E enjte, 10.10.2024, 05:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Menduh Leka: Flakërimat metaforike dhe mozaiku motivor i farfurimës poetike

E enjte, 22.12.2011, 08:58 PM


Flakërimat metaforike dhe mozaiku motivor i farfurimës poetike

 

Vështrim për vëllimin me poezi "Farfurima e shpirtit'' nga Alma Alpina Begaj, botimet “Vllamasi” Tiranë, 2011

 

Nga Menduh Leka

 

Ardhja  e  poeteshës Alma Alpina Begaj me vëllimin poetik “ Farfurima e shpirtit” në mesin e lexuesëve ishte një pritshmëri e paralajmëruar, sepse ajo  me praninë e vrullshme si në periodikun letrar poshtu edhe në përditshmërinë komunikuese nëpër  faqet elektronike kishte vënë një komunikim të denjë poetik , qoftë real apo virtual me lexuesin dhe shijuesin e fjalëve të bukura të artit të të shkruarit. Kjo tashmë kishte miratuar  kërkesën e heshtur të shumë adhuruesve të saj për të kurorëzuar në mes kopertinash një thesar magjiplotë. Kjo ishte edhe ajo dëshirë e brendshme e shpërblimit , e dhuratës më  të çmuar që mund të bënte për dashamirësit e flakërimave poetike.Pandaj, ajo me këtë vëllim vjen si bindje , si përvojë me atë prurje artistike duke dëshmuar përkushtimin, dhuntinë, realizimin dhe interpretimin cilësor të akumulimit shpirtëror poetik duke vënë në sirtarin e bukurisë artistike një gur të çmuar, në arkivën shkrimore një vepër me vlerë.

Vargjet e Almës shquhen  për ekspresion  të pasur figurativ, mesazhe të qarta,artikulim të  saktë të ritmikës dhe metaforës si shenjim elitar dhe strukturimit emblematik të subjketit. Si një arkeologe e dhembjes dhe e heshtjes, si një kumtuese  dhe përkujtuese i tërë lëvizjeve nëpër horizonte estetike e meditative, shtegëton  me përkushtim edhe përtej harrimit, si ciceron i marrjefundit deri në mitthërrmuarrin ku mund të hapërosh me madhështi , trembesh, mbetesh i ndrojtur pikërisht nga imazhet e çasteve që ikin,  që lëne saharë në shpirtë e hiri afshëror bëhet i ftohtë tok me përjetim alpesh, vonesë , trishtim, hidhërim dhe më pastaj dilema dhe pastaj ndrojtja deri në frikë për mospërgjigje.

Bukuri vargu, sharm poetik, hijeshi në rradhitje, kultivim i ndjeshëm i simboleve , saktësi portretizimi, semiotikë e përkujdsshme, meditim parabolik i tejpërshkueshëm nëpër tërë poezinë, imagjinatë e çmuar për fiksim e fanitje nëpër retinën joshëse për të zbërthyer valëzimet e një fatamorganë emocionale, me një rezonancë të lartë përkushtimi, me një dridhje si mjeshtri ekzekutuese e një simfonie që po fillon apo tashmë po luhet,figuracion i tejmbushur me shije,me dimenzionim të saktë bënë  hedhjen e  tangjentës piktakuese  të emocionit me rrethin përceptues si orbitë e imagjinuar për një portret afshror apo dëshire shpirtërore, duke katapultuar mjeshtrisht deri në qiellin e synimeve, për te takuar engjëj nëpër trajektoritë e kohës dhe të hapësirës me mall, me dashuri, me flijim , me sakrificë e me shprese.Libri nuk është i ndarë në cikle sepse ajo në tërë këtë promovim ndjesor ka lënë rrjedhën e shijimit të asicionojë ashtu siç ka ardhur motivimi, duke pasur në ravgimin ideor atë që është e lirshme, pa kontura dhe jokonvencionale. Por, në fakt ajo vërtetë është ajo poezi që ka harmoninë në tërë relievin që shtegëton tok me poetën, tok me lexuesin.

Duke filluar me poezinë “ Dy në një” si binomi magnetik sugjestiv, idiomë dhe teoremë e hynizuar dhe e metaforizuar si koncept jete, e deri në poezinë përmbyllëse “Shportë me luleshtryshe” si  flijim  i sublimës  përtej nostalgjisë dhe shpresës , poetja ka vendosur shumë poezi dhe një spektër të tërë motivesh që janë lënë të shpalosen si të ardhura nga  farfurima e shpirtit dhe që mbajnë një datë si  numër dëshmues të atij frymëzimi, i pashtershëm në ditë e në vite. Një personifikim me atë subjekt lirik që vrojton, kondenzon, sublimon dhe reflekton me fjalë  të gjithë rrethanorët  meditativ.        Shkrepja si zbrazje  nga tejngopshmëria ndjesore , akumulimi meditativ dhe transormimi i tërë  asaj esence në kuante jetese me përndritje zë fillin menjëherë te poezia “Dritë nga dashuria “ ku  shenjon:

E vret në errësirë qiririn e natës’.

Nga jashtë,vjen shenja jote;e, papritmas, gjithçka ndizet, ndriçon!...

Tani me dritën tënde ekzistoj dhe jetoj..!

 

Pastaj në poezinë  “Natë” ku skicohet e mbëltohet korreografia e asociacionit të imazheve, apo në laboratorin e ngujimit- kullë për njohje për veten për të qenë në vete , sovranitet i animës në kudrantin e zgjimit pa pranga , kultivim për esencën e lirisë.

Jeta është një udhëtim i pashmangshëm,afrim e zgjatje distancash; jeta është një kujtim, një segment ku në mes pikës e tashme pafundëisht e shkurtër si koncept kohor, ndanë dy hemisfera; atë të nostalgjisë ( e kaluara) dhe në atë të shpresës( e ardhmja).Prandaj, kur ai diagram i mendjes në lëvizje vepron  dhe atë energji vepruese e transmeton si kreacion  meditativ,  duke dhënë mesazhin qoftë si filozofi , kronikë poetike apo sugjestion të estetikës asociative atëherë si zgjim nga ndrydhja e madhe, si lansim në unazat qiellore duke bartur  dhembjen kujtesë, afron deri te ajo pikë kur lutja për bekimin e  asaj kohe shpirtërore të poetit sjellin një përgjigje metaforike nga një mesazh  se fjala ruan kujtimin dhe prandaj tërë ai shtegtim nëpër trajektoritë artistike sublimojnë në rezonimin poetik.  Shtegëtimin nëpër diagramin mendor në lëvizje në atë udhëtim të pashmangshëm  e ka realizuar  te poezia “ Mes shpirtit dhe mendjes“  ku ligjëron :

Jemi fryt i kohës, si njësi paralele

mes shpirtit dhe mendjes

në goditjet e çdo çasti,

E endemi në ato që do të vijnë,

sepse fijet e kujtimeve,

gjithnjë dhe ende me ne udhëtojnë.

 

Në këto vargje ku poetja ka bërë një shtegëtim të bukur poetik dhe duke u lëshuar thellësive asociative dhe duke u ngjitur majave të meditimit, kopozicioni metaforik është qëndisur përmallshëm në gjergjefin ndjesor gjeografik, tërë atë rrugëtim nëpër ngjarje që lënë gjurmë e që foforizojnë, që japin shprese dhe lumturojnë, që nga toka amërore e nëpër tërë trajektoritë e mallit ku sfondi artistik është projektuar dhe është realizuar mjeshtrisht.

 

Akuarel i puhisë dhe i buzëqeshjesh në cep vetulle, në ishullin e mjellmave afshrore dhe kumbimin e e bukur të pritjes në peizazhin poetik te disa poezive si ” Eh, ç’ngopje në  bardhak”  ajo puhi  deti që : E piva e më dehu,

fijevetullën e saj,

syrin kur ma shkeli

buzëqesha pa skaj,


    Aq në simbiozë dhe në rezonim të saktë me idenë , motivin e trajton pa e lodhë lexuesin , e magjeps me mënyrën e transmetimit të dilemave si shkak dhe përjetimin si shkas. Kështu,loja e lirisë poetike fluron sepse nuk ka imazhe statike, përvijohet jo nga pikniku iluzor i rënies së blertë si fanitje dashurore, por me përsiatjen rrezëllitëse sublimon energjinë asociative me dhembje dhe dashuri. Një shëlbim, një bluetooth nga i cili merr dhe jep, korrspondon bukur me lexuesin.

 

Prelud i këngëtimit dashuror, farfurimën në dallgore,  hijezim i drithërimës së zemrës  te poezia  “Çudi”  si do të shprehej poetja: Hënëza e vetme

mbi një tendë blu,

m’i ngatërroi orët

kur ëndërroja për dashuri..

 

Të takohesh  me këto poezi dhe duke u ankoruar me përkujdesje në molin kundërues prej lexuesi, joshin si nje uvertyrë e këndëshme një rezymim: në këtë buqetë poezishë poetja ka spektruar me nuanca të bukura motivesh dhe atë shpalosje artistike e ka shfaqur me një çiltërsi ndjesore duke gurgulluar poetikisht dhe duke vendosur me elegancë metaforike shtresa te bukura ndjenjash,vibracione që hetohen larg nga hijeshia e vargut e shprehjes,dendesise estetike kumtim mesazhesh nëpër kohë dhe akuarelet e saja, nëpër bujtina shpirtërore,ku mbanë të ngrohtë vokacionin edhe nostalgjik edhe idilik dhe në transfersalen e tërësise si në një shesh unaze ka paluar qëndismën e bukur të fjalëve dhe vargjeve , një mozaik i këndëshëm përjetues.

Shkripëzimi i idilës , i humbjes së pamjeve dhe orkestrinës ujore, aureolën e qetësisë, interfererenca e fluturimit dhe prehjes, sentencat konvergjuese të asociacionit është shpalosur me përkushtim te poezia “ Ta humba fytyrën”

Në sy humba pamjen,

dhe errësira u mbush me dritën tënde.

Në skajin e heshtjes së shkretëtirës së brishtë

dritën e agimit thekove,

dhe era e detit i mori krahët e mi,

kur uji yt, hyri në mua.

 

Duke hapëruar sy e e ndjesi nëpër nje sfond të metaforizuar solemn, ku profilizohet qetësia në tinguj kurse fjala është më shumë se e para pas dashurisë, orkestrimi poetik zë fill si frymëmarrje, si belbëzim engjëllor e nevojë për një  mbështetje, thërrmon indet motivore,shtrydhë gjëndrat limfatike nga frika letargjike duke mobilizuar antitrupat afshrorë që me lutje e pa te, në hemisferat e shpresave të bëhet ndërlidhja me ligjin e tërheqjes që mendimi të bëhet esencë, kurse mbeshtetja, shtërngimi si intuitë polare të fortifikohet në gjakim. Ankthi si përsiatje elegjike,ofshama,thirrja, pasthirma nëntekstore ku mund të përfundoj edhe kuanti i fundit përgjërues i qenies si zhgënjim jepet përsëri nga fillimi në fund si kumt për kërkim të asaj esence të mbështetjes diku në dikend si ligj i universit , si ligj i lëvizjes ekuilibruese .Kjo është magjia e tërë shpalosjes poetike  tredimenzionale,konvergjon në mënyrën më të prekshme dhe më të thekshme në një frekuencë të këndëshme për ta shijuar si estetikë, si modelim matricor elitar figurativ dhe asociativ,refleksion i bukur nuancor në tërë spektrin e defilimit nëpër horizontin ndjesor të një universi krijues të poetit.

Gjeometria e lotit, flijimi për sublimen , kërkimi i i profilizimit të refleksionit ëndrrimtar, me zërin e fragmenteve , reminishenca e thirrjes së pagëzimit, sozia i emrit, prekje e imazhit ujor, përqafimi i solsticit në pikurën e perëndimit ë diellit dhe meditimit, ftesë në vallen e vargut, ku kujtimi ka ngjyrë dhe aromë , shije dhe mallëngjim, vjen bukur te poezia “Mbrëme”.

Në sy humba pamjen,

dhe errësira u mbush me dritën tënde.

Në skajin e heshtjes së shkretëtirës së brishtë

dritën e agimit thekove,

dhe era e detit i mori krahët e mi,

Apo te poezia “Grimca”

Më mungojnë yjet.

Kur u vodha buzëqeshjen,

në pus i hodha.

 

 

Poezia ka dalur si një himn i mrekullueshëm , me figuracion, stilistikë, meditativisht e përkryer, me një mjuzikël të përgjëruar që si pasthirmë ia ka dërguar vendlindjes apo njerëzve po të njejtën mënyrë e ndjen se si të përgjigjet nëpër rrokje duke të dhënë përqafim metaforik.

Alkimi nëpër prizmin e mejtimit stinor duke kërkuar shtegun e trandafiltë të metaforës është te poezia  ” Thesari”, që kumbon me këto fjalë: Kam lindur nga zemra jote

ditën e parë të pranverës.

Thesarin, ti më nuk e gjen

u ngatërrove keq

në kryqëzimin e shkretëtirës

kur kërkove shtegun e trëndafiltë.

 

Ajo që njëkohesisht është art e jetë dosido vie si ritual frymëzimi, jo për të servuar retiçencë por për të sajuar refuzimin estetik si kumt i nje observimi poligonal meditativ e tej protazës filozofike ,ku poetja ka kumbuar në jehonën metaforike duke qenë e bindur se nuk ekziston ndonjë dhembje që nuk është tejkaluar , sepse përsëri e vetmja gjë e pakonsumuar deri në fund përsëri mbetet dhembja.Autopsinë më të denjë të protestës që shenjëzon semiotikën, që shtatëzon nga simbolika se si koncepti kohë e reminishencë konvergjon saktë në atë që ai riatdheson me dhembshuri të gjitha tiparet indigjene shpirtërore, ndjesore , afshrore; e për më shumë ajoi ka hyrë dhe ka dalur magjishëm nëpër arterie poetike duke shporur sklerozen emocionale dhe pastaj të gjitha artikulimet në pentagramin artistik vijnë si iso të një tingëllime për të mbajtur timonin titanik deri në flijim për hirë të një dashurie për hirë të një fitimi të një beteje për ta mposhtur mallkimin ndaj bukurisë.

Në atë buzëdet të grimosur nga rrezëllitja medituese, kur ka hijeshi  dhe stuhi, ka dashuri dhe dhembje, ka trazim dhe klithje Alma projekton këtë sfond me poezinë “Klithmë”: Klithje të lehta dëgjoj

në rrugën e vështirë

ku në strehën time yjet rrinë në sfond.

 

Kthesat lëngojnë

në qerren e ngarkuar

e përpjeta mbetet për t'u jetuar.

 

Klith drita në buzëqeshje dhe lotë!

Pastaj kalon në  dremisje për të realizur një model tjetë të qendisjes së qetësisë te poezia “ Një tjetër komplot”  dhe në atë “ Zemra e fjalës”: Je ushqim për Rilindje

në krahët e një ëndrre

ku jetojmë të dy.

 

 

Elongacion i kujtesës dhe i subkoshiencës  që konvergjon drejt fiksimeve imazh në sipërfaqe dhe në thellësi, që përdëllimin si tautologji të shenjëzuar ka sviluar nga një hon ndjesie në një shtegëtim fanitje afshërore, ku dekodimi i adn-së metaforike është realizuar si kompozicion me ariketkturë aksiomatike; flurudha meditative ka përshkruar një trajektori komete alegorike që nga sqetulla si kopertinë ndërdijore drejt kuvertës shpirtërore dhe pastaj derisa në ekuinoksin shqisor merr veten për të shpalosur sovranitetin e të ndjerit ai që duhet të kishte identitetin dhe  jo vetëm për të qenë ,ka sublimuar mjeshtrisht,magjishëm të madhërishmen e bukur dhe anasjelltas.

Nga mbijetesa në krenarinë flamur, flakadane olimpi për atdhe e nga stinët ëndërrimtare tej amshimit, zjarr dhe etje, kërkimin e hartës memece edhe përtej gjuhës së gjesteve; jo për relaksim sadopak të dhembjes, sepse udhëtimi vazhdon drejt enigmës së  fshehur  deri në antikë, ajo duelin me ëndërrën dëshiron ta fitoj, si klithje  e stuhi shpirtërore drejt një trilli të lumturisë që gjakon.Nëpër kohët e kohërave, në secilën stinë duhej ruajtur nga kafshimi i reve, drejt lakmisë vërshuese nëpër ujvarën e ngrirë do të mbetet torzo gëzimi edhe nëpër mite me bukën e hidhur që lakon edhe lirinë por që njeriu duhet ta sfidoj dhe poeti këtë e kumton se përsëri  rivjen jeta, vjen shpresa, vjen gëzimi dhe në fron dashurie alkimon gjithçka të shtrenjtë dhë të shenjtë. Veçojmë këtu poezitë “ Kryqëzimet e universit” , “Ndjej paqë tani”, “ Festë pa flamuj”, ku do të veçojmë: ..çdo gjë është një frymë,

është sy-prekje,

madje edhe lëkura jonë..

 

Jemi emra të spërkatur nga

pluhur yjesh dashurie

në gjithësinë e udhëkryqeve të universit.

 

..gjithësia është një dehje dashurie,

dritë për errësirën,

melodi që qëndron në zemër

dhe vjen për të pushuar në buzë..

Aty, në kryqëzimet e universit.

 

Një ligjërim i kthjellët e kreativ, ku ka ngjizur gjakimin për një diskurs të vëmendshëm në tërë horizontin strukturues. Konvergjimi dhe fluksi metaforik i janë palur me hijeshi në fokus përceptimi dhe prandaj semantika e figurës, përhitjet dhe impulset ndjesore në sfondin e së bukurës janë ekuilibruar, shprehjen nuancore në të hedhurën spektrale dhe leksikun e valëkaltër ka determinuar esencën e gjërave të këndëshme si mesazh te porta  e shpirtit të saj në harkun leximor të bukur, të ëndrrave që na grishin në festë përfytyrimi, dashurisë që nuk përulet asnjëherë si kuaziesencë hyjnore. Nga një valëzim semantik në tjetrin, nga një bregdurim i shpronsuar në atë kështjellë të fotifikuar dhe që mbanë  brenda kohën shpirtërore të poetës, kohë e cila në realcion pllazmor në simbiozë me hapësirën  saktësojnë erudicionin e fenomeneve dhe vetë dukurisë së çmuar poetike.

 

Imazhi është tashmë në këto poezi është gjë e krijuar. Për këtë arsye ajo me  mënyrën e veçantë të përdorimit të imazheve, ka një kod dhe  një çelës imazhesh. Një çelës kodimi dhe dekodimi të cilit vetë e ka bërë dhe të cilin vetë e hap dhe e mbyll. Ky mesazh nga poezia “ Portat e shpirtit”

 

Poezia si përjetim estetik ka rrjedhur dendur dhe në të kristaltin pasqyrim ka sublimuar duke dialoguar me kipcin sensual si subjekt në akordin e  bukur tingëllor. Ridimnzionalizimi i kujtesës dhe shenjëzimi si një vargmal motivor në shumëkatshin figurativ të projektuar poashtu ka përdëllimin reflektues  në të lexuar .

Përceptimet lirike, si një nxerrje e një thesari  emotiv, i elokuencës poetike  në të dytat e sugjestionit , në të katërtat e gradacionit të palimpsestit të idilës dashurore, ku një deduksion i frekuencës së të përjetuarit rishfaqet si  në të pestën e  misterit të asaj hyjnores , në të gjashtën e asaj përndritëse dhe në krejt kjo kur merr përmasat e relacionit hapësirë kohë e qenje në frymim kalon në të shtatën e pasionit të shenjtë e në të tetin ekstazmim të shtrenjtë.

Lirizmi  dhe intima e atij sovraniteti të zgjuar  riatdheson ndjesorën në mënyrën më të  bukur si surrealizëm të shpirtit lirik të  ndezur , atë intimë të  rebeluar duke dalë nga kthetrat e momenteve,  duke deshifruar kodifikimin afshor me lojën e bukur të ironisë .

Derisa poezia mëton të rifrymoj atë që është në mes një dhënie dhe një marrje fryme atëhërë me kompetencë duhet ta themi se nuk ka shpirtëzim më  dashamirës  dashuror, më jetëdhenës  dhe me esencë  mbi esenca se ajo që si ekstrakt i përligjur në të gjitha përsiatjet filozofike  si koncept dhe si organizim kur idilikja shtegëton tej asaj që ishte deri me tani , ato logje të subkoshiencës tronditen dhe ai pllazmim  dhe ajo magmë vullkanike e një klithme ose një pasthirrme intuitive ridimenzionon  domosdoshmërisht origjinalitetin e të shprehurit më tej  e më tej se sa ishte.

Retrospektiva e cila nuk hidhet në recyle bin dhe nuk pëson metadelete në hapërimet bulevardeske të asaj që ia merr një kënge ose asaj qe ia merr një elegjie për të sensibilizuar animacionin ose pantomimën e doktrinisë patetike , josh mesazhin jo si retorikë e tharrmuar  por si pano me shkronja të koshiencës  e vendos shpirtin në kuvertë për të qendisë meditimin në më të bukurën e ekzaltuar si alkimi dhe  si altruizëm me vetëdijësim të një  mesfushori melankolik kur  e gjelbërta e sfondi e katandisë si flakërime. Prandaj, jehona merr vrull te poezia” Mos më ndal”

 

Dashuri,

mos më dëno në fatin tim,

mos më ndal!

 

Mos të fle më gjumë

gjatë dridhjeve të pulsit.

Infektomë

me  gjithë pasionet,

e, të fle, mbi jastëkun tënd epshor.

 

Kur të shtohet ritmi,

në dashuri dhe pasion

merr  çdo gjë timen

dhe mos më lëndo!

 

Si emblemë dashurore dhe synimi, si perlë anime dhe si parabolë  hipotetike nën  tangjentimin e racionalitetit  në marrëdheniet me monologun e sozisë, rrezatuese, përdëllimë dhe mirazh,  fine e hapëruese me maksima dhe haikun e  flurudhës  emocion dhe reagensat e  regëtimave , me refleksionin dhe vizionin , hapërim dhe hedhjen si nëpër kapilarët e mllefit, sikurse nëpër ishujt limfatik në të cilat pushon ai shpirtë i dehur deri në tejngopshmëri për të prekur të paprekurën , për të dashuruar të parën pas fjales , për të shijuar të dyten pas shijes, për të ndenjur në eksatazë të tretën pas trinisë dhe për të vazhduar deri në skajet e gëzimeve kur nuk ka më asgjë perveç shpresës së madhe se kujtimi është ai që mbetet në thelbin e të gjitha  ecejakjeve nga jetë  në jetë e nga amshimi në amshim, shqisën e shpirtit tek fluron e si fosforizon dhe si valvitet si ai flamur i ndejsisë.

Një shpalosje kreative dhe e determinuar poetikisht, një kompozicion artistik në sinkroni me farfurimën shpirtërore në metafora me hyrje dhe dalje inerciale estetike të  bukura nga të vështruarit nga vetja dhe në vetevete; me simbiozë përceptimesh, një figuracion trendi, një pasqyrim emocional i emituar në mënyre elitare dhe me nuanca dilemë-hapërim-fiksion, një profilizim ndjesor i një momenti të drithërueshëm meditativ i artikuluar sipas një dipotrie shpirtërore të këndëshme dhe  që diagonalja artistike është saktësisht e një modemi të fortifikuar intuitiv siç është kulla-deti që përcjell tek lexuesi refleksion të të madhërishmes dhe një oreks për të shijuar një poezi të tillë si himn, si triumf  dhe si shpresë. Në të vërtetë ky libër poetik është një vibrim i shpjegueshëm i një drithërime shpirtërore ku ngjizet koshienca dhe subkozhienca në nuanca tingëllore të shpërthimit poetik i metaforizuar deri në sublimimin ndjesor të dhembjes, keqardhjes dhe gjakimit për ndjenjën më të çiltër të afshit të trazuar nga një fiksim dhe jehonës magjepse të klithjes si pasthirrmë e etshme për të afruar deshirën deri tek një oazë ashtu si thotë poetja, tek një fanitje mistralli e nje puhie që do të dëgjonte lutjet  deri në muret e themelet e e Portës së shpirtit,që është flijimi më sublim për hirë të dashurisë njërzore, zotimit para tempullit trashëgues që lartëson atë si lajtmotiv dhe  shtegëton  në tri qytete pikëllimi  që mos të mungoj kulmi i nostalgjisë , asaj ndjenje hyjnore që vezullon si flakërimë nëpër imazhet poetike që poetja i kultivon si për idhuj.Vezullon edhe kjo poezi dhe si një kompozim i bukur dhe i prekshëm që poetja mediton, transmeton dhe na dhuron të bukurën artistike me mjeshtri të lartë.Idea,mesazhi, ndërlidhja vargnore dhe kapërcimi meditativ dhe qendisma metaforike moderne e bëjnë poezinë e saj të dalluar dhe  të rezonoj si një frymëzim i transmetuar me dinjitet përkushtues.Tërë poezia është një mrekulli e kurorëzuar mallëngjyeshëm dhe e vendosur në koordinatat mëngjesore të cilat përsëri ia dedikon kulles alegorike dhe pastaj e tërë atmosfra poetike katandisëse nga gurgullima semantike , simbolika e realizuar magjishëm dhe shpresa krijojnë piramidën emocionale që e ka ravijëzuar drithërueshëm artistikisht, ku nuk duhej të kishte pahintikë në ëndrra më.

Kozmogonia shprehëse, ai katarkt i bukur i imazhit me rrethanorë është pllazmimi i shpirtit që hidhet në shkrim.Si shtersim i mungesës, ngjizen figura dhe motivi, si imazhe në lëvizje, ritmikën e brendëshme, skedën melodike nga ekstazat emocionale. Rebelimi ndaj harrimit, heshtjesh, sfidon me ovacione të thekshme, me penelin që pikturon fjalën e vargun në atë pano medituese evokon lirizmin, tabllot e kërshërisë nëpër sipërfaqe dhe nën thellësi imagjinative, përkëdhelëse e latuese e vargut, pasionante në sfondin soditës të fenomeneve dhe refleksioneve që vijnë  nga përthyerjet e fantazive , me subtilivitet dhe me avangardë tematike deri në përmasat kozmike, nëpër eterin kumbues me aureolë,  me pëshpërimë mbëltuese, idioma të sakta  ku kultivon  atë transmetim si frytnim të ndjerë shpirti. Pastaj me atë dhuntinë e vrojtimit estetik e analitik, sentencial në të shpalosur  të dijës dhe fjalës së emancipuar, harmonizimin emocional, herë në një kthinë dramatike e herë në një gulçim drejt procesimit vargnor, drejt sinkronisë që fluron si farfurimë engjëllore.

Dekori stilistik, pa mëtuar që të lë mistikën, nga diskursi metaforik apo të modeluar në trajta të tejsofistikuara, butësi të akordeve  shpirtërore, kaltërsi ekzektuee të asaj që e komponon nëpër pentagramin e mendje dhe notat e idesë. Duke qenë në harmoni me  koordinatat e imagjinatës riprodhuese ku akomodon idenë e shprehjes ajo organizon mirë tërë thesarin strukturor të emitimit. Spekti i shfaqur në sasi ndjesore, duke aluduar në mbrojtjen e sovranitetit të fjalës së shkruar dhe idesë së lënë në konizë shijimiështë një shtegëim të itenerarit intuitiv  poetik. Fluidin shqisor, një mozaik interkomunikues i bukur.Ajo erdhi për të mos munguar kurrë më ashtu sikurse shprehet në poezinë “Erdha për të mos ikur”, ku si mesazh emiton:… këtu ishim më duket

ndoshta s’e di

errësirë është

e, s’majfton drita në galeri.

 

Unë erdha,

erdha për të mos u zhdukur më

në jetën pa energji,

dhe ti,

mos u vendos para rrezikut

në netët me parfum “kurthi”

në errësirë..

 

Duke bërë këtë shtegëtim hyjnor metaforik dhe duke rezonuar  në frekuencat e të të njejtës ndjenjë për të tërhequr të ngjajshmen, esenca është ajo që Mirënjohja të  fisnikron dhe ajo tashmë alkiminë shpitërore e ka; një për një në një .Dashuria nuk është dorëzim, por ngadhnjim. Dashuria është shkaku i të gjitha gjërave hyjnore  më të cilën u krijua universi dhe do të jetë deri sa të jetë po ky  shkak, pra dashuria. Si një muzikë, nje tingull nga  shpirti fisnik janë e njëjta gjë me atë që si uvertyrë e këndëshme që u  shenjëzua në fillim , përsëri duhej të jetë uratë për harmoninë e gjërave të shkruara në këtë vëllim poetik.  Dashuria është të japësh, dashuria është  të marrësh kuante energjie nga ballkoni i afshit dhe  i mendimit në të njejtat koordinata pafundësie. Dashuria është të takosh  Krijuesin, ose si të jesh mes engjëjsh në gosti të përjetshme, një dehje  e amshueshme dhe një mrekulli  në shumëfishet e shpejtësisë së dritës. Epiqendra e qetësisë që mban harmoninë e të gjitha magjive e të mrekullive të shenjta.  Prandaj,  duke ndarë  me ne këtë emocion , ndjenjë e besim na ka fisnikruar , na ka bërë më të vëmendshëm për këtë pëjetim hynor  me këto  poezi. Prandaj, Alma erdhi për të mos u zhdukur më sepse tërë ai shtegtim motivor nëpër kohë dhe  ajo farfurimë e valëvitjeve shpirtërore,  ai vals i magjishëm i flakërimës që transmeton mirësi, uratë dhe dashuri doemos do të mbetet një zë poetik i respektueshëm në orkestrinën e shkrimit letrar.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora