Editorial
Arben Llalla: Partia greke LAOS kërkon shpallen e Autonomisë së Vorio Epirit
E shtune, 03.09.2011, 06:02 PM
Partia greke LAOS kërkon shpallen e Autonomisë së Vorio Epirit
Nga Arben LLALLA
Greqia po kalon një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike. Qytetarët grek i ka pushtuar frika për falimentimin si shtet por dhe klasa e tyre politike po pëson goditje të njëpasnjëshme me skandalet e zbuluar kohëve të fundit si përgjimet që ambasada e ShBA në Athinë i ka bërë ish-kryeministrit Kosta Karamalis, dokumentat e botuara për financimin e Andrea Papandreut nga SHBA me 100 milion dollarë më 1974 për themelimin e partisë PASOK, mbështetja që i ka dhënë SHBA dhe NATO pushtimit të Qipros nga Turqia më 1974, marrëveshja e fshehtë e qeverisë së sotme midis Greqisë dhe Turqisë për stërvitje të përbashkëta ushtare në detin Egje e cila është në kundërshtim me Kushtetutën greke, dhe shumë fakte të reja që lidhen me personalitetin e Jorgo Papandreut dhe familjen e tij. Këto skandale ekonomike dhe politike për tju vënë kapaku dhe harresa e përkohshme si rrugëdalje është vetëm shpallja e zgjedhjeve të parakohshme të cilat mund të mbahen në nëntor. (Në rast se PASOK i humb këto zgjedhje atëherë Jorgo Ppapandreu do japi dorëheqjen nga kryetari i PASOK dhe do të kandidojë për president të Greqisë). Prandaj partitë vogla greke ia janë futur punës për të gjetur platformën parazgjedhore me qëllim që të mbijetojnë në parlamentin e tyre. Kështu, partia ekstreme greke
a) Kur parashihet të zbatohet "Protokolli i Korfuzit" i cili m ligj mbron të drejtat e vorioepiriotasve?
b) Çfarë veprimesh do të bëni për të siguruar regjistrimin e drejtë të vorioepiriotasve në Shqipëri?
c) Si e stimuloni nxitjen e çështjes së bashkimit të Vorio epirin me nënën Greqi?
d) Si do të reagoni për bashkëpunimin e marrveshjeve turko-shqiptar?
Në fund kërkesa është firmosur nga 16 deputetët e partisë
Jorgos Kraxhaferis
Kostandinos Aivalotis
Jorgos Anatolaqis
Vacos Apostolatos
Qiriakos Velopulos
Voridhis Mavrudhis
Spiridon Gjeorgjiadhis
Kostandinos Kiltidhis
Angjel Kolokotronis
John Korantis
Paul Markaqis
Urania Papadhaqis-Papandreu
Athanasios Plevris
Elias Polatidhis
Asterios Rontulis
Aleksander Krisanthakopulos