Mendime
Halit Bogaj: Jeremiqi dhe Kosova
E marte, 02.08.2011, 07:59 PM
JEREMIQI DHE KOSOVA
Nga Halit Bogaj
Jeremiq akoma vazhdon të shohë ëndrra për Kosovën si’’Tokë serbe’’.Akoma tregon përralla fëmijënore për ’Babarogat’’serbe,për diplomacinë e tyre ‘’Të suksesshme’’,për një pjesë të botës që është duke e përkrahur Serbinë,por me shpirt të plastë flet edhe për ata që e kanë’’Sponzorizuar’’të ashtuquiajturën Pavarësi të Kosovës!Ata i ka zët dhe nuk guxon t’ua përmend as emrin.Kundër tyre mundohet të luftojë si Don Kishoti me mullinjtë e erës!Dhe sa here që thotë se Serbia është duke e penguar Pavarësionë e Kosovës nga vendet e ndryshme të[ botës,si për inat të tij del ndonjë shtet që e pranon Pavarësinë e vendit tone.Rasti më i ri ishte me Afrikën qendrerore,e cila i shaktoi sërish infrakt neoçetnikut serb, i cili nuk ndalet nga trumpetimi i ‘’Sukseseve’’të tij të gjertanishme në planin diplomatik.
Për fatkeqësinë e tyre të madhe,Jeremiq dhe Tadiq e panë edhe njëherë se Kosova qenka vërtet shtet kur ajo vuri embargo ndaj Serbisë,me ç’rast u tronditën shpirtrat mesjetarë hegjemonistë serbë.Tadiq me një shpejtësi drite bëri yrysh që ta akuzonte Kosovën për një veprim të tillë dhe duke e quajtur’’Krahina jugore serbe’’.Tadiq nga sikleti e ftoi Evropëm që ta ndihmonte për t’u kthyer prapa vendimi kosovar,por e pa shpejt se ajo nuk mund të bëhej asesi,ngase ai ishte përkrahur nga i madhi me emrin Kantrimen.E pa shpejt dhe desh plasi nga mërzia, por edhe e ka ditur fare mirë se kungulli nuk shkon gjithmonë mbi ujë!Madje u përpoq që fajin t’ia lente Kosovës,sikur ujku qengjit, por nuk i ndezi fare një rrenë e tillë aq e tejdukshme e cila zgjati plot dy vjet që nga Pavarësia e këtej.
Qëndrim të njejtë me Kantrimen mbajti edhe Stejt Deparatamenti amerikan,gjë që ishte një dush i ftohtë për zyrtarët e frustruar serbë por edhe për opozitën kosovare e cila e ofendonte kryeminstrin tonë/dhe gati ia nxirrte sytë/duke thënë: se përmes bisedimeve me Serbinë po i ‘’shet’’dhe’’Po i tradhëton’’interesat tona kombëtare.Qeveria jonë i ra shuplakë edhe njëfarë analisti i cili’’filosofonte’’se me bisedat me Serbinë Kosova shkonte një hap para dhe dy prapa.Pra nga një vendim i tillë i Qeverisë së Kosovës mbetën pa tekst edhe micsokolat tanë parlamentarë që ishin kundër bisedimeve,pa u shkuar mendja se braktisja e tyre njëmend do të ishte një hap prapa për vendin tone dhe një plus i madh për fqinjin tone verior.Që nga ajo ditë jemi në pozitë të njejtë për të biseduar me ata nga të cilët jemi pavarësuar dhe pranuar nga 77 vende të botës.