E merkure, 09.10.2024, 07:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Daniel Gazulli: Krishtlindja asht Dashuni

E shtune, 24.12.2011, 02:05 PM


DANIEL GÀZULLI

 

KRISHTLINDJA ASHT DASHUNI

 

Me dashuni asgja nuk asht e pamundun.

Pa dashuni asgja nuk asht e mundun.

 

“Unë po lutem shum? për gjith? popullin tim t? dashtun t? Shqipnis?, derisa secili t? m?soj? me dasht? deri n? dhimbje, n? m?nyr? q? t’i sjell? paq? vendit e zemrave t? gjithsecilit”.
Nan? Tereza Mars 1997.

 

Urimi im për të gjithë, sot në këte Ditë të Madhe të Krishtlindjes, për besimtarët dhe jo besimtarët, asht një: Dashuni.

Dashuni ? Cila dashuni? Përgjigja do të ishte e thjeshtë:

Dhimbshuni njerëzore. Nuk ka dashuni atje ku nuk ka dhimbshuni.

Fjala dhimbshuni asht çvlerësue pak në shekullin tonë. E kanë çvlerësue egoizmi i disave dhe pavetëdija e të tjerëve. E kanë kthye dhimbshuninë në lëmoshë. E lëmosha asht karikatura, fantazma e dhimbshunisë.

Dhimbshuni do të thotë me dashtë.

Dhimbshuni do të thotë të shtrijsh dorën, të hapish krahët, e, edhe kur ndjehesh i lodhun, të ruejsh një buzëqeshje për të tjerët.

Nëse në jetë do të tregohemi të thjeshtë, mbjellës të dashunisë, kemi ba diçka. Për të tjerat do të mendojë Zoti.

Çfarë kërkon Zoti prej nesh? Na kërkon të jemi njerëz me vullnet të mirë e të bajmë ate që mundemi me ba me ato mjete që Ai na ka vu në dispozicionin tonë.

Në zemrën e secilit prej nesh ka thesarë të vërtertë, por ata duhet me i çlirue prej atij lëmyshku që quhen egoizëm, smirë, urrejtje, lakmi.

Kjo botë, skllave e një teknike përherë e ma të sofistikueme, që shpresohej të ishte një ndihmë e madhe për njerëzimin, skllave e egoizmit të saj dhe e urrejtjes së saj, ka sot ma shumë se kurrë nevojë me dashtë.

Forca jonë e vërtetë sot e përgjithmonë asht dashunia.

Vetëm në këte fjalë e në veprat që ajo përfton, mund të gjendet lumtunia.

Zemra jonë duhet të jetë një katedrale e vërtetë që t’u japë strehë gjithçkaje të bukur, të shëndritëshme, të pastër, vëllaznore që ka në botë.

Të duem njeni tjetrin, mbi të gjitha, të duem tjetrin. Të duem jo një herë a për mëshirë, po në çdo sekond të jetës sonë. Të duem njerëzit e pafat, ashtu siedhe njerëzit me fat (shpesh herë ma të vorfen shpirtnisht se njerëzit e pafat). Me një fjalë: Të duem.

Paqa në botë, paqja mes nesh, komb i vogël e i martirizuem, ajo e vërteta, mund të vijë vetëm kur të begatohen zemrat tona me dashuni.

Kështu na pat mësue Jezusi qysh 2000 vjet ma parë.

Pikërisht për këtë mësim Ate e kryqëzuen.

E kur dishepujt përhapen nëpër botë fjalën e tij, vranë edhe dishepujt.

Por ja që nuk arrijten të vrisnin fjalën e tij hyjnore, që prej 2000 vjetësh na përsëritë:

Duhuni!

Prandaj le të lutemi:

"Zot, na duej; edhe në kemi bjerrë rrugën, na do të kthehemi atje ku na udhëheqë fjala jote”.

Me shëndet e zemër të bardhë Krishtlindjen.



(Vota: 24 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora