Mendime
Paul Tedeschini: SHBA dhe Pamvarsia Kosovare; Venediku dhe Pamvarsia Shqiptare!
E diele, 09.03.2008, 10:08 PM
SHBA dhe Pamvarsia Kosovare; Venediku dhe Pamvarsia Shqiptare!
Nga Paul Tedeschini
“Pamvarsija absolute” e vendeve te vogla nuk ka egzistue kurr, nuk egziston as sot dhe as qe ka per te ekgzistue ndonji here. (Paul Tedeschini)
![]() |
Rruga e shqiptarve |
Dihet botnisht dhe ne menyre te pakundershtueshme se Shtetet e Bashkueme te Amerikes kjene faktori kryesor i mbrojtjes se popullit te Kosoves nga çfarosja prej ekstremistave serb. SHBA jane faktori kryesor qe u shpall sot Pamvarsia e Kosoves. SHBA jane faktori kryesor qe mbajne sot Kosoven te shkeputun nga zgjedha serbe dhe te paprekshme. Mendoni vetem per nji sekond, se ç’fare kasaphanje do te ndodhte me Kosoven, me popullin kosovar, sikur te dobesoheshin pak sa amerikant dhe te forcoheshin rust. Nji tragjedi e vertete.
Krejte njashtu pra siç jane sot Shtetet e Bashkueme te Amerikes mbrojtes te Kosoves nga pushtuesi serbo-ekstremist te mbeshtetun nga ariu rus, krejte njashtu ka qene para gjashte shekujsh Republika e Venedikut mbrojtes i popullit europian shqiptar nga bisha pushtuese aziatike turko-osmane. Dobesimi i kesaje Republike shkaktoi tragjedine historike te ramjes se popullsise shqiptare nen zgjedhen pese shekullore te sulltanve xhahil turq osmanlli me te gjitha pasojat, te cilat po e ndjekun edhe sot te shkretin popull shqiptar:

Dhe lidhjet e shqiptarve me Republiken e Venedikut kan qene jetike dhe shekullarisht te vazhdueshme. Per kete flasin mijra dokumentacione dhe prova historike. (Nji nder komsujt e Republikes e Venedikut ne territorin shqiptar nen Tuqi ka qene psh edhe mjeku dr.Emidio Tedeschini (?-1700), te cilin e gjejme ne nji dokument kishtar te dates 27 janarit 1766 ne Shkoder).
Sot due te tregoj nji fakt historik, qe zbulova ne udhetimin tim treditor (mars 2008) ne Venedik.
Kushdo qe ka qene ne Venedik apo sheh ne internet mbi Venedikun, e din se qendra historike e ketij qyteti te famshem ne te gjithe boten per historine dhe artin e tij, asht sheshi i madh “Piazza San Marco” . Ne kete shesh asht katedralja e famshme e San Markut, asht Kulla e famshme e Sahatit, asht Kumbonarja teper e nalte. Tue dale nga ky shesh ne drejtim te detit asht vazhdimi i ketij sheshi ku majtas asht Pallati i mrekullueshem i Doxhve te Venedikut. Kur kethehesh majtas keti pallati, paralel me detin, arrine tek ura e bukur e njenit prej kanaleve veneciane (Rio di Palazzo), qe ka mbrapa ky pallat. Kur hype ne ket ure dhe ia kethen shpinden detit sheh uren e famshme “Ura e Pshertimave” e cila lidhe kete pallat dukal me burgun e vjeter. Kur kalojshin te burgosunit nga burgu neper ure per te shkue ne gjyqe ne Pallatin Dukal, ato shifshin pamjen e bukur te detit dhe ishullin e bukur te Shen Gjergjit. Ato pshertijshin sepse ndoshta nuk do ta shifshin ma.
Fille mbas nderteses se burgut, paralelisht me kanalin Rio di Palazzo dhe vertikalisht me bregdetin gjindet nji rruge e ngushte djethtas qe e ndane kete burg nga nji nder hotelet e randesishme te kesaje zone qendrore te qytetit (Shih harten dhe fotografinat ketu prane). Kjo rruge ne qender te Venedikut quhet “CALLE DEI ALBANESI” = “RRUGA E SHQIPTARVE”
Komentoni
Artikuj te tjere
Baki Ymeri: Admirimet e Bushit dhe demokratët e Çaushit
Arbën Xhaferi: Autorizmi i fshehur
Ilir Dardani: Shqiptaret ne prag te thyerjes se madhe!
Selim Hasanaj: Pse jemi kështu cfarë jemi
Ditari i Hillari Klintonit për shqiptarët
Veton Surroi: Zbulimi i dytë i mitrës së botës
Baki Ymeri: Profesor Xhelku Maksutit në 77 vjetorin e ditëlindjes së Tij
Myftar Memia: Dy duar për një krye!...
Kryetari i Dardanëve të Norvegjisë mbajti fjalimin kryesor në tubimin e Pavarësisë në Frederikstad
Gazeta sllavo-maqedonase "Veçer" dhe dezinformatat e saj
Fillimet e ndërgjegjësimit në Serbi
Bujar Nishani: Përgjigje letrës së Lubonjës
Fatos Lubonja: Letër e hapur ministrit të rendit Bujar Nishani
Telegrame ngushëllimi
Hajdin Islami: 7 Marsi - Dita e mësuesit në Republikën e pavarur të Kosovës
Kastriot Myftaraj: Kosova si shtet-«pulë e fërguar» dhe kombi shqiptar si rast i veçantë shtetformimi
Vramëni, po gjakun mblidhmani se do tu duhet fëmijëve tuaj të shkruajn gjuhën e mëmës - Petro Nini Luarasi
Hilmi Saraçi: Poezi e zgjimit dhe e frym?zimit patriotik
Adnan Abrashi: Masonët e sundojnë botën
Suzana Kuqi: Loje fati