E marte, 30.04.2024, 01:45 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Jemi apo s'jemi?

E hene, 01.08.2011, 07:58 PM


Jemi apo s'jemi?

 

Nga Faik Krasniqi

 

''Mbreti i Luksemburgut e thërret hierarkinë më të lartë ushtarake të Luksemburgut dhe ju thotë t'ja hartojnë planin strategjik se si ta sulmojnë Francën, gjeneralët shtangen me kërkesën e mbretit dhe i thonë Mbretit, Lartëmadhëria juaj, është e pamundur të hartohet një plan i tillë për ta sulmuar Francën, sepse Franca është një superfuqi botërore dhe ne s'kemi fuqi për ta sulmuar Francën.

Pas një kohe Mbreti i thërret prapë gjeneralët e ushtrisë së tij dhe ju thotë, tash ma bëni planin strategjik se si të mbrohemi në rast se Franca na sulmon, gjeneralët e shikojnë njëri-tjetrin dhe i përgjigjen mbretit, Lartëmadhëria juaj, është e pamundur të hartohet një plan i tillë për t'u mbrojtur nga Franca, por do Zoti dhe nuk na sulmon se do na bën tokë dhe hi.

Mbreti ngrihet në këmbë dhe bërtet, po çfarë dreqi po më duhet pra ushtria kur s'kemi fuqi as të sulmojmë e as të mbrohemi''.

E zgjata ndoshta pak si shumë me mbretin e Luksemburgut, por nejse.

Marrja e pikave doganore nën kontroll nuk është aksion fatal, por është tragjike që na e vranë një polic.

Por gjithashtu dihej se Serbia si përherë do të reagojë ashtu që të pengojë shtetin e Kosovës.Ka dy vjet që Kosova po toleron shkeljet doganore serbe.Jo që Kosova më në fund duhet t'i shpartallojë strukturat paralele dhe bandat kriminale serbe, por ajo dihet se nëse reagon Serbia me forcat e veta policore dhe ushtarake, Kosova duhet patjetër t'i mbrojë kufinjtë e vetë shtetëror nëse dëshiron të zbatojë masat e saja shtetërore.

Kosova akuzohej se po toleron kontrabandën dhe aty përfitonin, kontrabandistët dhe tregtarët, ndërsa humbte shteti.Nëse është fjala për respektimin dhe zbatimin e parimeve ndërshtetërore, nëse bëhet fjalë për fuqi ushtarake, është e qartë se ashtu ka qenë përcaktimi politik , dhe dihet fare mirë se Serbia i humbi gati të gjitha luftërat.

Kur u përcaktuan shqiptarët për luftë, gjithashtu dihet se sot e kësaj dite nga kush dhe si akuzohen ata.

Ka prej atyre që mburen sot me lloj-lloj pseudoargumentesh, por kur vjen puna tek veprimi konkret ata e tregojnë fytyrën e vërtetë.

Heronjtë e Kosovës, njësitë speciale të Kosovës, e treguan heroizmin e tyre kur u futën në Veri për të marrë nën kontroll pikat doganore 1 dhe 31, por është momenti i duhur që shteti i Kosovës të tregojë fytyrë e vërtetë të shtetit, dhe të mos zbrapset për asnjë moment përballë kriminelëve serb, por t'i shpartallojë të gjitha strukturat paralele dhe bandat kriminale serbe.Duhet shteti jonë përfundimisht t'i mobilizoi të gjitha potencialet shtetërore dhe popullatën dhe t'i tregojmë Amerikës se Kosovën mund ta mbrojmë vetë nga huliganët e mbrendshëm, të cilët bota po i ledhaton shumë.Jemi apo s'jemi?

 

(Autori është publicist nga Prishtina )



(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora