E premte, 02.05.2025, 07:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Gasa: Dhoksi

E hene, 11.07.2011, 07:57 PM


Tregim nga Xhavit Gasa

 

DHOKSI

                                                     

Arsen Gravën e caktuan në listën e punëtoreve që do të shkonin për të punuar në punimet mbrojtëse në malin e Dhoksit që gjendej sipër qytezës së Batrës. Ky qytet i vogël që ndodhej në mes të maleve dhe banohej kryesisht nga minatorët.Këtu ishte ndertuar edhe kampi famëkeq i të burgosurve të cilët punonin nëpër galeritë e minierës së kromit..Makina e kooperativës arriti në orët e vona të pasditës në majën e lartë të Dhoksit ku do të bëheshin punimet mbrojtëse, si hapja e trasheve dhe e disa gropave në të cilat Aty ishin vendosur disa çadra ushtrie për strehimin e punëtorëve që do kryenin këto punime. Ishin çadra të vogla dhe të ulta dhe ishin vendosur   në një livadh malor afër një burimi uji.Punëtorëve ju dhanë nga dy batania leshi që ishin të përdorura, nuk bëhej fjalë për dyshekë apo krevatë.Në pëgjithësi punëtoret  kishin marrë përveç rrobave edhe  këllefë dyshekësh,çarçafë e peshqirë nga shtëpitë e tyre.Të gjithë u shpërndanë nëpër pyllë duke mbledhur gjethe të thata për të mbushur dyshekët, dhe filluan të sistemonin vendin që do të flinin nëpër çadra.Megjithëse ishte muaj qershor , në majën e Dhoksit bënte ftohtë sidomos natën. Guzhinier Shemshedini filloi të përgadiste vendin ku do të vendoste kazanët dhe enët e tjera të gatimit. Bëri gati vendin ku do të ndizte  zjarrin.Punëtorët zunë vendet nëpër çadra grupe grupe sipas afrimitetit dhe shoqërisë që kishin me njeri tjetrin. Arseni u vendos në një çadër me Vedatin, bashkëfshatarin e tij që ishte 18 vjeç, ai kishte një trup të zhvilluar dhe të fuqishëm. Po afrohej koha e darkës, një erë e ftohtë filloi të frynte nga ana e veriut, të gjithë u mblodhën rreth zjarrit që kishte ndezur guzhinieri, i cili tha se nuk kishte çfar të gatunte sepse nuk kishte marrë akoma asnjë furnizim me ushqime. Puntorët  filluan të hapnin çantat e tyre dhe të nxirnin ushqimet që kishin marrë nga shtepitë e tyre. E vetmja gjë e përbashkët për të gjithë ishte buka e misrit, që e vendosën rreth zjarrit për ta ngrohur. Akoma fshati nuk kishte rënë në bukën e re të grurit sepse nuk kishte filluar korrja dhe shirja e grurit. Pasi mbaruan së ngrëni u futën nëpër çadra. Ishin të lodhur nga rruga e gjatë, të pa mësuar akoma me kushtet e reja që ishin tejet të vështira. Në mëngjez pa rënë akoma rrezet e diellit, i zgjoi zëri i Rexhepit, që ishte përgjegjës punimesh, kishte detyrën e teknikut. Ai do të ju caktonte vendet ku do të punonin, do të bënte edhe matjet e normave për secilin. Për të ngrënë mëngjes as që bëhej fjalë, Rexhepi ju shpërndau veglat e punës si kazma, lopata etj. Pasi u bënë gati morën veglat e punës, morën edhe diçka për të ngrënë nga çantat e tyre dhe u nisën drejt vendit ku do të punonin. Pas një gjysëm ore rrugë arritën te vendi ku do të punonin. Një pjsë do të punonin për hapjen e transheve që shërbenin për lëvizjen e ushtarëve  nga bunkeri në bunker  në kohë lufte. Një pjesë do të hapnin gropa të mëdha për montimin e bunkerëve, që vinin pjesë pjesë dhe transprtoheshin me makinat e kromit.  Këto makina çonin kromin nga miniera në Laç ose në portin e Durrësit,  në kthim ngarkonin blloqe betoni që prodhoheshin nëpër kantierët e ndërtimit.  Rexhepi filloi menjëherë të caktonte vendet e punës dhe ti instruktonte se çfar pune do të bënin. Arseni dhe Vedati morën sëbashku hapjen e një grope të madhe ku do të montohej  më vonë një bunker. Si fillim puna po ecte mire, sepse shtresat e para  nuk ishin shkëmb i fortë, dheu i malit eshtë i shkrifët si torfë, edhe gurët shkuleshin me lehtësi, pasi midis tyre kishte shtresa dheu. Kur u kthyen për pushimin e drekës  edhe Shemshedini e kishte bërë gati ushqimin. Kishte gatuar sup me perime dhe pilaf orizi, çdo puntori i takonte një racion supë dhe një racion pilaf, ndërsa një bukë ndahej në tetë racione, kjo ishte norma  nr 1,  që i takonte një ushtari me ligj. Në mengjez kishin një racion fasule dhe në darkë një gotë çaji, buka në çdo vakt ndahej në tetë pjesë.Orari i punës ishte që në mëngjes deri në perendim të diellit, një orë ishte pushimi e drekës.  Kur ndonjëri kishte ndojë hall a gjë për të blerë dhe i duhej të zbriste në Batër, mund të shkonte vetëm pas orarit të punës natën, dhe do të ecte me shumë kujdes nëpër një rrugë shumë të vështirë. Çdo ditë që kalonte,  puna po bëhej më e veshtirë, filloi të dilte shkëmb i fortë sa që as kazma nuk bënte punë.  Puntorët filluan të hapnin vrima për përdormin e dinamitit.Edhe Arseni me Vedatin hasën në shkemb të forte, sa që edhe vrimat për dinamit po hapeshin me shumë vështirësi.Punorët lodheshin shumë, puna nuk po ecte me ritmet e duhura, ushqimi nuk ishte as i mjaftueshem as cilësor,ajo pjatë sup apo fasule kishte më shumë ujë se oriz apo fasule. Arsenit i vinte keq për Vedatin, ai ishte i ri dhe punonte shumë, kurse vetë Arseni ishte mësuar me keto kushte gjatë shërbimit ushtarak dy vjeçarë që kishte bërë.  Erdhi një letër ku thuhej se disa nga puntorët duhej të shkonin në zbor ushtarak, që ishte i detyrueshëm për të gjithë ata që kishin kryer shërbimin ushtarak. Rexhepi u tha puntoreve që të caktonin njërin prej tyre në vend të Shemshedinit që do të shkonte në zbor.  I pari foli Vedati, unë propozoi Arsenin që di të gatuaj shumë mirë. Arsenit i erdhi i papritur ky propozim.  Rexhepi e pyeti nëse di apo nuk di të gatuaj, po - ju përgjigj Arseni kam qenë nndihmës kuzhiner në ushtri.Mirë pra edhe kjo punë u zgjidh, - ti Arsen mos shko në punë por qëndro këtu dhe mer kuzhinën në dorëzim. Dhe ashtu u bë Arseni mori në dorëzim guzhinën dhe ushqimet për të nesërmen.Pasi bëri dorëzimet Shemshedini u bë gati shpejt e shpejt dhe u nis për në Batër që të gjente ndonjë makinë kromi për të shkuar në shtëpi. Arseni mori sasinë e duhur të ushqimeve te Rexhepi, që ja jepte sipas numurit të puntorëve, dhe shpejt pa humbur kohë vuri fasulet të zienin pasi në mengjes duhet të ishin gati, Darka nuk e lodhte shumë sepse vetem çaji kishte për të bërë. Në mengjes Arseni u ngrit herët ndezi zjarrin vuri fasulet të ngroheshin, griu shpejt ca qepë dhe filloi ti skuqë me pak salcë domatje për ti bërë më të shijëshme fasulet. Kur u ngritën puntorët fasulet ishin gati, dhe Arseni filloi t'ju mbushte pjatat me radhë. Si shumë po na hedh sot  filluan të thonin puntorët, mos ngelen të fundit pa fasule, jo tha Arseni ka për të gjithë. Pasi mbaruan së ngrëni të gjithë i thane Arsenit të lumtë dora,- ti paske qenë për këtë punë.Të lutem jepja Vedatit kalin për bërë furnizimin e kuzhinës, i tha Rexhepit  Arseni, është djalë i mire dhe shumë puntor, Dhe kështu u bë. Vedati pëveç furnizimit me bukë dhe ushqime sillte edhe dru të mira për zjarrin që shërbente edhe për gatim edhe për tu ngrohur puntorët. Edhe në dreke puntorët ngelën të kënaqur nga Arseni, sepse jo vetëm kishte gatuar me cilësi por edhe pjatat ishin mbushur më së miri.  Ardhja e Afrimit në punime e gjallëroi pak jetën. Ai kishte sjellë edhe një firzamonikë të vjetër të cilës i binte vetë.Megjithatë puntorët pak e shijonin muzikën e bukur që bënte Afrimi sepse nga lodhja i këpuste gjumi shpejt. Dhe kështu rrokulliseshin ditët njëra pas tjetrës në majën e malit të Dhoksit,  në shpatin e tij  po mbinin si kërpudha bukerët e veshur me hekur e beton , që po ndërtoheshin me mundin dhe djersën e një populli të tërë, që punonte si në kohën e skllavërisë romake.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx