E marte, 30.04.2024, 08:30 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Përse Analistit Artan Hoxha i pëlqen te luajë rolin avokatit te Djallit

E hene, 01.08.2011, 07:58 PM


Përse Analistit  Artan Hoxha  i pëlqen te luajë  rolin avokatit te Djallit

 

Nga Pirro Prifti

priftipirro@hotmail.com

 

Shumëkush që ka parë filmin me të njëjtin emër të  luajtur me mjeshtëri nga Keany Reeves si avokati, dhe Al Pacino si Djalli, mund të vendosë fare mirë analistin Artan Hoxha në  serialet e reja butaforike  me të njëjtin subjekt  `Mbroj me cdo kusht atë që të jep paratë`.

 Seria e fundit e këtij  seriali `Mëkati Fillestar` botuar dje  në gazetën Panorama hedh dritë fare qarte se sa mirë i ka mësuar porositë  e Djallit  për të hedhur baltë mbi disa të vërteta të politikës shqiptare që kanë të bëjnë me zgjedhjet, dhe për të zbardhur të zezat e që shkakton shtrëmbërimi i ligjeve, duke na dhënë të kuptojmë që është shumë vështirë të luftosh dhe të nxjerrësh të vërtetën në shesh kur mashtrimin e përkrah një analist i cili nuk le media pa dalë për të zbatuar djallëzitë e pafund që pjell  moment pas momenti e keqja që ka zënë rrënjë në shoqërinë shqiptare.

Ku qëndron problemi. Po ta nis nga pika e 12 e shkrimit të avokatit të djallit –z.Artan, mund të shohësh  sarkazmin, cinizmin dhe ironinë me të cilën ky zotëri tallet me një opozitë të cilës ju muar fitorja në tavolinën e ligjit me mashtrime nga më të çuditshmet. Vetë Djalli në këtë rast duhet ta ketë duartrokitur këtë analist kaq të zotin i cili jo vetëm që ka përhapur erën e qelbur të mashtrimit por me analizën e serialit të fundit,  por dhe i ka  gjetur dhe një kapak sipas porosisë të `his master voice`. Ja c`thotë në frazat e tij  të errëta ky sofist që mesa duket nuk e ka lexuar librin `Din paku dhe shokët ë tij`:

`12. Qasja e re opozitare nuk bën keq të përfshijë edhe një nismë reformuese ligjore. Në radhë të parë ajo duhet të përfshijë paketën ligjore nga e cila varet marrja e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Krahas, por pavarësisht këtyre, mund të ndërmerren edhe nisma të tjera, përfshirë ato kushtetuese, por me arsyetimin dhe motivin e duhur dhe jo për lojë kulisash, aq më shumë për të kushtëzuar paketën ligjore, tashmë e gatshme për miratim. Për më tepër, qasja konstruktive opozitare kërkon plotësimin e tri kritereve bazë: i) nuk duhet të bazohet në stisje të tipit “zgjedhjet u manipuluan”; ii) nuk duhet të nxitet nga interesa partiakë që konfliktojnë e deri asgjësojnë interesin publik, në veçanti bllokimin e progresit të anëtarësimit në Bashkimin Europian; iii) nuk mund të bazohet në frymën e ndarjes së popullit në të opozitës dhe të regjimit e të tjera ndarje kolektive si këto. Ndryshe, qasja e re e opozitës nuk do të jetë as konstruktive dhe as e suksesshme`.

 Atë që europianët  më në fund e kuptuan se ku është e keqja e zgjedhjeve në Shqipëri e cila mund të përkufizohet në mos zbatimin e ligjeve në përgjithësi, dhe në mos zbatimin e ligjit elektoral të ravijëzuar në Kodin Zgjedhor, ky analist i thekur thotë se (duke përdorur pa kuptim fjalën e re shqip `qasje`?!):..`opozita nuk duhet të bazohet në stisje të tipit `zgjedhjet u manipuluan`?!

 E shikoni o populli thjeshtë dhe ju intelektualë të nderuar se si ky individ ka dalë hapur të mbrojë të mashtrimin duke i thënë të mashtruarit: dakort bisedojmë por mos thuaj që` ..zgjedhjet u manipuluan..`, sepse kështu sipas tij `maxhoranca do të na turpërohet para BE, sepse maxhoranca na  del mashtruese dhe... maxhoranca nuk mashtron...

Analisti  që ka marrë në dorë flamurin e mbrojtësit të mashtruesve  shkruan përsëri me penën e tij djallëzore: `..nuk duhet ë nxitet nga interesa partiake që konfliktuojnë e deri asgjësojnë interesin publik, në veçanti bllokimin e progresit të anëtarësimit në Bashkimin Europian..(?!)` shikoni se sa bukur kërkon që të përdalën ta nxjerrë virgjëreshë para publikut sofisti ynë i nderuar.

Fajin ja hedh qengjit ujku i uritur, duke i thënë se je ti qingj fajtor që turbullove ujin megjithëse ishe më poshtë vijës së burimit se unë (që përfaqësoj Maxhorancën).

Pra avokatin ynë i djallit i pëlqen jo vetëm të shtrembërojë të vërtetën por dhe të tallet  e tu hedhë trutë e gomarit të tjerëve (se të tjerët nuk e dinë.. se përse ky elifi marrak ngulmon dhe bën tellallin e maxhorancës nëpër  tv -shqiptare).

 Kulmi i hipokrizizë është se  `nuk duhet të nxitet nga interesat partiake,,?!` A e dini o njerëz të mirë , vetëm  se PD nuk ka patur dhe nuk ka asnjë interes partiak që fiton zgjedhjet, i fiton kot ajo, thjesht për hobi.. E shikoni se si e justifikon PD-në, ky avokat në këtë serial të fundit  të mashtrimit? Sipas analistit të thekur A.Hoxha. PD nuk lufton për interesa partiake- vetëm PS lufton për interesa partiake ajo është e keqja e këtij vendi: s`ka turp e mashtrohet dhe tani ja hedh fajin mashtruesit. Sa turp ë? Bravo avokat i djallit. i mbushe mëndjen elktoratit të majtë e të djathtë me analizën tënde të tipit `kush ka kërbacin le ta tundë se pastaj kulacin do ta hanë pabuksat`.

Rekomandimi i tretë dhe i fundit i këtij kalanderi të Maxhorancës është edhe më i pabesueshëm, por ky popull budalla sipas tij do ta hajë se helbete populli ka dëshirë të shkojë me më të fortin e jo me të drejtin: iii) nuk mund të bazohet në frymën e ndarjes së popullit në të opozitës dhe të regjimit e të tjera ndarje kolektive si këto. Ndryshe, qasja e re e opozitës nuk do të jetë as konstruktive dhe as e suksesshme`.

Përsëri fjalën e re të mësuar së fundmi `qasje` e ka përdorur si zakonisht pa vend (se helbete fjalët e reja qofshin të huaja e qofshin shqiptare të shpikura zgjojnë interesin e publikut sehirxhi), por sidoqoftë , duke dashur të bëjë përshtypje edhe më të mëdha- avokati ynë i djallit i kënaqur me dy rekomandimet e mëparshme ogurzeza, i ka shtuar dhe te tretin- thagmën- që mund të përkthehet kështu nga shqipja moderne e tij në shqipen zyrtare që s`thotë asgjë: `...nëse ti opozitë bazohesh në ndarjen e elektoratit kjo gjë nuk do të jetë as konstruktive dhe as e suksesshme...?!

Pra vetëm opozita mendon që populli është i ndarë në dy bastione kur bëhen zgjedhjet në të majtë dhe në të djathtë. Maxhoranca nuk mendon kështu,jo, jo.

Maxhoranca i thotë popullit –sipas analistit tonë- votoni për kë t`ju dojë zemra, neve nuk na intereson se për kë do të votoni`, -dhe kanë të drejtë sepse këta shejtanët  e kanë kapur dashin prej bo..., i futin një numërim sipas interesit të tyre dhe maxhoranca del fituese me duar të pastra gjithmonë.

Fajin e ka ai që vidhet –e jo ai që vjedh..  Kjo me pak fjalë është sofizma e moderne e mbrojtjes që i bën maxhorancës: mbron ujkun duke sharë qengjin.

 Strategji e studiuar mirë. .. si nuk e dinim ne këtë më parë... ja tani e mësuam z.Artan Hoxha. Faleminderit i nderuar analist.

Duke i kujtuar avokatit të djallit tek  idea e PS se problemi është tek mos zbatimi i ligjeve ekzistuese dhe se ndryshimet kushtetuese do të mund të rregullonin anomalitë e jo vetëm të zgjedhjeve por dhe të Presidentit- është një argument i shëndoshë me anë të të cilit do të mund të rregulloheshin shumë anomali, mendoj se  ri-korigjimi nenit të Presidentit i cili duhet të zgjidhet me 84 vota është mëse i domosdoshëm.

Argumenti është se menjëherë pas ndryshimit të këtij neni u cfaq menjëherë dis-balanca e pushteteve: Presidenti ngeli pa asnjë kompetencë, pushteti gjyqësor nuk funksionon dot për shkak se nuk zgjidhen bazuar në ligj anëtarët e gjykatës kushtetuese dhe të lartë, Prokuroria nuk ka autonominë ligjore të ushtrimit të detyrës.

Por cfarë thotë avokati i djallit z.Artan Hoxha në serialin e fundit të mbrojtjes:`Mbroj me cdo kusht atë që të jep paratë`? Ja hedh përsëri fajin PS?!

 Është e vërtetë se PS ndihmoi që të ndryshojë ligji në fjalë, por duke parëse pas tre vitesh ky ndryshim solli anomali të rënda PS, po ri-propozon ndryshime të cilat mendoj janë në të mirë të vëndit dhe jo vetëm të saj. nëpërmjet rivendosjes së zgjedhjes së presidentit me 84 vota- merr fund anomalia më e çuditshme e një vendi demokratik si Shqipëria: anomalia që ka emrin –Republikë Kryeministrore në vend të  Republikës Parlamentare.

 Kjo duhet të marrë fund .

 Nuk e di se deri ku do të shkojnë sofizmat e përkrahura nëpërmjet TV-ve të  z. A. Hoxha, por një gjë dihet mirë, analistët profesionistë rrallë blihen nga pushtetarët sepse  duhet të jenë vetëm përcues së të vërtetës;  megjithatë Shqipëria është plot paradokse, derisa ka opozitë dhe maxhorancë përse të mos ketë analistë të blerë të opozitës dhe analistë të blerë të maxhorancës?

 E Përse duhen në fund të fundit analistët e së vërtetës kur e vërteta rrotullohet se sa para të japin për të sharë a për të lavdëruar dikë, për të nxjerrë të pafajshëm fajtorin apo për të fajësuar të pafajshmin?

 Në Shqipëri deti është bërë kos, lugën më të madhe ta jep ai që ka pushtetin. Le të hajë kosin e Maxhorancës z. Artan e le ti bëjë mirë parruga e tij shumë më e sofistikuar se e analistëve të tjerë thotë në këtë kohë të integrimit të Shqipërisë: `Poshtë e  vërteta- rroftë gënjeshtra`.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora