Kulturë
Këndofsh gjithmonë, Demir Krasniqi
E premte, 23.12.2011, 08:01 PM
 KËNDOFSH GJITHMONË, DEMIR KRASNIQI
KËNDOFSH GJITHMONË, DEMIR KRASNIQI
Teksti : Shaban Çakolli
Këndon : Gëzim Kodraliu 
-Më 16 Dhjetor 2011, në manifestimin tradicional të Dhjetorit :"ME MË TË MIRËT E VITIT 2011", organizuar nga Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini dhe Sporte, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Qemajl Mustafa, në mesin e laureatëve të shpërblyer, ishte edhe bashkpunetori i revistes ZemraShqiptare, kengetari i mirënjohur, Demir Krasniqi, ku në tekstin e "MIRËNJOHJES" shkruhet:
"DEMIR KRASNIQIT PËR KONTRIBUTIN SHUMËVJEÇAR NË SFERËN E ARTIT DHE TË KULTURËS".
Pra, kjo mirënjohje është e dyta e këtij viti, pas "PLAKETËS SË KONGRESIT TË MANASTIRIT" e cila iu dha me rastin e Festivalit tradicional "ZËRI I ALFABETIT 2011" në Manastir të Maqedonisë.
Këto mirënjohje dhe shpërblime, e bëjnë Djalin e Krasniqes se Vendit,të ndjehet krenar dhe të frymojë lirshëm në krijimtarinë muzikore, nga se u dëshmua publikisht që nuk asht aspak i  harruar, as i anashkaluar nga njerëzit e kulturës sonë.
Dyzet vjet me sharki n’dorë,
Për Shqipëri dhe per Kosovë,
Mall dhe dhimbje në kangë i shkrini,
Si bilbil, po këndon Demiri.
Qyshse fëmij, ju kushtue  kangës 
Trashëgim, prej babës dhe nanës 
I  këndon bukur, Dardanisë ,
Shkollës, dritës e mbarësisë. 
I përcjellë  nga shumë hiena, 
Këndoj heronj dhe heroina, 
Këndoj për Shkodrën, Krujën, Lezhën,
Për Tupallën edhe Medvegjën .
Për çdo pëllëmbë të truallit amë, 
Që pushtuesi, pat shkelë me kambë, 
Shpesh e ndoqën, e burgosën,
Kangen zemrës, s’mun ja hoqën .
Si freski i rrjedh melosi ,
Të gjitha veglat, i përsosi,
Mjeshtër në këngë e violinë,
E filloi n’Radio Prishtinë.
Tanë kanë pyet nga vjen ky djalë?
E ka Gjilani arsimtar,
E ka kombi veprimtarë, 
N’punë e kangë, gjithnjë pishtar.
Shpalosë n’shkolla diturinë,
Shpalosë n’oda, historinë, 
Me këngë, dhimbjes e gëzimit
Sakrificave, dhe të mërgimit .
Këndon veprat që me to mburrem, 
Pasuron dhe mbron kulturën, 
Dyzet vjet na e freskoj shpirtin, 
Luftoj shundin , luftoj kiçin .
Ky këngëtarë  edhe krijues, 
Dijetarë dhe edukues, 
Mjeshtri n’tekst, mjeshtri n’ muzikë 
I jep këngës, melos = shpirt .
Kënga e tij u bë shkëndijë, 
Për artdashësit pa kufij ,
Këtë këngëtarë e burrë fisnik 
Krejt ndigjuesit e kan Mik. 
Kënga e tij, ecën siç nisi,
Me zë t’ëmbël  si fllad lisi, 
Shoket e Tu, t’urojnë nga shpirti 
Këndofsh  gjithmonë, Demir Krasniqi.
                      ./.
(Me disa nderhyrje të vogla në tekst, dhe me informimin per vleresimet e marra nga Demiri, këngën e përcolli per zemrashqiptare, redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj)

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










