenti nga ?demokratët? e Çausheskut kundër pavarësisë së Kosovës. Propagandat serbe e kanë bërë dhe janë duke e bërë të veten në këtë vend. Argumente konkrete janë shpifjet e gazetarit filorus Vladimir Alexe në kontekstin e artikullit ?Kosova ? pjellë e mafisë islamike të Europës (II)?, me nëntitujt: ?Muxhahedinët në shirit për ?inistiativën shqiptare?, ?Bazat e stërvitjes në Shqipëri?, ?Internacionala Islamike Shqiptare në Sudan?, ?Para dhe luftëtarë nga Zvicra?, ?Muxhahedinët me armë izraelite dhe amerikane?, ?OKB ? 650.000 armë të humbura?, dhe: ?Prona e Sali Berishës, bazë e
 UÇK-së?. Mos vallë trillimeve të këtilla u kanë ardhur në ndihmë edhe propagandat e injorantëve tanë që shpërndajnë në internet atdhetarizëm të rrejshëm dhe antikristianizëm, leksione paushalle, mesazhe banale dhe poezi me titujt ?Republika islamike e Kosovës?? 
  Në anën tjetër trimëron fakti që analistët dhe gazetarët rumunë që kanë prirje demokratike, prorumune, proeuropiane dhe proamerikane, nuk e përzjejnë çështjen e Kosovës me çështjen e fesë siç veprojnë serbët apo injorantët tanë, por ata e japin të vërtetën në dritën e argumenteve historike, shkencore dhe politike. Ata e thonë të vërtetën se Serbia ka ushtruar gjenocid, etnocid dhe pastrim etnik në Kosovë. Në këtë kontekst prin Revista 22 e Grupit për Dialog Social dhe të përditshmet qeveritare Evenimentul Zilei dhe Interesul Public. Burimet e shkrimeve i huazojnë nga shtypi i vendeve të Perëndimit që e njohën pa kurrfarë hezitimi pavarësinë. Gazeta Interesul Public pothuajse çdo ditë boton artikuj që shkojnë në favor të pavarësisë së Kosovës dhe mbrojtjes së interesave kombëtare e fetare të rumunëve të diskriminuar të Luginës së Timokut në Serbi. Këtë nuk e dëshmojnë fjalët e krytarit rumun se ?Rumania nuk kërkon asgjë për këmbim nga Serbia për qëndrimin e saj ndaj
 Kosovës?, por e dëshmojnë artikujt ?Raport për rumunët e Timokut? (me mbititullin ?Qëndrimi i Rumanisë në çështjen e Kosovës nuk arriti deri tani të sjellë të drejta për rumunët e Serbisë?), ?Të kërcënuar me zhdukje? (Evenimentul Zilei, 7 mars 2008), ?Kisha serbe tallet me miqësinë e rumunëve? (Interesul Public, 7 mars 2008), ?Vllehët janë njësoj si rumunët? (Romania Libera, 21 shkurt 2008) dhe artikuj tjerë që justifikojnë mendimin e analistit Caius Dobrescu se ?Qëndrimi (i Rumanisë) ndaj Kosovës është cinizëm dhe injorancë? (Evenimentul Zilei, 28 shkurt 2008).
  



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora