Editorial
Ramiz Bojaj: A po çlirohemi?
E enjte, 15.09.2011, 07:05 PM
A po çlirohemi?
Kosova, sinjalizon më në fund ligjshmëri të plotë (vendosjen e rendit dhe ligjit në veri, si dhe kthimin e doganierëve në pikat 1 dhe 31), si kundër përgjigje,
Shkruan: Ramiz BOJAJ
Qasja pragmatike e institucioneve shtetërore të Kosovës në veriun e vendit, ka arritur në betejën e fundit për çlirimin përfundimtar të vendit tonë. Veriu i Mitrovicës për më shumë se 12 vjet ishte, jo vetëm poligon lufte në mes të Kosovës dhe Serbisë, por njëherësh shërbeu edhe si qendër planifikimi për sulme të vazhdueshme operacionale ndaj vendit tonë duke shkelur pacipërisht autoritetin dhe sovranitetin. KFOR-i, më në fund tregoi një tis mirëkuptimi për shtetin e Kosovës dhe popullin e këtushëm, duke sinjalizuar qëndrimin e tij në anën e sovranit-Kosovës. Në këtë kontekst, Institucionet e shtetit të Kosovës, Policia e Kosovës, KFOR-i dhe Policia e EULEX-it, duhet flasin me gjuhën e përbashkët, për të mbrojtur një parim të vetëm; drejtësinë dhe sigurinë (luftimin e krimit të organizuar dhe bandave të armatosura në veri). Askush nuk mund të ndihet i qetë nën tytat dhe bajonetat e bandave të armatosura serbe, të cilat gjatë dhe pas lufte ishin shkelësit më të pacipë të të drejtave dhe lirive të njeriut. Së pari bandat e grumbulluara si strumbullar kriminelësh në veri, janë përfaqësues të grupeve ekstreme serbe, të zyrtareve të Beogradit (MUP, grupe spiunimi etj.), të cilat në parantezë mbrojnë politikën agresive të Serbisë. Kjo tregon se për vendosjen e rendit në veri duhet të respektohet shteti i Kosovës dhe sovraniteti i saj. Dhe kjo jo vetëm nga autoritetet ndërkombëtare këtu, por edhe nga vet
Kosova sinjalizon ligjshmëri,
Data e vendosjes së doganierëve kosovarë në veri, e proklamuar si 16 shtator, është shoqëruar me kërcënime të hapura me luftë nga ana e Serbisë, duke mobilizuar paraprakisht bandat e veta terroriste në veri, të njohura si struktura paralele. Këtë e dëshmon më së miri paraqitjen në skenë të ish-luftëtarëve të ushtrisë okupuese të Millosheviqit nga
Koordinimi i nevojshëm, por edhe i domosdoshëm
Në raste delikate, Policia e Kosovës në bashkëveprim me Policinë e EULEX-it, por edhe me KFOR-in shpesh kanë treguar se bëjnë punë koordinuese por edhe plane të përbashkëta, për të vepruar në raste të veçanta. “Policia e Kosovës, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i do të koordinohen për veprimet e mëtejshme. E rëndësishme është se nuk ka persona fizikë të tubuar në afërsi të urës kryesore mbi Lumin Ibër, ndërsa pengesa fizike është prezent. Policia e Kosovës ka rritur masat e sigurisë në zonat e banuara me popullatë të përzier në veri”. Në rast të zbrazjes së forcave të KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, nga veriu do të hapte kapitull të ri lufte, e cila mund të merrte pasoja të paparashikueshme. Kjo për faktin se Kosova nuk mund të funksionojë si shtet prosperues për BE, brenda të cilit të veprojnë struktura kriminale dhe ilegale nga
A po kthehet autoriteti i sovranit?
Vendosja e pikave kufitare në veri, shënon edhe hapin e parë të respektimit të rendit juridik dhe kushtetues në tërë shtetin. Kjo për faktin se pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ishin jashtë kontrollit të autoriteteve shtetërore vendase. Në këtë kontekst, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ishte thyer legjitimiteti i shtetësisë së Kosovës, duke pamundësuar kontrollin doganor dhe sigurinë qytetare.
Gjithashtu, sulmet e vazhdueshme (vandale-kriminale) e grupeve ilegale serbe në veri të vendit tonë vazhdojnë të rrezikojnë jetën e qytetarëve, duke cenuar rendin dhe ligjin, por në mënyrë të drejtpërdrejtë, shërbejnë në rrënimin e ekonomisë dhe shtetësisë së Kosovës. Duke atakuar politikisht Kosovën, strukturat ilegale ishin pionët më të ‘denjët’ të politikës së Beogradit. Mirëpo, krerët e ekzekutivit të paktën kësaj radhe duken të jenë më të vendosur në parimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror në veri. Këtë besueshmëri e shtojnë edhe ambasadorët e shteteve të Quint-it, të cilët zotuan mbështetjen e qeverive të tyre për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, përfshirë edhe në veri, duke shtuar ‘se ne duhet të punojmë së bashku për të shpejtuar përpjekjet për të rivendosur sundimin e ligjit edhe në pjesën tjetër të veriut’. “ Shprehim mirënjohjen tonë për mënyrën se si Qeveria e Kosovës ka bashkëpunuar me partnerët e saj ndërkombëtarë, në veçanti me KFOR-in dhe EULEX-in, gjatë përgatitjeve për këtë hap të rëndësishëm për Kosovën. Çelësi i suksesit i të gjitha këtyre përpjekjeve ishte këshillimi dhe marrëveshja në mes të qeverisë dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë”. Dhe sigurisht se pa vendosmërinë e autoriteteve shtetërore të Kosovës, një ndihmë e tillë nuk do të ndodhte. Prandaj, suksesi i vetëm i arritjes së synimeve të mëdha shpeshherë është guximi. “Jemi të zotuar që të implementojmë marrëveshjet apo konkluzionet e përbashkëta që kemi arritur si shtet i Kosovës në procesin e dialogut, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe me mbështetjen e plotë të SHBA-ve. Në kuadër të kësaj është edhe vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i mbështetur nga gjithë faktorët relevantë ndërkombëtar për implementimin e marrëveshjes për vulat doganore që do të ndodhë në pikën 1 dhe 31, ku do të jenë autoritetet kosovare, EULEX-it, gjithashtu me krijimin e kushteve të sigurisë dhe ambientit të sigurt nga NATO-ja”.
Të gjithë në mbrojtje të paqes në Kosovë
Siguria dhe sovraniteti janë të pacenueshme. Këtë e ka forcuar edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, duke theksuar se forca paqeruajtëse do të reagojë nëse vjen deri te rrezikimi i sigurisë dhe paqes në veri të Kosovës. Por dilemës se nëse forcat paramilitare serbe reagojnë me dhunë, kreu i NATO-s vlerëson se “është mandat i KFOR-it që të sigurojë një ambient të qetë dhe paqësor. KFOR-i do të ndërmarrë veprime nëse kjo siguri dhe paqe do të vihet në rrezik dhe nuk do të lejojë të cenohet paqja në Kosovë”. Misioni i BE-së në Kosovë, duket të jetë kësaj radhe me i qartë se krahasim me ditët pararendëse. Këtë e ka dëshmuar vet zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparkes duke shtuar se ekziston plani konkret që më 16 shtator të merren nën kontroll pikat doganore në veri. Kjo jep sinjalet e para për sukseset që mund të sjellin veprimet e fundit për rikthimin e legjitimitetit shtetëror të Kosovës në veri, duke ruajtur partneritetin ndërkombëtar, si një eveniment, jo vetëm të rëndësishëm por edhe vendimtar. “Në pikat doganore, Jarinje dhe Bërnjak, do të vendosen doganierë të EULEX-it dhe ata vendorë, dhe se, siç ka shtuar ai, Beogradi ka qenë i njoftuar për këtë veprim. Kosova është një zonë doganore, dhe se misioni që ai drejton vetëm është duke e kryer punën e tij, duke marrë kështu kontrollin e plotë ndaj doganave. Paratë e grumbulluara nga doganat në veri të Kosovës do të shkojnë në buxhetin e konsoliduar të Kosovës”. Pas gjithë kësaj beteje, është shumë e rëndësishme qe të ruhen edhe vulat dhe formularët me mbishkrimin: Republika e Kosovës. Kosova, sinjalizon ligjshmëri (vendosjen e rendit dhe ligjit në veri, si dhe kthimin e doganierëve në pikat 1 dhe 31), si kundër përgjigje,
(Autori është publicist, analist dhe drejtor për marrëdhënie me publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike).