E premte, 29.03.2024, 07:32 AM (GMT)

Editorial

Lush Palokaj: Afganistani i Evropës Juglindore

E hene, 19.09.2011, 07:04 PM


AFGANISTANI I EVROPES JUGLINDORE

 

Nga Lush Palokaj

 

Është folur e shkruar shumë për ekstremizmin shqipfolës islamik por ende nuk kemi ardhur të një e vërtetë që kohëve të fundit ka filluar të zbulohet. Për të sqaruar ngjarjen më mirë duhet të filloj me Bosnjën.

 Historikisht Bosnja ka qenë një tokë e cila asnjëherë nuk ra nën sundimin serb dhe me ardhjen e turqve rrezikohej të ndahej edhe më shumë nga Serbia. Pas sundimit turk, paria boshnjake ishin islamizuar dhe vazhdimisht bënte presion mbi popullatën e krishterë vendase. Bujarët e tyre të quajtur begë flisnin ende serbisht por ishin ndër myslimanët më fanatikë të gadishullit. Me hyrjen e tyre në federatën Jugosllave as shkollimi nuk qe në gjendje që  plotësisht t’i fusë nën kulturën evropiane.

Me fllimin e coptimit të Fedeatës Jugosllave pasojat më fatale, më të dhembshmet dhe me trishtueset i pësoi Bosnja. Torturat dhe vrasjet masive tmerrojne shpirtin dhe arsyen e çdo njeriu që ka ndjenje njerëzore dhe duhet skalitur me shkronja të përgjakshme në ndonjë pllakë historike si viktima Evro-Atlantike.

Jo ndoshta qellimisht të viktimizuar, më shumë të përkrahur materialisht se sa të inatosur, një numër i madh i tyre ju bashkanxhitën rendit më ekstrem vehabist deri në guerilën xhihadiste.

New Yorku është rrënuar nga Bosnja. Elita e Arabisë Saudite ka financuar xhihadin ne Bosnje, Ceçeni, Shqipëri e Kosovë.

Ne procesin gjyqësor në Johnstown të Pensilvanisë Shoqata e Sigurimeve Llojd e Britanisë ngre aktakuzë kundër Arabisë Saudite dhe kërkon dëmshpërblimin e sulmit terrorist të 11 shtatorit në Amerikë dhe xhihadin në Ballkan. Nëse aktakuza është e suksesshme njëri prej aleateve të Amerikës në Lindjen e Afërt mund të renditët në listën e shteteve që sponzorojnë terroristë që e shijuan edhe popujt e Ballkanit. E verteta është se aktet e tilla nuk i kryen budallenjët por ektremistë mirë të pergatitur nga një shtet i pasur. Të paditur janë  Komisioni i Lartë i A. Saudite për Ndihma Humanitare për Bosnje e Hercegovinë dhe Komiteti i Perbashkët Saudit për Cështje Humanitare për Kosovë e Ceçeni.

Llojdi thotë se organizatat religjioze Saudite për Evropë dhe Amerikë në vend të misionit humanitar i’u dhanë shuma marramendëse parash terroristëve me qëllim propagandues, për t’ju dhënë zemer muslimaneve që të mos e pranojnë kulturën dhe vlerat Perëndimore, madje edhe organizuan rekrutë për xhihad. Teksti i aktpadisë për Ballkanin ka të bëjë me ushtrimin e Al Kaidës për operacione të mëdha që do të pasojnë më vonë në Tanzani, Kenia e Jemen e mandej në Amerikë, Spanjë e Britani.

Në arsyetimin e aktakuzës pohohet se lufta në Bosnje ka filluar në kohën e përshtatshme për Al Kaidën dhe është rasti më i mirë i mbretërve saudit për t’u treguar mbrojtës të islamizmit. Xhihadi në Bosnje i dha rast Al Kaidës të formojë bazën e veprimeve në Evropë nga mund të organizohen aksione terroriste në Perëndim. Personi kryesor i xhihadit ne Bosnje është muftiu i madh saudit Sheiku Bin Baz të cilin në atë funksion religjioz e pat emëruar i ndjeri mbreti Fahd. Bin Baz-i funksionin më të lartë religjioz e ka shfrytëzuar në trimërimin e xhihadistëve të Al Kaidës në Bosnje duke e shpallur fetvanë ku i fton muslimanët që në çdo mënyrë të përkrahin ata , me para, me armatim dhe me lutje. I njejti organizim është bërë edhe gjatë luftës në Kosovë, dhe kështu në aktakuzë Llojdi pohon se në Kosovë dhe Shqiperi Al Kaida dhe bashkësitë fetare saude shumë më mirë e udhëheqnin programin që më parë ishte zbatuar në Bosnje.

Arabia Saudite ka pasë ndikim jashtzakonisht të madh gjatë luftës civile në Bosnje duke ju ndihmuar me para e njerëz. Pjesa ma e madhe e ndihmave ka arritur permes organizatave të Komiteteve të larta Saudite të themeluara nga familja mbretërore. Një Komitet ka pasur 30 degë në mesin e të cilave edhe organizata e njohur El Haramein të cilën në Amerikë e patën larguar dhe e futën në listën e zezë të organizatave terroriste dhe më vonë e ndaluan veprimtarinë e saj.

Në Bosnje ka ardhë edhe Sheiku i njohur Mahmud Abdel Aziz i quajtur Barbarosa apo Mjekerrkuqi i cili është njeri prej themeluesve të rendit më famekeq të El

Muxhahedineve.

Jasin Al Kabi saudit dhe Shefik Ajadi tunizian, me kapitalin e tyre në Arabinë Saudite mbajnë pjesën më të madhe te aksioneve të Bankës Vakufe dhe BBI në Bosnje. Ata të dy janë të lidhur me kontrabandim të armëve për të financuar programet vehabiste. Pra vehabizmi jo vetëm që ka arritë në Bosnje nga Arabia Saudite por edhe fuqizimi i asaj lëvizje financohet me paratë e atij shteti, përmenden edhe shuma 750 milion dollarshe.

Sipas organizates se sigurimeve Llojd programi i Al Kaidës në Kosovë e Shqiperi ka qenë me i suksesshem që deshmojnë levizjët ekstremiste të filluara me fillimin e luftës në Bosnje dhe nga kjo arsye Llamberto Zanjer Kosovën e quajti Afganistan.

Vështirë qe të arrihet të e verteta - theksojne se te gjithë dokumentet i kanë djegë për të mos lënë gjurmë.

Në anarkinë që po mbretëron në Imamatin e Kosovës janë dy rryma kontradiktore por është për tu habitur se pse vehabistet kërkojnë Turqinë kur kah fundi i shek 18 një sekt i ri musliman i quajtur Vahabit kishte marrë pushtetin në dorë dhe duke propaganduar se feja e profetit ishte korruptuar nga turqit, ky sekt kishte bashkuar të gjitha fiset e gadishullit duke i perjashtuar otomanët edhe nga qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës. Në sytë e arabëve krenarë, të cilët ishin lidhur me Muhamedin e madh, otomanët nuk ishin gjë tjetër veçse disa armiqë barbarë.

Sipas gazetës Vesti që botohet në New York edhe Serbia e ka ndermend të ngre një aktakuzë por s’e kam të qartë kundër kujt.

Tash është e kjartë se kush është Allahu i disa mbeturinave turke para të cilave po perkulet elita kosovare për një xhami të madhe pikërisht opozitë katedralës per t’u plotësuar dëshira e sheikut Barbarosa për të mposhtë kulturën dhe vlerat evropiane. Pra Geert Wilders paska pasë të drejt kur pohoi se “Evropa është afer greminës. Jemi dëshmitarë të disa ndryshimeve rrënjësore që do të ndërrojnë pegjithmonë fatin Europës, dhe rrezikojnë t’a çojnë kontinentin tonë drejt asaj që dikur Ronald Regan e quante një mijë vjet erresirë“.



(Vota: 35 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora