Kulturë
Shahin Ibrahimi: Rrugëve të hallit
E hene, 11.07.2011, 07:02 PM
Shahin Ibrahimi, Durrës
Rrugëve të hallit.
Përherë i menduar dhe i heshtur,
Rrugëve dhe udhëkryqëve të vendit,
Shkruaj,fshij,rishtas shkraj pareshtur,
Unë jetoj,vuaj me hallet e tjetrit.
Si mistri kam pendën në dorë dhe suvatoj,
Atë,që ju villni,tronditjen,zhgënjimin,egërsinë,
Futem brenda zemrës së lënduar e punoj,
Veç me fjalë,mundohem t’u heq urine.
Hutuar përmes dhimbjes së përtypur,
Ushqyer midis skamjes dhe zhgënjmit,
Duke shkelur mbi veten i mërzitur,
T,ju mbart nga sytë lotët e dëshpërimit.
Rend penda ime,kërkon mendimin tënd,
Të ëmbëlsoj,që t’i shijen t’ja ndiesh,
I fshehur të shoh,a zuri fjala ime vend?
Që kudo qofsh,vetveten të gjesh.
Ky shpirt me plagë s’gjen rehati,
Thesin me dritë,I’ua fal të gjithëve,
Më thinjë lakmia,t’ju jap pak kënaqësi,
Po sa u qetësuat,ju na ndëshkoni neve.
Malli është tërkuzë rreth gërmazit,
Dhe dora në gjoks,kërkon ngushëllim,
Ç,do zemër,vdes prej marazit,
Makthi në pritje është ekzekutim.
Rend shpirti pas të panjohurës shpresë,
Pritja e gjatë imagjinatën e copton,
Vargu i mendimëve,i afrohet së resë,
Realiteti dhe pse i ëmbël,ne s’na streson.
Kohën si njesi konsumi shfrytëzoje,
Llogarite,që gjithmonë të jetë në anën tënde,
Dhe unë majës lapsit,i them kontrolloje,
Mos krijo hendek!Mes kohës dhe meje.