Editorial
Pirro Prifti: Pushteti Gjyqësor në gjunjë para Politikës
E premte, 16.09.2011, 07:03 PM
Pushteti Gjyqësor në gjunjë para Politikës
Nga Pirro Prifti
Përvoja e hidhur e pushtetit gjyqësor të diktaturës së proletariatit megjithëse duhej t`i ishte i ështe harruar shija, sot në periudhën e një sistemi demokratik të reformuar e bazuar në përvojën perëndimore po vuan përsëri nga i njëjti fenomen me të cilën mburrej PPSH- forca e politkës ishte pikërisht diktatura e një klase si ajo e proletariatit) mbi klasën tjetër apo ato të përmbysura). Politika dhe klasat politike që në mënyrë demokratike marrin pushtetin në mënyrë rotative cdo 4 vjet, ende nuk kanë hequr dorë nga dëshira për të patur pushtetin politik në dorën e tyre, gjë që e cila ka shkaktuar jo pak probleme në Shqipëri.
Në se qeveria e Zogut qoftë ajo në formën e Republikës Parlamentare 1920-1928 qoftë ajo në formë Mbretërie, si pushtet i së djathtës latfondiste dhe e borgjëzisë se re e të vjetër e që e drejtoi në fund të fundit me forcën e pushtetit gjyqësor që kishte në duart e saj deri në 1939, ashtu dhe qeveria Komuniste e cila si pushtet i së majtës gjithashtu drejtoi vendin me forcën e ligjit apo si e quante diktaturës së proletariatit duke bërë të kundërtën e pushtetit të djathtë të Zogut dhe duke e kthyer rrotën e qeverisjes në 180 gradë nga e majta, - sot Shqipëria e orientuar më në fund si një shtet demokratik i vërtetë i tipit perëndimor me një Kushtetutë perëndimore, me një perspektivë të shkëlqyer drejt integrimit në BE, ende vuan nga pavarësia e 3 pushteteve mbi të cilat vendoset shteti i sotëm demokratik.
Pa hyrë në hollësi për tipet e shtetit demokratik, Shqipëria e pas 90 provoj Shtetin presidencial dhe pas 1997 po provon shtetin parlamentar, e megjithatë problemet nuk kanë të rreshtuar. Një nga mangësitë kryesore që po pengojnë shtetin shqiptar të integrohet tërësisht është varësia e pa-shpallur e pushtetit gjyqësor nga ai politik (pra pushteti ekzekutiv kryesisht por dhe ai legjislativ në disa raste e cila shprehet me mos qartësimin e disa neneve kushtetuese të cilat pa dashje e vendosin nën varësi indirekte pushtetin gjyqësor nën atë ekzekutiv si p.sh., kompetencat e tepruara të Ministrisë së drejtësisë ndaj pushteti gjyqësor.
Ku qëndron problematika? Dihet që shteti shqiptar nuk ka eksperiencë demokratike nëpërmjet dorëzimit të pushtetit me anë të rotacionit të pushteteve, dhe kjo do një farë kohe që të arrihet për shkak të mentalitetit bizantin dhe otoman që ekziston në klasën drejtuese.
Së dyti, klasa e sotme politike është ende një klasë e ardhur nga diktatura komuniste dhe në fakt ende ish-nomeklatura e kuqe e cila ka paragjykime të thella porsa i përket demokracisë, paragjykime të cilat kryesisht rëndojnë mbi pushtetin gjyqësor, pushtet të cilin këta politikanë duan ta komandojnë vetë si pjesë e mentalitetit të tyre politik autokratik; si shembull mund të marrim pa përjashtim të gjitha partitë politike drejtuesit e të cilave, i drejtojnë partitë si autokratë që prej 20 vitesh (me përjashtime të rralla). Pra po nuk pati demokraci në partitë, as nuk ka për të patur demokraci në qeverisje dhe në drejtimin e shtetit.
Së treti, ashtu si është shprehur dhe nga analistë dhe opinionistë të pavarur në media, pushteti gjyqësor kërkohet të mbahet i nënështruar në kundërshtim me kushtetutën për arsye të frikës së procedimeve penale që mund të vijnë për arsye të korrupsionit, të shkeljes së ligjeve, të vendosjes në rangje drejtuese të individëve jo-profesionistë (të cilët pas një farë kohe në drejtim dëmtojnë seriozisht drejtimin e dikastereve dhe të drejtorive qendrore dhe lokale); pra, sikurse thuhet- drejtimi për një kohë të gjatë e inkriminon individin, dhe kjo e trëmb drejtuesin aktual i cili merr masa duke mbajtur nën komandë me veprime apo mosveprime individuale apo kolektive pushtetin drejtues në mënyrë që të dalë i pa-lagur nga përgjegjësitë.
Së katërti mund të vërejmë me shqetësim se disa ligje dhe nene që duhej ti jepnin pavarësinë pushtetit gjyqësor nuk zbatohen apo anashkalohen ose nuk amendohen nene të caktuara, në mënyrë që evaziviteti i ligjeve të jetë i pranishëm dhe në dobi të klasës politike. Një nga ato nene që duhet përmirësuar është vendosja e një neni në ligjin përkatës ku të kërkohet që ..nëse avokati mbrojtës mungon më shumë se në një seancë ai ti hiqet licenca e avokatit. Nene që duhen përmirësuar në mënyrë thelbësore janë nenet që kanë të bëjnë me Përmbarimin dhe ato të Prokurorisë, e cila bie gjithmonë sic është vënë re këto 20 vjet nën presionin hipokrit të pushtetit politik që drejton duke e detyruar të mos veprojë aty ku duhet.
Rezultati është i dhimbshëm. Pavarësisht se në politikë dhe në pushtetin gjyqësor ka individë të ndershëm dhe të përkushtuar, sot jemi të pranishëm në aspektet e presionit ndaj pushtetit gjyqësor dhe prokurorisë nga ana e politikës dhe e politikanëve të caktuar gjatë këtyre 20 viteve.
Mund të përmëndim se të gjitha rastet e vrasjeve dhe të shkeljeve të ligjit për korrupsion nga drejtues të lartë të pushteteve, në të cilat mendohet se ka patur ndërhyrje politika, asnjë rast nuk është zgjidhur nga pushteti gjyqësor. Mendohet në këtë rast se presioni i politikës është evident sepse megjithë përfoljen në media, politikanët ri-ciklojnë sikur nuk ka ndodhur gjë, madje bëjnë dhe hipokritin në media, duke e bërë qesharak veten e tyre para popullit dhe elektoratit.
Rasti i gjyqtarit Konomi është evident si për nga mënyra e vrasjes në publik (me sa duket vrasësit kanë dashur t`i japin Shtetit shqiptar dhe gjyqësorit një mesazh të qartë anti-shtet), ashtu dhe për nga mungesa e mbrojtjes së gjyqtarëve, tregon jo vetëm mungesën e eksperiencës demokratike të shteti, por dhe mungesën e dëshirës së drejtuesve politikë gjatë gjithë këtyre 20 viteve për të realizuar një pushtet të tretë të pavarur, i cili duhej të ishte i gatshëm dhe garantuesi i zbatimit të Kushtetutës shqiptare duke vendosur në vend diciturën përkatëse të shënjtë të demokracisë: Asnjë nuk është mbi ligjin, para ligjit janë të gjithë të barabartë: pra në fakt `La lege e uggaule per tutti`, por tek ne ekziston teorema tjetër `ma non tuti sono uguali`.