E hene, 29.04.2024, 05:38 PM (GMT+1)

Mendime

Besnik Prishtina: Dikush po mundohet me e ndalë orën shqiptare përgjithmonë!

E marte, 19.07.2011, 07:58 PM


PAS FALSIFIKIMIT TË ZGJEDHJEVE U FALSIFIKUA EDHE REGJISTRIMI I POPULLSISË!

 

DIKUSH PO MUNDOHET ME E NDAL ORËN SHQIPTARE PËRGJITHMON!

 

Nga Besnik Prishtina

 

Sikur falsifikimi i rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri dhe në Kosovë, edhe falsifikimi i regjistrimit të popullsisë është diktuar nga sundimi diktatorial totalitar i Brukselit, pas të cilave përpjekje qëndrojnë edhe planet e përbashkëta antishqiptare të Moskës, Athinës dhe Beogradit.

 

Fjala është për një komplot ndërkombëtar të Aleancës së Boshtit anti Amerikan në Evropë kundër shqiptarëve, si miçë më të sigurt të Amerikanëve në kontinentin e Evropës, që jemi. Kur jemi te SHBA të themi se në kohën e fundit Brukseli po investon shumë në ndryshimin e qëndrimit zyrtar të SHBA ndaj shqiptarëve, përmes të disa zyrtarëve të korruptuar nga BE-a, të cilët po shkelin parimet themelore të diplomacisë amerikan, duke u përzierë në çështjet kushtetuare të Kosovës. Sjellja e tyre e pa durueshme mund të krahasohet me sjelljet e dikurshme të diktatorëve jugosllav e sovjetik. Ne shqiptarët jemi miçë të sinqertë të SHBA dhe kemi obligim dhe të drejtë t´a themi publikisht të vërtetën para autoriteteve shtetërore të SHBA kur zyrtarët e tyre bëjnë gabime në dëmin e fatit të popullit e vendit ton duke shkelur rënd mbi interesat tona jetike, sepse vetëm kështu ruhet miqësia mes neve si dy popuj miçë. Kush shkel mbi interesat tona vitale nacionalen nuk na duhet fare dhe nuk është fare më mik i yni! Çka mendojnë ata! Të na nënshtrojnë nën Serbi prapë, të na i nxjerrin sytë dhe ne të ju themi “mirë e keni”, edhe kur qëndrimi i tyre personal nuk ka lidhje me qëndrimin zyrtar të SHBA?! Ne e dimi se kemi të bëjmë me qëndrime personale të individve, prandaj ne nuk e ngarkojmë SHBA me përgjegjësin personale të as një individi të pa përgjegjshëm!

 

5 pika

që përbëjnë kushtet thelbësore dhe platformën e çfarëdo fillimi të bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës!

 

Zotëri Thomas Countryman, bëri gabim kur e mbështeti BE dhe bisedimet e “marrëveshjet”dhunshme mes Kosovës e Serbisë:

1) Pa u përgjigjur Serbia për krimet e veta ndaj Popullit Shqiptar;

2) Pa i kompozua dëmet e luftës, duke përfshirë edhe kthimin në kufijtë real të 1878;

3) Pa i thirr në përgjegjësi kriminelet e luftës;

4) Pa e njohur pavarësinë e Kosovës dhe

5) Pa kërkua falje prej shqiptarëve për krimet e bëra për 133 vitet e kaluara!

 

Këto 5 pika përbëjnë kushtet thelbësore dhe platformën e çfarëdo fillimi të bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës!

 

Zotëri Thomas Countryman, bëri gabim kur e mbështeti Ambasadorin Dell në gabimet e përsëritura të ti të vazhdueshme, sepse duhet të dihet se është e pa lejueshme sjellja prej diktatorit e Ambasadorit Dell në Kosovë. Pavarësisht nga vet vlera e Kushtetutës, Ambasadori Dell po e shkel rendin kushtetuar, duke bërë presion të vazhdueshëm ndaj institucioneve vendore për shkeljen e Kushtetutës dhe për nxitjen e përçarjeve mes shokëve të luftës, pa arsye të vërteta. Kjo nuk e nderon as atë, as Zotëri Thomas Countryman dhe as SHBA, sepse jemi të bindur se edhe ata kurrë nuk do të pranoni ti bënin këto veprime kundër SHBA, si po kërkojnë ata nga liderët vendor të veprohet kundër interesave të vendit të vet dhe kundër njeri tjetrit pa arsye reale që mbështeten në Drejtësinë pozitive.

 

A ka prioritet më shumë zbatimi i sundimit të ligjeve në tërësinë territoriale edhe në veri, apo ka prioritet më shumë marrja me individ të caktuar në Prishtinë?

 

Pse deri me tani, qe 12 vite, UNMIK-u, BE e OSBE nuk ishin kaq energjik në zgjedhjen e çështjes vitale të veriut të Kosovës dhe në burgosjen e vrasësve serb, si po kërkojnë energjikisht që t´i mundësohet EULEX-it ti burgos komandantët e UÇK, pas të cilave kërkesa qëndron Beogradi? Veprimet e EULEX-it nuk kanë lidhej me zbatimin e sundimit të ligjeve, por me prapavi eliminuese politike të individëve të caktuar, për plaçkitjen e pasurisë së tyre dhe për nxitjen e trazirave mes shqiptarëve . Pyeteni EULEX-in pse nuk po e zbaton sundimin e ligjit në veri? Shtrohet pyetja se a ka prioritet më shumë zbatimi i sundimit të ligjeve në tërësinë territoriale edhe në veri, apo marrja me me individ të caktuar në Prishtinë? Të urdhëron EULEX-i dhe të siguron tersin territoriale të Kosovës, ndërsa pastaj të kërkon nga institucionet vendore të merren me njerëzit në brendësi të Kosovës, për të cilët ka dyshime për keqpërdorime financiare dhe për të cilët po ashtu vlen barazia para ligjit nëse me të vërtet kanë bërë shkelje ligjore ! Natyrisht se EULEX-i duhet të i prezantoj publikisht dëshmitë e akuzave dhe pastaj me ata njerëz do të merren gjykatat vendore. Ndryshe EULEX-i po dëshmon se do të i përsërit proceset e montuara politike gjyqësore me udhëzime të Beogradit.

 

Çka fshihet pas numrit të stërmadhuar të votuesve dhe pas numrit të stërzvogëluar i banorëve?

 

Numri i stërmadhuar i votuesve në Dhjetorin 2010 dëshmon synimin që me vota të falsifikuara të mbahen këto struktura mafioze në pushtet, ndërsa numri i stërzvogëluar i banorëve në Prill 2011 dëshmon më së miri, se ka programe në Bruksel për zvogëlimin real të popullsisë dhe për ndryshimin e strukturës nacionale në vendin ton, në rrugë të dhunshme! Konkretisht Brukseli i ka udhëzuar vasalet e vet rural vendor që numrin e banorëve shqiptar t´a stërzvogëlojnë, jo vetëm duke e përjashtuar gjysmën e popullit që jeton dhe punon përkohësisht në diasporë, por edhe krejt familjet në vendin ton që e kanë dike jashtë vendit, të mos regjistrohen fare, dhe të trajtohen sikur “nuk janë prezente në Kosovë”. Sepse në Bruksel e kanë programua që, posa të hiqen vizat, edhe 1 milion shqiptar të Kosovës do të shpërndahen nëpër Botë. Natyrisht me qëllim të fundit, që nga Kosova një etnike të realizohet projekti “MULTIETNIK”, përmes të një gjenocidi perfid të organizuar kudër shqiptarëve me këto metoda mafioze.

 

Atë që sllavët e grekët nuk e arritën qe 133 vite me gjenocid klasik, duke i vra e asimiluar me dhunë shqiptarët, Brukseli po synon ta arrin me terror social e politik, duke e shkatërrua ekonomin ton nacionale dhe duke e ber jetën e pa mundur ekonomike për shumicën e shqiptarëve brenda atdheut ton. E tërë kjo po realizohet përmes të një grushti banditësh të korruptuar vasal vendor. Për këto arsye u privatizua dhe u shkatërrua ekonomia nacionale e ndërmarrjet ekonomike publike, duke u mbyll me qindra mija vende pune! U shkatërrua infrastruktura shëndetësore, arsimore, u stimulua kriminaliteti e anarkia, u shkretuan fshatrat dhe u shkatërruan qytetet etj. për të nxit te rinia mosbesimin në çfarëdo perspektive për jetë dhe që rinia të bindet që si rrugëdalje të vetme t´a sheh në ikjen nga atdheu për në perëndim, për përgjithmonë.

 

Si po përgatitet shpërndarja dhe demolimi i kombit Shqiptar në praktikë?

 

Shpërndarja dhe demolimi i kombit Shqiptar, në kohën më të re, ka fillua të realizohet, sistematikisht nga viti 1990 nga ana e Brukselit, me Projektin e Athinës, për zhdukjen e shtetësisë Shqiptar në tërësi. Dhe edhe ky falsifikim i regjistrimit të popullsisë është në këtë funksion.

 

Pra, numri final i falsifikuar i regjistrimit të popullsisë i publikuar, nuk është numri real por është numri i DËSHIRUAR i banorëve, që do të mbetet kur të hiqen vizat. Prandaj Prishtina, që realisht ka mbi gjysmë milioni banor, me regjistrimin e falsifikuar të popullsisë “ka vetëm dyqind mijë banor”!

 

Kjo ka ndodhur sipas këshillave mafioze të Brukselit, ku psh. liderëve të korruptuar rural vasal në Kosovë, ju thuhet që të deklarojnë se kanë tri herë me shumë pasuri se sa realisht kanë në fillim të mandatit, sepse në fund të mandatit edhe do ta kenë atë pasuri që nuk e kanë në fillim, (nëse në këtë rrugë të huajt e sigurojnë edhe një pjesë të haraçit për vete përmes të hajnave vendor ! Natyrisht se kjo pasuri krijohet duke vjedhur! Kjo bëhet që në fund të mandatit të mos pyetet nga opinioni sa kah ju erdhi e terë kjo pasuri – sepse ata atë e kanë deklarua akoma pa e pas atë! Edhe regjistrimi i falsifikuar i popullsisë, me këto shifra minore, bëhet me po këto motive! Prezantohet numri më i vogël i banorëve, sepse ai numër do të mbetet pas zbrazjes së Kosovës!

 

Shqiptarëve do të ju hapen rrugët për ta braktis atdheun e vet , ndërsa koloni të reja sllave do të dynden drejt tokave shqiptare për tu realizuar PROJEKTI gjenocidal i Brukselit i quajtur “Kosovo multietnik projekt”! Kjo nuk është hera e pare që tentohet të zhduket kombi Shqiptar si dhe të zhduken aspiratat e ti për një shtet të bashkuar. Por sigurisht se kjo është hera e fundit! Kësaj radhe për shqiptarët po shtrohet pyetja hamletiane: “...ME QEN OSE MOS ME QENË...” ! Përgjigja do të varet nga ajo se si shqiptarët do të vendosin të veprojn!

 

Ne dimi se dikush po mundohet me ndal orën shqiptare përgjithmonë! Por, ne shqiptarët sikur që i kemi bindur në të kaluarën armiqtë tan dhe aleatët e tyre, kemi me i bindur edhe tani se përpjekjet e dështuara të Perandorisë Globaliste të BE dhe ajo vet kanë me përfundua në mbeturinat e historisë, pran Perandorive Bizantine, Romake, Osmane dhe sllavo-Sovjetike. Bashkimi i Kombit Shqiptar brenda një shteti është i pa ndalshëm!” Shqipëria do të bëhet dhe ju nuk do të arrini ta largoni SHBA nga Evropa, për ta regjeneruar sërish nazizmin e fashizmin tuaj të zi!

 

RROFTË SHQIPËRIA E BASHKUAR - RROFTË FLAMURI I SAJ

NË BALL ME TË MADHIN ADEM DEMAQIN!

RROFTË MIQËSIA SHQIPTARE-ANGLOAMERIKANE!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora