Kulturë
Zef Mulaj: ë dy kohë, dy kronika
E diele, 10.07.2011, 07:24 PM
SOT JANË VENDE TË SHKRETA
(Në dy kohë, dy kronika).
Nga Zef Mulaj
E mërkurë, 24 dhjetor 1980
Korresp.vull. i < zërit të popullit>

Kronika vazhdon: “Në krahinën e Nikaj-Mërturit, p.sh, janë spitali me reparte
Patologie e pediatrie ,materniteti e klinika dentare, farmacia etj. Gjithashtu janë
ngritur tri qëndra shëndetsore,tri shtëpi lindje , 10 kopshte, 18 çerdhe ku shërbejnë
6 mjek,5 ndihmësmjekë dhe 28 infermiere e mami.
Kjo pra ishte 31 vjet më parë në Nikaj-Merture. Në Qafën Kolçit janë të paret që ata bënë barrikada antikomuniste. Ndërsa sot thirren vënde të shkreta.
Njerëzit kanë ikur, shihni shtëpitë, si janë duke u shembur, gjithçka po rrënohet.
Kësaj i thonë: “SHËMBE SHTËPINË TËNDE, TË NDËRTOSH TË TJERVE” Ja pra njerëzit ikën nëpër botë, punojnë për të ndërtuar shtëpitë e të tjerëve e të tyre po rrënohen, i ka mbuluar bari e ferrat. Ka aq shumë për të thënë, sa do duheshin faqe librash për ta përshkruar. Ju referova këtij shkrimi mbasi pashë fotot që më dërgoi një kushuri imi ku kishte bërë këto ditë një vizitë në këto vende, sot të shkreta.
E falenderoj nga zemra për këto foto, unë i quajta dhuratë, në sensin e dëshirës së madhe që ai e din që unë i dua malet e mia të fëmijërisë.
PO NESER.
Një “dhurate” sot mora
Kur posten hapa.
Koha po iken
Por çfarë po len mrapa.
Shikoni keto foto
Ish nje kullë atje
Në majë të maleve.
Janë dy kohë
Dje …Sot…!!!
Po neser???
KRONI I VORRIT TË FRATIT
Kroni, në ëndrrën e një nate
Më zgjoj.
Në ballë më shkruajti
Me ngjyrat e malit,
E putha gurrën e ftohtë
Me buzen e thatë.
Shënim: Këtë shkrim nuk e paraqita për nostagji… por për fatet e kësaj krahine Yllore një nga perlat e alpeve shqiptare dhe Europiane e më gjerë.
Të mos i harrojmë por të investohet që njerëzit ti rikthehen kësaj bukurie mbasi sot nuk janë të detyruar të punojnë në kooperative, sot gjithçka është e lirë.