E merkure, 11.12.2024, 03:02 AM (GMT)

Editorial

Jack Rosen: Erdogani i Turqisë - Sherrxhiu i Lindjes së Mesme

E marte, 27.09.2011, 07:01 PM


Erdogani i Turqisë: Sherrxhiu i Lindjes së Mesme

 

Nga Jack Rosen

 

Aleanca dhjetra vjeçare mes Izraelit dhe Turqisë është në kaos dhe diplomatët amerikanë po punojne me orë të zgjatura për te ndrequr çka është prishur. Urtija konvencionale është e mendimit se diferencat mes Ankarasë dhe Jeruzalemit mund të ndreqen dhe që interesat e tyre të përbashkëta janë tepër të rëndësishme që të dy palet t’i lejojnë marredhëniet e tyre të vyshken.

Po si i bëhët në se urtija konvencionale e ka gabim? Si t’i bëhet në se Turqia ka zbuluar se qëndrimi i saj armiqësor ndaj Izraelit është në të miren e saj  deri në atë pikë saqë kryeministri Recep Tayyip Erdogan te vazhdojë t’i hedhë dru këtij zjarri?

Ngjarja e cila çoi ne konfliktin aktual mes palëve, ishte pikërisht ajo ku flota Turke tentoi te thyente bllokaden izraeliane te Gazës në Maj te vitit 2010. Fillimisht Turqia pohoi se do të pranojë vendimin e komisionit të Kombeve të Bashkuara  i cili u krijua me qëllim që të hidhej dritë rreth asaj që ndodhi. Raportimi i këtij komisioni u bë i njohur me 2 Shtator dhe përfundoi se Izraeli ka vepruar brenda të drejtave të veta ligjore në vendosjen e bllokadës ndaj Gazës. Turqia shprehet se rapotimi është i pa vlerë dhe vazhdon të këmbëngulë që t’i kërkohet të falur edhe pse Izraeli disa herë ka theksuar se i vjen keq për jetët e humbura duke argumentuar se forcat Izraeliane kanë vepruar për vetëmbrojtje.

Për më tepër Turqia ka premtuar se do të dërgojë anije të tjera të shoqëruara këtë radhë nga marina ushtarake turke , e cila sipas këmbënguljes së Z. Erdogan, do të mbajë një pozicion më agresiv gjithandej në Mesdheun lindor.  Kërcënimet ushtarake të Turqisë kanë shkuar edhe më tej saqë e kanë detyruar  Izraelin të heqë dorë nga shpimet e naftës në largësi të brigjeve të veta.

Z. Erdogan, e ka zgjedhur me kohë, Gazën si gërremç  ku ka vendosur  të varë politikat e tij agresive ndaj Izraelit. Mbas mijera sulmesh raketore, dhe pas protestave të gjata të civilëve izraelianë që t’i jepet fund kësaj situate pasi janë të detyruar t’i rrisin fëmijët në bunkera, më në fund ushtria Izraeliane iu përgjigj ushtarakisht organizatës terroriste të Hamasit, mikut të Iranit, aty nga fundi i 2008-ës. Asnjë udheheqës nuk e kritikoi Izraelin më ashpër se sa Erdogani, i cili krijoi edhe një incident ndërkombëtar  fillimisht duke fyer  e më pas duke braktisur mbledhjen pikërisht ndërsa  Presidenti izraelian Shimon Peres kishte marrë fjalën në Forumin Ekonomik Botëror mbajtur në Janar të vitit 2009.

Asnjë prej këtyre ngjarje nuk është një aksident. Që kur Z. Erdogan dhe partia e tij AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) erdhën në pushtet para dhjetë vitesh, Turqia e ka ndryshuar strategjinë e saj dukemarrë një këndvështrim larg Shteteve te Bashkuara dhe Perëndimit. Ideja që në mëngjes Turqia “do të shtyhet vetëm deri në një farë pike”, dhe do të ndihet e detyruar që në muzg të kthehet ne gjirin e Perëndimit, ështe thjeshtë më shumë një dëshirë  sesa realitet.

Disa janë të bindur që Turqia vazhdon të qëndrojë në orbitën e Perëndimit duke treguar dëshirën e saj duke vënë në dispozicion territorin e vet për rraketat-mbrojtëse të menduara për t’ia mbledhur Iranit. Nga ana tjetër, nëse  i bashkohemi idesë së një akti balancues sipas së cilit Ankaraja fiton pikë prej Washington-it sa herë që  i shërben interesave strategjike të këtij të fundit, për sa i përket zvogëlimit te influencës së rivalit të saj iranian në rajon, thjeshtë del qartë  se Turqia nuk bën tjetër veçse na tregon se sa mirë di ta përdorë Perëndimin për të arritur qellimet e veta ne Lindje!

Turqia e sheh të ardhmen e saj në Lindje, pasi që e ka vënë tashmë çështjen e antarësimit në Bashkimin Europian në plan të dytë. Që kur AKP-ja i fitoi zgjedhjet e fundit ne Qershor, Z. Erdogan e ndien veten ne timon me një sasi te madhe kapitali politik ne dispozicionn e tij. Ashtu edhe siç u zbulua nga një prej dokumenteve te botuara nga WikiLeaks, ministri i jashtëm i Zotit Erdogan, Ahmet Davutoglu, ka folur për turqit si “Otomanët e rinj”, si aktorët dominantë në rajon.

Izraeli është shpata e përsosur e ambicjeven të Turqise me të cilën kjo e fundit mund të bëhet kampione e kredencialeve te saja muslimaniste.  I ka bëre llogaritë e veta bazuar në kosto dhe fitim, dhe ka vendosur të lirohet nga Izraeli. Udhëheqësit në Jeruzalem dhe në Washington, duhet të marrin situatën në dorë dhe të rikonsoderojnë pozicionin e tyre.

Shtetet e Bashkuara i janë afruar Turqise gjate epokës së Erdoganit dhe kanë përfituar pak në këmbim, duke filluar që kur Ankaraja i mohoi Divizionit te tretë te Këmbsorisë së SHBA-se hyrjen në Irak nga territori turk. Sikur ky divizion ne vitin 2003 të kishte mundur t’i drejtohej Bagdadit nga veriu , ka shumë gjasa që historia do të kishte marrë nje tjetër rrjedhë për sa i përket forcës së guerriljes irakene dhe aftësisë së saj për të shkaktuar vite të tëra dhune e mijëra jetë të marra ushtarësh amrikanë.

Ngaqë askush nuk ka vendosur t’i kërkojë Z. Erdogan llogari, regjimi i tij islamist rregullisht godet shtypin, ngushton parametrat e lirive civile dhe mbron terroristat jashtë Turqisë si Hamasi. Obama udhëtoi 5000 milje e mbërriti në Ankara në 2009, me qëllim që t’i bëjë teminà virtyteve të rregjimit të Erdoganit. 

Ndër të tjera kur Turqia tregon muskujt ne Mesdhe, Shtetet e Bashkuar duhet t’i kujtojnë Ankarasë, se SHBA ka interesa të veta në këtë rajon dhe se Flota e VI nuk ka dalë akoma në pension. (Flota VI është një pjesë e rendësishme e flotës amerikane e dislokuar ne detin Mesdhe qe ne 1946 si kundërpërgjigje ndaj sovjetikëve e sidomos në mbrojtje të Greqisë e të Iranit. Kjo flotë vazhdon t ë jetë  akoma sot- Shënim i imi). Gjithashtu Kongresi (amerikan) duhet t’i kujtojë  Turqisë një herë e përgjithmonë që nuk ka hatere në ligjet kundër gjenocidit.  Ndërsa  Turqia është kaq e dhënë pas pretendimeve që duhet t’i kerkojmë falje, ka ardhur koha që vetë Turqia e para të kërkojë falje per masakren e më shumë se 1 milion armenëve para dhe gjatë luftës së parë botërore e gjithashtu t’u paguajë dëmshpërblimin familjeve armene.

Turqia me sa duket mendon se SHBA nuk ka më rëndësi , që fati i saj si superfuqi rajonale është i siguruar tashmë, e askush nuk mund të sfidojë pozicionin e saj moralist, mbasi ky pozicion gjen mbështetje ne gjykimin e komshive te saj.  Nëse SHBA mund t’ia dale apo jo të influencojë sjelljen e Turqise është akoma për t’u zbuluar, por një gjë është e sigurt, që ditët kur shkohej ne tryezen diplomatike vetëm me një shportë me karrota e pa shkop, duhet të marrin fund.

 

Zoti Rosen është Kryetar i Keshillit Boteror të Hebrenjëve

 

Marrë nga Wall Street Journal,

21 Shtator 2011



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora