Kulturë
Këndofsh gjithmonë, Demir Krasniqi
E premte, 23.12.2011, 09:01 PM
KËNDOFSH GJITHMONË, DEMIR KRASNIQI
Teksti : Shaban Çakolli
Këndon : Gëzim Kodraliu
-Më 16 Dhjetor 2011, në manifestimin tradicional të Dhjetorit :"ME MË TË MIRËT E VITIT 2011", organizuar nga Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini dhe Sporte, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Qemajl Mustafa, në mesin e laureatëve të shpërblyer, ishte edhe bashkpunetori i revistes ZemraShqiptare, kengetari i mirënjohur, Demir Krasniqi, ku në tekstin e "MIRËNJOHJES" shkruhet:
"DEMIR KRASNIQIT PËR KONTRIBUTIN SHUMËVJEÇAR NË SFERËN E ARTIT DHE TË KULTURËS".
Pra, kjo mirënjohje është e dyta e këtij viti, pas "PLAKETËS SË KONGRESIT TË MANASTIRIT" e cila iu dha me rastin e Festivalit tradicional "ZËRI I ALFABETIT 2011" në Manastir të Maqedonisë.
Këto mirënjohje dhe shpërblime, e bëjnë Djalin e Krasniqes se Vendit,të ndjehet krenar dhe të frymojë lirshëm në krijimtarinë muzikore, nga se u dëshmua publikisht që nuk asht aspak i harruar, as i anashkaluar nga njerëzit e kulturës sonë.
Dyzet vjet me sharki n’dorë,
Për Shqipëri dhe per Kosovë,
Mall dhe dhimbje në kangë i shkrini,
Si bilbil, po këndon Demiri.
Qyshse fëmij, ju kushtue kangës
Trashëgim, prej babës dhe nanës
I këndon bukur, Dardanisë ,
Shkollës, dritës e mbarësisë.
I përcjellë nga shumë hiena,
Këndoj heronj dhe heroina,
Këndoj për Shkodrën, Krujën, Lezhën,
Për Tupallën edhe Medvegjën .
Për çdo pëllëmbë të truallit amë,
Që pushtuesi, pat shkelë me kambë,
Shpesh e ndoqën, e burgosën,
Kangen zemrës, s’mun ja hoqën .
Si freski i rrjedh melosi ,
Të gjitha veglat, i përsosi,
Mjeshtër në këngë e violinë,
E filloi n’Radio Prishtinë.
Tanë kanë pyet nga vjen ky djalë?
E ka Gjilani arsimtar,
E ka kombi veprimtarë,
N’punë e kangë, gjithnjë pishtar.
Shpalosë n’shkolla diturinë,
Shpalosë n’oda, historinë,
Me këngë, dhimbjes e gëzimit
Sakrificave, dhe të mërgimit .
Këndon veprat që me to mburrem,
Pasuron dhe mbron kulturën,
Dyzet vjet na e freskoj shpirtin,
Luftoj shundin , luftoj kiçin .
Ky këngëtarë edhe krijues,
Dijetarë dhe edukues,
Mjeshtri n’tekst, mjeshtri n’ muzikë
I jep këngës, melos = shpirt .
Kënga e tij u bë shkëndijë,
Për artdashësit pa kufij ,
Këtë këngëtarë e burrë fisnik
Krejt ndigjuesit e kan Mik.
Kënga e tij, ecën siç nisi,
Me zë t’ëmbël si fllad lisi,
Shoket e Tu, t’urojnë nga shpirti
Këndofsh gjithmonë, Demir Krasniqi.
./.
(Me disa nderhyrje të vogla në tekst, dhe me informimin per vleresimet e marra nga Demiri, këngën e përcolli per zemrashqiptare, redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj)