E enjte, 29.07.2021, 05:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Neki Lulaj

E shtune, 09.07.2011, 07:18 PM


Neki Lulaj

 

 

PARODI E PA HARRUAR

 

Një  krismë pushke si burbullimë moti,

n´tokë e n´qiell  e prishi qetësinë.

 

Nata kishte lëshuar shtatin ,

endërrat patën marrur arratinë

hëna kishte harruar kohën,

e terri e kishte ngujuar kafazin.

 

Të burgosurit i kishin shpërthyer qelitë,

kishte ardhur koha ta nxjerrim hakun…!

 

Të martirizuarit ja kishin marrur tokës,borxh mishin,

dhe i kishin bashkuar vetë eshtrat,

gjakun ja morën ujit hua,

se kishte ardhur koha që nuk pritej më.

 

Heshtja ime si tufan,

nga kjo parodi mbi truallin Dardan.

 

Dielli e nxori syrin vonë,

bashkë me zogjët lajmtar qe ishin kthyer në atë kohë.

ata që me vete sollën sakrificat sublime,

erdhën në atdheun mëmë si fanar për te shëndrritur .

 

Djersa dhe loti mu benë bashkë,

mbi korët,shtresat dhe vuajtjet shekullore,

nga fotoja në biblotekën time, Nënë Tereza ,me përshpëriti,

biri im i dashur populli ynë i bekuar do të gëzoi fitore…..!

 

 

DRITË TUNELI

 

Nga thellësia e tunellit,

buroi fjala e jote,

sikur ngjyrat e ylberit,

nëpër vite e mote.

 

Kërkoi një hie  pushimi,

mbi Saharë,

plotë diell e vapë,

nëpër vite e mote,kërkoi muranë.

 

Gatova bukën e misrit,

me duart e rreshkura nga mundimi,

për ata që i braktisën trojët,

e duan të kthehen para agimit.

 

 

Loti im nga gëzimi,

vërrshoi,si lum,u rritë si  det ,

fshati dhe qyteti sërish u mbushën

me  gjallëri nga banorët e vet.

 

Nga kështjella e Rozafës,

u kthye sërish në shtratin e vetë,

vazhdon bukur rrjedha e lumit ,

ania lundron  qetë e qetë.

 

 

ECËJE TITANIKE

 

Ecëm nëpër etapa  dhe dekada,

gjithë kah shkuam katrahurë,

veshëve as syve nuk ju besova

çfarë kam parë e,çfarë kam dëgjuar .

 

Ecëm mbi teha mprehta të thikave

edhe mbi sopata që i patën cokatur,

konakët kurrë nuk na u mbyllën,

gjoksin  bjeshkë e medjën shkëmb.

 

Ne kurrë nuk vajtuam,

se vajtimi e ndjellë frigën,dhe mordin,

me duar të çara si rrasat e shkëmbit

e buzët e përgjakura prej vuajtjeve dhe zori.

 

Ata natë e ditë punonin kundër,

dhe hapnin kurtha nën rrogozë,

fara e djallit e sistemit të kalbur,

koha e gulfave jashtë le ti gjykojë.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora