E marte, 22.06.2021, 03:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Flet shkrimtari, mësuesi dhe dramaturgu Odise Plaku

E shtune, 09.07.2011, 01:24 PM


“Flakët e shpirtit” një dramë nga realiteti i sotëm shqiptar

 

“Flakët e shpirtit”, drama e përballjes së individit me kohën dhe sfidat e saj

 

Nga Albert Zholi

 

BOTIME                                                             

“Qullaci” novelë-përrallë për fëmijë,  1999

“Kur qeshen ëndërrbukurat”- novelë për fëmijë, 2009

“Lotin nuk e fal”- vëllim me tregime për të rritur, 1995

“dhe gjethet bien…”- vëllim me poezi për të rritur, 2005

“Kthimi i Samantës”- vëllim me tregime e novela 2005

“Dyluftim nën hënën mashtruese”, Çmimi i parë në konkursin e tregimit organizuar nga Revista “Obelisk”,  23 janar 2010

 

VEPRA SKENIKE:                                            

“Klithma e një nëne të marrë”- monodramë, vënë në skenë në teatrin “Bylis”, Fier, me aktoren Hajrie Rondo. 2006

“Ylli i mëngjesit”- dramë vënë në skenën e teatrit Migjeni, Shkodër, 2008

“Velloja e bardhë” monodramë, teatri “Andon Zako Çajupi”, Korçë, me aktoren Zamira Kita, 2008

“Të rendësh i lirë”, dramë për fëmijë. 2009 

“Moonlight”-film me metrazh të shkurtër, skenarist, 2007

“Flakët e shpirtit”, dramë, teatri “Aleksandër Mojsiu” Durrës  20010

 

 

Para disa ditësh drama “Flakët e shpirtit” e autorit Odise Plaku ka mbledhur artdashësin durrsak në sallën e teatrit “Aleksandër Moisu”në premierën e saj. Nën regjinë e Luljeta Hoxhës dhe pse në një mot të nxehtë (ku nuk ka munguar pjesëmarrja e spektatorit) ka ardhur me tone shumë emocionuese loja e Hysen Bashhysës, Marvin Tafajt, Klodian Hoxhës dhe Xheni Hallullit.  Kjo dramë sjell në skenë një pjesë të realitet shqiptar ku me pak fjalë mund të cilësohet si drama e përballjes së individit me kohën dhe sfidat e saj.

 

Z. Odise mund të na përcillni me pak fjalë se çfarë ka në thelb kjo dramë që u mirëprit nga spektatori durrsak?

Drama është marrë realiteti jetësor shqiptar. Në qendër është një djalë i dalë nga burgu pas dhjetë vjetësh, i cili gjen një shtëpi e cila është në rrënim e sipër, një vëlla të paralizuar si pasojë e hakmarrjes së konflikteve që Landi(vëllai që del nga burgu) ka lënë pas, një vajzë si nuse shtëpie(Lejda, interpretuar nga Xheni Hallulli) të cilën dikur e ka pëlqyer dhe ka qenë pjesë e shoqërisë mes dy vëllezërve. Nëse dalja nga burgu ka bërë që porta  të mbyllet me shlyerjen e dënimit, e kundërta e pret në realitet. Dyert e konflikteve janë ende të hapura dhe presioni vazhdon të jetë aq i fortë sa nuk e lejon të shkëputet dhe të dalë nga rruga e nisur dhjetë vjet më parë. Nën këtë atmosferë trysnuese të jashme fillojnë reflektimet brenda familjes.

 

Një dramë paksa tronditëse. Cili është mendimi juaj për lojën e aktorëve?

Përderisa spektatori e duartrokiti, unë jam me duartrokitjet e tyre. Vënja në skenë kërkon përkushtim, punë, angazhim, studim, vëmendje, cilësi këto që aktorët i patën. Me këtë rast dua të falënderoj drejtuesin e këtij teatri Melsi Labi dhe gjithë stafin e tij për  mbështetjen e dhënë, por një falëndrim të veçantë  për të gjithë ata që mundësuan realizmin e kësaj drame regjisoren Luljeta Hoxha, aktorët Hysen Bashhysa, Marvin Tafaj, Klodian Hoxha, Xheni Hallulli që kanë sjellë një shfaqje emocionuese dhe me vleraGjatë shfaqjes patëm rastin të testojmë spektatorin dhe të analizojmë punën e bërë. Njëkohësisht dua të pohoj se në sallë kanë qenë të pranishëm dhe disa turistë, dhe më është afruar dhe një pasqyrim i kësaj shfaqjeje dhe në një revistë italiane të cilët i ka tërhequr jo vetëm fabula e dramës, por edhe loja e aktorëve dhe zgjedhjet regjisoriale.

Dramaturgjia një gjini e vështirë. Si u gjendët në fushën e bukur të dramaturgjisë?

Jo rastësisht... Asgjë nuk vjen si ëmmbëlsirë pa punë...Nuk ishte se vija nga një fushë boshe, përkundrazi. Kam ushtruar profesionin e bukur të mësuesit për shumë vite ku ka mbizotëruar jo vetëm mësimdhënia, por një larmi aktivitetesh me nxënësit. Pikërisht kjo ka qenë edhe periudha ku kam përdorur monologun si bazë të konkurrimeve letrare të cilat fatmirësisht i kam incizuar dhe i ruaj me fanatizëm dhe kujdes. Sa herë i shikojë më japin emocion. Nuk kisha menduar se ato një ditë do të më shërbenim në këtë fushë. Përveç kësaj kam arritur që të botojë në vitin 1995, vëllimin me tregime “Lotin nuk e fal”, novelë përrallën për fëmijë “Qullaci” 1998, dhe në vitin 2005 dy vëllimet me tregime e novelë “Kthimi i Samantës” dhe vëllimin me poezi “Edhe gjethet bien...”. Kështu baza për të ecur ekzistonte. Por ngacmimi ka ardhur nga miku im aktori fierak Dritan Boriçi i cili teksa ka lexuar tregimin “Kthimi i Samantës” më ka shtyrë të shkruaj monodramën “Klithma e një nëne të marrë....” e cila në të vërtetë kishte si bërthamë  monologun “E marra e qytetit tim” e shkruar që në vitit 1995. Duke bërë këtë gërshetim arrita që  kjo monodramë të interpretohet në vitin 2006 nga aktorja Hajrie Rondo me regji të Mehmet Xhelilit, dhe në festivalin kombëtar të monodramës  i mbajtur në Tiranë, po në 2006-në Hajrie Rondo, nderohet me çmimin e  Karrierës, ndërsa pjesa pritet shumë ngrohtë.  Ndoshta ishte puna e parë e imja dhe padyshim ka patur nevojë edhe për më shumë sy kritik, por teksa shoh që kjo pjesë është pritur me dashamirësi atje ku Rondo interpreton ndihem mirë,

Fragment nga drama “Flakët e shpirtit”

 (Babai duke ndezur një qiri. Dy fotografi pranë njëra-tjetrës. Janë dy djemtë e tij.)

Kohe, moj kohe, paske qene me e egër sesa te dija. Me mbolle dhimbje dhe lot atëherë kur mendoja se filizat e lumturisë do te rriteshin e bëheshin peme te mbushura me lule plote. M’i more nga duart dhe mi çove larg këtij pragu, kësaj porte, kësaj strehe. Dhe mbeta këtu i vetëm me trarët e kësaj shtëpie që përflaken dhe djegin pa mëshirë shpirtin tim. Se flakët e shpirtit përvëlojnë dhe më shumë se vullkani më i madh i kësaj toke, o kohë. Dhe ti ma ndeze këtu në shpirt, në zemër, në jetën time. Të kam mallkuar sa e sa herë o kohë, përse më dole kaq e pabesë. Përse më lë kështu si kërcu i pagjethe. Ti, o kohë që jetën boshe me solle si dhuratën më të shëmtuar në këto vite, përse më dënove aty, në gjënë më të shtrenjtë të jetës time. Fëmijët. Më dëgjon? Më dëgjon? Mua plakun që zemrën ma zhurite me dhimbje, me lot, me vuajtje. Përse? Çfarë të bëra. Unë ku të lëndova që shpagim jetët e djemve më kërkove? Apo unë isha i verbër dhe shurdh njeri. Dhe zërin tënd nuk e dëgjova. Më thuaj? Për herë të fundit ta kërkojë? Unë nuk e dëgjova dot zërin tënd? Unë mbeta brenda këtyre mureve? Unë nuk eca dot pas hapit të fëmijëve të mi? Unë nuk dita rrugën atyre tua tregojë? Më thuaj për herë të fundit ku gabova? Ti hesht dhe unë vajtoj.  Unë sa të kem frymë në këtë jetë do të jem plaku që ndez qirinj përmbi mermerë. Do të jem plaku që do capitet varrezave dhe me sytë e mjegulluar do kërkojë bijtë e mi. Do të  ruajë flakët e qirinjve të mos fiken dhe me shpirtin tim përmbi ta. Më dëgjon o kohë? Mermerët do të puth për të nxjerrë mallin e djemve të mi që dot nuk i gëzova në këtë jetë. Se nuk më le ti o kohë ti kisha pranë. Kohë dreqi përse nuk më kthen qoftë një përgjigje. Kush gaboi në këtë jetë unë apo ti? Ti hesht dhe unë përsëri të mallkoj dhe pse e di që ti je e pafaj. Ah moj kohë, që nuk të kuptuam asnjëherë. Dhe pse në shpirtin tone ti ke folur ngadalë dhe qete. Ne, jemi të rrëmbyerit e tu, dhe ti na përfshin në vorbullën tënde. Ti ecën në rrugën tënde, ndërsa ne vazhdojmë të mallkojmë pa e ditur pse.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora