E enjte, 28.03.2024, 11:34 PM (GMT)

Editorial

Halit Bogaj: Po shkon Feridi

E shtune, 10.09.2011, 02:05 PM


PO SHKON EDHE FERIDI

 

Nga Halit Bogaj

 

I frustruar dhe i inatosur që nuk iu pranua ora mësimore fetare dhe bartja e shamiave në shkollë, Sheik Ferid Agani, me popmpozitet të paparë, thuase është ndonjë faktor i madh kosovar,  paralajmoroi se do ta lëshojë koalicionin qeverisës me AKR-në, përkatësisht me PDK-në!.

 

Pra Mulla Feridi /me 2% te elektoratit/, këto ditë ka vendosur të dale nga koalicioni dhe t’i tregojë tërë botës, se sa fort  e paska dashur vendin e tij, përkatësisht se për t’i realizuar premtimet që ua ka dhënë arabëve, është në gjendje që Kosovës t’ia fuse thikën në shpinë, pikërisht ashtu siç  veproi Fatmir Sejdiu në prishjen e koalicionit paraprak. . Por ky fare Ferid Virani po del shumë më i keq se Fatmiri, i cili e pati lëshuar koalicionin për interesat e veta personale, përkatësisht nga shkaku se donte t’i mbante dy pozitat/Kryetar i LDK-së dhe I Kosovës/, gjë që nuk i doli ashtu siç kishte menduar, duke e ndëshkuar edhe vetë Zoti, me ç’rast mbeti pa asnjërin post, ose siç thotë një shprehje për njërin që i kishte pasur dy gra’’As me Fatën, as me Hatën.

 

Ky Ferid fakiri doli krejtësisht në shesh nga sikleti që nuk i’’ndezi’’votimi në Parlament dhe tani/duke mos  e pasur fare gajle se partia e tijika fituar  vetëm 2% tëvotave/vazhdon avazin e tij të tmerrshëm për të dalur nga koalicioni dhe atë në një kohë tejet të vështirë për Kosovën.

 

Virani kishte menduar se shqiptarët janë krejtësisht’’bilmeza’’për ta votuar një ligj të tillë të cilin mezi e kishin hequr në vitet ‘5o-ta dhe në vend të tij kishin filluar t’i dërgonin vajzat në shkollë. Nëse nuk i di këto fakte, është mirë që ta pyesë babën e vetë ose ndonjë kushëri më të moçëm, por problemi është se ai e di fare mirë konstatimin tim por ia ka dhënë besën dreqit dhe birit të dreqit, thiut e birit të thiut. Dhe kushedi sa pare i ka marrë nga sheikët talebanë për t’ia futur aq keq popullit të tij pas njëqind vitesh së heqjes së ferexhave dhe perçeve, si kancer i huaj mbi trupin e femrave tona. Ja pra se me çka dëshironte të merrej Ferid Agani të cilin, nëse do të më pyesnin mua, do ta përjashtoja krejtësisht nga jeta publike kosovare, aq më tepër që nuk është mbushur mend se në mënyrë demokratike kundër ligjit kanë votuar mbi 80% të deputetëve të Parlamentit, duke mos hyrë aty ata’’kavgaxhinjtë’’e’’Vetëvendosjes’’, të cilët e kanë lëshuar sallën në kohën më të keqe kur duhej të votohej ligji, edhepse ata më vonë thanë se ishin kundër tij, e që nuk iu besohet fare sepse ata kahdo që shkojnë e bëjnë llugë!Dhe kur jemi tek pleqtë, e sidomos te nënat tona, po t’i pyesim ata do të na thonë:A jeni çmendur fare o burrat e dheut. Na atëherë i jemi falenderuar Titos që na i ka hequr ato rrakapenlat arabe  kurse sot po del një mistrec shizofrenik për t’a future në jetë’’ një  errësirë’’fundamentaliste’’ nga e cila po iritohet bota demokratike, e sidomos ata që e kanë çliruar këtë popull të vuajtur!Prandaj është mirë që njerëzit e tillë si Feridi të trusin dhe ta palojnë bishtin dhe lirisht ta heqin ndajshtimin’’ e drejtësisë’’të cilin ia kanë dhënë Partisë së tyre 2% përqindëshe. Prandaj shtrohet pyetja, se çfarë partie e drejtësisë është ajo që nuk i përfill vendimet e Parlamentit të vendit tonë, por përpiqet që edhe mëtej të bëjë komplote dhe shantazhe të cilat gjithsesi çojnë ujë në mullirin e tjetërkujt, përkatësisht të atyre që po rrinë’’araz’’dhe po presin’’naqsihate’’të tilla si të Aganit dhe Ramiqit. Dhe ç’të thotë njeriu tjetër përveç asaj shprehjes’’Haj medet për ne’’:

 

Pra, është çudi e madhe se si këta bastardhë ‘’iranianë’’dëshirojnë ta kthejnë një kohë të perënduar,  e ngjashme me atë të Don Kishotit  dhe Sanço  Panços!Dhe të gjitha këto, para syve tanë dhe gjithë popullit që po bën’’nasihat’’me veprimet e tyre çmendurake. Duhet theksuar edhe faktin tjetër se bashibozukët e tillë të përçudnuar donë të na pengojnë edhe në kohën kur po bëhen përpjekje diplomatike nën mbikëqyrjen e Bashkësisë ndërkombëtare për ta kthyer sovranitetin e vendit tonë dhe gjithashtu në kohën kur Serbia është tmerrësisht e angazhuar për ta penguar njohjen e Pavarësisë së vendit tonë, madje edhe duke gënjyer se disa shtete të Aftrikës kanë filluar t’i tërheqin njohjet e tyre që ua kanë bërë pavarësisë së Kosovës, kurse ‘’aganët’’ e çmendur e vazhdojnë misionin e tyre të poshtër në dëm të vendit tonë të cilit po i dalin edhe sfida të papritura kobndjellëse . E ky fare fakiri /në shenjë të inatit të madh, por ndoshta edhe për shkak të ndonjë interesi të tij personal/çohet e thotë se do  ta prishë  koalicionin, mirëpo mbase edhe unë do të pajtohesha se sa më shpejt të hiqet ai kancer nga ai vend,  aq më mirë do të jetë për ne. Këtij po i duket pak  se çka na ka bërë pushtuesi qe 500 vjet/me imponimin e dokeve dhe zakoneve të veta /prandaj tani dëshiron t’i ashpërsojë edhe mëtej dogmat fetare, aq më tepër kur erërat demokratike po fryjnë edhe në vetë shtetet autoritare arabe/si Libia,  Egjipti, Siria, Bahreini etj/.

 

Prandaj është çudi e madhe se si një minister /me profesion mjek/ka hyrë aq thellë në lojrat talebane dhe në një mision të fëlliqur antikombëtar/sepse na parasëgjithash jemi shqiptarë/dhe në vend të ’’Allahu ekber‘’dhe ’’alejkum salami’’ i  kemi fjalët e bukura shqipe.

 

Por edhe nëse do të jepte dorëheqje, do të ishte mirë që të shkonte në Iran tek vëllezërit muslimanë, se përndryshe nuk ka çka na duhet fare neve. E gjithë bota e di se Kosova është shtet musliman, por me një fe moderne siç e kanë të gjitha vendet demokratike të këtj konfesioni.  Në krejt këtë katrahurë të tmerrshme, është bërë mirë që prej tyre është distancuar edhe Bashkësia Islame së cilës deshën t’ia bëjnë tarllabuq punët, e qebesa sikur të mos distancohej edhe na nuk do t’ia jepnim do kontribute që ia  kemi dhënë gjithmonë, madje edhe kur ishim nën okupim. Pra, Bashkësia islame ia bëri tetë me dy, duke i thënë se të gjitha këto duhet të zgjidhen në mënyrë institucionale.



(Vota: 18 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora