E marte, 16.04.2024, 11:34 PM (GMT+1)

Editorial

Albert Shabanaj: Konfliktet islamiste të cilat në Kosovë dita-ditës po dalin nga kontrolli!!!

E diele, 04.09.2011, 11:34 AM


Konfliktet islamiste të cilat në Kosovë dita-ditës po dalin nga kontrolli !!!

 

Që një shoqëri dhe një shtet të jetë funksional kërkohet që mjaftueshëm  të investohet në organe të rendit dhe gjyqësisë, për të mundur të identifikohen dhe shpartallohen elemente të rrezikshme për shoqërinë dhe shtetin. Shoqërinë dhe shtetin tonë, po e përmbysin dita-ditës  shërbimet e ekstremizmit islamik dhe shërbimet tjera të errta në mungesë të institucioneve të fuqishme dhe të mirëfillta. Institucionet tona janë aktualisht pjesa më e korruptuar dhe e hutuar për t’u treguar efikase në shoqërinë tonë, ky fenomen na vërtetohet edhe në të gjitha sondazhet e mbajtura se, pjesa me e korruptuar është drejtësia dhe organet e rendit.

 

Nga Albert Shabanaj

 

Në Kosovën tonë, mundemi sot kudo të hasim në fëmijë të vegjël të cilët shkojnë në shkolla të improvizuara fetare,natyrisht se ata fëmijë janë të detyruar nga prindërit e tyre të manipuluar, besa edhe të paguar nga shërbimet turko-arabe në Kosovë. E keqja dhe rreziku i tyre për te ardhmen por edhe i mbare shoqërisë tone është se, ata fëmijë nuk detyrohen nga prindërit e tyre të shkojnë në shkolla të mirëfillta shqipe ku mësohet shqipja, shkenca, historia, kultura etj. për ardhmëri, përkundrazi në shkolla të mirëfillta shkojnë sporadikisht apo fare.

Ndonëse,numri tyre vazhdon te shtohet shumë kohëve të fundit, ata, përpos “mësimeve” nga kurani, mësojnë dhe shkrimin-leximin arab, ata fëmije të vegjël e të mitur mësohen nga vegjëlia se si duhet jetuar si islam e me rregulla-sure islame...

Nga këto fenomene negative shtrohet pyetja: Ka po shkojnë fëmijët tanë dhe cfarë do të ndodhë në të ardhmen me ne?! Cfarë dobie kanë ata prindër të verbuar të cilët i dërgojnë fëmijët e tyre nëpër ashtu klube fetare islamike?! Cili është produkti i tyre nga ato mësime fetare?! Përpos terrorizmit, fanatizmit, amoralitetit dhe prapambetjes, ata ende e kanë deven si mjet transportues autokton te tyre dhe vëllavrasjen ne baza fetare etj... etj... shëmti te shekullit 21.

Te gjithë ata prindër të verbuar dhe të manipuluar duhet të dinë se, ato objekte private nuk janë shkolla mësimore  por janë doktrina te xhihadit, vehabizmit, hamasit, talibanizmit, alkaides dhe hyzmeqarëve të tyre, Ternaves, Sh.Krasniqit, M.Krasniqit, Ramiqit, Aganit & CO. Dhe, përpos te këqijave tjera aty fyhet dhe dhunohet morali dhe dinjiteti i të miturve, sepse në mentalitetet arabe-islame, nuk con peshë mosha kur janë ne pyetje epshet e gjakprishurve islamik.

Meqë edhe Muhamedi e kishte martuar Aisha bin Ebu Beker, kur ishte vetëm shtate vjeçare.

Ne ato klube islamike “fetare” mësohet se ne (SHQIPTARET) jemi te pa “fe dhe vlera” meqë ne duam lirinë dhe demokracinë, vlera këto universale që sipas tyre, janë te pa nevojshme për mënyrën e jetesës së islamit... dhe islam te vërtetë janë vetëm ata te cilët i luftojnë vlerat demokratike dhe civilizimin, duke e sakrifikuar dhe flijuar veten e vet për Allahun, për te shkuar në dynja te vërtetë si i “shenjt”... e tjera e tjera pallavra verbale.

 

Te rinjtë me mjekra dhe femra e mbuluara me farexhe:

 

Është një pamje trishtuese por edhe irrituese,kur shohim grupe te rinjsh me mjekra tipike xhihadiste me pantallona tre fertal te cilët mund te i takon kudo ne mesin e shoqërisë tonë.

Këto grupe te verbuara përpos shëmtimit te tyre, dëmtojnë fuqishëm edhe imazhin e gjithë rinisë dhe shoqërisë shqiptare. Është për t’u habitur me këto bastardime islamike, që të gjitha filluan dhe u ngritën pas luftës ne Kosove! Shqiptarët edhe gjatë sundimit dhe shtypjes se çizmes osmane, asnjëherë nuk i dërguan botës imazhe të tilla e të shprehura si sot.

Duke ecur disa hapa tutje, shohim femra të mbuluara me ferexhe, nga te cilat nuk dallon gjë prej njeriut normal përpos syve te verbuar që mund të ju shihen. 

Unë konsideroj se, përpos vërshimeve te shërbimeve islamike, kryesisht nga Turqia dhe Irani, shkak i këtyre errësirave shoqërore është edhe interneti i cili është i mbushur me bërllogje islamike në gjuhën shqipe, qe janë te ngritura dhe te kontrolluara nga misionarë të organizatave terroriste arabe të lartcekura... unë konsideroj se,mos luftimi i këtyre dukurive shkatërruese nga institucionet ligjore, pasojat e këtyre doktrinave do të prodhojnë efektin e bombës se kurdisur për brenda shoqërisë tonë.

Ndonëse, atëherë konflikti nuk do të jetë i kontrolluar në Kosovë, e as në trevat tjera shqiptare. Si rezultat nuk do te kemi një shoqëri unike si deri më sot, por do të kemi një shoqëri të ndarë sipas koncepteve terroriste të grupeve të ndara islamiste. Grupe ato tepër konfliktuoze te cilat mjet komunikimi do të kenë aktet e dhunës dhe terrorizmin, ashtu si gjithandej vendeve Arabe, të ndikuara nga xhihadi, vehabizmi, talibanizmi, hamasi,  alkaida etj.

Këtu shtrohet pyetja e radhës: Nëse shoqëritë shqiptare vazhdojnë t’i lejojnë këto fenomene vetëvrasëse ku do të përfundojmë?! E dyta, nëse ja lejojmë vetes ketë të keqe, atëherë hyrjen në Evropë dhe përkrahjen e tyre, duhet ta harrojmë përgjithmonë.

 

Portretizimi i ministrave të Kosovës në mendjet e diplomatëve perëndimorë:

 

Një ditë lexova një koment në “DIE ZEIT” Gjermane, e cila shumë shkurt e kishte përshkruar situatën politike në veriun e Kosovës, për t’u ndalur në një fenomen tjetër negativ të cilin duke cituar burime diplomatike shkruante se, ministrat e Kosovës, kur ju vjen koha e të falurit ndërprejnë punën sado që të jetë e ngutshme, ndërprejnë terminin-bashkëtakimin sado me qene i rëndësishëm, bien mbi dysheme për t’u falur, mbarim i komentit. Me iku e tërë dita duke menduar gjerë e gjatë për Kosovën e katandisur nga te këqijtë dhe te këqijat...dhe kohe pas kohe me ikte truri duke menduar vallë, ne paskemi luftuar për ISLAMIN E JO PËR LIRI TE ATDHEUT!?

 

Një takim në Bibliotekën Nacionale në Prishtinë:

 

Me të arritur për pushime në Kosovë, u ftova nga një miku im për t’u takuar dhe vendosëm të takohemi në bibliotekën nacionale në Prishtinë. Ai takim pushkatoi shpirtin tim keq dhe më bombardoi edhe më keq psiqikisht. U mahnita nga pamjet dogmatike dhe mesazhi çoroditës i Rinisë tonë, ku në kohën e drekës një grup i madh prej tyre filluan të bien në gjunjë për t’u falur në bibliotekë.! Ishte edhe një forme presioni kështu... për një xhami përbrenda territorit-oborrit të bibliotekës!!!

I tronditur dola nga aty, më mungonte ideja se ku po ndodhesha?! Atë gjendje timen te rrëmbyeshme e kuptoi shoku më të cilin u takuam. Ai, e kuptoi se isha shokuar nga ajo pamje trishtuese dhe propozoi te pimë edhe nga një kafe diku tjetër, meqë tani kaloi koha e drekës dhe nuk shohim skena të tilla... Unë, kërkova që të ulemi diku në një ambient ku nuk shohim përsëri barbarizma të tilla. Ai qeshi dhe u përgjigj, po nëse nuk rrimë deri në mbrëmje. Pse pyeta unë? Sepse kudo që shkojmë ke kështu grupe ultësirave u përgjigj shoku. Këto dukuri, vazhdonte shoku, i ke në fakultete, shkolla të larta dhe të ulta e deri ke institucionet e vendit. Kosova është sot më tepër se gjithmonë e doktrinar, duke shtuar se Kosova, është shndërruar në një vend të prapambetjes shoqërore, në një vend të manipulimeve nga më të ndryshmet dhe fjalë pas fjale arritëm ke Hotel Grand, dhe pa e ndërprerë bisedën tonë u futëm brenda. Ishte mirë i rregulluar ai farë Hoteli, ishte mire i mbushur me mysafirë vendor dhe ndërkombëtarë. U ulem ne një tavolinë te lirë dhe pasi që u shërbyem me nga një kafe, filluam prapë bisedën e pa përfunduar... Ndërkohe afër neve u ulen edhe një grup njerëzish me mjekra dhe veshur me fustane te cilët, lehtë mundëm të konstatojmë se ata njerëz jo normal dhe jo Evropian, mund të jenë arab ose bastard të tyre shqipfolsa. Pas pak ata (...) që më vrisnin syrin dhe ndjenjat në vazhdimësi, filluan të flasin mes vete me një ton të lartë- tone tipike arabe të bisedave. Më vonë nga çantat e tyre, që kishin me vete, secili nxori laptopin e vet dhe vazhdonin në gjuhën e tyre të bisedonin, një gjuhë te cilën jo vetëm që nuk e zotëroj por edhe e urrej tej mase. Ne vazhduam bisedat tona, të cilat nuk mundnim t’i mbaronim. Dhe pasi që porositem edhe nga një litër ujë të thartë, meqe bënte vapë e madhe dhe porsa pushuam për një çast së biseduari shoku im, prapë hapi bisedën e njëjtë me një gjest interesant të atij momenti sikurse që gjeti arsyen e te këqijave te cilat na mundonin tërë kohën. Ta marrim Mitrovicën, e cila është e ndarë në dy bastione tepër te rrezikshme për Kosovën, vazhdonte shoku duke shtuar se, veriun e ke bastion çetnikesh dhe kriminel te kalibrave ndërkombëtare, ndërsa jugun e ke bastion te ekstremisteve shqiptar  islam... dhe te dy ekstremitet e kane qëllimin e përbashkët-shkatërrimin e imazhit dhe tërë Kosovën nga brënda. Dallimi në mes këtyre grupeve ogurzeza në Kosovë, është se të parët e bëjnë me vetëdije ndërsa grupi i dytë e bëjnë pa ditur se çka po bëjnë. Te cilëve, pra grupit te dytë, për interesa kombëtare nuk duan të dëgjojnë dhe angazhimin për qytetin e tyre të ndarë e shohin si punë të huaj (ndërkombëtare) e për islamin, janë shumica të gatshëm të sakrifikohen. Bile ju që jetoni në Gjermani, vazhdonte shoku, e keni rastin ende të freskët të Arid Ukës, si i rritur në Frankfurt, qytet ky i cili nuk është as pesë minuta larg Ofenbach-ut, bastionit çetnikesh serb ku i kanë selitë e tyre “Ravnagora e Cernaruka”, organizata këto terroriste të cilat përpos pjesëmarrjeve dhe krimeve të tyre në luftën e Kosovës, ato organizate terroriste kane vra bijat dhe bijtë më të mirë të kombit tonë në mbare Evropën. Dhe këto te vërteta të tmerrshme nuk e kanë bindur Arid talibanin, që të ngre pushkë kundër atyre që vërtetë ishte mbetur HERO, por edhe një akt i tillë nuk kishte bërë jehonë të kobshme në qarqet e këtushme, duke i pasur parasysh realitetet ekzistuese në Mitrovicë, si qytet nga i cili vjen. JO, taliban Uka, u verbua nga propaganda terroriste islamike dhe shtiu mbi Oficer Amerikan, të cilët na shpëtuan nga zhbërja si komb i tërë. Bisedat në mes meje dhe shokut tim, u ndërprenë nga ngritja ne këmbe dhe ulja në gjunjë të atyre arabeve, te cilët ishin ulur jo larg tavolinës tonë. Papritur shikoj orën shoku im dhe pëshpëriti, na zuri prapë bastardimi islamik. Pamja e asaj salle të bukur u çorodit, u shndërrua në një faltore të mjerë në mes të Evropës. Edhe më çoroditëse dhe irrituese  u bë kur edhe plot shqipfolsa ju bashkuan atij far m... riti... Duke filluar nga personeli i Hotelit dhe mysafirë të shumtë që ndodheshin aty, përpos meje e shokut tim dhe një numri të vogël, me siguri ndërkombëtarë. U be vërtetë skenë e pa durueshme, u ngrita në këmbe tepër i revoltuar dhe brohorita disa here kamerier, kamerier, eja të paguajmë. Natyrisht se unë, me qëllim e provokova situatën duke pasur dëshirë t’madhe për të penguar atë ngjyrë arabe ne zemër te Evropës. Shoku i cili ishte me mua, më lutej shumë, kërkonte nga unë që të kem durim për ato çaste deri në përfundim të atyre skenave poshtëruese. Ashtu dhe ndodhi, pra u dënova nga shoku im, që pa dashur t’i shoh ato skena tmerruese...  Koha e puthjeve të dyshemeve përfundoi, ne paguam dhe ikëm nga aty duke na shikuar ato fëlliqësira arabe.... me syrin e kiametit meqë unë e ftova kamerierin më ton të lartë gjatë faljes së tyre. Për të mos e zgjatur me ketë ndodhi të asaj dite në Prishtinë, si përfundim u pajtuam unë dhe shoku im, me  realitetin i cili tregon hapur për mos vetëdijesimin kombëtar te popullit te Kosovës. Një diçka që armiqtë shekullorë e kanë dëshiruar dhe kultivuar shekuj me radhë, tani i kanë arritur majat e qëllimeve të tyre, qofshin turqit apo serbët. Sepse një popull i cili bastardohet, servilizohet kaq lehtë dhe indoktriminohet  me vetëdëshirë në përmasa të tilla... ai popull dëshmon dhe i jep me kuptua botës mbarë se, ai popull nuk ja vlen të jetojë e nuk duhet të shpenzohet me shume për të, në njërën ane dhe anës tjetër, ju jep ambicie armiqve se tani janë pjekur kushtet që atij populli, duhet t’i mohohet dhe ndryshohet historia, atij populli qytetin e tyre më historik (Prizrenin) të quhet qytet turk dhe një ditë do të kërkohet nga sulltanët që i tërë populli shqiptar të quhet turk, ose “Jung Türken” – turq të ri, qëllim ky për të cilin shkau 100 vjet e ka propaganduar nëpër qarqe perëndimore.

 

Frika e se ardhmes tone:

 

Këto vetëshkatërrime shoqërore ashtu siç e kam cekur edhe me lartë, po ndodhin duke filluar nga institucionet, fakultete, shkolla të larta, të mesme e të ulta, kompani biznesesh duke ngritur dita-ditës ndërlidhje të ngushta institucionet me islamin. Këtu druaj se, se shpejti do të prodhohen konflikte ndërfetare dhe shoqërore për kontrollin shoqëror dhe institucional.

Unë besoj fuqishëm se, nëse lejohen ferexhetë dhe mësimet islamiste në shkolla publike, për 5 apo 10 vjet Kosova, do te jetë po thuaj se tërësisht e mbuluar me ferexhe dhe konflikte shoqërore, duke nxitur reaksione nga komunitetet tjera fetare dhe atyre laike për të penguar  prodhimin e një republike të re islamike në Ballkan, të cilën Evropa, me çdo çmim do ta shuaj njëherë e përgjithmonë.

Ndonëse, reagimet e një pjese te ndërgjegjshme shoqërore  kanë filluar të dëgjohen, por zërat e përkrahjes së keqes islamike ende janë të fuqishëm, te cilët sa vijnë dhe forcohen, sidomos kur ke parasysh agresivitetin e atyre bastardeve islamistë. Ku për t’i eliminuar këto fëlliqësira shoqërore është dashur që organet e rendit të kishin filluar me pastrimin e tyre qysh moti.

Megjithatë ky është një konflikt i cili mund te fitohet vetëm me ndërgjegjësimin e popullit. Kjo lufte speciale fitohet jo me armë por me ngritjen e vetëdijes kombëtare. Me armë nuk mposhten këto bastardime klandestine te importuara nga Afrika dhe Azia. Këto dukuri të rrezikshme për shoqërinë tonë janë harruar, ndoshta edhe të lejuara nga shteti, aktualisht duhet që të jenë në vëmendjen e shëndoshë kombëtare, ku kontributi dhe roli i medieve në një shoqëri konfuze është i pazëvendësueshëm.

Populli shqiptar falë vetëdijes dhe ndërgjegjes kombëtare ja doli të bashkëjetojë në paqe dhe harmoni edhe për kundër ekzistimit të tri feve globale, duke mos lejuar për asnjë çast përplasje fetare dhe konflikte te përgjakshme, ashtu siç ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë në botë. Ne për pos vendeve arabe si shembullin më të keq në botë, kemi edhe sllavët e jugut, të cilët janë të një brumi-vëllezër gjenetik te cilët i ndanë vetëm feja... por urrejtja dhe lufta në mes tyre ishte e përgjakshme me përmasa katastrofale.

Për arsye të atyre fakteve të lartëcekura kërkohet angazhim i fuqishëm i klasës së vetëdijshme kombëtare si rruge e vetme (NE MUNGES TE INSTITUCIONEVE) për të parandaluar qëllimet e klaneve klandestine të cilat mëtojnë përçarjen tonë kombëtare, nëpërmjet shumicës së pavetëdijshme myslimane ka militantizmi islamik...

Projekte këto fuqishëm të organizuara e te financuara nga qarqe destruktive botërore dhe qarqe armiqësore të popullit tonë.

Ndonëse, demistifikimi sa me i hershem i Allahut, ne emër te cilit vazhdojnë ekstremistët islamikë të prodhojnë terror dhe katrahura kudo në botë, është shpëtimi i botës në përgjithësi dhe shpëtimi i qënies sonë kombëtare në veçanti.

ZOTI NA BEKOFTE!

 



(Vota: 50 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora