E diele, 06.10.2024, 08:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Në Fishtë

E hene, 26.12.2011, 08:38 PM


Tahir Bezhani:

 

 

NË FISHTË

 

Gjithandej,

Maleve,kodrave e fushave

Ushtimë kënge në lahutë

Mall i strukur në zemër toke

Telat në heshtje bënin krismë

Në Zadrime e Fishte

Kudo  trojeve  të shqiptarisë

 

Në Fishte te” Lug i Zanave”

Cakërruam gotat me   verë

Në vendlindjen e Homerit Shqiptar

Kujtimet ringjallin historinë,

Çdo pëllëmbë e kësaj toke

Ka te mbjellur lavdinë.

 

Në Fishtë,

Lahuta nuk heshtë.....

 

Fishtë,

08.shtator,2011

 

 

PLAZH I VETMUAR

 

Bëjë plazh  i vetmuar

Në rërën e nxehtë të Shëngjinit

Sodis valët e detit

Gjëmojnë si  fëmijë i nervozuar

Në përplasje brigjeve

Shpalojnë e mbulojnë mallin

Gjurmë dashurie  e verës së zjarrtë

Puthjet ishin tretur

Buzët kishin bartë hirin

Udhëkryqeve të botës....

 

Në plazh i vetmuar

Në rrezet e urta shtatori

Puhi e valëve të jodizuara

Ngacmojnë muzën time

E  rrezet e diellit çafin kodrën Rrenc

Kënaqësia ik më herët

Ngujuar në dhomën e shpirtit

Bukuria vjell vargje

Edhe në mesnatë

Plagët e mbjellura në rërë

Mbijnë herën tjetër.....

 

Shëngjin,

10.shtator,2011

 

 

LARGËSI

 

Ti-atje larg

Në një kodër malli

Unë në shpatin e djegur

Mes nesh gjëmon lumi

Ti flakë,

Unë zjarr

Tërë dita  shkrumbon

Mall i kalltë

Largësi pa fund...

 

Gjakovë,

17.11.11



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora