E hene, 20.05.2024, 09:58 PM (GMT+1)

Editorial

Valentin Bruçaj: Fjalimi i Papa Benediktit XVI në Bundestagun gjerman, një sukses i vërtetë historik

E marte, 27.09.2011, 08:03 PM


Fjalimi i Papa Benediktit XVI në Bundestagun gjerman, një sukses i vërtetë historik

 

Nga Valentin Bruçaj

 

Fjalimi i Papa Benediktit XVI në Bundestagun gjerman, ashtu si gjithë vizita në vendin më të madh të Europës, shënojne një eveniment historik të përmasave globale, si në impaktin mediatik ashtu edhe tek mesazhi që trasmetoi në opinionin publik dhe tek institucionet. Fjalimi që Ati i Shejte mbajti në parlamentin gjerman, është shkruar përsonalisht nga vete dora Jozef Ratzinger, që edhe për këtë duhet konsideruar një fjalim historik i një rëndësie të veçantë. Vetëm Papa mund të mbante një fjalim kaq të përsosur, vetëm një njeri i madh mund t’u fliste njerëzve në këtë mënyrë, për Zotin dhe për njeriun. Pikërisht Papa Benedikti XVI, sundimtari më inteligjencë të zjarrtë, teologu i palodhur i shumë “betejave” të mëdha kulturore, i fjalimit të Regensburgut. Profesori Ratzinger që u zgjodh në krye të Kishës Romake në bazë të një platforme që ishte “lufta” intelektuale dhe jetike me relativizmin dhe nikilizmin e Perëndimit modern, dukej se ishte i pozicionuar vetëm në ruajtjen e shpirtërimit kundrejt fenomeneve të kohëve moderne. Por Papa i befasoi te gjithë. Në fjalimin e tij të përsosur në Bundestagun gjerman, në parlamentin e atdheut të tij, Papa Benedikti u përqendrua tek njeriu. Papa shkoi përtej frymëzimit pastoral, përtej diskutimeve katikiste duke u përqendruar në atë çfarë është politike, në problemet fisolofike dhe juridike, si është e mundur të krijohen qeveri dhe shtete të së drejtes që, mos të varen më nga traditat e së kaluares dhe as nga ligje autoritare edhe fetare, por nga demokracia.

Papa, diskutimin e tij e filloi duke cituar një nga Shkrimet e Shejta: Kur Zoti i kërkoi mbretit Solomon qe të shprehte një dëshirë, dhe ky i fundit nuk i kerkoi sukses, as pasuri, as të ketë një jetë të gjatë, as eliminimin e armiqëve. Ai u mjaftua me “një zemër të gjërë që t’i japë drejtësi popullit të tij dhe të dalloi të mirën nga e keqja”. Ati i Shejtë në një diskutim filozofik, teologjik dhe historik mbi fondamentet politik të kulturës europiane, të humanitetit dhe demokracisë së saj, nuk la pa përmendur njeriun dhe luftën e tij per sukses. “Suksesi mund të jetë edhe joshje që më vonë i hap rrugën fallsifikimit të drejtave te njeriut, të shkatërrimit te demokracisë. Nëse i heqim të drejtat e njeriut, ku është dallimi mes një shteti dhe një grupi banditësh?” Nga parlamenti gjerman Benedikti XVI i foli mbarë njerzimit. Per shtete që, si në të kaluaren ashtu edhe sot janë shndërruar në grupe banditësh të mirë organizuar. Si mos t’i japim të drejtë Atit të Shejtë, po t’a shikojmë realitetin në këndvështrimin shqiptar!? Çfarë ishte rregjimi komunist përveç se një grup banditësh të mirë organizuar!?

Gjigandët përdorin gjithmonë fjalë të thjeshta dhe koncepte që të gjithe mund t’i kuptojnë, duke folur qartë dhe me realitet. Ashtu foli edhe Papa, duke u munduar të evitojë polemika por duke përkëdhelur lehtë të vërtetat historike.

“Si mund të dallojmë se çfarë është e drejtë dhe çfarë nuk është e drejtë? Gjatë historisë, sistemet juridike janë motivuar pothuajse gjithmonë me motive fetare; në bazë të riferimit tek një Divinitet vendosej ajo që është e drejtë për njerzit. Në këtë pikë, në të kundërten me të gjitha Religjonet e tjera, Krishtërimi nuk ka imponuar kurrë shtetit dhe as shoqërisë një të drejtë të ardhur nga lart”. Fjalët e Atit të Shejtë janë të fjalë të forta por të qarta. Nëse jemi të lirë, nëse jemi laik, nëse jetojmë në demokraci, nëse jetojmë në shtetin e së drejtës, nëse jemi të lirë të mëndojmë sipas logjikës së arsyes, të gjitha këto i bëjmë sepse jemi të krishtëre.Sepse Krishtëreimi nuk u ka imponuar njerëzve ligje të ardhura nga Përendia që këto ligje të vëndosin se si duhet te jetojmë, se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, siç i ka Sheriati përshembull. Në bazë të drejtatve të njeriut, të arritjeve të Iluminizmit, të ndërgjegjes moderne, Krishtërimi ka punuar në favor të ligjeve të natyrës dhe ligjeve të arsyes. Njohja dhe respektimi i këtij binomi nga ana e Krishterimit ka bërë të mundur lindjen e demokracisë dhe krijimin e shteteve moderne europiane.

Por Papa nuk heziton të kritikojë edhe shekullarizmin totalitar dhe mbështetjen vetëm tek forca e arsyes, e ashtuquajtura kultura pozitiviste, si e vetmja kulturë dominuese në shoqeritë perëndimore. “Aty ku ekziston dominimi eskluziv i arsyes pozitiviste, burimet klasike të njohjes së jetës dhe të drejtave, dalin jashtë loje. Aty ku arsyeja pozitiviste vetkonsiderohet si e vetmja kulturë e mjaftueshme, duke konsideruar të gjitha realitetet e tjera kulturore si nënkultura, ajo nënvletëson njeriun, bile kërcënon humanitetin e tij”. Ashtu si paraardhësi i tij, Papa Gjon Pali II që u bënte thirrje popujve që t’i hapin dyert Krishtit, Benedekti XVI kërkon që të hapen dritaret për të parë pafundësinë e botës, tokën dhe qiellin. “Arsyeja pozitiviste i ngjan një ndërtese pa dritare, ku krijojmë klimën dhe dritën në mënyrë artificiale dhe nuk duam t’i marrim të dyja këto nga bota e pafund e Zotit.

Ati i Shejtë nuk la pa përmendur edhe problemet ekologjike, por duke konstatuar se ekologjia kryesore është ekologjia e njeriut. Pa përmëndur abortin, seksualitetin, moralin në përgjithsi në shoqëritë postmoderne, ai u shpreh shume i qarte se për disa probleme jetike nuk mund të vendoset me anë të maxhorancës. Për shumë probleme aktuale përdorja e maxhorancës mund të konsiderohet ende i mjaftueshëm, por për probleme jetike si aborti, eutanazia, divorci etj, nuk mund të vëndoset duke votuar shumica e deputeteve në kuvend. “Per probleme fondamentale të së drejtës, në të cilën është në lojë dinjiteti i njeriut, nuk mjafton principi maxhoritar”.

“Njeriu, shpjegoi Papa, ka në dorë natyrën por nuk mund t’a manipulojë atë sipas qefit.  Njeriu nuk krijon vetveten. Ai është shpirt dhe vullnet, por edhe natyrë, dhe vullneti i tij është i drejtë kur ai dëgjon natyrën, kur respekton dhe e pranon veten për atë që ai është”. 

Ne përfundimin e fjalimit të tij Papa Benedikti XVI shtroi pyetjen: Eshtë me të vërtetë e kaq e pakuptimtë të reflektojmë nëse arsyeja objektive siç paraqitet në natyrë nuk supozon një arsye kreative, një “Creator Spiritus”? “Mbi bazen e bindjeve për ekzistencën e një Zoti krijues janë përhapur idetë e të drejtave të njeriut, të barazisë të të gjithë njerëzve përpara ligjit. Kultura e Europës ka lindur nga takimi në mes Jeruzalemit, Athinës dhe Romës, nga takimi i besimit në Zot të Izraelit, arsyes filozofike të Grekëve dhe mendimit juridik të Romës. Takimi në mes këtyre tre faktorëve formon identitetin e Europës. Të vetëdishëm në përgjegjësitë e njeriut përpara Zotit, në njohjen e dinjitetit të paprekshëm të njeriut, të ç’do njeriu, ky takim ka vendosur kriteret e së drejtës, dhe është detyra jonë që t’i mbrojmë keto kritere në këtë moment historik”.

Mbretit Solomon në momentin e marrjes së detyrës ju dha e drejta e një dëshire. Çfarë do të ndodhte sot, nëse ne legjislatorëve të sotëm do të na jepej e njëjta e drejtë? Çfarë do të kërkonim? Mendoj se edhe sot nuk do të dëshironim tjetër gjë përveç se një zemëre të gjerë, kapacitetin për të dalluar të mirën nga e keqja për të vendosur përgjithmone një drejtësi të vërtetë”.

Benedikti XVI nuk ka harruar pa përmendur të kaluaren e atdheut të tij, duke kujtuar një vend të kulturuar dhe madhështor të Europës plakë, që ka pasur në të kaluaren e tij fajin për totalitarizmin më tragjik të historisë. Por të krishtërët janë në tërsinë e tyre, një institucion e madh i kulturës dhe mendimit human, të aftë të vënë në dyshim ç’do tip diktature, edhe atë relativiste dhe nikiliste, duke përdorur në hapësirën publike njohjet e tyre teologjike, filozofike dhe politike. Ati i Shejtë u kthye në atdheun e tij për të folur për Zotin, dhe mund të thuhet pa dyshim se atë beri, por mbi të gjitha ai foli për njeriun, për problemet e shumta globale, për krizën shpirtërore dhe identitare të tij. Se në fund të fundit, kush është Zoti pak a shumë e dinë të gjithë, por për njeriun dihet ç’do ditë e më pak, që dalëngadalë është duke u shndërruar në një mister të pakuptueshëm.

Papa Benedikti XVI mbajti një fjalim filozofik, intensiv dhe të pasur me humanitet, kompleks në detaje por i thjeshtë në mesazhe.Një diskutim kurajoz, politik dhe historik, fondamental  jo fondamentalist.Udhëtimi i tij më i vështirë pontefik(sepse askush nuk është Profet në atdhe), u shnderrua në një triumf të jashtëzakonshëm politik.

 



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora