E enjte, 10.10.2024, 10:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Ali Sh. Berisha: Dikush po e lëvizte gurin

E enjte, 22.12.2011, 08:59 PM


Ali Sh. Berisha

 

Pjesë e shkëputur nga Gallapi i Prishtinës V

 

Dikush po e lëvizte gurin

 

Halit Breznica, për shkak të konfliktit me faktorët komunalë për çështje të arsimit të Fushë-Kosovës dha dorëheqje nga procesi mësimor dhe kaloi në gazetari, në “Rilindje” ku punoi prej majit deri në tetor të vitit 1957. Kontaktet aty me Adem Demaçin e bënë edhe më të rebeluar Halitin dhe ky rebelim i tij mirrte dimensione edhe në Gallapin e Prishtinës, më shkurt në Llukar ku e kishte të martuar motrën Hidë, porse edhe kishte të njohur mësuesit e kolektivit në Llukar, në Mramuer e gjetiu. Çuditërisht nëntori i vitit 1957 e gjeti Halit Breznicën drejtor shkolle në Mramuer. Sërish Haliti aktivizoi shoqërinë e vjetër, sërish u ul gju më gju me Xhemail Prekorogjën e Zllashit e të tjerë, por nuk i munguan as vizitat e Adem Demaçit, Hazir Shalës (fs. Hazir Shala u lind më 28.gusht 1934 në Barilevë. Në vendlindje kreu shkollën fillore, të mesmen në gjakovë Fakultetin filozofik, katedrën e gjuhës shqipe në Beograd. Me veprimtari atdhetare kombëtare u mor që nga vitet e 50-ta.Është hartues I Programit “Lëvizja Revolucionare e Bashkimit të shqiptarëve”, që isht e pjesë e Lëvizjes kombetare shqiptare. Bashkëveproi me Latif Berishën, Avni Lanën, Mustafë Venharin, Kadri Kusarin, Nexhat Ibrahimin, Rushit Osmanin e në vitet e 60-ta edhe me Adem Demaçin. LRBSH (LKSH) është themeluar në Beograd më 1957 nga Hazir Shala e të tjerët që u përmendën më lart si dhe Din Mehmetit etj. Pikërisht atëherë kur u themelua edhe Shoqata letrare “Përpjekja”. Atëbotë kryetar i LRBSH ishte Hazir Shala, i “Përpjekjes” Latif Berisha. Këta veprimtarë përveç propagandës gojore dhe të shkruar nisën edhe aktivitetet praktike. Si parësore marrin senzibilizimin e çështjes së flamurit kombëtar, andaj pikërisht për Ditën e Udbes Jugosllave më 1964 ngritin gjithandej flamurin kombëtar me ç’rast pason burgosja e 54 vetëve. Hazir Shala u dënua me 13 vjet burg, mbajti 8 vjet, sepse Gjyqi I Lartë ua hoqi nga 5 vjet. Pas daljes nga burgu Hazir Shala e vazhdon veprimtarinë e vet në kuadër të LKSH. Prishtinë,14.02.2011) të tjerëve, të cilët nxirrnin nga gjoksi dhe shpalosnin në malet e Gallapit flamurin e ndaluar kombëtar, flamurin e lirisë. Edhe milicëve të Keqekollës u kishte shkuar në vesh “arroganca” e Xhemail Prekorogjes, andaj ftohet në stacion dhe akuzohet jo për flamur por për tregëti armësh. “Milicët si Jovan Stamenkoviqi i Dabishecit dhe njëfarë Dragani jo vetëm që më rrahën, por më nxorën edhe në borë zbathur”. (fs. Xhemail Prekorogja-Kelmendi nga Zllashi, Hajvali) Megjithatë nuk hoqi dorë nga aktiviteti i tij. Ai shpesh vizitonte drejtorin e shkollës së Mramuerit Halit Breznicën por edhe mësuesit si: Musli Berisha, Hysen Rakovica, Januz Berisha e të tjerë.

Aktivitetit të gallapasve po i jipte zjarrë veprimtaria e Adem Demaçit (Kur të tjerët kishin problem me drejtshkrimin, Adem Demaçi shkruante tregime që i botoi në revistat “Jeta e Re”, në gazetën e vetme “Rilindja”. E shkroi edhe romanin “Gjarpijt e gjakut” titulli i të cilit u bë metaforë e një plage të madhe shoqërore dhe morale në jetën e shqiptarëve. Ky roman u ndalua nga regjimi, andaj etja e lexuesve kurreshtar bëri që libri të qarkullojë fshehurazi e të lexohej me andje) dhe grupi i tij, të Shaban Shalës dhe Metush Krasniqit. Ky zjarr nisi të shtrihet edhe në lagjen Berisha të Llukarit përmes miqasisë, pra martesës së Adem Demaçit me Gjylizaren e Sylejman Berishës. Kjo jipte të kuptohej se dikush po e lëvizte gurin, se popullin ngadalë po e zgjonte me sakrificat individuale e grupore. Këta militantë ndikim të madh kishin edhe nëpër shkollat e mesme të kohës, në Gjimnaz e në Normale. Aktiviteti i tyre në këto shkolla shtrihej përmes profesorëve të orientuar kombëtarisht, por edhe individualisht me nxënësit e klasëve të treta e të katërta. Ndikimi dhe organizimi i tyre bëhej kryesisht me rastin e orëve letrare. Një numër i aktivistëve të këtij grupi u kap dhe u burgos nga milicia me ndihmën e spiunëve që gjendeshin në mesin e nxënësve. Nga të burgosurit këtu po e përmendim Hetem Rexhep Malokun, i cili asokohe ishte 23 vjeçar me moshë.

Pak fjalë për Hetem Malokun(foto e Hetem Malokut)

Familja e tij nga persioni serbë u largua nga Ramabaja dhe u vendos më 1883 në Bullaj të Marecit tek të afërmit. Hetemi lindi më 10.10.1937 nga prindërit Rexhep Maloku dhe Fazile Brajshori-Maloku. Hetemi ishte fëmija i dytë pas motrës Mihane. Shkollën fillore pjesërisht e kreu në shkollën e posahapur në një odë të një bashkëfshatari, ku mësues të parë kishte Jakup Sylën dhe klasa e parë kishte 37 nxënës. Për shkak të kushteve të vështira familja iu shpërngul në Prishtinë më 1950 dhe u vendos në lagjen „Pozderkë“. Meqë shkollën fillore „Milladin Popoviq“ e kishte afër klasën e katërt e regjistroi aty dhe aty mbaroi tetëvjeçaren. Më 1956/57 e regjistroi Shkollën Normale të Prishtinës dhe po atë vit i vdiq babai. Me gjithë këtë Hetemi e vazhdoi shkollimin. Për shokë të gjeneratës kishte Bajram Kelmendin , Ismet Gusinë, Azem Shkrelin, Rifat Kukajn, ndërsa në gjeneratë kishte edhe Musa Shalën nga Kishna Reka e Drenicës. Hetemi, përveç mësimeve, mirrej edhe me hartimin e poezive dhe mirrte pjesë në orët letrare që organizoheshin në shkollë e gjetiu. Meqë mprehej vazhdimisht u kyq në grupin e militantëve “Lëvizjen për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”. Ai shkroi edhe dramën “U kall Gërmia” me tematikë kombëtare. Punimet e tij shpeshherë ua ofronte shokëve, pra edhe Musa Shalës, I cili e denoncoi në UDB. Hetemi në pranverën e vitit 1960, kur i kishin mbetur edhe pak ditë për të mbaruar klasën e katërt u arrestua nga milicia në oborrin e shkollës. Gjatë hetimeve ndaj tij u ushtrua një dhunë e paparë me elektroshok, vezë të vala nën sqetulla, me futjen në fuqitë me ujë të ngrirë, me rrahje brutale etj. Gjithë këtë udëbashët e bënin kinse për ta shtrënguar për të treguar shokët e veprimtarisë. Hetemi qëndroi stoik dhe askush nuk pësoi nga ai. Në burg njohu Rafael Sopin, i cili vuante për ideale të njejta. Dëshmitar në gjyq kishte Bajram Kelmendin dhe Rifat Kukajn. Pasoi dënimi dhe mbajti 13 muaj burg të rëndë. Për shkak të lëndimeve gjatë hetimeve Hetemi pësoi në zvogëlimin e të pamurit të syve. Këtë askush nuk e vizitonte gjatë vuajtjes së dënimit përveç nënës së tij, e cila me mund përgatitej për t’i shpënë bukë dhe veshmbathje. Pas vuajtjes së burgut kërkoi punë në shkollat fillore, por nuk pranohej duke u konsideruar armik i popullit. Mezi u pranua në Tjerrtore ku kreu punë të rënda. Megjithë këtë ai nuk hoqi dorë që të mirrte ditarin në dorë. Konkuroi në shkollën e Bullajve, mirëpo drejtori i atëhershëm, Shaip Vitia e refuzoi si armik të popullit. Pas një viti, me këmbëngultësinë e Nebih Gashit nga Busia që kishte funksion të lartë asokohe dhe Rifat Gashit, Hetemi u pranua në shkollën fillore të Busisë në gjysmën e dytë të vitit 1963. (fs. Sipas Librit amë të të punuësuarve më 1967 e kreu edhe vitin e katërt të shkollës normale.). Nga viti 1964 deri më 1969 punoi në Busi, por edhe në Mramuer e nga viti 1969 deri më 1984 punoi në shkollën fillore të Mramuerit dhe dha lëndët: mësim klasor, gjuhë fringe dhe matematikë.

Në vitin 1969 Hetemi kaloi me vendbanim në lagjen e Veternikut. Më 1982 forcat serbe e rrethojnë lagjen, andaj Hetemi duke u frikësuar se për shkak të dokumentave që posedonte do të maltretohej familja e tij, i zhduk të gjitha. Më 1984 doli në pension të parakohshëm për shkak të humbjes së të pamurit dhe si i tillë u anëtarësua në Lidhjen Ndërkomunale të të verbërve në Prishtinë, ndërsa më 12 shtator të vitit 2003 vdiq. (fs. Për shënimet e dhëna falenderoj veprimtarin e palodhshëm Faik Gërbeshi, i cili ra në kontakt me familjen e Hetem Malokut si me Ramë Malokun dhe Rexhep Malokun. Shënimet u morën përmes internetit më 24.01.2010)

Po në këtë vit pasoi burgosja e Sabit Kapitit nga Shakovica, i lindur më 1924, (Foto: Sabit Kapiti) por i shënuar më 1928, mësimet e para i mori në shkollën fillore katërvjeçare në gjuhën serbe ne Sibovc, ishte pjestar i NDSH nën udhëheqjen e Luan Gashit si formë e rrezistencës ndaj pushtuesve të rinj. Qe dënuar me 5 vjet burg. Pas daljes nga burgu punoi në Obiliq, pastaj në Rilindje dhe më vonë në KNI ”Ramiz Sadiku”. Më 1960 u burgos sërish për shkak të aktivitetit politik. Pas daljes nga burgu ia morën të drejtën e punës. Ky shkoi në Split të studiojë për dentist. Nga atje e ndjekin, por nuk heq dorë, andaj shkon në Maribor. Në këtë kohë bie Rankoviqi dhe Sabiti më nuk ndiqet. Pas kësaj kthehet në Prishtinë dhe nisë të punojë si dentist, ndërsa ditën që do të gëzonte pensionin, në shtëpinë e pleqëve ku ishte me punë, vdiq duke lënë pas vetës 5 djem, gruan dhe një vajzë. (fs. Faton Kapiti, Prishtinë 2004)

Burgosjet e persekutimet e militantëve nuk pushuan. Në grupin e Shaban Shalës (Foto: Shaban Shala) bënin pjesë: Zeqir Rashica, Jahë Maloku, Halim Maloku, Musë Halimi, Rifat Reçica, Azem Mikushnica, Qazim Pllana, Sadri Namani, Rrahim Shala dhe Rexhep Musliu. Shaban Shala për herë të tretë burgoset më 27 shkurt të vitit 1962. Me gjithë torturat shtazarake të udbashëve rankoviqianë, UDB-ja nuk arriti ta zbulojë rrjetin e ngritur, me mjeshtri, në formë treshi nga atdhetari Shaban Shala. Anëtarët e pazbuluar të organizatës së Shabanit ishin Rasim Maloku nga Bradashi, Sali e Ismail Zhushi nga Sveçla, të cilëve më vonë iu kishte bashkangjitur edhe Sylejman Babatinca. Në odën e këtij të fundit ishin bërë shumica e mbledhjeve dhe ishin formuar treshe të reja. (fs.Abdullah NISHEFCI (Kosova Sot) SI U ORGANIZUAN DEMONSTRATAT E VITIT 1968 NË LLAP, 40 VJET MË PARË -Nga ideja për protestë, te demonstrata gjithëpopullore, material i marrë nga Interneti) Shaban Shala dënohet me dy vjet burg. Mirëpo, pas një amnistie, i ulet dënimi në një vit. Kur familja shkon në burg për ta marrë më 20 janar të vitit 1963, organet e burgut i njoftojnë të afërmit se i burgosuri mu atë natë paskësh bërë “vetëvrasje”. (fs. Aktakza nr. 112/62, 25 prill 1962,Gjykata e Qarkut në Prishtinë.)

Flamurin, me të cilin anëtarët e Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e shqiptarëve, e mbuluan varrin e Shaban Shalës, Nefise Qerimi e kishte qëndisur me vargjet e Azem Beqirit: “Ke dhanë jetën faqe bardhë/ Qe lirija asht tue ardhë”. (fs. Azem Beqiri “Dhembja krenare”, fq. 192, Prishtinë, 2006.)

Dora e UDB-ës nuk u kënaq vetëm me mbytjen me dru të Shaban Shalës, por vrau edhe babain e tij Bajram Shalën. Thuhej se fqinji e kishte vrarë për mezhdë, mirëpo gjithësesi pas mezhdës fshihej dora e UDB-ës. (Rifat Beqiri, 71 vjeç, Prishtinë 1.07.2005)

Rexhep Musliu nga Rimanishta, drejtor i shkollës fillore në Besi, më 30.IV. 1962 u burgos nga UDB-a serbe për shkak të aktivitetit të tij në grupin e rezistencës shqiptare kundër okupimit të trojeve shqiptare nën udhëheqjen e Shaban Shalës. Sipas vendimit të gjyqtarit hetues të Gjykatës së Qarkut më 6 prill 1962, në mbështetje të amnistisë nr. 144/62 u lirua nga burgu, por iu ndalua puna në arsim. Vdiq më 23 gusht 1981.

Grupi i Ismail Gollakut.- Thonë dhembja bashkon njerëzit, por ja po bashkuaka edhe urrejtja ndaj pushtuesit, po bashkuaka edhe dashuria për liri.

Kush ishte Ismail Gollaku? Zeka i biri i Xhemës nga lagjja Qorraj e Keqekollës me motrën e tij Azizen më 1921 gjendeshin në Topliçan të Lypianit te daja Halit Banulla. Familja prej 15 anëtarëve e Zekë Xhemës në lagjen Qorraj digjet në shtëpi nga Errfija serbe, përveç nënës së Arifit, e cila shtatzënë, e plagosur me 7 plumba arrinë në Marec te Canolltë, në gjini, e cila më vonë martohet në Bresalc. Meqë tashmë Zeka me motrën e tij Azizen nuk kishin ku të ktheheshin në Qorraj të Keqekollës, përkujdesen dajtë për ta. Kështu nipin Zekën dhe mbesën Azizen i martojnë. Dajët Zekës i ndërtojnë shtëpi dhe i falin 7 hektar tokë. Zeka me bashkëshorten e tij lindin Ismailin më 10.10.1935. Ismaili shkollën fillore katërklasëshe e regjistroi më 1945/46 të cilën e kreu. Lidhur me të kaluarën e informoi babai i tij Zeka, i cili ishte dëshmitar i vëlimeve siç ishin masakrat e brigadave serbe pas Luftës së Dytë Botërore, Lëvizjen e NDSH-së si dhe veprimtarinë e Hasan Gollakut, vëllait të Ismailit në kuadër të NDSH, por edhe gjatë mbajtjes së Kongresit të Lypovicës. Ishte përjetues i dhunës së ushtruar nga UDB-a gjatë akcionit të mbledhjes së armëve.

Pinjollët e dhembjeve i bashkoi etja për hakmarrje ndaj okupatorit mizor dhe dashuria për atdhe: Ismail Gollaku nga lagjja e Qorrajve të Keqekollës, sipas informatave që i kishte dhënë babai, mëson për masakrimin e familjes së tij, mëson për vendbanimin e kushëririt Ramë Kadrisë, familja e të cilit pothuajse kishte pësuar të njejtin fat dhe për Selman Zejnullah Martetin nga Batllava (hekurudhar) që kishte jetuar çipçi në shtëpi të Mulla Ademit në Prapashticë një kohë dhe miqasue me Ramë Kadrinë. Kontaktet fillimisht me Ramë Kadrinë e pastaj Ismail Martetin në shtëpi të Ramë Kadrisë si dhe përimtimet e ngjarjeve që kishin ndodhur bëjnë që edhe Ismail Marteti, punëtor hekurudhe të zinte në goje Metush Krasniqin (të burgosur më 1958) dhe grupin e tij si dhe Mehmet Kelmendin (Vulakun). Kjo bëri që të nisnin edhe vetë një organizim me tendenca zgjërimi sipas shkollës së organizimit të Grupit të Metush Krasniqit. Ismail Gollaku në fshatin e tij të lindjes, në Topliçan nisi kontaktet dhe anëtarësimin e bashkëfshatarëve si të Ibrahim Kozhanit, punëtor nga fshati Ribar i Madh, Sulejman Kamberit invalid nga fshati Topliçan, Mehmet Kelmendit, zyrtar në stacionin hekurudhor nga Fushë-Kosova, Hevzi Lecajt, bujk nga Topliçani etj. krijon të ashtuquajturin “Grupi i Topliçanit”.

Mirëpo, UDB-a përmes misionarëve të vet u ra në gjurmë dhe pasoi arrestimi i tyre, me këtë rast ndaj të të arrestuarve hapi procedurë penale veç e veç.

GJYKATËSI HETUES I GJYKATËS SË QARKUT NË PRISHTINË, sipas dok. KIO-nr.176 b/62, në procesin penal kundër Selman Martetit, nëpunës nga Prishtina, i fajësuar për vepër penale nga neni 117, st. 2 KZ,- duke vendosur në bazë të propozimit të prokurorit publik të Qarkut në Prishtinë KTI-nr.679/62 nga 12.11.1962 për zgjërim-hapje të hetimeve dhe përcaktimit të burgut hetues kundër të fajësuarit, më datën 12.11.1962 solli këtë

VENDIM

I

Zgjerohet- hapet procedura hetimore për fajësi kundër Selman Martetit, nepunës nga prishtina, i lindur më 1925 në Batllavë, nga babai Zejnulla dhe nëna Arzije e lindur Rexhepi, shqiptar, nënshtetas i RFNJ, di të shkruaj, ka të kryer 4 klasë të shkollës fillore, shërbimin ushtarak e ka kryer, mbahet në evidencën ushtarake në prishtinë, i varfër në aspektin ekonomik, deri tani i pa dënuar, në paraburgim gjendet nga dt. 8.09.1962.

Meqë ekziston dyshimi i bazuar se në muajin maj të vitit 1962 u bë anëtar i grupit ilegal dhe organizatës të cilën e ka formuar i akuzuari Ismail Gollaku nga fshati Topliçan, anëtarë i së cilës është bërë dhe ka vepruar në kuadër të të njejtës, dhe me këtë ka bërë vepër penale nga nëni 117, alineja...

II

PËRCAKTOHET burgu hetues kundër të të akuzuarit Selman Marteti me të njejtat gjenerale dhe kjo do t’i numërohet nga 8. 11. 1962 nga ora 9, kur i është përcaktuar paraburgimi deri në tri ditë me vendimin dërguar Sekretariatit për punë të brendshme në Prishtinë nr. 1026/1 dhe në burgun hetues mund të mbahet më së largu 2 muaj, pra deri më 8 janar të vitit 1963.

ARSYETIM

Prokurori publik i Qarkut në Prishtinë me propozimin e theksuar më parë ka kërkuar që kundër të fajësuarit Selman Marteti nga Prishtina të hapet procedura penale dhe të përcaktohet burgu hetues për shkak të veprës penale nga neni 117, alineja 2 KZ.

Gjyqtari hetues ka studiuar këtë propozim si dhe faktet tjera të shkruara, andaj ka vërtetuar se është me bazë. Gjatë hetimëve kundër Ismail Gollakut nga topliqani, kundër të tilit është hapur prodecura penale dhe përcaktuar burgu hetues me vendimin e këtij gjyqi hetues Kio.nr.176/62 nga data 29.XX 1962 godine për shkak të veprës penale nga neni 117 pika 1 KZ dhe është vërtetuar dyshimi i bazuar se i fajësuari Selman në muajin maj 1962 u bë anëtar i organizatës ilegale armiqësore të cilën e ka formuar i fajësuari Gollaku, dhe si i këtillë ka punuar në themelimin e saj duke implikuar edhe persona të tjerë në këtë organizatë.

Nga sa u tha më lart është vërtetuar se ekzistonë dyshimi i bazuar se i fajësuari ka bërë vepër penale që i bie barrë në bazë të nenit 156 ZNP dhe për të hapen hetimet kundër të dyshuarit.

Burgu hetues kundër të akuzuarit përcaktohet në bazë të nenit 190, alineja 2, dhe për këtë ekziston arsyeshmëria meqë po të ishte i akuzuari në liri, do të ikte nga vendbanimi dhe do të ndikonte në mbarvajtshmërinë e e hetimeve për vepër penale.

Gjyqtari hetues

Husamedin H. Ibar, d.v. pason Vula e gjyqit të Qarkut.

Këshilla juridike: kundër këtij vendimi i akuzuari ka të drejtë ankese Këshillit të gjyqit të Qarkut në Prishtinë në afat prej tri ditësh nga momenti i pranimit të tij nga pala.

GJYQI I QARKUT NË PRISHTINË, sipas dok. Kr.nr.311/62, si gjyq penal në kolegjin e përbërë nga kryetari i thyqit Tahir Ibrani, kretar i Këshillit dhe gjykatësit Nastasa Belicareviqa dhe Xhevdet Pallaskës, anëtar të Këshillit me pjesëmarrje të procesmbajtësit Adullah Dodës. Nënpunës i këtij gjyqi, në lëndën penale pëkundër të akuzuarit Hivzi Lecaj dhe Selman marteti, për shak të veprës penale bashkim kundër popullit dhe shtetit nga neni 117, alineja 2 KZ, duke vendosur sipas propozimit të gjykatësit hetues të Gjyqit të Qarkut në prishtinë Kio.nr.176/62 të datës 26.12. 1962 në mbledhjen e vet të paralajmëruar të Këshillit mbajtur më 27.XII.1962 solli me sa vijon

V E N D I M

I ZGJATET burgu hetues te fajësuarit Hevzi Lecaj nga fshati Tpoliçan deri më 2.II.1963 ndërsa Selman Martetit, nëpunës nga Prishtina deri më 8.II.1963.

A RSYETIM

Gjyqtari hetues i gjyqit të Qarkut në Prishtinë me vnedimin e vet Kio nr. 176/62 ka hapur hetimet kundër Hivzi Lecit dhe Selman Martetit me dyshim të bazuar se kanë bërë vepër penale bashkim kundëër popullit dhe shtetit nga neni 117, alineja 2 KZ dhe ka urdhëruar burg hetues nga frika se të akuzuarit do të pengojnë hetimet me ndikimin e tyre tek dëshmitarët nëse do të gjendeshin në liri.

Pasi gjykatësi hetues i Gjyqit të Qarkut në Prishtinë nuk i ka përfunduar hetimet ndaj të fajësuarit Hivzi lecaj dhe selman Marteti, të fajësuarve për vepër penale bashkim kundër popullit dhe shtetit nga neni 117 alineja 2 KZ, a ka gjetur shkaqe për të cilat ka urdhëruar burg hetues nuk kanë përfunduar , andaj ka paraqitur propozimin që i njejti të vazhdojë edhe për disa muaj.

Duke vendosur në bazë të propozimit të gjyqtarit për kundërvajtje Këshilli i Gjyqit të Qarkut ka gjetur se ai është i arsyeshëm.

Meqë prokurori publik i gjyqit të Qarkut për shkak të kohës së shkurtër nuk ka mundësi të ngris padinë kundër të dyshuarve për shkak të materialit të shumtë argumentues kundër të akuzuarve të cilin duhet ta studiojë, andaj faktorët që gjykatësi hetues i Gjyqit të qarkut në prishtinë për vazhdimin e burgut hetues për të fajësuarit, sipas këtij Gjyqi janë të drejta, sepse po të ishin të fajësuarit në liri, ata do të ndikonin në dëshmitarët që të ndryshojnë deklaratat e tyre të dhëna gjatë hetimëve.

GJYQI I QARKUT NË PRISHTINË, 27.xii.1962, Kr. 311/62

Kryetari i Keshillit, Tahir Dibrani, d.v.

Procesmbajtësi Avdula Doda + vula rrumbullake.

Më 8 mars 1963, sipas dok. K-nr.41/63, në emër të popullit, GJYQI I QARKUT NË PRISHTINË në përbërje nga gjykatësi Sllobodan Zhivkoviqit-kryetar i seancës, Latif Krasniqit, gjykatës i rrethit të Prishtiëns dhe gjykatësi-porotë Arif Bllaca nga Besija, Hysen Bublica nga Dobraja e Madhe dhe Enver Krasniqit nga Prishtina, anëtarë në seancë, me procesmbajtësin Nada Maksimoviq në lëndën penale kundër të akuzuarve Ismail Gollaku, punëtor nga fshati Topliçan për shkak të veprës penale bashkim kundër popullit dhe shtetit nga neni 117, alineja 1 KZ për shkak të kryerjes së veprës penale nga neni 101 alineja 1 KZ, i cili ndodhet në burgun hetues e të njejtin e mbronë sipas detyrës zyrtare mbrojtësi i caktuar Zeqir Harni, avokat nga Prishtina; Ibrahim Kozhani, punëtor nga fshati Ribar i Madh, Sulejman Kamberi ivalid nga fshati Topliçan, Selman Marteti, hekurudhar nga Prishtina, Mehmet Kelmendi, zyrtar në stacionin hekurudhor nga Fushë-Kosova, Hevi Lecaj, bujk nga Topliqani dhe Ramë Kadriu, punëtor nga Prishtina të cilët gjenden në burgun hetues për shkak të veprës penale bashkim kundër popullit dhe shtetit nga neni 117, paragrafi 2 KZ për të kryer vepër penale nga neni 101, paragrafi 1 KZ të cilët i mbrojnë:Milo Kastratoviqi avokat nga Prishtina të akuzuarin e dytë Ibrahim Kozhanin dhe të gjashtë Hibzi Lecaj. Bazho Stankoviqi, avokat nga Prishtina bron të akuzuarin e III Kamber Sylejmanin dhe të akuzuarin e gjashtë Selman Martetin. Të akuzuarin e VII Ramë Kadrinë e mbron Milorad Ninkoviq si dhe të akzuarin Mehmed Kelmendin, të cilët i akuzon prokurori publik në Prishtinë sipas akuzës nr. Kto-3/63 nga dt. 7.I.1963, të cilin e përfaqëson zëvendës prokurori publik i Qarkut Mehmet Dushku, me rastin e shqyrtimit gojor publik më datë 7. dhe 8 mars 1963 vj në praninë e të të akuzuarve, mbrojtësve të tyredhe paraqitësit të akuzës publike, dhe pas shqyrtimit përfundimtar të propozimit të pjestarëve, solli më datë 8 mars 1963 dhe në prani të palëve shpalli

AKTGJYKIMIN

I AKUZUARI:

(Foto: Ismail Gollaku) 1. ISMAIL GOLLAKU, Pa pseudonim, nga babai Zekë Gollaku dhe nëna Hajrije Gollaku e lindur Sahiti, i lindur më 10 tetor 1935 në Topliçan, jeton në Topliçan, shqiptar, nënshtetas i RFPJ, bujk, i pamartuar, me të kryer 4 vjet të shkollës fillore, me të kryer shërbimin në APJ nga 1955 deri më 1957, pa grada, është i evidentuar në administratën e mbrojtjes popullore të KK në Lipljan, nga pasuria e patundshme ka vetëm shtëpinë në Prishtinë, i padënuar, nuk është nën hetime për shkak të ndonjë vepre tjetër penale, gjendet në burgun hetues nga 28 shtatori i vitit 1962.

2. IBRAHIM KOZHANI, Pa pseudonim, nga babai Riza Kozhani dhe nenës Gjevë Kozhani, e lindur Oruli, i lindur më 1935 në fshatin Ribar i Madh, jeton në Ribar të Madh, shqiptar, nënshtetas i RFPJ, kryepunëtor i dyqanit ZZ në Golesh, i martuar me Taiben e lindur Bislimi nga Petrova, baba i një fëmijet, ka të kryer 4 klasë shkollë fillore, e ka të rregulluar obiligimin e APJ nga 1955 deri 1957, pa pasuri, i pa dënuar, nuk është nën hetime për shkak të ndonjë vepre tjetër penale, gjendet në burgun hetues nga 17 shtatori 1962.

3. KAMBER SYLEJMANI, pa pseudonim, nga babai Sejdi sylejmani dhe nënës Hanë Sylejmani, e lindur Banula, i lindur më 1926 në Topliçan, jeton në topliçan, shqiptar, nënshtetas i RFPJ, invalid, i martuar me Vezirën, e lindur Zeqir nga Reçaku, baba i 5 fëmijëve, di të shkruaj e të lexoj, ka mësuar vetë, pa përgatitje shkollore, shërbimin ushtarak e ka rregulluar në APJ nga viti 1944 deri më 1945, pa grada, nga pasuria e patundshme ka vetëm shtëpinë, i pa dënuar, nuk mbahet në evidencë për tjetër vepër penale, në burg hetues gjendet nga 16 tetori 1962.

(Foto: Selman Marteti) 4. SELMAN MARTETI, pa pseudonim, nga babai Zenullah Marteti dhe nëna Arzije, e lindur Rexhepi, e martuar më 1925 në Batllavë, jeton në Prishtinë, sjhqiptar, nënshtetas i RFPJ, nëpunës në stacionin hekurudhor të Prishtinës, i martuar me Sherife Ilazin nga Hadja, baba i pesë fëmijëve, di të shkruaj, ka kryer 4 klasë të shkollës fillore, shërbimin ushtarak e ka rregulluar në APJ prej 1945 deri më 1947, pa grada, mbahet në evidencë në degën e mbrojtjes popullore të KK. Prishtinë, nga pasuria e patundshme ka vetëm shtëpinë, i padënuar, nuk gjendet i evidentuar për vepra tjera penale, gjendet në burgun hetues nga 5 nëntori 1962.

(foto: Mehmet Kelmendi) 5. MEHMET KELMENDI, pa psudonim, nga babai Shaban Kelmendi dhe nëna Have Kelmendi, e lindur Dibrani, i lindur më 1927 në Sharban, jeton në Fushë-Kosovë, shqiptar, nënshtetas i RFPJ, nëpunës në stacionin hekurudhor të Fushë-Kosovës, i martuar me Fatën e lindur Fazliu nga Llausha, baba i tre fëmijëve, di të shkruaj, e ka të kryer maturën e vogël, obligimin ushtarak e ka të rregulluar në JNA nga 1944 deri më 1959, ku ishte nënoficer aktiv. Është i evidentuar në degën e mbrojtjes popullore KK Prishtinë, pa pasuri, i dënuar nga gjyqi ushtarak në shkup me burg në kohëzgjatje prej 10 muajsh. Në burgun hetues gjendet nga 24 nëntori i vitit 1962.

6. HEVZI LECAJ, pa pseudonim, nga babai Nezir Lecaj dhe nëna Azize Lecaj e lindur Deaj, i lindur më 1928 në Gëmicë, jeton në Topliçan, shqiptar, nënshtetas i RFPJ, bujk, i martuar me Fatimën e lindur Matoshi nga gmica, babai një fëmijë, di të shkruaj, ka mësuar vetë, pa përgatitje shkollore, obligimin ushtarak e ka rrgulluar në APJ nga viti 1944 deri më 1947, pa grada, është i evidentuar në evidencën ushtarake në Degën e mbrojtjes Popullore KK Lipjan, jeton në bashkësi edhe me tre vëllezër, nga pasria e patundshme kanë gjithësej 10 hektarë tokë dhe shtëpinë, i padënuar, nuk gjendet i evidentuar për vepra të tjera penale, gjendet në brugun hetues nga 31 tetori 1962.

(Foto: Ramë Kadriu) 7. RAMA KADRI, pa pseudonim, nga babai Kadri Kadriu dhe nëna Kada Kadriu, e lindur Selmani, i lindur më 1910 në Keçekollë, jeton në Prishtinë, shqitpar, nënshtetas i RFPJ, bujk, i martuar me Azizen e lindur Salihu, pa fëmijë, analfabet, pa përgatitje shkollore, shërbimin ushtarake ka rreguluar para luftës, pa grada, gjendet i evidentuar në evidencën ushtarake në degën e Mbrojtjes Popullore në Prishtinë, na pasuria e patundshme ka një hektar tokë në Keçekollë, i padënuar, nuk gjendet i evidentuar për vepra të tjera penale, gjendet në burgun hetues nga 22 nëntori 1962

JANË FAJTOR

I akuzuari ISMAIL GOLLAKU

I cili në ditën e papërcaktuar të janarit të vitit 1962 në fshatin Topliçan të Lipjanit krijoi grupin-Organizatën ilegale “nacionalistët drejt organizimit” e cila kishte për qëllim që me forcë nga përbërja e Jugosllavisë të shkëpusë Autonominë e Kosovës dhe Metohisë dhe këtë t’ia bashkojë Shqipërisë, dhe kështu i verboi të akuzuarit e tjerë me të cilët ka mbajtur mbledhje në fshatin Topliçan, Ribar të Madh dhe Prishtinë në të cilat janë marrë vesh për kryerjen e kësaj detyre si dhe gjetjen e përsonave të tjerë me qëllim të masovizimit dhe zgjërimit të organizatës, - me të cilën ka kryer veprën penale të bashkimit kundër popullit dhe shtetit nga neni 117, paragrafi 1 ... në bashkëveprim me Ibrahim Kozhanin, Kamber Sylejmanin, Selman Martetin, Mehmed Kelmendin, Hevzi Lecajn, Ramë Kadrinë.

Pastaj poashtu në ditët e papërcaktuara gjatë muajit qershor dhe korrik të vitit 1962 në fshatin Topliçan, Ribar të Madh dhe në pristhinë, pasi u bënë të njohur nga Ismail gollaku me qëllimet dhe planet e organizates armiqësore ilegale “Organizata nacionaliste” e cila drejtohej me qëllim që me forcë nga përbërja e Jugsollavisë të shkëputet Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë dhe ajo t’i bashkohet shqipërisë, u bënë anëtarë të saj dhe nga Ismail Gollaku morën për detyrë të gjejnë presona të tjerë me qëllim të masivizimit dhe zgjërimit të organizatës, dhe si të tillë moën pjesë në mbledhjet e organizatës në fsahtin topliçan dhe Prishtinë, ku është nxjerrë flamuri shqiptar dhe është diskutuar mbi kryerjen e detyrave të grupit,- me të cilën kanë kryer vepër penale bashkim kundër popullit dhe shtetit nga neni 117, alineja 2 KZ për kryerjen e vepres penale cënimit territorial të tërësisë së shtetit të pavarur nga neni 101 alineja 1 të KZ.

Andaj gjyqi në bazë të ligjeve të cituara nga neni 38 i KZ

DËNON

Të akuzuarin e parë Ismail Gollakun, me burg të rëndë në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vjetësh ku do t’i llogaritet koha e kaluar në burgun hetues nga 28 shtatori i vitit 1962 deri me hyrjen në fuqi të këtij aktgjykimi.

I akuzuari i dytë Ibrahim Kozhani, dënohet me burg të rëndë në kohëzgjatje prej 4 (katër ) vjetësh , në të cilën i llogaritet koha e kaluar në burgun hetues nga 17 shtatori 1962.

I akuzuari i tretë Kamber Sylejmani, i akuzuari i katërt Selman Marteti dhe i akuzuari i pestë Mehmet Kelmendi, secili dënohet me nga tri vjet burg të rëndë, duke iu llogaritur edhe koha e qëndrimit në burgun hetues, kështu Kamber Sylejmanit nga dt. 16 tetori 1962, Selman Martetit nga 5 tetori 1962 dhe Mehmet Kelmendit nga 24 nëntori 1962 deri në hyrjen në fuqi të këtij aktgjykimi.

I akuzuari i gjashtë Hevzi Lecaj dhe i akuzuari i shtatë Ramë Kadriu dënohen me burg të rëndë në kohëzgjatje prej 1 viti, ku u llogaritet edhe koha e kaluar në burgun hetues dhe këtë Hevzi Lecajt nga 31 tetori 1962 dhe Ramë Kadrisë nga 22 dhjetori i vitit 1962.

Nga pagesa e shpenzimeve të procesit penal të dënuarit lirohen, me ato ngarkohet mjeteve buxhetore.

Refuzohet propozimi i mbrojtësit të Kamber Sylejmanit, Selman Martetit dhe Ramë Kadrisë për heqjen e burgut hetues kundër këtyre të dënuarve me vendimin nr. Kio 176/62 të gjyqtarit hetues të Gjyqit të Qarkut në Prishtinë.

ARSYETIM

Me mbajtjen e shqyrtimit publik gojor pas kualifikimit detaj të të gjitha fakteve në bazë të nenit 10 dhe 327 ZKP, Gjyqi i Qarkut gjeti:

Që i akuzuari Ismail Gollaku gjatë konës dhe mënyrës së përshkruar në dispozitiv të këtij gjykimi ka kryer vepër penale bashkim kundër popullit dhe shtetit nga neni 117, paragrafi 1 KZ për kryerjen e veprës penale cënimterritorial të tërësisë së shtetit të pavarur nga neni 2101, alineja 1 KZ, ndërsa i akuzuari i II Ibrahim Kozhani, i akuzuar i tretë Kamber Sylejmani, i akuzuari i katërt Selman Marteti, i akuzuari i pestë Mehmet Kelmendi, i akuzuari i gjashtë Hevzi Lecaj dhe i shtati Ramë Kadriu në kohë dhe në mënyrë...

Kështu bindjen e vet gjyqi e arriti në bazë të pranimeve të qarta dhe të plota si edhe më parë në procesverbalet e organeve të autorizuara, andaj ashtu edhe në shqyrtimin e të akuzuarit Ismail Gollaku, Ibrahm Kozhani, Kamber Sylejmani, Selman Mareti, argumentet e të akuzuarit të gjashtë Hevzi Lecaj dhe të shtatit Ramë Kadrisë, deklaratave të dëshmitarëve Osman Berishës, Miftar Shahiqit, Rexhep Krasniqit, Zekë Bashollit, Avdi Llugiqit, Halil Halilajt, Rexhep Zenelit, Sherif Bibës, Rushit Peçanit, Nuhë Kukajt, pastaj letrat të cilat i akuzuari i parë Ismail Gollaku që ia qoi dëshmitarit Rexhep Krasniqi dhe flamurit shqiptar të gjetur te i akuzuari i gjashtë Hevzi Lecaj, të cilin i akuzuari i parë Ismail Gollaku e shpalosi nëpër mbledhjet e organizatës të mbajtura në shtëpi të të akuzuarit të shtatë Ramë Kadrisë dhe të të akuzuarit të gjashtë Hivzi Lecajt.

Në bazë të këtyre fakteve gjyqi vërtetoi se i akuzuari Ismail Gollaku , sipas detyrave të marra nga sigurim shtetëror i Shqipërisë “Sigurimi” me rastin e qëndrimit të tij ilegal në Shqipëri nga 211 prilli deri më 1 maj 1962 në Fier, menjëherë me tu kthyer në Jugoslalvi iu rrek formimit të organizatës armiqësore e cila ksihte për qëllim që me forcë të shkëpus nga Jugosllavia Krahinën Autonome të Kosovës e Metohisë dhe t’ia bashkangjes Shqipërisë. I akuzuari i parë Ismail Gollaku gjatë muajit qershor e formoi këtë grup, në atë mënyrë që t’i hyhej realizmit të detyrave të marra nga sigurimi shtetëror i Shqipërisë, ia sqaron fillimisht të të akuzuarit të dytë Ibrahim Kozhanit detyrat dhe qëllimet për të cilat grupi duhet të punojë, dhe pas pranimit të tij që të jetë anëtar i grupit dhe të kryej detyrat, pastaj i afrohet të të akuzuarit të tretë Kamber Sylejmanit, të akuzuarit të katërt Selman martetit, të akuzuarit të pestë Mehmet Kelmendit përmes të të akuzuarit të katërt Selman Martetit, të të akuzuarit të gjashtë Hivzi Lecajt dhe të të akuzuarit të shtatë Ramë Kadrisë, me të cilët në bisedat nga një në mënyrë detaje u sqaroi detyrat dhe qëllimin e grupit duke paraqitur me të rast jo të vërtetën dhe josaktësinë e bashkimit të Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë, andaj i akuzuari i tretë Kamber Sylejmani dhe i akuzuari i katërt Selman Mareti, i akuzuari i pestë Mehmet Kelmendi, i akuzuari i gjashtë Hivzi Lecaj dhe i shtati Ramë Kadriu pranojnë të jenë anëtarë të kësaj organizate armiqësore dhe u bënë anëtarë të grupit , dhe në këtë mënyrë i akuzuari i dytë IbrahimKozhani dhe i katërti Selman Marteti i dhanë fotografitë të akuzuarit të parë Ismail Gollakut me kërkesën e tij me qëllim të marrjes së kartelës së antarësisë, për të cilat i akuzuari i parë Ismail Gollaku u ka thënë se do t’i dorëzohen Qendrës në Kuks. Me qëllim të veprimit të grupit një kohë më të gjatë dhe që mos të zbulohen nga organet e sigurimit shtetëror i akuzuari Ismail Gollaku sipas instrukcioneve të marra nga Shërbimi i sigurimit të Shqipërisë iu ka ikur mbajtjeve të mbledhjeve ku do të mirrnin pjesë të gjithë anëtarët e grupit andaj mbledhjet m anëtarët e grupit i ka mbajtur sipas sistemit dy deri në tre njerëz, poashtu e formoi , dhe këtë në një mbledhje në shtëpinë e të akuzuarit të shtatë Ramë Kadrisë në Prishtinë në korrik ose në gusht të vitit 1962, ku asistuan anëtarët e grupit: Ibrahim Kozhani, Kamber Sylejmani, Selman Mareti, dhe Ramë Kadriu, dhe një mbledhje në shtëpinë e Hivzi Lecajt në Topliçan ku asistuan IbrahimKozhani, Kamber Sylejmani, Hifzi Lecaj në të cilat Ismail Gollaku duke folur për detyrat e grupit, dhe realizimt të tyre, duke u treguar qëllimkeq për vendin tonë, ndërsa veçanërisht për Autonominë e Kosovës e Metohisë ku ekspozon simbolin e grupit flajmurin shqitpar, duke theksuar se qëllim i grupt është shkëputja me forcë nga RFNJ e Krahinës Autonome të osovës e Metohisë dhe bashkimin e saj Shqipërisë , të cilin qëllim të akuzuarit e pranojnë si detyre të vetën si anëtarë të grupit dhe vepruan si anëtar grupi që të mos zbulohen dhë për ta zgjëruar atë me njerëz të gjerë, siç veproi Selman Marteti i cili u përpoq t’i përvetësoj dëshmiatrët Osman Berishën dhe Miftar Shehiqin.

I akuzuari Ismail Gollaku pranoi si në shqyrtimin e më parshëm ashtu edhe tani është përpjekur të ndikojë në Sinan Zymerajn që jeton në Topliçan, të cili gjatë vitit 1960 i kishte folur për jetën e mirë në Shqipëri, ku jeton vetëm një popull i cili mendoj njësoj, ndërsa për kushtet e këqija në Kosovë e Metoi ku jetojnë shqiptarët, serbët, turqit, malazezët , nga të cilët shqiptarët duhet ta shkëpusin Kosovën ë Metohinë nga Jugosllavia dhe t’ia bashkojnë shqipërisë, se më 15 mars 1961 u përpoq të ik në Shqiëpri, mirëpo në afërsi të kufirit kapet dhe vuan dënimin prej 1 muaji, që pas mbajtjes së dënimit është takuar në verën e vitit 1961 me Gani Demir in Ratkocerin, agjent i Sigurimit shtetëror të Shqipërisë të cilin e njihte para përpjekjes për të ikur në Shqipëri, që pas mbajtjes së mbledhjes me Ganiun ka vendosur të veproj armiqësisht kundër shtetit dhe rendit shoqëror të RFNJ në mënyrë që Krahina autonome e Kosovë Metohisë të ndahet nga Jugosllavija dhe bashkohet Shqipërisë, se me këtë qëllim ka biseduar me të akuzuarin e dytë Ibvrahim Kozhanin, pastaj Kamber Sylejmanin, Hivzi Lecajn duke theksuar se ndaj shqiptarëve në Kosovë e Metohi veprohet padrejtësisht, meqë janë në pozita jo të barabarta me serbët e malazezët, se më 21 prilll 1962 ka ikur në Shqipëri, dhe nga organet e sigurimt të Shqipërisë është dërguar në Fier ku ka qëndruar deri më 1 maj 1962, kur është hedhur në Jugosllavi, se Kadri Metajt, oficerit të sigurimt, në prezencën e agjentit të sigurimit Gani Demiri Ratkoceri ka dhënë deklaratë me shkrim se sinqerisht dhe pa u lodhur do të punojë në favor të shqipërisë, ndërsa kundër rregullimit shoqëror të Jugsllavisë me qëllim të bashkimit të Kosovës me Shqiëprinë, se gjatë kohës në Shqipëri ka dhënë pëlqimin për kthimin e tij në Jugosllavi duke pranuar detyrat: të marrë pjesë në konferenca dhe të mbajë mend se në to çfarë flitet kundër shqipërisë, të përcjell situatën në terren që të hetoj nëse Jugosllavia përgatitet të sulmoj Shqipërinë, të përpiqet të zbulojë njerëzit të cilit UDB-a i hedh në Shqipëri, të mbaj mend emrat e tyre dhe të përpiqet të mësoj se cilët janë bashkëpunëtorët , ë me ndonjërin nga ata të vendos shoqëri intime dhe përmes bisedave të mësoj se ku gjenden dhe jetojnë, nga çka jetojnë, a iu ndihmon shteti i Jugosllavisë, cilët nga ata janë argat të UDB në Shqipëri, të mbledh sa më shumë shënime ushtarake rreth garnizoneve ushtarake në Prishtinë, Ferizaj, sa ushtarë ka nëpër ato garnizone, të cilave gjini janë, çfarë lloji të armatimit dhe numrin e depove, ë në lidhje me formimin e organizatave armiqësore të jetë i kujdesshëm që të mos zbulohet, ndërsa me anëtarët e organizatës të mbajë kontakte, që anëtarëve të organizatës t’u thotë së ishte në Shqipëri, se në Shqipëri jeta është e mirë, se Shqipëria ka pretendime për Kosovën, se shpejt do të vijë deri te çlirimi Kosmeta dhe bashkimi i saj me Shqipërinë, se me kthimin nga Shqipëria në Jugosllavi është takuar me IbrahimKozhanin, Hevzi lecajn, Kamber Sylejmanin dhe me dëshmitarin Rexhep Krasniqin, të cilëve u ka folur për qëndrimin e tij në shqipëri, se pas shumë bisedave veç e veç me të akuzuarin në gusht të vitit 1962 ka formuar rupin, anëtarë të të cilës ishin IbrahimKozhani, Kamber Sylejmani, selman Marteti, Mehmet Kelmendi, Hevzi Lecaj dhe Ramë Kadriu, me të cilët ka mbajtur mbledhje veç e veç si siguri për të mos u zbuluar grupi, se ka mbajtur dy mbledhje me të gjithë anëtarët, se në këto mbledhje ka paraqitur qëllimet e grupit dhe lidhur me to ka dhënë detyrat anëtarëve tjerë, e veçanërisht Ibrahim Kozhanit dhe Kamer Sylejmanit, duke kërkuar nga ata që të sigurojnë material për propagandë për punë të grupit për kohë të gjatë, andaj në këto mbledhje me anëtarët ekspozon edhe flamurin shqiptar të cilin e ka marrë nga emigranti Sinan Zymeraj më 1960, si simbol për punën e grupit, para të cilit ka theksuar qëllimin dhe detyrat e anëtarëve të grupit.

II Ibrahim Kozhani duke pranuar në shyrtimin kryesor dhe në të mëparshmin se ishte bërë anëtar i grupit që kishe për qëllim që Autonomin e Kosovës dhe Metohisë t’ia shkëpusë Jugosllavisë dhe bashkangjes Shqipërisëë, të cilën e ka organizuar Ismail Gollaku, se në këtë aspekt ka vepruar armiqësisht në mbledhjen e organizatës së Lidhjes së komunistëve në Ribarin e Madh në gusht të vitit 1962 duke theksuar se shqiptarët në Jugosllavi nuk kanë kurrfarë të drejtash, se ndaj tyre ushtrohet padrejtësi, se largohen nga puna, pastaj në prani të milicionerit dhe disa qytetarëve të Ribarit të Madh, ka thënë se si anëtar i organizatës aktivisht ka punuar në zgjedhjen dhe angazhimin e personave për organizatën të cilën e ka propozuar Ismail Gollaku, dhe për këtë ka biseduar me dëshmitarin Rexhep Krasniqin, të cilin ia ka propozuar Ismail Gollaku për pranim në Organizatë dhe me dëshmitarin Avdyl Llugiqin, të cilin e ka bindur të bëhet anëtar i grupit, duke i folur për jetën e vështirë në Jugosllavi, se ndaj shqiptarëve ushtrohen padrejtësi, dhe i ka propozuar që bashkarisht të ikin në Shqipëri, se ka marrë pjesë në mbledhjet grupore dhe Ismail Gollaku me ta rregullisht ka mbajtur mbledhje duke u dhënë detyra, e njëra më me rëndësi ka qenë të gjenin njerëz të tjerë dhe t’i inkuadronin në organizatë, pastaj bashk me Kamber Sylejmanin ka kërkuar material propagandistik nga Ismail Gollaku.

III Kamber Sylejmani duke pranuar se ishte anëtar i grupit, organizator i të cilit ishte Ismail Gollaku. Theksoi si në shyrtimin kryesor po ashtu edhe të mëparshmin se ka marrë pjesë në mbledhjet e përbashkëta të grupit në të cilat Ismail Gollaku ka ekspozuar flamurin shqiptar, se lidhur me punën e organizatës ka biseduar me Sylë Banullën dhe Rushit Peqanin.

IV Selman Marteti, si dhe Mehmet Kelmendi, si në shqyrtimin e mëparshëm ashtu edhe në këtë kanë pranuar kryerjen e veprës penale me të cilën ngarkohen, se kanë qenë anëtar të grupit armiqësor që kishte për qëllim Krahinën autonome të Kosovës e Metohisë ta shkëpusin nga Jugosllavija dhe t’ia bashkangjesin Shqipërisë, pastaj Selman Marteti thekson se me pranimin të jetë anëtar i këtij grupi, për të cilën gjë është njoftuar nga Ismail Gollaku mbi ekzistimin e grupit dhe për detyrat e për të cilat ishte njoftuar Selman Marteti Mehmet Kelmendin, i cili me pranimin e tij u bë anëtar i të njejtës, e lidhur me këtë rekrutoi Osman Berishën dhe Miftar Junikun, se më 1962, më t’i shkuar në shtëpi u tregoi flamurin shqiptar Ismail Gollaku dhe Ramë Kadriu i cili kishte marrë pjesë në mbledhjenë që u mbajt në shtëpi të tij, kur Ismail Gollaku u tregoi flamurin shqiptar dhe u foli për detyrat e grupit, ndërsa Mehmet Kelmendi theksoi se në prani të Selman Martetit në korrik të vitit 1962 u bë anëtar i grupit duke u deklaruar se dëshiron të punojë në organizatë me atë qëllim dhe për këtë ka biseduar me Zeqir Ilazin dhe dëshmitarin Zekë Bashollin.

VI Hivzi Lecaj duke mos pranuar për barrë kryerjen e vepres penale me çka ngarkohet, në mbrojtjen e vet theksoi se ka dhanë pëlqimin e tij të bëhet anëtar i grupit kur Ismail Gollaku i kishte folur për ekzistimin e organizatës dhe qëllimet e staj. Ka theksuar se ka gabuar që për ekzistimin e organizatës nuk i ka lajmëruar organet përkatëse, se ka qenë i njohtuar nga Ismail Gollaku për ekzistimin e organizatës, se nga ai e ka pranuar flamurin shqiptar të cilin e ka fshehur në stog të sanës, ku e ka mbajtur të fshehur deri më 25 ose 27 tetor 1962 kur edhe ia kishte dorëzuar nipit të tij Gani Lecit, duke i thënë që ta fshihet ose digjte për të mos e gjetur, meqë frikësohej që flamuri në stogun e sanës mos të prishej nga shiu, përveç kësaj pranoi që ka prezentuar mbledhjes së organizatës të mbajtur në shtëpi të tij.

VII Ramë Kadriu në shyqrtim nuk e pranoi kryerjen e veprës penale e cila i vihet për barrë. Në mbrojtjen e vet shtoi se njk ka pranuar të jetë anëtar i organizatës, edhe pse për grupin dhe organizatorin e ka ditur, duke shtuar se ka marrë pjesë në mbledhjen kur Ismail Gollaku në prani të Kamber Sylejmanit dhe Selman Martetit ekspozoi flamurin shqiptar, ndërsa edhe dy fotografi të tij ia kishte dhënë Ismail Gollakut me kërkesën e tij, duke mos e ditur për librezën e anëtarësisë në Organizatë, por në letërnjoftim të tij , se Ismail Gollaku nuk i ka thënë se fotografitë e tij i duhen për marrjen librezës së antarësisë, se Hevzi Lecaj dhe Ramë Kadriu ishinanëtarë të kësaj organizate gjyqi e vërtetoi në bazë të deklarimeve të qarta të Ismail Gollakut, i cili si në shqyrtim, ashtu edhe në atë të mëparshmin në deklarimet rreth marrjes në hetime ka deklaruar se Hevzi Lecaj dhe Ramë Kadriu ishin anëtarë të organizatës, i cili si organizator ishe më së miri i njohur me gjendjen e organizimit të grupit dhe me anëtarët, përputhet me faktet e nxjerra, sepse me praninë e Hivzi Lecajt në mbledhjen e përbashkët të grupit të mbajtur në shtëpi të tij mirrnin pjesë edhe Ramë Kadriu , në të cilën mbledhje Ismail Gollaku kishte ekspozuar flamurin shqiptar dhe kishte folur mbi detyrat dhe qëllimin e organizatës, fshehja në stogun e sanës dhe dorëzimin e të njejtit nipit Gani Lecajt nga ana e Hivzi Lecajt, dorëzimi i fotografive Ismail Gollakut nga ana e Ramë Kadrisë për marrjen e librezës së organizatës nga Kuksi i Shqipërisë, fakte këto të cilat Hivzi Lecaj dhe Ramë Kadriu i pranojnë, se këta ishin anëtar të organizatës Hevzi Lecaj dhe Ramë Kadriu, për këtë gjithësesi flet prezenca e tyre në mbledhjet e grupit, pastaj kryerjen e detyrave si janë lejim që mbledhjet e përbashkëta të mbahen në shtëpi të tyre dhe të ruajnë flamurin shqiptarë në stogun e sanës që mos ta gjejnë, ishin detyra të natyrës së vet të cilat tregojnë vërtetësinë e deklarimeve të Ismail Gollakut se Hivzi Lecaj dhe Ramë Kadriu ishin anëtar të organizatës. Për këtë tregon edhe deklarata e Osman Berishës i cili dëshmoi për bisedën me Ismail Gollakun në prani të Ramë Kadriut në lidhje me punën e Organizatës, Selman Martetin kur Ramë Kadriu tregoi se si grup duhet të kishin lidhje me dikë, si dhe dëshmia e dëshmitarit Miftar Shehiqi.

Me deklarimet e Osman Berishës, Miftar Shehiqit, Rexhep Krasniqit, Zeqë Bashollit, Avdulla LLugiqit, Halil Halilajt, Rexhep Zeneljit, Sherif Bibës, Rushit Peqanit gjyqi vrtetoi veprën penale e cila u ngarkohet Ismail Gollakut, Ibrahim Kozhanit, Kamber Suylejmanit, Selman Martetit, Mehmet Kelmendi, Hivzi lecajt dhe Ramë kadriut, si dhe përgjegjiësitë e tyre penale për këto vepra, meqë këta dëshmitarë vërtetuan në shqyrtimin e mëparshëm dhe të tashëm se nga ana e të akuzuarve u rekrutuan që të bëhen anëtar të organizatës ,duke u njohtuar secili veç e veç veçanërisht janë rekrutuar nga të akuzuarit dhe mënyra se si është vepruar, andaj me deklarimet e këtyre dëshmitarëve gjyqi për të gjitha u bëson , sepse i panë të besueshme dhe objektive deklaratat të cilat me asgjë nuk u sollën në dyshim.

Me rastin e marrjes së vendimit për dënim gjyqi pati parasysh rrezikshmërinë e veprave penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarve, të tyre personale dhe familjare si dhe gjendjen ekonomike, andaj një prej rrethanave lehtësuese gjeti pranimin dhe kërkimfaljen, përveç të i ak.i gjashtë dhe shtatë , gjendje të vështirë ekonomike, të pa dënuar përveç Mehmet Kelmendit andaj duke marrë parasyshë të gjitha këto rrethana u shqiptuar dënimi me burg të rëndë dhe kjo Ismail Gollaku 7 vjet, Ibrahim Kozhani 4 vjet, Kamber Sylejmani, Selman Marteti dhe Mehmet Kelmendi nga 3 vjet Hivzi Lecajt dhe Ramë Kadriut nga 1 vit , duke gjetur që dënimet e dhëna qenë të domosdoshme për realizimin e qëllimit të dënimit të paraparë me nënin 3 KZ.

Në bazë të nenit 90, alineja 4 ZKP gjyqi liroi nga akuza pagimin e shpenzimeve të procesit gjyqësor penal për shkak të gjendjes së tyre të dobët ekonomike.

Gjyqi mori propozimin e mbrjtësit të Kamber Sylejmanit, Selman Martetit dhe Ramë Kadrisë për mbajtjen e burgut hetues të përcaktuar me vendimin e gjyqtarit hetues nr. Kio-176/62...

Me të gjitha të dhënat e paraqitura u vendos si në dispozitiv të këtij gjykimi.

GJYQI I QARKUT NË PRISHTINË, 8 MARS 1963

Procesmbajtës Kryetari i Këshillit

Maksimoviq Nada, d.v. Slobodan Zhivkoviq, s.r.

Vëretësinë e dokumentit e vërteton Drejtori i shkrimtores së gjyqit, Marjanoviq.

Këshilla juridike: Kundër këtij gjykimi palët e pakënaqura mund t’i paraqesin ankesë Gjyqit Suprem të Serbisë në Beograd në afat prej 8 ditësh nga dita e pranimit me shkrim të këtij gjykimi.

Edhe pse me Kushtetutën e 7 prillit 1963, RFPJ shndërrohet në Republikë Socialiste Federative të Jugosllavisë sipas nenit 1, edhe pse Kosova shpallet Krahinë Autonome sipas neni 111 të po asaj kushtetute ku shqiptarët më nuk trajtohen si “pakicë kombëtare” por si ”kombësi”, në rrafshin jetësor nuk pasoi ndonjë ndryshim esencial në trajtimin e shqiptarëve, por megjithatë u sinjalizuan ndryshime që mund të bëheshin në të ardhmen.

Pinjollë të rinj nxiteshin e ndizeshin për të çuar më tej çështjen e senzibilizimit të të drejtave të mohuara, gjithnjë duke vënë në rend të parë kërkesën që flamuri kombëtar të valojë i lirë, sepse me të kishin luftuar gjatë LDB-së dhe se ishte mohuar nga pushteti okupues gradualisht deri më 1948 kur u hoq definitivisht nga përdorimi me prishjen e marrëdhënieve me Shqipërinë, porse nga zemrat shqiptarëve të njëmendshëm nuk u hoq dot, andaj UDB-a dhe gjyqet vazhdonin të përpiqeshin të ngulfatnin etjen për simbolin kombëtar shqiptar dhe etjen për lirinë e vendit të copëtuar e robëruar. Kështu, më 1964 Rrahman Deliu nga Orllani, normalist, Ismail Emin Abazi si dhe i biri i Beqë Bërvenikut ngritën flamurin kombëtar në një shtyllë elektrike pranë Komunës së Orllanit. Për këtë Rrahmani qe dënuar me burg dhe me mos ushtrim të detyres së arsimtarit si dhe Ismail Emin Abazi me një muaj burg. (fs. Ismail Sejdiu, sipas materialit të ofruar në dhjetor 2006,Rrahman Salihu 81 vjeç nga Braina, Prishtinë 13.05.2005, Rrahim Murtezi 82 vjeç dhe Ramadan Aliu 68 vjeç, Bërvenik, Prishtinë, gusht 2005)

Në këta djemë dhe në shumë anonimë të tjerë në Gallap kishte ndikuar Lëvizja Revolucionare e Bashkimit të Shqiptarëve (LRBSH) e Adem Demaçit, e cila ishte shtrirë me anëtarët e vetë anë e mbanë Kosovës si Fazli Graiçevci (mësues dhe poet) nga Sankofci i Drenicës, Rexhep Elmazi (përkthyes dhe poet, të cilit i kurdisen përplotë kurthe dhe më 16 maj të vitit 1978 vritet) nga Gjilani, Hysen Daci e Hamdi Daci nga Mitrovica, Mustafa Venhari nga Vushtrria, Ramadan Shala, Kadri Kusari nga Gjakova, Sylë Shala, Din Spahia, Xhylie Radoniqi, Ilmi Rakovica nga Prishtina, në të cilën bënin pjesë edhe shumë llapjanë, si Azem Beqiri (poet), Zeqir Gërvalla (poet), Enver Mehmeti-Gërguri, Abdyl Lahu, Sabit Retkoceri; nga fshatrat e Prishtines si Hazir Shala (Barilevë), Elhame Shala, Selman Berisha (Prugofc) e të tjerë. Kjo tregon se veprimtaria e Lëvizjes Kombëtare e Bashkimit të Shqiptarëve kishte marrë dimensione të gjëra në Gallapin e Prishtinës dhe se pjestarë të sajë zbulohen dhe dënohen më 1964.

Abdyl Lahu nga Gllamniku, që bënte pjesë në grupin e Adem Demaçit, duke parë se ndiqej, ia mësyen Koliqit me qëllim që të strehohej në lagjen Peraj, në shtëpinë e Rushitit, porse ai ndiqet këmbakëmbës dhe derisa ky po futej në këtë shtëpi kapet nga organet e ndjekjes dhe përfundon në burg.

Anëtarë të LRBSH-së kishin qenë edhe Nazmi Sejdiu, Sallah Ademi e Bajram Nishefci, të cilët falë qëndresës së papërkulur të Azem Beqirit, Zeqir Gërvallës dhe Sabit Retkocerit, nuk ishin zbuluar. . (fs.Abdullah NISHEFCI, Kosova Sot, SI U ORGANIZUAN DEMONSTRATAT E VITIT 1968 NË LLAP, 40 VJET MË PARË -Nga ideja për protestë, te demonstrata gjithëpopullore)

Por, kjo nuk frikësonte popullatën, nuk e frikësoi as mbytja e Fazli Graiçevcit dhe dërmimi për vdekje i Ilmi Rakovicës, por me gjithë vrasjet dhe burgosjet, aktiviteti i djemurisë kundër okupimit serbosllav shënonte hapërimet e saj, se vdekjet e një Shaban Shale dhe një Fazli Graiçevci nxirrnin dhjetra të tjerë.

Sinan Makolli nga Vakofci i Marecit si nxënës i vitit të tretë dhe të katërt në shkollën ekonomike u inkuadrua në një grup-tresh për senzibilizimin e simbolit kombëtar-flamurit. Inspirues i kësaj veprimtarie te Sinani ishte Fehmi Baftiu. Treshet organizonin aksione lokale, por shpesh arrinin edhe deri në Ferizaj. “I nxirnim disa flamuj. Këta i suguronim përmes një kanali të fshehtë. S’kam pas lidhje me Prishtinën, por me siguri ka qenë një aktivitet ndërlidhës”. Tregon Sinan Makolli. Për veprimtarinë e tij Sinani ra në sy të udbashëve. Një ditë ia bastisën banesën. Me atë rast ia morën një fletore, ca libra që për kohën ishin të ndaluara si: “Bashkëluftetarët e Skënderbeut etj.” E mbyllin dy netë dhe gjatë këtyre dy netëve ndaj tij përdorën dhunë barbare. Me të liruar i kthehet shkollës dhe diplomon. E burgosin në Gjilan. Pas qëndrimit disa javësh e lirojnë. Punësohet në Marec mësues, porse edhe atje vepronin sytë e keqinj dhe e përjashtojnë nga arsimi. Pas kësaj u zu me punë në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës. Por, SPB-ja s’e kishte përfunduar punën. Sërish pason burgu. Sa duket ai sy i keq ishte pikërisht Adem Agushi nga Hodonoci i Kamenicës. Derisa gjendej në pranga në katakombet e UDB-ës dhe po e mirrte në pyetje Zhika, dera kishte mbetur e hapur.Rastësisht Sinani e vëren Ademin në korridor duke ia dorëzuar revolen një serbi. Zhikës kjo i ra në sy, andaj u qart shkaku i pakujdesisë së milicit që kishte harruar derën hapur dhe se ishte zbuluar spiuni i tyre. E mbajnë 27 ditë nën dajak, dhe pasi s’kishin fakte për fajin, e lirojnë. (fs.Sinan Makolli Vakoc, Marec, Prishtinë 2004)

Po këtë vit Kadri Muharrem Berishën nga Siqeva UDB-a serbe e merr në pyetje lidhur me grupin e të arrestuarve: Remzi Bajokun nga Peja, Xhemshit Duriqin etj. nën dyshimin se Kadri Muharrem Berisha, si punëtor poste që ishte, kishte marrë për detyrë nga grupi për të kontrolluar lidhjet telefonike përgjatë kufirit me shqipërinë dhe në këtë formë për të mundësuar kalimin ilegal të militantëve. (fs. Kadri M. Berisha nga Siqeva, Prishtinë janar 2007), meqë grupe të rinjësh dhe individë, duke mos u pajtuar me gjendjen ekzistuese dhe duke ëndërruar se në Shqipëri do të priteshin dhe gëzonin lirinë e ëndërruar shkonin atje, siç është rasti i Shemsi Gashit, i biri i Veli Gashit nga Ahmatovit e Mramorit dhe Mustafë Krasniqit nga Butoci. Shemsi Gashi gjendet ende atje. (fs. Ramush B. Gashi, 91 vjeç, Stullçak, Mramur, Prishtinë 2001)



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora